Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO)

By: V K
2 October 2024 at 15:39

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mbledhja nisi me tensione, pasi demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë”, u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.



The post Tensione në Sekretariatin e Etikës/ Flamur Noka shkul mikrofonin, Klotilda Bushka: Ik qërohu (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 1 October 2024Main stream

24 deputetët që shkaktuan kaos, nesër do të mblidhet Sekretariati i Etikës. Pritet vendimi për përjashtimet nga Kuvendi

By: redi
1 October 2024 at 17:00

Nesër (e mërkurë) do të mblidhet Sekretariati i Etikës, në lidhje me skenat e dhunës në Kuvend. PS-ja më herët paraqiti kërkesën për marrje mase disiplinore ndaj 24 deputetëve të opozitës pas incidenteve gjatë seancës dhe djegies së karrigeve në oborrin e Parlamentit. ”Ju njoftoj se me anë të shkresës nr. 3634 prot, datë 1.10.2024 të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste…

Source

❌
❌