Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

X (ish-Twitter) tani vlen gati 80% më pak se kur u ble nga Elon Musk?

2 October 2024 at 21:52

Platforma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter vlen pothuajse 80% më pak se dy vjet më parë kur Elon Musk e bleu atë, sipas vlerësimeve nga gjiganti i investimeve Fidelity.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, X nuk tregton më publikisht pasi Musk shpenzoi 44 miliardë dollarë për ta blerë atë në tetor të vitit 2022.

Megjithatë, Fidelity zbulon atë që beson se është vlera e aksioneve të saj të X, dhe këto vlerësime shërbejnë si një barometër për “shëndetin e përgjithshëm të kompanisë”.

Deri në fund të gushtit, ato aksione kishin vlerë vetëm 4.2 milionë dollarë.

Ky vlerësim i ri shënon një rënie prej 24% në vlerë nga ajo që Fidelity vlerësoi në fund të korrikut.

Dhe përfaqëson një rënie marramendëse prej 79% nga 19.66 milionë dollarë që Fidelity vlerësoi se aksionet kishin vlerë në tetor 2022 kur Musk bleu Twitter.

Vlerësimi i ri nga Fidelity nënkupton se X tani vlen vetëm 9.4 miliardë dollarë – shumë larg nga 44 miliardë dollarë që pagoi Musk.

Sidoqoftë, investitorët e tjerë mund të vlerësojnë X ndryshe. /Telegrafi/

The post X (ish-Twitter) tani vlen gati 80% më pak se kur u ble nga Elon Musk? appeared first on Telegrafi.

Kamala Harris nuk kërkoi mbylljen e Twitter

27 September 2024 at 14:12

Pretendimi: Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris ka bërë thirrje që platforma X (Twitter) të mbyllej.

Verdikti: Mungon konteksti

————————————————-

Ndërsa zgjedhjet presidenciale të Nëntorit në ShBA afrohen, në rrjete sociale po qarkullon pretendimi se kandidatja demokrate Kamala Harris ka bërë thirrje që platforma X, e njohur më parë si Twitter, të mbyllet “për shkak të ndikimit të tij të pakontrolluar dhe mungesës së mbikëqyrjes rregullatore.”

Artikulli i portalit Mast.al gjithashtu pretendon se Harris the se “pronari i X, Elon Musk, ka ‘humbur privilegjet e tij’ dhe se platforma e mediave sociale që ai zotëron ‘duhet të mbyllet’, duke shtuar se X ‘u flet drejtpërdrejt miliona dhe miliona njerëzve pa mbikëqyrje’”. 

Ai i referohet një klipi 28-sekondësh të postuar në Twitter, ku Harris dëgjohet të thotë: 

“Ai i ka humbur privilegjet dhe duhet të mbyllet. Dhë në fund të ditës, nuk mund të thuash që ke një rregull për Facebook dhe një rregull ndryshe për Twitter. Duhet të zbatohet i njejti rregull që është, duhet të ketë përgjegjësi nga ana e këtyre rrjeteve sociale që të kuptohet fuqia e tyre. Ato po i flasin drejtpërdrejt miliona e miliona njerëzve pa asnjë nivel mbikqyrjeje apo rregullimi. Dhe kjo duhet të ndalojë.”

Faktoje gjeti se klipi është shkëputur nga një intervistë e vitit 2019 me Harris, pas një debati mes pretendentëve për nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të 2020.

Gjatë debatit, Harris, atëherë senatore, i kishte kërkuar Elizabeth ëarren që të mbështeste kërkesën e saj që Twitter të mbyllte llogarinë e presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Në intervistën nga është shkëputur klipi, prezantuesi Jake Tapper e pyeti Harris mbi qëndrimin e saj dhe ajo u përgjigj: “Po flasim për një kompani private, Twitter, që ka kushte përdorimi, dhe për mua dhe mendoj se shumica e njerëzve, duke përfshirë anëtarët e Kongresit të cilët ai i ka kërcënuar, do binin dakord se ai ka humbur privilegjet e tij dhe ajo [llogaria e Trump] duhet të mbyllet.”

Harris nuk bëri thirrje për mbylljen e Twitter/X, dhe as nuk iu referua Elon Musk, i cili e bleu platformën 3 vite më vonë, në 2022.

Twitter mbylli llogarinë e Trump për shkeljen e rregullave kundër “glorifikimit të dhunës” pas sulmit ndaj Kapitolit më 6 janar 2021. Më 19 nëntor 2022, Musk ia rihapi llogarinë.

The post Kamala Harris nuk kërkoi mbylljen e Twitter appeared first on Faktoje.al.

❌
❌