Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Mjeku i Onkologjikut dëshmon në SPAK: Pacientët vinin vetë në klinikën private

By: user 6
3 October 2024 at 23:15

Mjeku Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes së Onkologjikut. Pasi ka përfunduar marrja e tij në pyetje, mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion. Ai mohoi akuzat, duke theksuar se pacientët zgjidhnin me dëshirë që të merrnin shërbim në klinikën e tij private.

“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, – ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer në tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.

Më pas mjeku, ka treguar se pacientët zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin edhe në klinikën e tij siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit. Gashi u shoqërua nga avokatja e tij Xhoi Nela, ndërkohë që gjatë javës së kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra Spakut për Onkologjikun.

Midis tyre të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët. Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie. /LAPSI.al

The post Mjeku i Onkologjikut dëshmon në SPAK: Pacientët vinin vetë në klinikën private appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

3 October 2024 at 13:47

SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

Kujtojmë se  abuzimet brenda spitalit Onkologjik, u zbuluan më 26 qershor të këtij viti. Pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.

Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Euronews Albania.

❌
❌