Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

“Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 16:31

Administrata tatimore iu bën thirrje bizneseve të deklarojnë pagat reale të punonjësve brenda datës 20 të këtij muaji.

Bashkë me pagën, këtyre të fundit u kërkohen të dhëna edhe për kushtet, profesionin dhe orët e punës.

Administrata tatimore i’u kërkon bizneseve të deklarojnë gjendjen dhe pagat reale të punonjësve të tyre brenda datës 20 tetor.

Tatimet kanë dërguar letra nëpër ndërmarrjet, për të cilat ka dyshime se bëjnë evazion, duke kërkuar nga ato përgjigje edhe për kohën e punës, profesionet me të cilat punonjësit kanë lidhur marrëvveshjen dhe kategorinë e punësimit.

Thirrja vjen disa ditë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi goditje të fortë për evazorët, të cilët do të barazohen me vjedhësit e energjisë dhe do të përballen me ndjekje penale, nësë nuk korrigjojnë bilancet.

Në këtë fazë, skema synon rritjen e të ardhurave në arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me 16%, ndërsa presioni në të ardhmen nuk do të jetë vetëm me mesazhe sensibilizuese, por edhe me kontrolle brenda ndërmarrjeve.

Deklarimi real i pagave ndihmon punonjësit të fitojnë një pension më të lartë në të ardhmen, ndërsa sot ul deficitin e sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave dhe Tatimet dyshojnë se janë rreth 10 mijë ndërmarrje të vogla e të mëdha, të cilat bëjnë evazion me pagat dhe u bëjnë presion punonjësve të mos i kallëzojnë shkeljet që rëndojnë mbi ta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Tregoni pagat dhe orët e punës”, Tatimet shtojnë presionin për bizneset informale appeared first on Euronews Albania.

❌
❌