“Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web
Google ka lëshuar një veçori të re që do t’i lejojë njerëzit të kërkojnë në internet duke xhiruar një video.
Kërkimi me video do t’i lejojë njerëzit ta drejtojnë kamerën e tyre drejt diçkaje, të bëjnë një pyetje në lidhje me të dhe të marrin rezultate kërkimi.
Përdoruesit e Android dhe iPhone do të kenë akses në funksion duke aktivizuar “Përmbledhjet e AI” në aplikacionin e tyre Google, ku përditësimi do të mbështesë vetëm anglishten në fillim.
Kjo është lëvizja më e fundit nga gjiganti i teknologjisë për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit kërkojnë në internet duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).
Google tha se kjo veçori ka rritur popullaritetin e Lens, brenda aplikacionit të saj celular, gjë që e ka motivuar atë të zgjerojë më tej funksionin.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Roboti humanoid, Desdemona prezantohet në Websummit 2023 në Lisbonë
- Web-i i Bashkisë Berat 9 vite pa aktivitete për rininë, ja si përgjigjet deputetja
The post “Filmo video dhe pyet”, Google prezanton mënyrën e re të kërkimit në web appeared first on Euronews Albania.