Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 2 October 2024Main stream

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

1 October 2024 at 23:34

Të martë, 29-vjeçarja Klevisa Ymeri është paraqitur para Gjykatës së Dubrovnikut për t’u njohur me vendimin lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në prill të vitit 2024, ku humbën jetën motër e vëlla.

Ymeri u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit dhe u dënua me 4 vite burg, përfshirë periudhën e qëndrimit në paraburgim.

Vendimi lejon apel brenda 15 ditëve nga dita e pranimit, ndërsa ndaj urdhrit të paraburgimit mund të parashtrohet ankesë brenda 3 ditësh, sipas raportimeve nga mediat vendase.

Aksidenti ndodhi më 9 prill, kur Ymeri, duke udhëtuar me një shpejtësi prej rreth 170 km/orë, kreu një parakalim të gabuar që rezultoi në përplasjen fatale me automjetin ku po udhëtonin Stejpan Derek, 21 vjeç, dhe motra e tij, Katarina Derek, 19 vjeçe.

Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes.

Ymeri, e njohur në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze, tani përballet me pasojat ligjore të kësaj tragjedie./Telegrafi/

The post Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Burg për shqiptaren në Kroaci, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën motër e vëlla

By: user 6
1 October 2024 at 22:24

29-vjeçarja shqiptare, Klevisa Ymeri është dënuar me 4 vite burg këtë të martë nga një gjykatë në Dubrovnik. Ajo u shpall fajtore për një aksident që ndodhi në prill të këtij viti ku e reja shqiptare përplasi Stjepan dhe Katarina Đerek, vëlla e motër që humbën jetën. Ngjarja ndodhi në zonën e Ratacit dhe prokuroria tha se Ymeri ishte fajtore pasi po udhëtonte me shpejtësi të lartë gjë që shkaktoi përplasjen me makinën e viktimave gjatë një parakalimi. Në gjykatë dëshmoi edhe vetë Ymeri.

“U nisëm nga Milano për në Shqipëri me dy makina. Mercedesi në të cilin ndodheshin Armalindo Docano dhe Jonuz Alija dhe BMW-ja që drejtohej nga gruaja e kushëririt të Armalindos, Diana dhe unë. Ne ndërruam makinat gjatë gjithë rrugës. Unë fillova të drejtoj makinën në fund të autostradës, sepse Diana ishte e lodhur dhe kaloi tek Mercedesi.

Kam hipur në makinë rreth orës 19 dhe kam drejtuar deri në momentin e aksidentit. Para aksidentit kam qenë duke lëvizur në autokolonë me shpejtësi 60 deri në 70 km/h dhe para meje ishte një Mercedes. Ai filloi të parakalonte. Ndeza shenjën e parakalimit dhe fillova të parakaloj mjetin përballë.

Mirëpo, kur u ktheva në korsinë në të majtë, pashë se një automjet me shpejtësi të madhe po vinte nga ana e kundërt dhe u përpoqa të hiqja dorë nga parakalimi dhe fillova të kthehem në korsinë time. Para se të kthehesha ka ndodhur një përplasje dhe nuk më kujtohet asgjë më pas” – tha Ymeri.

Përfaqësuesi i familjes Đerek, një avokat nga Zagrebi tha se të akuzuarit janë vërtetuar fajtorë dhe kanë kërkuar nga gjykata që t’i dënojë sipas ligjit. Ymeri do të qëndrojë në paraburgim deri në vendimin e Apelit ku ajo mund të paraqesë ankesë në afat prej 15 ditësh. Avokati i saj tha se klientja e tij është në gjendje shoku, gjë që është krejt normale. AI tha se ajo është e re dhe një person që nuk donte vdekjen e askujt. ©LAPSI.al

titull gjyqi

Dubrovački - Albanka Klevisa Ymeri osuđena na četiri godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

Dubrovački - Albanka Klevisa Ymeri osuđena na četiri godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

Počelo suđenje Albanki koja je usmrtila brata i sestru. Vještak: Vozila je 90 km/h - Index.hrAlbanka koja je skrivila smrt brata i sestre: 'Kriva sam, ali ne ovako kako piše u optužnici!' | 24sata

Klevisa Ymeri proglašena krivom, osuđena na 4 godine zatvora | Dubrovnik INsider

Dubrovački - #Klevisa YmeriDubrovački - Klevisa Ymeri osuđena na 4 godine zatvora zbog nesreće u kojoj su život izgubili brat i sestra

 

The post Burg për shqiptaren në Kroaci, shkaktoi aksidentin ku humbën jetën motër e vëlla appeared first on Lapsi.al.

Përplasi për vdekje motër e vëlla, dënohet me 4 vite burg TikTok-erja shqiptare

By: Ardit
1 October 2024 at 17:19

Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg. Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq. “Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano […]

The post Përplasi për vdekje motër e vëlla, dënohet me 4 vite burg TikTok-erja shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, jepet vendimi për Tik-Tokeren shqiptare

By: gaze tare
1 October 2024 at 16:16

Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg.

Sipas mediave kroate, në gjyqin e sotëm, dëshmitari Jonuz Alija, pasagjer në veturën “Mercedes” të Ymerit, dëshmoi gjithashtu sot në gjyq.

“Unë dhe shoku im Armalindo Docano u nisëm nga Milano për në Shqipëri me një Mercedes. Me ne ishte Klevisa dhe gruaja e kushërirës së Armalindos, Diana. Këto të dyja po na ndiqnin pas më “BMW”. Klevisa mori drejtimin e mjetit Mercedez për shkak se shoferi u lodh. Po ecnim pas njëri-tjetrit, unë po flisja me familjen në celular, kur në një moment, në mënyrë refleksive ndjeva se makina kaloi shumë shpejt, dhe atëherë ngrita kokën dhe pashë tym. Kur arrita te makina e parë, dhashë ndihmën e parë, por shpejt kuptova se nuk mund të bëhej asgjë më shumë. Klevisa ka dalë nga makina dhe si pasojë e përplasjes ka rënë pa ndjenja,”-tregoi dëshmitari.

Zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, njëzëri theksuan se e pandehura është fajtore.

Avokati i shqiptares, theksoi se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

Nga ana tjetër, vetë Ymeri u shpreh se bëri shenjë që të parakalonte, por sipas saj gjithçka ndodhi shumë shpejt deri në momentin e përplasjes.

“Ne po ecnim me shpejtësi 60 deri në 70 kilometra në orë dhe kur pashë se një Mercedes kishte parakaluar një automjet përpara meje, bëra shenjë të parakaloja dhe më pas pashë një automjet tjetër që vinte nga drejtim të kundërt me shpejtësi të lartë. U përpoqa të mos parakaloja, por gjithçka ndodhi shpejt dhe pati një përplasje,”-tha ajo, më pas shtoi se nuk mbante më mend asgjë tjetër për shkak të tronditjes që kishte pësuar.

The post Përplasi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, jepet vendimi për Tik-Tokeren shqiptare appeared first on iconstyle.al.

❌
❌