Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor

By: Mirgen
2 October 2024 at 08:13

Oqeani paqësor është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.6 ballë, njoftoi shërbimi Gjeologjik i SHBA-së. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 156 kilometra në juglindje të qytetit Niafou, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra. Autoritetet raportojnë se nuk ka pasur viktima apo dëme, dhe se gjithashtu nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami

The post Tërmet me magnitudë 6.6 ballë në Oqeanin Paqësor appeared first on BoldNews.al.

“Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike

By: Fia Nelaj
26 September 2024 at 12:43

Kina mbrojti të enjten testimin e saj të parë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), e cila ra në Oqeanin Paqësor të mërkurën.

Ministria e Mbrojtjes e vendit tha se lëshimi i raketës ishte “plotësisht legjitim” dhe “i arsyeshëm”.

“Është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe praktikat ndërkombëtare dhe nuk drejtohet kundër asnjë vendi apo objektivi”, tha ministria.

Ky ishte lëshimi i parë i njohur nga Pekini i një ICBM në 44 vjet dhe vlerësohet se raketa udhëtoi afërsisht 12,000 kilometra.

Ministria u shpreh më tej se kishte informuar paraprakisht të gjitha vendet përkatëse pasi nisja ishte një marrëveshje rutinë në planin vjetor të trajnimit të Forcave Raketore.

Mandej Japonia kritikoi Kinën për nisjen, duke thënë se nuk iu dha ndonjë njoftim paraprak.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tërësisht legjitime e kundër askujt”, Kina hedh poshtë akuzat për raketën balistike appeared first on Euronews Albania.

❌
❌