Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Main stream

Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:22

Zef Ndoci, 81 vjeçari nga Mirdita, ishte personazhi i kësaj të premteje në emisionin Real People për Euronews Albania, i cili rrëfeu historinë prekëse të jetës së tij.

Ndoci tregoi për jetën e vështirë për shkak të ndarjes në një moshë shumë të herët nga babai i tij, të cilin e burgosën për shkak të regjimit.

Banori i vetëm i fshatit mirditor Kodër-Spaç, i pyetur nga gazetari Flor Gjini nëse ndihet sot i lirë pas gjithë peripecive me të cilat e kishte përballur jeta, përfshirë këtu vrasjen e gjyshit të tij, arrestimin e babait nga regjimi, jeta në një moshë të herët larg tij, u shpreh kështu:

“Unë jam i lirë si njeri, sepse nuk varem nga askush.Pa liri, nuk ka jetë, Nëse një njeri nuk është i lirë, është i dhunuar nga çdo anë. Unë pendohem dhe kam merak  për gjërat që nuk kam mundur të bëj në jetë. Dua të bëj diçka të bukur. Kam pasur qejf sportin, aty e kam gjetur qetësinë tek futbolli.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People appeared first on Euronews Albania.

“Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:00

Sot një 81 vjeçar, por dikur i braktisur nga babai për shkak të regjimit komunist, Zef Ndoci tregon për emisioni Real People se kujtimet janë për të si një ditar që e mban gjithmonë me vete.

Në ktë ditar të mirditori, zbulojmë edhe vrasjen e gjyshit të tij, me të cilin ka të njëjtin emrin, Zef Ndoci, deputetit i dikurshëm i Fan Nolit.

“Atë e ka vrarë kryetari i bashkisë së Shkodrës. E vrau me një plumb, pagoi një malsor në atë kohë. E vrau me hutë, për gjyshin malsorit I dhanë 500 napolona floriri. Hakun ja ka marrë gjyshja, gruaja e vet. Edhe ajo ka vrarë dy vetë, vrasësit e burrit të saj.” -rrëfen Zefi.

Ai tregon së në kohën kur jetonin gjyshërit e tij pavarësisht kornizave morale që vendoste ajo kohë, gjyshja e tij vendosi të merrte hak ndaj personave që i vranë bashkëshortin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 22:14

Një dyqan është përfshirë nga flakët në zonën e Medresesë në Tiranë.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Teksa raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende.

The post Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale appeared first on Euronews Albania.

Zjarr në një dyqan në zonën e Medresesë, shkaktohen vetëm dëme materiale

By: Ardit
7 September 2024 at 22:25

Një zjarr ka përfshirë një dyqan në zonën e Medresesë në kryeqytet mbrëmjen e sotme. Burime bëjnë me dije se flakët që kanë përfshirë dyqanin kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të dëmtuar në këtë incident, ndërsa ende nuk është i qartë shkaku. Sakaq, mësohet se zjarrfikësit kanë mbërritur në […]

The post Zjarr në një dyqan në zonën e Medresesë, shkaktohen vetëm dëme materiale appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 7 September 2024Main stream

Gjendet e pajetë 70-vjeçarja në Durrës

7 September 2024 at 20:38

Një 70-vjeçare banuese në Kosovë është gjetur pajetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se e moshuara është mbytur aksidentalisht në det.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Newey te Aston Martin për 35.52 milionë euro në sezon

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:58

“Designer’i” më i suksesshëm në Formula 1, Adrian Newey do ti bashkohet skuadrës angleze, Aston Martin në vitin 2025.

Sipas burimeve brenda Aston Martin, Newey do të qëndrojë për 5 vite në skuadrën e re nga ku do të përfitojë 35.52 milionë euro në sezon.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet të martën në një konferencë shtypi në selinë e Aston Martin F1 në Silverstone.

Newey që u largua nga Red Bull në Prillin e kaluar, do të fillojë të punojë në ditët e para të Marsit në skuadrën e re. Menaxheri i 65 vjecarit, Eddie Jordan refuzoi të komentojë më shumë.

Ndërsa për pronarin e Aston Martin, Lawrence Stroll, të sigurojë shërbimet e Newey’t ëhtë një fitore e vogël Brenda cirkuitit ku ai ëndërron të fitojë titullin kampion.

Stroll ka ndërtuar një vepër arti në fabrikën e re, përfshi një tunel testimi erërash.

Ka të punësuar ndër inxhinierët më të mirë dhe ka siguruar kontratën e re për motorrin Honda duke filluar nga viti 2026.

Pa harruar kontratën me dy herë kampionin e Botës, Fernando Alonso deri në fund të sezonit 2026.

Nga ana tjetër, Newey ka ndërtuar reputacionin si “designer’i” më i suksesshëm në histori pas fitores së 12 titujve për pilotë dhe 13 për konstruktorë me Williams, McLaren dhe Red Bull.

Në vecanti ai njihet për hapin përpara ndaj rivalëve në periudhat e ndryshimeve në rregullore.

Rregullat aktuale ndalojë skuadrat të fillojnë punën me aerodinamikën për vitin 2026 përpara Janarit të 2025.

Neëey do të gjejë te Aston Martin një skuadër të talentuar inxhinierësh. Duke filluar nga ish drejtuesi i ndërtimit të motorrit te Mercedes, Andy Cowell.

Gjithashtu Aston Martin ka vënë nën kontratë ish Drejtorin e ndërtimit të shasisë te Ferrari, Enrico Cardile. Drejtori Teknik është Dan Fallows që punoi me Newey’n te Red Bull në vitet 2006-2021.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Newey te Aston Martin për 35.52 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

“U ndava nga babai në moshën 6 vjeçare”, historia prekëse e të moshuarit nga Mirdita

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:50

Zef Ndoci, banori i vetëm në fshatin Kodër-Spaç, Mirditë, ishte personazhi i emisionit Real People për këtë të premte në Euronews Albania, në të cilin ai rrëfeu historinë e tij prekëse.

81 vjeçari tregoi se në moshën 6 vjeçare ai u nda nga babai, për shkak se ai u arrestua nga regjimi komunist.

E që nga ai moment ai nuk u pa më me babain, pasi ky i fundit pas burgut u largua drejt një shteti tjetër.

“E mbaj mend shumë pak, pas dy vjetësh e mbajtën në hetuesi regjimi komunist, u lirua edhe pasi erdhën e arrestuan. Atëherë ai iku, nëna i tha të ikte se ajo do i mbante fëmijët.” -tregon i moshuari.

Në rrëfimin e tij ai tregoi se i ati pasi bëri burgun shkoi drejt Gjermanisë, ku jetoi për 48 vjet dhe nuk u martua për t’i qëndruar besnik familjes së tij.

“Shkëmbente letra me nënën, nuk shkruante kundër sistemit, e dinte kush ishte sistemi. Letrat e babait tim i kam ruajtur, i kam edhe sot në shtëpi. Ai bëri shumë mirë që iku edhe pse na la vetëm, i shpëtoi sistemit.” -përfundoi Ndoci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U ndava nga babai në moshën 6 vjeçare”, historia prekëse e të moshuarit nga Mirdita appeared first on Euronews Albania.

“Rrumbullaku nuk doli dot nga hija e Ballës”, Laci: Nuk e bashkoi Policinë e Shtetit

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:30

Gazetari Driatn Laci është shprehur në emisionin Review se mes ish-ministrit Balla dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, njëri kryesonte  në krahasim me tjetrin.

Sipas gazetarit, ish-ministri Balla në shumicën dërrmuese të rasteve ka marrë meritat sa i takon operacioneve të suksesshme të Policisë së Shtetit, duke lënë pas punënë e Rrumbullakut.

“Taulant Balla të gjitha ato merita për operacionet e suksesshme të Polisicisë së Shtetit i ka marrë vetë dhe uk i linte asgjë zotit Rrumbullaku. Kështu ai ka qenë gjithmonë në hije dhe në rresht të dytë. Nuk arriti dot që ta bashkojë organizatën e Policisë, duhet ta themi që është është e ndarë, jo sot, as dje, por ka kohë që është kështu. E ndarë në mënyrë krahinore, por edhe politike. As ky drejtor nuk arriti ta bashkojë këtë organizatë.” –deklaroi Laci.

Sipas tij, ndarja më e madhe që bëhet mes punonjësve të Policisë së Shtetit bëhet një lloj krahinizmi për shkak të ndikimeve të politikës.

Kjo jo vetëm në nivel drejtues, por edhe në spektra të tjerë të gjithë mirëorganizmit dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rrumbullaku nuk doli dot nga hija e Ballës”, Laci: Nuk e bashkoi Policinë e Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë qëndruar pranë Rrumbullakut

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:13

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka dhënë një paralajmërim në emisionin Review sa i takonp ersonave të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrmbullakut, për të cilët në javët në vijim do zbulohen fakte të reja.

Këto fakte të reja, sipas Karamuços janë zbulimet e lidhjeve të t tyre me persona të lidhur me organizatat kriminale, për të cilët Rrumbullaku do duhej të mbante përgjegjësi përapara se t’i afronte në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Zoti rrumbullaku pati një avantazh kur erdhi në krye të detyrës, ishte drejtor i AMP-së, por ajo që ndodhi më pas ishte që disa prej emërimeve të tij të para, njerëz që i promovoi,  ikën në burg. Ka një përgjegjshmëri shumë të madhe nëse mban në krah njerëz të inkriminuar. Nuk dyshoj që ai të ketë pasur kontakte me krimin, por ashtu siç po del dhe do dalë në javët në vijim njerëz afër tij janë ende të lidhur me krimin e organizuar.” -tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë qëndruar pranë Rrumbullakut appeared first on Euronews Albania.

“Nuk do e bëja më atë punë”, Prençi: Duhen djem të rinj që e përballojnë fizikisht

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:01

Ish-Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi është shprehur në emisionin Revieë se puna e një drejtuesi të kësaj instance është tejet e lodhshme, e në një farë mënyre e papërballueshme për dikë në moshë të madhe.

Kjo sepse sipas tij, ky funskion kërkon një angazhim maksimal sa i atkon orarit të tejzgjatur të punës, lodhjes fizike dhe takiemve të shpeshta me hologët e vendeve të tjera.

I pyetur nëse do rikthehej në atë post, Prençi është shprehur se nuk do e bënte një gjë të tillë, duke shprehur bindjen e tij se burrat më të rinj në mosh mund t’a përballojnë më mirë detyrën

“Detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit është tejet e vështirë në Shqipërisë. Kështu jam entuziast që vjen ministër një officer karriere. Kanë ardhur kohë të tjera dhe unë nuk e marr dot përsipër të kthehem në Policinë e Shtetit. Unë e kam deklaruar që kur kam ikur, nuk e përballoj dot. Natë e ditë je në punë, ndëryhrjet, kërkon një dinamikë 24 në 24. Prandaj them që mosha jonë nuk e përballon dot. Le të vijnë djemtë e rinj, që mund t’a përballojnë edhe më mirë fizikisht.” -u shpreh Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk do e bëja më atë punë”, Prençi: Duhen djem të rinj që e përballojnë fizikisht appeared first on Euronews Albania.

“E dimë se si emërohen këta”, Lita dyshime për emërimet e Drejtorëve të Policisë

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 20:42

Drejtuesi i medias Faktor.al, Lavdrim Lita e ka cilësuar të dyshimtë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kjo sepse, në fjalën e tij në emisionin Review, Lita u shpreh se qytetarët nuk informohen për arsyet pse drejtues të lartë të kupolës së Policisë së Shtetit janë shkarkuar nga puna, duke sjellë në vëmendje rastin e Rrumbullakut , Gledis Nanos dhe ish-ministrit Balla.

“Ne nuk e dimë si u bë drejtor Gledis Nano, pse u shkarkua, çfarë ka bërë që u shkarkua. Nuk e dimë pse u shkarkua Taulant Balla, sepse Balla po të ishte ministër tani që u bë ligji do kishte më shumë pushtet. Dilte udhëzimi, ngrihej komisioni dhe ministri vendoste filtra për të vendosur në rrethe njerëzit e tij. Kryeministri nuk e deshi këtë, merr një tjetër, e bën ministër që të mos e ketë atë forcë. Këtu është një politikë shumë e thellë.” -u shpreh Lita.

Sipas tij, problem kryesor në thelb nuk është ligji, por mënyr ase si vendoset ai në zbatim, funskionet që do t’ju jepen strukturave të Policisë së Shtetit dhe gjetja e arsyeve se përse këto ndryshime bëhen pak muaj përpara zgjedhjeve.

“Problemi është si do përdoret Policia e Shtetit, pse bëhen këto ndryshime vetëm 8 muaj përpara zgjedhjeve. Ku është garancia që këta drejtuesit e rinj nuk do fusin njerëz apo të afërm me të tjerë të Partisë Socialiste, ku është garancia.” -përfundoi gazetari.

The post “E dimë se si emërohen këta”, Lita dyshime për emërimet e Drejtorëve të Policisë appeared first on Euronews Albania.

“I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 20:26

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kyi  fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministry aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

The post “I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën appeared first on Euronews Albania.

Tre viktima brenda ditës, humb jetën në det edhe një pushuese në Durrës

By: rozalb
7 September 2024 at 21:07

Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë. Rreth orës 14;50, në lagjen numër 13 të Durrësit, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., banuese në Tiranë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Pak orë më vonë, në 19:15, po në lagjen numër 13, është gjetur në det, trupi i pajetë i një turisteje nga Kosova. 70-vjeçarja me iniciale N.

Source

Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset një person

By: Ardit
7 September 2024 at 21:33

Një konflikt ka ndodhur sot në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka rezultuar në plagosjen e një prej të rinjve. Sipas informacioneve të para, përplasja ka filluar me një shkëmbim […]

The post Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

Mbytet 70-vjeçarja kosovare në Durrës

By: Ardit
7 September 2024 at 21:11

Një 70-vjeçare nga Kosova është mbytur në Durrës. Policia bën me dije se rreth orës 19:15, është gjetur në det, trupi i pajetë i shtetases N. H., 70 vjeçe, banuese në Kosovë. Nga vëzhgimet paraprake në trupin e 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në lagjen nr […]

The post Mbytet 70-vjeçarja kosovare në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Zëvendësuesi i Rrumbullakut, është emëruar nga Suel Çela

By: Ardit
7 September 2024 at 21:07

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së tij, u ndal dhe të shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm te Policisë, Muhamet Rumbullaku, ku u shpreh se ai që zëvendësoi Rrumbullakun është emërtesë e Suel Çelës. “Dje shkarkuan Rrumbullakun, i cili u shndërrua në një vegël të verbër dhe u […]

The post Berisha: Zëvendësuesi i Rrumbullakut, është emëruar nga Suel Çela appeared first on BoldNews.al.

“Krimi ka pushtuar Shkodrën”/ Berisha: Ushtarët e tij janë qeveritarët dhe policia

By: Ardit
7 September 2024 at 20:38

Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën e mbrëmjes së sotme, komentoi ngjarjet kriminale të ndodhura një pas një në qytetin e Shkodrës, teksa për këtë fajësoi drejtpërdret qeverinë. ‘‘Krimi është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë […]

The post “Krimi ka pushtuar Shkodrën”/ Berisha: Ushtarët e tij janë qeveritarët dhe policia appeared first on BoldNews.al.

Konflikt i dhunshëm mes të rinjve në Vlorë, një person plagoset me sende të forta

By: E.K
7 September 2024 at 21:30

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur sot në bulevardin Vlorë-Skelë, pranë tregut të orizit, ku dy të rinj janë përfshirë në një përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje për motive banale. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites dhe ka rezultuar në plagosjen e një prej të rinjve. Sipas informacioneve të para, përplasja ka filluar me […]

The post Konflikt i dhunshëm mes të rinjve në Vlorë, një person plagoset me sende të forta appeared first on FaxWeb.

VIDEO/ Përfshihet nga flakët mali i Murganës, zona e mbrojtur në rrezik nga zjarri i ndezur prej dy ditësh

By: E.K
7 September 2024 at 21:01

Mali i Murganës, një zonë e mbrojtur në vend në juglindje të Sarandës, është përfshirë nga një zjarr masiv që ka nisur të premten dhe vazhdon të përhapet me shpejtësi. Zjarri ka shkatërruar hapësira të mëdha pyjore, duke kërcënuar ekosistemin e këtij mali të konsideruar si zonë e mbrojtur.     Nga dita e premte, […]

The post VIDEO/ Përfshihet nga flakët mali i Murganës, zona e mbrojtur në rrezik nga zjarri i ndezur prej dy ditësh appeared first on FaxWeb.

❌
❌