Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO)

By: V K
2 October 2024 at 15:39

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mbledhja nisi me tensione, pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë”, u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.



The post Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Biseda në “SKY” për 100 mijë € te Gaz Bardhi është fals, dy firmat e oficerëve u morën copy-paste tek dosja “Metamorfoza” (PROVAT)

By: V K
2 October 2024 at 15:35

Dy fotografi të mbërritura në telefonin e Gazmend Bardhit përmes aplikacionit “Signal”, ku jepej tabloja e një bisede të zhvilluar me kodet e biznesmenit Ervis Martinaj dhe një kodi tjetër të pretenduar se është përdorur në shkurt 2021 nga i ndjeri Erigers Mihasi, rezultojnë të jetë të falsifikuara.

Lajmi për retushimin e përmbajtjes së bisedës dhe stampimit të firmave të dy oficerëve të BKH-së Joni Keta dhe Ermal Hasa, është konfirmuar për “Ora News” nga një burim i sigurt në SPAK, i cili ka monitoruar rastin.

Krahasimet e kryera me sy të lirë të dy fotove që personazhi i paidentifikuar që paraqitet me nofkën “Mbreti Zog”, ia dërgoi kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kanë rezultuar se nuk janë akte të prokurorisë SPAK, por dyshohet shumë se janë prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale dhe programeve kompjuterike.

Burimet sqaruar për gazetarin Elton Qyno se proces-verbalet origjinale të bisedave të zhvilluara në aplikacionin “Sky”, në anën e djathtë të tyre kanë numra rendorë, detaj ky që mungon në dy fletët e dërguara me fotografi deputetit të PD, Gazmend Bardhi.

Ky është versioni i dokumentit origjinal të prodhuara nga prokuroria e posaçme SPAK.

Ndërsa ky është versioni i falsifikuar që i është dërguar pak ditë më parë deputetit Bardhi.

Nga verifikimet e kryera, SPAK ka zbuluar se përmbajtja e pasqyruar në fund të proceverbalit të dërguar Gazmend Bardhit me tekst:

“…Këqyrja mbyllet këtu, procesverbali pasi lexohet nënshkruhet pa vërejtje…. OFICERI POLICISË GJYQËSORE Joni KETA Ermal HASA…”,- është marrë copy-paste nga procesverbali origjinal që mban Nr.561 i cili ndodhet në dosjen “Metamorfoza”, të cilën tashmë SPAK e ka dorëzuar në gjykatë për shqyrtim gjyqësor.

Edhe dy firmat e tjera të shënuara në fotografinë e parë të dërguar nga “Mbreti Zog” tek telefoni i Gazmend Bardhit, janë marrë përmes skanimit me programe kompjuterike. Këto dy firma rezultojnë të jenë hedhur nga dy oficerët tek proces-verbalet e sekuestrimit të provave shkresore, gjatë fazës së hetimit të dosjes “Metamorfoza”.

Ndërkohë, përmbajtja e bisedës dhe kodeve “SKY” që pasqyrohen në proces-verbalin Nr.561 të SPAK, është e gjitha e ndryshme me përmbajtjen e bisedës dhe kodeve të dërguara, deputetit Bardhi.

Për këtë situatë, SPAK është vënë në lëvizje nga deputeti i PD Gazmend Bardhi, i cili ka depozituar informacionin duke kërkuar nisjen e hetimeve për këtë rast intimidues dhe shantazhues ndaj deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.


The post Biseda në “SKY” për 100 mijë € te Gaz Bardhi është fals, dy firmat e oficerëve u morën copy-paste tek dosja “Metamorfoza” (PROVAT) appeared first on Albeu.com.

Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën

By: V K
2 October 2024 at 14:49

Kuvendi i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit për Ervin Salianjin.

Ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2021 në qarkun e Korçës.

Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit Partia Demokratike.

 

The post Kuvendi i ndërpreu mandatin e deputetit Salianjit, KQZ njoftohet për vakancën appeared first on Albeu.com.

SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit

By: V K
2 October 2024 at 14:12

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është emëruar Ilir Proda. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e konsideroi procesin si transparent me integritet dhe theksoi se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i ka kaluar këto etapa verifikimi.

Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit, pas një konkurrimi ku morën pjesë mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie.

Gjithashtu, Ministri i Brendshëm u shpreh lidhur me një episod kur Ilir Prodës, i cili ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, SPAK i kishte sekuestruar telefonin, pas dyshimeve, se një operacion kundër bandave në Elbasan ishte dekonspiruar.

“Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin”, tha Hoxha në reagimin e tij.

The post SPAK i sekuestroi telefonin, Ilir Proda u emërua në krye të Policisë së Shtetit/ Ministri Hoxha: I ka kaluar etapat e verifikimit appeared first on Albeu.com.

Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt, thirret në SPAK Gazment Bardhi: Denoncoi kërcënimet

By: V K
2 October 2024 at 13:33

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme, lidhur me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë Speciale për shantazh.

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Pak ditë pas denoncimit dhe kallëzimit, SPAK është vënë në lëvizje, ndërsa pritet që sot kreu i deputetëve demokratë të japë sqarime.

The post Mesazhet shantazhuese me emrin e Ervis Martinajt, thirret në SPAK Gazment Bardhi: Denoncoi kërcënimet appeared first on Albeu.com.

GJKKO ndan çështjen për Vangjush Dakon/ Shpall moskompetencën për 5 prej të pandehurve, zbardhet kërkesa e të akuzuarve (EMRAT)

By: V K
2 October 2024 at 12:20

Gjykata e Posaçme shpall moskompetencë për Ferzilet Hajdëri, Adnand Toçila, Diana Dedja, Bashkim Salillari dhe Hanza Reka, të cilët kërkuan gjykim të zakonshëm dhe të ndahej çështja nga Vangjush Dako.

Gjyqtarja Elsa Ulliri vendosi kalimin e dosjes në ngarkim të këtyre personave në Gjykatën e Durrësit, si gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen ndaj tyre, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Mbeten në GJKKO ish kryebashkiaku Vangjush Dako, Fiqiri Farruku, Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.

Vangjush Dako u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve

The post GJKKO ndan çështjen për Vangjush Dakon/ Shpall moskompetencën për 5 prej të pandehurve, zbardhet kërkesa e të akuzuarve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Pritet sot emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emra të rinj edhe për drejtuesit në qarqe

By: V K
2 October 2024 at 11:56

Në orën 12:00 mblidhet Këshilli i Ministrave dhe pritet emërimi i Ilir Prodës, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Nesër pritet ceremonia e marrjes së detyrës.

Raportohet se pas emërimit të Prodës, do të hapet gara për emërimin e 12 drejtorëve të qarqeve dhe drejtorëve të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme.

Përzgjedhja do të bëhet me garë dhe kandidatët do të aplikojnë për postet përkatëse, proces që do të përfundojë brenda tetorit.

The post Pritet sot emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, emra të rinj edhe për drejtuesit në qarqe appeared first on Albeu.com.

Kanë kaluar 11 vite pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik

By: V K
2 October 2024 at 11:39

Plot 11 vite pas aksidentit të rëndë që pësoi, Michael Schumacher, është shfaqur për herë të parë në publik. Sipas mediave të huaja, 7 herë kampioni i botës në Formula 1, mori pjesë në dasmën e vajzës së tij Gina-Maria.

Schumacher pësoi lëndime që ia ndryshuan jetën gjatë një aksidenti në ski në vitin 2013 dhe që prej asaj kohe familja ka refuzuar të japë detaje për gjendjen e tij.

Por tani thuhet se ai ishte i pranishëm për të parë vajzën e tij të lidhte martesën me bashkëshortin e saj Ian Bethke, sipas The Mirror.

Schumacher tregon kujdes gjatë gjithë kohës pas aksidentit të tij në Alpet Franceze më shumë se një dekadë më parë, pasi kishte goditur kokën në një shkëmb, pavarësisht se kishte veshur një helmetë ndërsa bënte ski me djalin e tij Mick.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur privatësinë e ikonës së sëmurë të F1, të gjithë të ftuarve u kërkua të linin celularët e tyre në hyrje për të parandaluar çdo foto të paautorizuar të 55-vjeçarit.

Ai u transportua me helikopter në Spitalin e Grenoble, ku iu nënshtrua dy ndërhyrjeve kirurgjikale përpara se të vendosej në koma të shkaktuar nga mjekësia për disa muaj.

55-vjeçari më vonë u kthye në shtëpinë e tij në Liqenin e Gjenevës në shtator 2014, ku për të është kujdesur nga gruaja e tij Corinna dhe ekipi i tyre i profesionistëve mjekësorë që atëherë.

The post Kanë kaluar 11 vite pas aksidentit të rëndë, Michael Schumacher shfaqet për herë të parë në publik appeared first on Albeu.com.

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 73 deputetë të PS, ja akuzat

By: V K
2 October 2024 at 11:18

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme 73 deputetë të Partisë Socialiste, duke i akuzuar se penguan ekzekutimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”,- thuhet në njoftim e Grupit të PD-së, për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese.

Grupi i PD-së shprehet se “duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal”.

Sipas PD, mosekzekutimi i vendimit të Kushtetueses për Xhaçkën, është bërë pa shkaqe të përligjura.

Njoftimi i plotë i Grupit të PD-së:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kallëzuar gjatë ditës së djeshme në SPAK, 73 deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Kryeministrin Edi Rama, Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Kreun e Grupit të PS Niko Peleshi, si dhe disa ministra, për kryerjen e dy veprave penale. Konkretisht në kallëzimin e dorëzuar në SPAK 73 deputetët e Partisë Socialiste akuzohen se kanë konsumuar në bashkëpunim veprat penale të “Pengimit të ekzekutimit të vendimeve të Gjykatës” dhe “Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të Gjykatës”, parashikuar në nenet 320 dhe 320/a të Kodit Penal.

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të Kuvendit për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhackës në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 dhe nr. 55/2024 të Gjykatës Kushtetutese, Grupi Parlamentar i PD thekson në kallëzim se ky veprim përbën jo vetëm minim të demokracisë dhe rrënim të besimit të qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë, por gjithashtu edhe veprim të kundërligjshëm që dënohet nga Kodi Penal

Neni 81 i ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” specifikon se: “1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim. …4. Moszbatimi ose pengimi i ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dënohet sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.”.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka parashikuar dy vepra penale, që të garantuar zbatimin e vendimeve gjyqësore. Konkretisht, neni 320 i Kodit Penal parashikon se kryerja e veprimeve të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.”.

Ndërkohë neni 320/a i Kodit Penal parashikon se mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, dhe kur kjo vepër kryhet për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Në këtë kuptim, deputetët e kallëzuar nga ana jonë, përmes vendimeve nr. 41/2024 dhe 90/2024 të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, kanë kryer veprime aktive me qëllim që të mos ekzekutohet apo pengohet ekzekutimi i dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 1/2023 dhe 55/2024. Ky mosekzekutim është bërë pa shkaqe të përligjura, edhe pse ato shprehimisht kanë qenë të ngarkuara nga Gjykata Kushtetuese me ekzekutimin e këtyre vendimeve gjyqësore, me qëllim favorizimin e koleges së tyre Olta Xhaçka, që ka interes personal për mosekzekutimin e këtij vendimi.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të regjistrojë procedimin penal për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 25, 320 dhe 320/a të Kodit Penal, kryer në bashkëpunim, ndaj 73 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtar të Grupit Parlamentar të PS; si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, administrimin e praktikës së plotë shkresore që provon kryerjen e veprave penale.


The post Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 73 deputetë të PS, ja akuzat appeared first on Albeu.com.

Çështja Gërdeci/ Seanca ndaj ish-ministrit Mediu në GJKKO, avokatët kundër ekspertëve: Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë

By: V K
2 October 2024 at 10:52

Ditën e sotme në GJKKO, mbahet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Raportohet se avokatët e Mediut kanë deklaruar kundërshtimet e tyre për raportin e ekspertëve.

Përmes avokatit të tij, Henrik Ligori, ish-ministri Mediu, ka kundërshtuar akt-ekspertimin ekonomiko-financiar, si edhe përgjigjeve të dhëna nga ekspertët në seancën e kaluar.

“Kemi objeksione mbi aspektin e formës dhe përmbajtjes së akt-ekspertimit ekonomiko-financiar. Ekspertët nuk e kanë pasur një cilësi të tillë. Ata e kanë pohuar edhe vetë që nuk janë ekspertë, por vetëm specialistë, që janë ftuar nga prokuroria për të dhënë një mendim.

Në këtë akt ekspertimi ekspertët janë jashtë kontekstualitetit të fakteve.

Ekspertët nuk marrin në konsideratë asnjë faktor tjetër që ka ndikuar këto 15 vite në trajtimin e konkluzioneve të tyre.
Demontimi i municioneve nuk është një proces që nisi dhe mbaroi me Gërdecin. Është një proces që ka ndodhur edhe para edhe pas tij. Ekspertët janë thirrur për të dhënë një mendim në fushën e shkencës dhe për të dhënë një mëndim shkencor.

Ekspertët thonë qe procesi i demontimit në fabrikën e Poliçanit, është një proces që dilte me fitim. Atëherë nëse dilte me fitim, pse shteti në vijim vetëm ka shpenzuar dhe nuk ka fituar. Ne i qëndrojmë faktit që procesi i demontimit kishte kosto dhe humbje për shtetin”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, gati 80% e pyetjeve të shtruara nga pala mbrojtëse, ekspertët japin një përgjigje standardë, “kjo nuk ka të bëjë me ekspertimin”.

“Pyetja që unë bëj është, cila është baza legjislative që iu është vënë në dispozicion për të mbështetur përfundimet e tyre.
A e kanë parë ata vendimin e gjykatës së Beratit, që u la në fuqi deri në Gjykatën e Lartë, që shifrat e prezantuara nga kombinati i Poliçanit janë të sakta dhe jo të gabuara si ata e kanë marrë apriori.

Dokumentet që ata kanë marrë në shqyrtim për aktin nuk përbëjnë as 20% të dokumenteve të nevojshme qe iu duheshin për të përpiluar aktin.

Gati 50 % të përgjigjeve të ekspertëve janë përgjigje me karakter juridik, që ishte një detyrë që nuk iu takon atyre. Kam një listë aktesh ligjore e nënligjore që ekspertët nuk i kanë parë”, tha avokati.

Po kështu ata thanë se ndërmarrja MEICO, konsiderohet si palë e tretë.

“Ekspertët nuk e kanë të qartë se çfarë është ndërmarrja, ose nuk kanë dashur ta kenë të qartë. As e kanë idenë që është ndërmarrje e Ministrisë se Mbrojtjes.

Është e rëndësishme që interesat u bashkuan mes shtetit shqiptar dhe procesit të demontimit për hir të anëtarësimit në NATO.

Ç’punë kanë ekspertët ekonomiko financiar të dalin në konkluzione të tilla për përgjegjësi juridike. Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë”, u shprehën avokatët.

The post Çështja Gërdeci/ Seanca ndaj ish-ministrit Mediu në GJKKO, avokatët kundër ekspertëve: Ua kanë lënë pataten e nxehtë në dorë appeared first on Albeu.com.

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

By: V K
2 October 2024 at 10:31

Në orët e para të mëngjesit të  sotëm, ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, është paraqitur  në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ai u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës…

The post Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Shantazhohet ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj: Kam bisedat me kërcënime, më dërguan foto e video të…

By: V K
2 October 2024 at 09:54

Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, është shantazhuar me foto e video të tijat, për të cilat deklaron se janë të modifikuara.

Kapllanaj shkruan në “Facebook”, se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person, i cili i ka kërkuar të paguajë një shumë të caktuar parash, pasi në të kundërt do t’i shpërndante te miqtë e tij.

Ai deklaron se do ta referojë rastin pranë organeve ligjzbatuese dhe se imazhet janë të sajuara.

POSTIMI:
Pershendetje miq të mij! Gjate nates dikush me ka nisur nje foto apo video te modifikuar ku shfaqet imazhi im!
Personi qe me nisi keto foto me ka shantazhuar se nese nuk i paguaja nje shume te caktuar paresh do i shperndante keto foto te miqt e mi, dhe mesa duket e ka bere nje gje te tille sepse une refuzova te paguaj! Une kam te ruajtur te gjithe biseden me kercenime dhe shantazhimet e tij dhe sapo te kthehem ne Shqiperi ( sepse ndodhem jashte vendit per momentin) do t’i referoj te gjitha prane organeve ligjzbatuese per te bere dhe kallzim.

Ju garantoj se ato imazhe jane te sajuara dhe nuk ka asgje te vertet.

E mbyll me nje ndjes per secilin qe i kane ardhur ato imazhe me foton time! Ju uroj nje dite te mbare!

 

The post Shantazhohet ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj: Kam bisedat me kërcënime, më dërguan foto e video të… appeared first on Albeu.com.

Publikohen fotot/ Ja si kapardisej në “Audin” e blinduar të Behar Bajrit, djali i Dekanit Gasper Kokaj

By: V K
2 October 2024 at 09:39

Këto janë fotot e papublikuara të Kristjan Kokajt, djalit të dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Gasper Kokaj, teksa shihet duke pirë kafe, në sediljen e pasme të “Audi”-t të blinduar që drejtohej nga kapoja i krimit të Organizuar në Shkodër, Behar Bajri.

Imazhet e siguruara ekskluzivisht nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno, tregojnë qasjen e afërt që djali i dekanit dhe profesorit të Juridikut në Shkodër, me Behar Bajrin.

Për më tepër këto imazhe u kthyen në provën kryesore të identifikimin e plotë të Behar Bajrit, pasi në SPAK u thirr Kristjan Kokaj, duke pranuar se fotot i kishte shkrepur Behar Bajri teksa ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Përmes këtyre fotove të dy së bashku, Kristjani dhe Behari ecin rrugëve të Shkodrës me “Audi”-n e blinduar, ndërsa shkojnë në Fakultetin e Drejtësisë, për të takuar Gasper Kokajn, pasi dëshironte të bisedonte me të Behar Bajri.

 

Kristjan Kokaj, shprehet se teksa nuk kanë mundur ta takojnë babain në fakultet, janë larguar në drejtim të “Dobraçit”, ku kanë konsumuar kafe në shtëpinë e Bajrit.

Këto imazhe tregojnë afrimitetin dhe miqësinë që ka djali i Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, me Behar Bajrin, i cili me sa duket kërkonte të depërtonte në Fakultetin Juridik të Shkodrës, duke takuar personalisht Gasper Kokajn.

Aktualisht, Gasper Kokaj, është marrë i pandehur në një çështje tjetër në prokurorinë e Shkodrës, për akuzën e korrupsionit pasiv së bashku me dy pedagoge të tjera, për kalimin në provime të dy studenteve kundrejt shumës prej 500 mijë lekë të vjetra.

Ndërsa djali i tij Kristjan Kokaj, është dënuar pak muaj më parë për një aksident me vdekje të bërë ndaj Martin Pjetrit.

Vendimi për dënimin e Kokajt është marrë nga gjyqtari Tonin Stërkaj, i cili e ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Por ky dënim me burg është pezulluar, duke e kaluar vuajtjen e dënimin në periudhë shërbimi prove, me kusht që Kristjan Kokaj të mos kryejë asnjë vepër penale.

Ndërkohë SPAK thotë se në përdoruesin “SKYECC” të Behar Brajoviq me kodin “9E6STL” në bisedat e datës 5 dhe 6 Mars 2021, janë shkëmbyer midis Behar Brajoviq dhe Xhevahir Litës, fotot e Kristian Kokaj, i ulur në sediljen e pasme të një autoveture, një imazh të godinës së Fakultetit Juridik në Shkodër si dhe imazh tjetër ku Kokaj shfaqet i ulur në një kolltuk në një ambient të mbyllur.

Për këto fakte më datë 4 Prill 2024, oficerët e BKH-së kanë pyetur si deklarues Kristjan Kokaj, i cili pasi i janë paraqitur fotot e shkëmbyera në “SKYECC”, ka deklaruar se personi në fotot e shkëmbyer është vetë shtetasi Kristjan Kokaj.

Kristjan Kokaj deklaron se në fotot ku është i ulur në sediljen e pasme të një makine me filxhan kafeje në dorë ka qenë tek autovetura e Behar Brajoviq ndër tjera ai deklaron:

“…në fotot ku unë jam i ulur pasagjer, foto është bërë në makinën e Behar Brajoviq, dhe foton e ka bërë Behar Brajoviq, pasi aty kam qenë vetëm unë pasagjer dhe Behar Brajoviq shofer, nuk ka pasur person tjetër. Makina ka qenë një “Audi” e blinduar por targën nuk ja kujtoj. Ndërsa foto ku kam qenë i ulur në divan, mund të jetë bërë në kafene ose në shtëpinë e Behar Brajoviq, nuk di të them saktë…”.

I pyetur nga oficeri se si është ndodhur në autoveturën e Behar Brajoviq, Kristjan Kokaj ka deklaruar se:

“…unë nuk e kujtoj datën e saktë kur ka ndodhur kjo, por duhet të ketë disa vite. Unë mund t’ju shpjegoj lidhur me ditën kur është bërë foto, pasi nuk kam rastisur pasagjer në makinën e Behar Brajoviq përveç këtij rasti. Në ditën që është bërë foto unë kam qenë duke pirë kafe në lagjen time, pranë banesës. Aty ka kaluar Behari dhe nga makina më ka thirrur “…o nipçe hajde një here…”. Kam takuar Beharin dhe më ka thënë: “…hajde bëjmë një xhiro…”. Unë kam marrë kafenë që kisha porositur dhe jam ulur në sediljen e pasme dhe kemi bërë xhiro nëpër qytet. Gjatë kohës që udhëtonim, Behari më ka treguar se deshte të takonte babanë tim, Gasper Kokaj i cili është Dekan i Fakultetit të Drejtësisë Shkodër dhe për këtë arsye më kërkoi që të telefonoja babanë që të komunikonte me Behar Brajoviq…”.

Nga këqyrja e komunikimeve të përdoruesve SkyECC “TIV9E3” dhe “9E6STL” janë zbuluar vrasja e Gjin Boriçit, korrupsioni në gjyqësor, sigurimi i kushteve për të kryer vrasjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licit, Mustafa Licit, Genc Tafilajt, Kleant Musabelliu e shume episode të tjera si trafik droge dhe kultivim droge.

The post Publikohen fotot/ Ja si kapardisej në “Audin” e blinduar të Behar Bajrit, djali i Dekanit Gasper Kokaj appeared first on Albeu.com.

Indeksimi i pensioneve/ Sa rriten pagat në qytet dhe në fshat, ja kush përfiton

By: V K
2 October 2024 at 09:25

Prej ditës së djeshme, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës. Indeksimi është detyrim ligjor i skemës së sigurimeve shoqërore.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në afro 1.7 miliardë lekë vetëm për tre muajt e vitit 2024. Synim kryesor i indeksimit është ruajtja e fuqisë blerëse të pensioneve, kundrejt rritjes së çmimeve dhe efekteve të inflacionit.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj, do t’i kushtojë buxhetit 1.6 miliardë lekë për këtë vit. Në Shqipëri janë mbi 294 mijë qytetarë që marrin pension të pjesshëm, për shkak të viteve të pakta të punës dhe kontributeve të ulta.

“Ka shumë rëndësi tregu i punës. Ka shumë rëndësi deklarimi, paga reale. Ka rëndësi formalizimi i tregut të punës që ndikon në rritjen e kontributeve”, ka deklaruar ministri Gonxhja.

Në tetor do të nisë një aksion për të goditur informalitetin në punë, me synim deklarimin real të pagave. Kjo nismë e qeverisë vjen për shkak se me mijëra qytetarë vuajnë nëndeklarimin e pagave dhe për pasojë kanë më pak kontribute të paguara për pensionin e tyre. Qeveria ka paralajmëruar se nga mesi i këtij muaji, do të nisë edhe konsultimet për rishikimin e skemës së pensioneve. Sipas ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, për skemën e re në fokus do të jetë vendosja e barazisë mes profesioneve me të ardhura të njëjta. Nga ana tjetër ai ka deklaruar edhe se bonusi i fundvitit, këtë dhjetor do të jetë më i lartë sesa në vitet e shkuara.

The post Indeksimi i pensioneve/ Sa rriten pagat në qytet dhe në fshat, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon dy punonjës policie

By: V K
2 October 2024 at 08:56

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka zbatuuar vendimin e Gjykatës për të pezulluar nga detyra dhe për t’i ndaluar daljen jashtë vendit një efektivi policie në Divjakë. Bëhet fjalë për inspektorin me inicialet B.D. 30-vjeç, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpërndarjen të  lëndëve narkotike.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për punonjësin e policisë Inspektor B.D., 30-vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga veprimet hetimore u dokumentua se punonjësi i policisë, ka qenë i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, – thuhet në njoftimin e AMP-së.

Gjithashtu, me vendim gjykate është pezulluar nga detyra dhe një efektiv policie në Berat, A. Ç., 57-vjeç, i dyshuar për shpërdorim detyre për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje në këmbim të ryshfetit.

“Masa e sigurimit personal caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për punonjësin e policisë A. Ç., 57 -vjeç, me detyrë Ndihmës specialist i policimit në komunitet, në Komisariatin e Policisë Berat, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”. Nga hetimet e kryera është dokumentuar konstatimi i disa rasteve të ndërtimeve pa leje në Njësinë Administrative Velabisht, zonë përgjegjësie e këtij punonjësi policie, i cili ka lejuar vijimin e ndërtimeve të paligjshme, kundrejt përfitimit të vlerave monetare”, – thuhet në njoftimin e AMP-së.

The post Shpërdoruan detyrën, AMP pezullon dy punonjës policie appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Greqi/ Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit me efektivë zjarrfikës e mjete

By: V K
2 October 2024 at 08:47

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria, do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

The post Zjarret në Greqi/ Shqipëria i shkon në ndihmë fqinjit me efektivë zjarrfikës e mjete appeared first on Albeu.com.

Eurostat: Veriu i Shqipërisë dhe Vani i Turqisë, rajonet më të varfra të Europës

By: V K
2 October 2024 at 08:31

Veriu i Shqipërisë bashkë me Rajonin e Vanit në Turqi rezultojnë të jenë më të varfrit në Europë, bazuar në treguesin e të ardhurave për frymë i matur nga fuqia blerëse në raport me mesataren e BE, referon Vjetari rajonal 2024 i Eurostat.

Sipas Eurostat, fuqia blerëse në Rajonin e Veriut të Shqipërisë (Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër) është sa 25% e mesatares së BE-së, duke lënë pas vetën Rajonin lindor të Vanit në Turqi me 24% të mesatares së BE.

Konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE, e ka rajoni i Qendrës së vendit me qarqet e Elbasanit të Tiranës. Në këtë rajon, fuqia blerëse është sa 38% e mesatares së BE raporton Eurostat, i cili referon se edhe Rajoni i Jugut në Shqipërisë (Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë) ka fuqinë blerëse sa 28% e mesatares së BE më 2022, një nga më të varfrat në Europë.

Në total, Shqipëria ka të ardhurat për frymë në raport me fuqinë blerëse sa 34% e mesatares së BE në vitin 2022. Ndonëse ekonomia jonë po rritet më shpejt sesa në vendet e Ballkanit Perëndimor, sërish familjet dhe individët shqiptarë janë më të varfër sesa shtetet e tjera fqinjë, sidomos kur maten për të ardhurat sipas fuqisë blerëse.

Të dhënat tregojnë se po thellohen diferencat rajonale brenda vendit. Sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia e vendit u rrit me 27,8% nga 2011 më 2021, ndërsa PBB e Rajonit të Veriut u rrit me vetëm 16.4%.

Brenda rajonit të Veriut, ecurinë më të dobët e ka Qarku i Kukësit, ekonomia e të cilit ka pësuar rënie me 6.6% në dekadën e fundit. Ndërsa rritja reale e PBB-së në rajonin Shkodër ishte vetëm 1.7% gjatë 2011-2022 në një kohë që ekonomia kombëtare u rrit me gati 28%.

Rritja ekonomike e vendit në dekadën e fundit, është shpërndarë në mënyrë të pabarabartë në rajonet e tij. Vit pas viti, qendra e vendit po fuqizohet ekonomikisht, kurse rajonet e Veriut dhe Jugut janë rritur nën mesataren kombëtare.

Qarqet e Dibrës dhe Kukësit, që u vlerësuan si më të varfrat në vitin 2011, janë varfëruar më tej në dekadën e fundit. Politikat ekonomike dhe sociale nuk po sigurojnë kohezionin social dhe për shkak të kësaj dukurie, qarqet e vendit, sidomos Veriu, po shpopullohet me shpejtësi duke zgjedhur emigracionin kryesisht, edhe pse disponojnë burime natyrore të shumta.

Në Shqipëri, mungojnë politikat e zhvillimit rajonal dhe shpesh financimet e qeverisë qendrore nuk kanë shpërndarje të drejtë në raport nevojat. P.sh pavarësisht se të dhënat zyrtare tregojnë se Kukësi dhe Shkodra po përkeqësojnë nivelin e tyre ekonomik, qeveria çon investimet në qarqe që kanë më pak nevoja lokale dhe kanë potenciale më shumë për tu zhvilluar.

Të dhënat nga Ministria e Financave, tregojnë se në vitin 2023 në 12 bashkitë e mëdha të vendit, që përfaqësojnë qendrat e prefekturave, u investuan gjithsej 16,6 miliardë lekë (fondet e veta + transferta e buxhetit qendror) nga 31,6 miliardë lekë të planifikuara. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bashkitë e Veriut, kishin një realizim më të mirë të fondeve në raport me programin krahasuar me bashkitë e tjera./ Monitor

The post Eurostat: Veriu i Shqipërisë dhe Vani i Turqisë, rajonet më të varfra të Europës appeared first on Albeu.com.

Shqiptarët po argëtohen më pak, INSTAT publikon shifrat: Ulet ndikimi i bujqësisë në PBB, ja si qendrojnë sektorët e tjerë

By: V K
2 October 2024 at 08:06

INSTAT ka korrigjuar kontributin e aktiviteteve ekonomike në Prodhimin e Brendshëm Bruto, me rastin e rishikimit të metodologjisë së matjes së PBB.

Korrektimi më i madh është bërë për sektorin e bujqësisë, i cili tashmë ka një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të ulët në ekonomi se më parë, gjithashtu ndërtimi do të ketë një kontribut më të lartë sipas të dhënave të reja nga INSTAT.

Para rishikimit, kontributi i bujqësisë në PBB ishte rreth 18.2% në 2023, ndërsa pas rishikimit ishte 16.2% po në 2023. Ulja e peshës së bujqësisë në ekonomi E zvogëlon efektin negativ që ka rënia e sektorit në PBB totale.

Me gjithë rishikimin me ulje, bujqësia mbetet sektori me kontributin më të madh në PBB, me rreth 16,2% të totalit. Në anën tjetër, rritjen më të madhe të peshës në përllogaritjen e PBB e ka ndërtimi me 1.84 pikë %. Kontributi i ndërtimit ishte 10.2% e totalit të PBB-së më 2023, por pas rishikimit pesha e tij shkoi në 12.1% (shiko grafikun e mëposhtëm).

Me këtë rishikim sektori i ndërtimit rrit më tej peshën në ekonomi dhe në rezultatin e përllogaritjes së PBB-së në vijim.

Gjithashtu, me rritje u rishikua edhe pesha e sektorëve të lidhur me turizmin. Aktivitet “Tregtia, transporti, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” pas korrektimit kontribuuan në 18.5% e PBB-së, nga 17.1% që ishte me metodën e vjetër më 2023. Me rritje u rishikua edhe aktiviteti i shërbimeve profesionale, të cilat do të kontribuojnë me 7.2% të PBB-së nga 5.9% që ishte pesha e këtij grupi me metodën e vjetër.

Aktiviteti i pasurive të paluajtshme rishikohet me rënie. Pas korrektimit ky grup do të kontribuojë me 4.8% të PBB-së me 2023 nga 5.9 që ishte para korrigjimit.

Gjithashtu, me ulje rishikohet kontributi i grupit “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” i cili pas korrektimit do të kontribuojë me 1.9% të PBB nga 2.3% që ishte më parë. Kontributi i grupit informacioni dhe komunikimi, u rishikua me ulje. Nga 3.2%që u përllogarit kontributi i këtij grupi në PBB më 2023 pas rishikimit do të jetë 2.4%.

Pesha e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit u rishikua me ulje në 1.6% të totalit të PBB nga 2.1 që ishte më parë. Pak ditë më parë INSTAT njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB.

Pak ditë më parë INSTAT, njoftoi se bëri një rishikim madhor të mënyrës se si matet PBB ja. Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vite, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat.

Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare. Rishikimi i mëparshëm i Llogarive Kombëtare u krye në vitin 2014, kur INSTAT për herë të parë u bë pjesë e ciklit të rishikimit sipas standardeve të BE-së. Rishikimi i vitit 2024, është rishikimi i dytë i Llogarive Kombëtare dhe përfshin rishikimin e të dhënave që nga viti 2018./Monitor

The post Shqiptarët po argëtohen më pak, INSTAT publikon shifrat: Ulet ndikimi i bujqësisë në PBB, ja si qendrojnë sektorët e tjerë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

By: V K
2 October 2024 at 07:24

Sot, më 02 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 88.5 lekë dhe shitet me 89.8 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.5 lekë, ndërsa në shitje me 105.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 117.8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.4 lekë, ndërsa në shitje me 66.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa blihen e shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 2 Tetor 2024/ Reshje shiu dhe rrebeshe, si priten të jenë temperaturat

By: V K
2 October 2024 at 07:14

Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë orëve të paradites, por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës, të ketë reshje të dendura shiu ku herë pas here do të jenë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët në Pukë dhe Korcë, deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

The post Parashikimi i motit 2 Tetor 2024/ Reshje shiu dhe rrebeshe, si priten të jenë temperaturat appeared first on Albeu.com.

❌
❌