Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Nations League/ Trajneri Silvinjo publikon listën për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë

By: V K
4 October 2024 at 10:37

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në UEFA Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor, “Epet Arena”, 20:45) dhe Gjeorgjisë (14 tetor, “Mikheil Meskhi Stadium”, 20:45).

Trajneri Silvinjo ka publikuar sot listën me 24 lojtarë të grumbulluar për dy ndeshjet në transfertë.

Në portë janë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri. Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Çekisë.

The post Nations League/ Trajneri Silvinjo publikon listën për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë appeared first on Albeu.com.

Ilir Proda emëron bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë në postin e rëndësishëm

By: V K
4 October 2024 at 10:23

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në ditën e parë të punës, (ditën e djeshme) ka hedhur firmën për emërimin e parë në Policinë e Shtetit.

Kryepolici ka emëruar në postin e Drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Anisa Duçkollari, mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën, i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Emërimi i 39-vjeçares Anisa Duçkollari, nëna e dy djemve, është vlerësim për aktin sublim të bashkëshortit të saj, Sajmir Duçkollari, i cili është një prej 4 oficerëve të Policisë të varë nga Dritan Dajti gjatë një operacioni në Durrës më 9 Gusht të vitit 2009.

The post Ilir Proda emëron bashkëshorten e Dëshmorit të Policisë në postin e rëndësishëm appeared first on Albeu.com.

E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më vrau djalin dhe më tha do ta takosh shpejt

By: V K
4 October 2024 at 10:17

Bukurie Malko, nëna e Santiago Malkos, ka rrëfyer për RTSH kërcënimet që i bëhen nga autori i vrasjes së djalit të saj. Ndërsa rrëfeu përballjen me Leonard Dukën në gjykatë në seancën e djeshme, Bukurie Malko, shprehet se autori i vrasjes së djalit të saj i bënte presion me kokë për t’i thënë të mos fliste më.

“Tundte kokën krimineli, nuk shihte as ulur që do të thotë mbyll gojën. Nuk dal dot në rrugë duke na kërcënuar dhe duke na thënë mbyll gojën“. Më kanë çuar mesazhe: “Të ka marrë malli për djalin tënd? Do shkosh ta takosh”!

Kam shkuar dhe në polici, policia do lekë, mbahen pas mafiozëve , pas lekut të madh. Kam bërë 2 herë kallëzim, se ka marrë njeri për bazë. Do marr flimimet dhe do ua jap se si e tundte kokën. Krimineli më vrau djalin.

”Prokurori tha është i njëanshëm, mban nga ata dhe do të më dënojë mua dhe stafin tim”. Po ai është kriminel, ku e ka stafin ai? Ça është ai zyrtar dhe ka staf? Hajde më mua shiko, i lash të gjitha me punë, e mbylla licencën se më kërcënojnë”, tha ajo.

Bukurie Malko, ka hedhur akuza duke thënë se ndonëse ka bërë dy herë denoncime për kërcënimet që i bëhen, policia nuk ka marrë asnjë masë.

“Kanë hedhur lekë, deri tre policët dhe dera e gjykatës. Kanë hedhur lekë të madh. Me forcë të madhe, me forcë nëpër dhëmbë po rri, më vrasin sot më vrasin nesër. Më vrau krimineli djalin, dritën e syrit, të vetëm, me dy fakultete shkollë. Krimineli më shikonte në dritë të syrit, pa pikën e mëshirës dhe pikën e ndërgjegjes. Tani do t’i shpëtojë burgut. Ai ka përgjimet që ka folur me Ervis Martinajn. Në çdo sekondë kam kërcënime. Nuk ka më as rend, as jetë. Këtu sundon mafia. SPAK nuk kam shkuar. SPAK i kam çuar emrat e policëve që kanë marrë lekë. Të gjithë emrat e policëve i kanë nxjerrë”, u shpreh ajo.

Kreu i klanit Duka, akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në 27 gusht të 2019. Për vrasjen e Santiago Malkos, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me 25 vjet burg Blendi Tetën, 28 vjet për Ilir Selmanin dhe prishje të dënimit 7 vjet burg të shkallës së parë për Elvis Gacaj dhe dërgimin e çështjes në ngarkim të tij në Gjykatën e Tiranës.
Nga ana tjetër, Duka akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasit Ervis Martinaj dhe anëtarëve të tjerë të grupit të tij.

The post E ëma e Santiago Malkos: Leonard Duka më vrau djalin dhe më tha do ta takosh shpejt appeared first on Albeu.com.

O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan…

By: V K
4 October 2024 at 10:03

Enea Themollari, luftoi për gati tre muaj me plagët që i shkaktoi dera e banesës që ra pas tritolit që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli, por nuk ia doli.

29-vjeçari ndërroi jetë në spitalin ku po kurohej që prej 14 korrikut, por nuk mundi t’i mbijetojë frakturave dhe plagëve të marra.

Tritoli shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ngjarje për të cilën ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”,- ishte deklaratat e postuar në TikTok nga Xhovana Nikolli, që duket se solli shpërthimin me tritol në banesën e saj në Elbasan.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu, krejtësisht i pafajshëm nga kjo histori, ra në gjendje kome dhe ndërroi jetë tre muaj më vonë në spital.

Alda Nikolli deklaroi në SPAK, se ajo kishte lidhje me Dumanin prej disa kohësh, duke treguar se kishin komunikim të vazhdueshëm në lidhje Skype nga qelia, e po ashtu ka rrëfyer edhe të tjera detaje që i dënuari i drejtësisë i ka thënë në komunikimet private, sipas pretendimeve të saj.

Shpërthimi me tritol në derën e banesës ku ajo jetonte, sipas të resë, është bërë me urdhër të Dumanit, pasi ajo foli në SPAK.

The post O Nuredin Dumani, mbaje atë dashnoren tënde/ Ja deklarata që i mori jetën fqinjit 29-vjeçar Enea Themollari: Po ta kapa atë gruan… appeared first on Albeu.com.

Blendi Fevziu irritohet me Elisa Spiropalin: I kap deliri i pushtetit dhe harrojnë se nga vijnë, por të shkuarën s’e blen dot

By: V K
4 October 2024 at 09:50

Mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, është regjistruar një moment interesant. Fillimisht ka qenë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili ka hedhur akuza drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, se kjo e fundit takohej me Pëllumb Gjokën, personazh i krimit të organizuar, gjatë kohë që ishte drejtuese politike në Shkodër.

Nisur nga kjo situatë, gazetari Blendi Fevziu, i ka kërkuar stafit që të marrin një reagim nga vetë Spiropali në lidhje me këto akuza, por duket se përgjigjia e saj, nuk ka qenë aspak ajo që do të dëshironte Fevziu.

Spiropali, nuk ka pranuar që të bëjë reagim në interes të publikut, por i ka dërguar Fevziut një mesazh në numrin e tij personal, përmbajtja e të cilit duket se nuk i ka pëlqyer aspak gazetarit.

Në atë moment Blendi Fevziu ndërpreu të ftuarit, dhe replikoi me mesazhe me Spiropalin, dhe më pas e flaku celularin e tij në shenjë irritimi.

Por nuk mbaroi me kaq? Insistuar nga Bardhi se çfarë i kishte shkruar Spiropali, Blendi fevziu deklaroi se disa njerëz e harrojnë nga vijnë, duke i kapur deliri i pushtetit.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve, ata nuk mund ta blejnë të shkuarën e tyre, duke iu referuar në këtë rast politikanes socialiste.

Bardhi: “Ti na trego çfarë të shkruajti dhe çfarë replikove”.

Fevziu: “Ishte diçka që ishte shumë pak dinjitoze për dikë që merret me politikë, por nuk po reagoj tani meqë ishte një komunikim privat. Ka një psikozë në politikën shqiptare, që janë njerëz normal, dhe kur marrin pushtet, i kap deliri, dhe harrojnë nga vijnë dhe kush janë. Asnjëri nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij”.

The post Blendi Fevziu irritohet me Elisa Spiropalin: I kap deliri i pushtetit dhe harrojnë se nga vijnë, por të shkuarën s’e blen dot appeared first on Albeu.com.

Belind Këlliçi takon Donald Trump, zbulohet përmbajtja e bisedës

By: V K
4 October 2024 at 09:43

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me kandidatin e Partisë Republikanë për president të SHBA-ve në zgjedhjet e nëntorit, Donald Trump.

Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar atje dhe krahas kësaj ka patur takime edhe me faktorë të rëndësishëm të Partisë Republikane, si senatorë e kongresmenë dhe së fundi ka zhvilluar një takim edhe me ish-presidentin e njëkohësisht kandidatin republikan për zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Burime bëjnë me dije se fokusi i bisedës së Këlliçit me Trump, ka qenë keqpërdorimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri nga pushteti për të goditur opozitën e vendit dhe arrestimin pa prova e fakte të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Mësohet se gjatë bisedës, është folur për mekanizma të njëjtë të përdorimit të drejtësisë me lobim nga Soros si në proceset e montuara ndaj Trump.

The post Belind Këlliçi takon Donald Trump, zbulohet përmbajtja e bisedës appeared first on Albeu.com.

Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan

By: V K
4 October 2024 at 09:21

Personi që shihni në foto është 26-vjeçari Enea Themollari, viktima e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi në më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit.

Ai ishte fqinj i motrave Xhovana dhe Alda Nikolli, të cilat ishin shënjestër e atentatit me tritol të regjistruar në orët e para të mëngjesit të 14 Korrikut.

Enea Themollari, ishte duke shkuar në tualet në momentin që ndodhi shpërthimi me tritol, dhe si pasojë e shpërthimit të fortë, dera e banesës së tij u shemb dhe i shkaktoi dëmtime të rënda në kokë.

Për rreth 3 muaj, ai u mbajt në reanimacionin e spiralit të Traumës në Tiranë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi që të mbijetonte.

Familja është në shok nga kjo humbje e parakohshme, aq më tepër në rrethana të tilla, ku djali i tyre ishte tërësisht i pafajshëm, dhe pa asnjë lidhje me ngjarjet e motrave Nikolli.

Pak kohë më parë, babai i Eneas kishte bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrjen e mjekëve për të shpëtuar të birin, i cili ishte në intubim.

Djali është në intubim, është dëmtuar në kokë, i ra dera në kokë”, thoshte ai mes lotësh, duke shpresuar për një mrekulli që fatkeqësisht nuk ndodhi.

Motrat Nikolli janë nga Lezha, por ishin shpërngulur në banesë me qira në Elbasan. Ato akuzojnë drejt për drejt të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani për këtë krim.

Alda Nikolli, pretendon se ishte e lidhur me Nuredin Dumanin, ndërkohë që ky i fundit kishte njëkohësisht të dashur dhe Mirjete Hajdinajn nga Kosova. Kur e ka marrë vesh kjo e fundit, sipas Aldës, ai i ka kërcënuar deri sa dhe kreu krimin e rëndë me tritol.

Alda Nikolli, ka publikuar edhe fotot se si fliste me skype me Nuredin Dumanin nga qelia e burgut. Ndërkohë, motra e saj, Xhovana Nikolli është e lidhur me të penduarin tjetër të drejtësisë, Amarildo Nikolli alias Xhanej dhe pretendon se Dumani e ka rrahur këtë të fundit, pasi ndodhen në të njëjtin burg.

Deri më tani, kjo ngjarje mbetet e pazbardhur dhe me asnjë person të arrestuar nga Policia e Elbasanit.

The post Ky është 26-vjeçari Enea Themollari, viktimë e shpërthimit të tritolit ndaj motrave Nikolli në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli përfshihet në një aksident të rëndë në Amerikë (FOTO)

By: V K
4 October 2024 at 09:04

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli, është përfshirë në një aksident automobilistik në Amerikë.

Sipas burimeve për emisionin ”IN & Out”, këngëtarja u godit nga një polic në Shtetet e Bashkuara, konkretisht në Çikago.

Pas momenteve të vështira, mësohet se tani ka filluar të marrë veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për lajmin e ditëve të fundit, por nga burimet afër saj mësohet se gjendja shëndetësore është nën kontroll.

Megjithatë, aksidenti e ka ndalur për momentin realizimin e koncertit të saj, për të cilin ka kohë që ka nisur përgatitjet.


The post Genta Ismajli përfshihet në një aksident të rëndë në Amerikë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Kashar

By: V K
4 October 2024 at 08:43

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën me pasojë vdekjen e një 60 vjeçari.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi L. F., rreth 60-vjeç ka ndërruar jetë në spital.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Kashar appeared first on Albeu.com.

E rëndë, dy burra qëllojnë për vdekje 26-vjeçaren

By: V K
4 October 2024 at 08:35

Dy burra të maskuar kanë ekzekutuar një grua 26-vjeçare në Brazil, pasi e ndoqën në një supermarket përpara se ta vrisnin në makinën ku ajo u përpoq të fshihej.

Megjithë përpjekjet e saj, duke tentuar të fshihet në supermarket autorët e kanë qëlluar me pistoletë. Në një moment, 26-vjeçarja shihet duke dalë nga dyqani dhe duke tentuar të strehohet në një makinë.

Megjithatë, dy personat e armatosur nuk janë ndalur por kanë qëlluar 26-vjeçaren duke e plagosur për vdekje.

Edhe pse drejtuesi i makinës e çoi 26-vjeçaren në spital, ajo nuk ia doli dot pasi iu nënshtrua plagëve të marra. Siç raportohet 26-vjeçarja kishte vuajtur më parë një dënim me burg për trafik droge dhe së fundmi ishte zhvendosur në Iberatriz.

Vlerësimi i parë i punonjësve të policisë që kanë marrë përsipër rastin kthehen në një vrasje të lidhur me një rast droge.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-13921389/Moment-woman-runs-supermarket-chased-hitmen

The post E rëndë, dy burra qëllojnë për vdekje 26-vjeçaren appeared first on Albeu.com.

U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari

By: V K
4 October 2024 at 08:04

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë në spital Enea Themollari, i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan.

Enea Themollari, ishte vetëm 26-vjeç, ku që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti aksidentalisht i plagosur nga shpërthimi i një sasie tritoli që u vendos në mesnatë, në hyrjen e apartamentit të fqinjit në pallatin ku ai jetonte.

Objekt i atentatit ishin dy motrat Nikolli që jetonin me qera në lagjen “Haxhias”. Tritoli ishte vendosur në koridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të njé 59 vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.

The post U plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan, ndërron jetë 26-vjeçari Enea Themollari appeared first on Albeu.com.

Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës

By: V K
4 October 2024 at 07:55

Dy javë pasi Elsa Toksa dha dorëheqjen nga detyra si anëtare e trupës së Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka shpallur hapjen e procedurës së aplikimit për vendin që mbeti vakant.

“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, pasi u njoh me vendimin nr. 62, datë 23.09.2024, të Gjykatës Kushtetuese, për mbarimin përpara afatit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, znj. Elsa Toska, bazuar në nenet 125, 127, pika 1, shkronja “c” dhe pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 7, pika 1, 7/c dhe 8, pika 3, të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant, mandat plotësues, për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e vakancës të krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit përpara afatit të mandatit të gjyqtares Znj. Elsa Toska, i cili përfundon më datën 14.11.2028, referuar Vendimit të Kuvendit nr. 133/2019 “ Për zgjedhjen e zonjës Elsa Toska, anëtare të Gjykatës Kushtetuese”.

Kuvendi është vënë në lëvizje pas vendimit të 24 shtatorit marrë nga Kushtetuesja, ku u shqyrtua kërkesa e bërë nga kryetarja Holta Zaçaj për ndërprerjen e mandatit të anëtares së dorëhequr.

Mandati i Elsa Toskës u deklarua i mbaruar përpara afatit, me kolegët e saj që e kanë vlerësuan dorëheqjen nga funksioni kushtetues si një akt vullneti dhe shkak kushtetues.

Me largimin e Toskës, Gjykata Kushtetuese, ka në trupën e saj vetëm 8 nga 9 anëtarë që duhet të ketë në organikë për të funksionuar normalisht.

The post Kuvendi hap aplikimet për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja

By: V K
4 October 2024 at 07:53

Sot, më 04 tetor 2024, dollari amerikan, blihet me 88.9 lekë dhe shitet me 90.2 lekë.

Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.2 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.4 lekë, ndërsa në shitje me 105.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 116.7 lekë dhe shitet me 118.1 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65.6 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa shiten e blihen monedhat e huaja appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Autobusi plot me dasmorë bie në një luginë, humbin jetën 7 persona, plagosën dhjetëra të tjerë

By: V K
4 October 2024 at 07:48

Një aksident tragjik ka ndodhur në në provincën jugperëndimore të Balochistanit të Pakistanit, ku një autobus u rrëzua në një luginë duke marrë shtatë jetë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë zyrtarët.

Aksidenti ndodhi teksa autobusi që transportonte të ftuarit e dasmës ra në një gropë të thellë pranë Quetta, kryeqyteti provincial i Balochistanit, duke vrarë shtatë persona në vend dhe duke plagosur 59 të tjerë, tha Waseem Baig, koordinator i medias i ministrisë provinciale të shëndetësisë.

Gjendja e të plagosurve është raportuar të jetë kritike, tha zyrtari, duke shtuar se në mesin e viktimave të aksidentit fatkeq, ishin gra dhe fëmijë.

Policia tha se automjeti ka rënë nga rruga për shkak të një plasjeje gome, sipas hetimeve fillestare.

Pas aksidentit, policia dhe ekipet e shpëtimit, kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë dërguar të plagosurit në spitalet e afërta.

Aksidentet rrugore janë mjaft të shpeshta në Pakistan kryesisht për shkak të rrugëve të dobëta, automjeteve të mirëmbajtura keq dhe drejtimit joprofesional.

The post Tragjike/ Autobusi plot me dasmorë bie në një luginë, humbin jetën 7 persona, plagosën dhjetëra të tjerë appeared first on Albeu.com.

Nuk ka rritje pensionesh, por indeksim, flet eksperti Ceko: Ja si bëhet përllogaritja

By: V K
4 October 2024 at 07:42

Prej 1 tetorit, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës.

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, teksa ishte i ftuar në Vila24, sqaroi për shikuesit se nuk kemi të bëjmë me rritje pensionesh por indeksim, duke zbuluar dhe shtresat që përfitojnë nga kjo skemë.

“VKM-ja për të rritur pensionit, vendim që meqë çmimet e vitit që kaloi u rritën me 4.1 përqind, aq do të rritet edhe pensioni.

Nëse do kemi një VKM për rritjen e pensionet, kjo do të ishte e mirëpritur.
Në përgjithësi pensionet në vend janë të ulëta. Para viteve ’90 pensioni ishte 70 përqind e pagës që kishe para daljes në pension”, u shpreh ai.

The post Nuk ka rritje pensionesh, por indeksim, flet eksperti Ceko: Ja si bëhet përllogaritja appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 4 Tetor 2024/ Stuhi dhe rrebeshe me intensitet të lartë

By: V K
4 October 2024 at 07:32

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë, që në orët e para të mëngjesit më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin, duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytje në Ultësirën Perëndimore.

Gradualisht, reshjet e shiut priten të fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive kryesisht në veriperëndim të vendit.

Gjithashtu, pritet rënie intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.

Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 13 deri 20°C, në zonat e ulëta 16 deri 24°C dhe në zonat bregdetare 19 deri 23°C.

The post Parashikimi i motit 4 Tetor 2024/ Stuhi dhe rrebeshe me intensitet të lartë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 3 October 2024Main stream

10 vite kontribut, mbrojtësi tërhiqet nga Kombërarja kuqezi

By: V K
3 October 2024 at 15:55

Mbrojtësi kuqezi Ermir Lenjani, është tërhequr nga kombëtarja. Mbrojtësi ka vendosur që të largohet nga përfaqësuesja kuqezi, pas 10 vjetësh kontribut.

“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve”, – Shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

35-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje, ku ka realizuar 5 gola. Lenjani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.

“10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!”, – shkruan Ermir Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola. Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Xhani De Biasi.

Mbrojtësi kuqezi dha një kontribut të madh në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare, në një Kampionat Europian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit, e falenderon dhe i shpreh mirënjohjen Ermir Lenjanit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

The post 10 vite kontribut, mbrojtësi tërhiqet nga Kombërarja kuqezi appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron 32 gjyqtarë të rinj me shpresën e funksionit të proceseve gjyqësore (EMRAT)

By: V K
3 October 2024 at 15:38

Emërohen 32 gjyqtarët e rinj që nga e hëna e javës së ardhme, do bëhen zyrtarisht pjesë e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Vendimi për emërimin e magjistratëve të rinj, është marrë në datën 1 Tetor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka shpërndarë 32 emrat në të gjitha gjykatat e shkallës së parë.

Hyrja e magjistratëve të rinj, pritet ti japin një frymëmarrje sistemit gjyqësor, i cili aktualisht vuan mungesën e burimeve njerëzore dhe numrin e lartë të proceseve gjyqësore, të cilat janë akumuluar prej vitesh duke mbetur të pa gjykuara.

Katër gjyqtarë si Valjona Haxhiraj, Suzan Bushi, Dorinela Nikolli dhe Eda Gjovari, janë emëruar në gjykatën e Korçës.

Ndërsa 5 gjyqtarë janë si Erolda Tarellli, Aurora Tusha, Iva Bregasi, Amantja Levanaj, rezultojnë te jenë emëruar në gjykatën e Fierit.

Në Elbasan janë emëruar dy gjyqtarë Xhulio Doku dhe Boiken Bendo, ndërsa Delvijot Llosha dhe Irma Cacaj, janë emëruar në gjykatën e Lezhës.

Kurse tre gjyqtarë janë emëruar në Vlorë, 3 në Dibër dhe 3 në Shkodër. Ndërsa lista e KLGJ vijon dhe me emra të tjerë.

1. Z. Xhulio Doku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

2. Z. Boiken Bendo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

3. Z. Delvijot Llusha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

4. Znj. Irma Cacaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

5. Z. Ertil Meçaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

6. Znj. Elira Hroni në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

7. Znj. Erolda Tarelli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

8. Z. Bevil Beqiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

9. Znj. Aurora Tusha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

10. Znj. Iva Bregasi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

11. Znj. Amantja Levanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

12. Znj. Eni Naqellari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

13. Z. Uran Korra në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

14. Znj. Teftë Xhanari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

15. Znj. Anisa Xake në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

16. Z. Enri Rista në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

17. Z. Renis Bega në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

18. Znj. Irida Barkaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

19. Znj. Besmira Arshiaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

20. Znj. Matilda Çela në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

21. Z. Ervis Koxhaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

22. Znj. Megi Anxhela Muhaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;

23. Znj. Eda Gjovari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

24. Znj. Orinda Lloshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

25. Z. Mexhit Doçi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

26. Znj. Esmeralda Shehu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

27. Znj. Flutura Çuko në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;

28. Znj. Arxheina Shkopi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;

29. Znj. Ermira Bushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

30. Znj. Dorinela Nikolli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

31. Z. Suzan Bushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

32. Znj. Valjona Haxhiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

The post Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron 32 gjyqtarë të rinj me shpresën e funksionit të proceseve gjyqësore (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në Vlorë/ Adoleshentet rrahin në grup të miturën (VIDEO)

By: V K
3 October 2024 at 14:59

Një ngjarje shqetësuese që përfshin adoleshente të dhunshme ka ndodhur së fundmi në Vlorë, duke shkaktuar një valë reagimesh. Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video tek JOQ, ku duken disa vajza adoleshente të cilat, me një sjellje të papranueshme, janë ngjitur në katet e larta të një pallati me qëllimin për të sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, po ashtu mosha e tyre.

Në pamjet e mëposhtme, duket qartë një grup vajzash tejet agresive, të cilat nuk përmbahen pavarësisht përpjekjeve të një gruaje të rritur që përpiqet t’i ndalojë dhe t’i largojë nga konflikti. Edhe pse gruaja ndërhyn për t’i ndarë, ajo e ka tepër të vështirë të përballojë energjinë dhe agresivitetin e adoleshenteve, të cilat vazhdojnë të shtyjnë dhe të kërcënojnë vajzën tjetër.

Ajo që bie në sy është një vajzë trupmadhe, e cila shfaqet si liderja e grupit. Ajo godet vazhdimisht vajzën që ndodhet në shënjestër, duke përdorur çantën e saj si armë për ta sulmuar. Sjellja e saj e dhunshme dhe e papërmbajtur ka shkaktuar një ndjenjë shqetësimi te shumë shikues, duke ngritur pyetje serioze mbi edukimin dhe moralin e të rinjve në shoqërinë tonë.

Kjo ngjarje e dhunshme tregon qartë një krizë në sjelljen e brezit të ri, ku përplasjet fizike dhe dhuna janë bërë një fenomen shqetësues që shpesh herë shfaqet në rrugë apo në ambiente publike. Incidentet e tilla janë një alarm për familjet dhe institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të ndërhyjnë për të parandaluar sjelljet e dhunshme dhe për të rikthyer respektin dhe qytetarinë ndër të rinjtë.

Degjenerim i brezit të ri në Vlorë, “gangsterja labe” kërkon të rrahë vajzën pic.twitter.com/cfVkkqLRZa

— JOQ Albania (@JoqAlbania) October 2, 2024

The post Plas sherri në Vlorë/ Adoleshentet rrahin në grup të miturën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri

By: V K
3 October 2024 at 14:14

Ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit.

Gjithashtu, ministri Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit, do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim një kapitull të ri në rrugën e përpjekjes së organizatës së policisë për tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht”, tha ministri Hoxha.

“E vetmja vështirësi e drejtorit të ri edhe kjo në aspektin pozitiv mbetet standardi ku është ngritur policia e shtetit e cila duhet të vijë në rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

The post Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri appeared first on Albeu.com.

❌
❌