Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

FOTO/ Nuk do ta besoni ndryshimin e Arjola Demirit

By: D Marku
4 October 2024 at 23:50

Arjola Demiri së fundmi po komentohet pafund në media rozë dhe jo vetëm.

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në pamje, ku dhe siç shihet në foton më poshtë, duket mbreslënëse teksa tregon linjat e trupit në top formë.

Arjola Demiri ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe jo vetëm.

The post FOTO/ Nuk do ta besoni ndryshimin e Arjola Demirit appeared first on Albeu.com.

Studiuesit: Antarktida po gjelbërohet me shpejtësi dramatike ndërsa ngrohja globale po ngroh më shumë se mesatarja

By: D Marku
4 October 2024 at 23:40

Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktikut është rritur më shumë se dhjetëfishin gjatë dekadave të fundit, pasi kriza klimatike po nxeh kontinentin e akullt. Analiza e të dhënave satelitore zbuloi se kishte më pak se një kilometër katror bimësi në vitin 1986, por kishte pothuajse 12 km2 mbulesë jeshile deri në vitin 2021. Përhapja e bimëve, kryesisht myshqet, është përshpejtuar që nga viti 2016, zbuluan studiuesit.

Rritja e bimësisë në një kontinent të dominuar nga akulli dhe shkëmbi i zhveshur është një shenjë e ngrohjes globale në Antarktik, e cila po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Shkencëtarët paralajmëruan se kjo përhapje mund të sigurojë një bazë për speciet e huaja në ekosistemin e pacenuar të Antarktidës. Gjelbërimi është raportuar gjithashtu në Arktik, dhe në vitin 2021 ra shi, jo borë, në majën e kapakut të madh të akullit të Grenlandës për herë të parë duke shënuar një rekord.
“Peizazhi i Antarktikut është ende pothuajse tërësisht i dominuar nga bora, akulli dhe shkëmbi, me vetëm një pjesë të vogël të kolonizuar nga jeta bimore”, tha Dr Thomas Roland, në Universitetin e Exeter, MB, dhe bashkë-drejtuar studimin.

The post Studiuesit: Antarktida po gjelbërohet me shpejtësi dramatike ndërsa ngrohja globale po ngroh më shumë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Kanceri i vezores mund të zhduket nga një vaksinë thonë ekspertët.

By: D Marku
4 October 2024 at 23:33

Vaksina e parë në botë për kancerin e vezores mund ta zhdukë sëmundjen, thonë ekspertët. OvarianVax është një vaksinë që i mëson sistemit imunitar të dallojë dhe sulmojë fazat më të hershme të kancerit të vezores.

Vaksina po krijohet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Ata shpresojnë se gratë mund ta bëjnë vaksinën si masë parandaluese dhe të ofrohet nga shërbimi publik shëndetësor si qëllim për ta zhdukur sëmundjen.
Sipas tyre, mund të funksionojë në mënyrë të ngjashme me vaksinën e papilomavirusit human që është në rrugën e duhur për të pakësuar rastet e kancerit të qafës së mitrës.

Profesori Ahmed Ahmed dhe ekipi i tij po punojnë për të identifikuar shënjestrat qelizore për vaksinën. Ata do të përcaktojnë cilat proteina në sipërfaqen e qelizave të hershme të kancerit dallohen më mirë nga sistemi imunitar dhe sesi vaksina vret modelet e sëmundjes në laborator.

Më pas ata do të nisin testet klinike te pacientet që kanë mutacion të gjenit BRCA i cili rrit riskun e kancerit të vezores si edhe te gratë e shëndetshme.

Aktualisht nuk ka analiza parandaluese për kancerin në vezore që shpesh diagnostikohet me vonesë sepse simptomat e fryrjes dhe mungesës së oreksit mund të jenë të paqarta. Gratë me mutacione të gjenit BRCA si aktorja Angelina Jolie, janë më të rrezikuara.

Aktualisht, grave me këtë mutacion u rekomandohet heqja e vezores në moshën 35-vjeçare çka do të thotë se kalojnë në menopauzë të hershme dhe s’mund të kenë fëmijë në të ardhmen.

The post Kanceri i vezores mund të zhduket nga një vaksinë thonë ekspertët. appeared first on Albeu.com.

”Kjo e shtunë do jetë me fat”, Horoskopi 5 tetor, ja çfarë thonë yjet për ju

By: D Marku
4 October 2024 at 23:16

Dashi

Kjo e shtunë do të jetë me shumë fat, ku yjet do të ndriçojnë ditën tuaj. Nuk ju mbetet tjetër veçse të përfitoni! Edhe ata që janë vetëm, parashikohet që të kenë takime mjaft interesante. Në vendin e punës do të keni mundësi të shumta, ndaj duhet të bëni një vlerësim të kujdesshëm.
Demi

Nëse bëni pjesë në ata persona që nuk janë të kënaqur në raportin në çift, kjo e shtunë ofron mundësi të shumta për të ndryshuar situatën. Ata që janë vetëm, më në fund do mund të shohin diell në jetën e tyre. Në vendin e punës parashikohen fërkime me kolegët, por edhe situata jo shumë të favorshme.

Binjakët

Këshillohet që të dëgjoni më shumë personat që keni pranë. Megjithatë mos lejoni të ndikoheni nga persona aspak të sinqertë, të cilët nuk duan të bëjnë mirë. Për ata që janë vetëm, mund të ketë zhvillime pozitive. Sa i takon punës, do të arrini të mbyllni me sukses, një projekt që e keni shumë për zemër.

Gaforrja

Kjo e shtunë do të sjellë një sërë zhvillimesh pozitive në raporton në çift. Mundohuni vetëm që të jeni vetja juaj. Dita do të jetë e mbushur me vështirësi për ata që janë vetëm. Në punë do arrini të çoni përpara projekte mjaft stimuluese, të cilat do ju përmirësojnë humorin.

Luani

Mos lejoni që t’iu ikin nga duart mundësi të mira për të shfrytëzuar kontaktet me një person që ka shumë rëndësi për ju. Nëse jeni vetëm, kjo e shtunë sjell zhvillime të kënaqshme. Në sferën profesionale, parashikohet që të merrni një shpërblim monetar, gjë që do ju kthejë buzëqeshjen.

Virgjëresha

Mundohuni që të hapeni më shumë në raportin më çift dhe të jeni më të përkushtuar. Mendja juaj do të jetë gati për udhëtime që do ju largojnë nga çdo problem. Ata që janë vetëm, mund të vënë re një person që e kanë parë ndryshe deri më tani. Në punë, parashikohen zhvillime interesante, aq sa mund të lini pas dore njeriun tuaj të zemrës.

Peshorja

Qetësia nuk është pika juaj e fortë, megjithatë gjatë kësaj dite duhet të keni më shumë durim me partnerin/en, lidhur me një çështje të rëndësishme. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Ata që janë vetëm, mund ta projektojnë veten e tyre me dikë në krahë. Në punë do të përballeni me disa probleme lidhur me bashkëpunimet, ndaj bëni kujdes.

Akrepi

Do të jetë një ditë e re për gjithçka. Jeni duke lënë pas krahëve të kaluarën përfundimisht dhe po projektoni ndërtimin e një jete të re. Për ata që janë vetëm parashikohen mundësi të shumta. Një erë freskie do të sjellë zhvillime pozitive në jetën tuaj. Në punë insistoni lidhur me një projekt, bëni gjithçka siç duhet dhe do të merrni kënaqësi të mëdha.

Shigjetari

Në raportin në çift do të përballeni me vështirësi, dhe kush ka tradhtuar rrezikon që të zbuloheni. Ky është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen, ndaj bëjini sytë katër. Hëna i bën ata që janë vetëm, mjaft tërheqës, ndaj përfitoni të bëni për vete dikë për të cilin keni interes, shkruan noa.al. Në punë, dita parashikohet të jetë mjaft pozitive dhe do të mund të përfundoni diçka që e keni nisur prej kohësh.

Bricjapi

Në raportin në çift duhet të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Më në fund Hëna duket se ju buzëqesh, duke ju karikuar me energji. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë emocione dhe kënaqësi të mëdha. Në punë, nëse duhet të përballeni me një provë, do të keni mundësi të shumta për të fituar.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme dhe parashikon zgjidhjen e disa situatave tejet të komplikuara. Do të merrni lajme të mira lidhur me shtëpinë dhe familjen, gjë që do ju bëjë tejet optimist. Në punë, Mërkuri do të favorizojë çdo objektiv tuajin, veç bëni kujdes ndaj ndonjë shpërqendrimi të vogël, i cili mund të çojë dëm gjithçka.

Peshqit

Do të përjetoni momente tensioni në çift, ndoshta për shkak të problemeve ekonomike. Ata që janë vetëm, do të ndihen më të lirë për të vendosur dhe vepruar lidhur me synimet që i kanë vendosur veten. Puna ju gjen mjaft të zënë, për shkak se parashikohen disa vështirësi të cilat duhen përballuar me energji.

The post ”Kjo e shtunë do jetë me fat”, Horoskopi 5 tetor, ja çfarë thonë yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Përfitimi nga fondet në Bujqësi, ministrja Anila Denaj tregon çfarë duhet për aplikim

By: D Marku
4 October 2024 at 22:53

E ftuar në “Alert” nga Granit Sokolaj, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj tha se skema e investimeve për aplikimet në aktet normative në bujqësi dhe blegtori kërkon disa kritere.

Denaj: Skema e investimeve për aplikimet në aktet normative në bujqësi dhe blegtori kërkon disa kritere.

Kriteret e aplikimit: Përcaktimi i kushteve që duhet të përmbushin aplikantët, si p.sh. regjistrimi në sistemet përkatëse dhe përputhshmëria me standardet mjedisore.

Monitorimi dhe vlerësimi: Krijimi i mekanizmave për të monitoruar zbatimin e investimeve dhe për të vlerësuar ndikimin e tyre në prodhimtari dhe qëndrueshmëri.

Kjo skemë ka për qëllim të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm në sektorët përkatës. Duke e përfituar me 30% këtë vlere të grantit po këtij viti sapo lidhet kontrata.

 

The post Përfitimi nga fondet në Bujqësi, ministrja Anila Denaj tregon çfarë duhet për aplikim appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve

By: D Marku
4 October 2024 at 22:27

Trembëdhjetë persona janë arrestuar të premten në veri të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, e cila i ka akuzuar si pjesëtarë të një organizate kriminale, që sipas saj gjatë vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti, ka bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz nga Pakistani, Bangladeshi, India, Siria dhe vende të tjera drejt Malit të Zi.

Në këtë kontrabandë janë përfshirë një numër i madh personash duke u mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit për gjithsej 352 persona, me qëllim të përfitimi financiar ose përfitimeve të tjera.

Drejtoria e Policisë së bashku me policinë kufitare, në bashkëpunim edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në një konferencë shtypi njoftuan për arrestimin e 13 personave për 17 vepra penale.

“ Dyshohet se njëri prej personave ka formuar grup kriminal së bashku me 7 persona që merreshin me kontrabandën e emigrantëve.

Këta persona u bënë anëtarë të një grupi kriminal që arriti të kontrabandonte nga drejtimi i Shqipërisë, nëpërmjet Malit të Zi mbi 350 persona, të cilët duhej të vazhdonin drejt Bosnje-Hercegovinës”, thanë zyrtarët e policisë malazeze.

Me këtë rast u theksua se aktivitetet e sotme janë konfirmim i bashkëpunimit në nivel global.

Mali i Zi ndodhet në rrugën e migrimit nëpër Ballkan, përmes së cilës njerëzit kalojnë duke ikur nga lufta dhe varfëria, në përpjekje për të arritur një shtet të BE-së./VOA

The post Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve appeared first on Albeu.com.

“Do të pë*dhunoj gocën 6-vjeçare”/ Kërcënoi online nënën e fëmijës, ja kush është 30- vjeçari monstër i Bigos

By: D Marku
4 October 2024 at 22:06

Denigrimi online ka kohë që është bërë trend në rrjetet sociale, por të arrish të kërcënosh se do të përdhunosh një 6-vjeçare, kjo kalon përtej imagjinatës.

Skënder Kamberi, 30 vjeçari që jeton në Gjermani është kthyer në kërcënim serioz për Irisin nga Tirana, nënë e dy vajzave. Kjo, për shkak të një debati krejt banal, që kanë patur në aplikacionin Bigo.

“Ngaqë rrija me një grup, aty u hasa me një djalë, që edhe ai ishte nga Tirana. Pasi krijuam një farë konfidence, Skenderi më tregon që kishte hapur adresa fake me foto fëmijësh, me foto familjarësh. Zihej me njerëz të ndryshëm dhe ngaqë nuk kishte si t’i shfrynte nervat ndryshe, iu merrte fotot e familjarëve dhe i postonte me adresa fake, duke shkruar mbishkrime të tmerrshme ose duke bërë Photoshop, me fëmijë që kanë në gojë organe gjenitale.”

E bindur plotësisht se këto postime perverse janë vepër e këtij personi, 31 vjeçarja vendos të reagojë, duke e demaskuar publikisht, pa menduar për pasojat që do t’i vinin më vonë

“Më ka kërcënuar se do më përdhunojë vajzën 6-vjeçare dhe se do ta lyej me gjak në sytë e mi. Unë nuk flej dot gjumë, nuk ha dot bukë. Unë këtë njeri duhet ta denoncoj sepse ky nuk është njeri, është prind vetë dhe një prind që nxjerr ato fjalë për një fëmijë tjetër, i kujtdo qoftë për mua nuk e meriton as emrin, as titullin prind.”

Skënderi nga ana tjetër, i pranon kërcënimet që ka bërë, por justifikohet me faktin se kanë ardhur si pasojë e denigrimit online që i kanë bërë djalit të tij të mitur.

“Grupi i Irisit kanë prekur fëmijën tim. Kanë katër muaj që e hedhin në këtë aplikacion. E hedhin kalamonin tim, çunin tim, ish-nusen time, hallën time, motrën time.”

Persona që parazitojnë gjithë ditën para një tastiere, kush e kush të thyejë rekorde ofendimesh, një trend gjithnjë në rritje që ka përfshirë një pjesë të mirë të shoqërisë tone.

“I kërkoj falje publikisht Irisit. Nuk do ta bëj më, premtoj.” – përfundoi Skënderi./ Syri

The post “Do të pë*dhunoj gocën 6-vjeçare”/ Kërcënoi online nënën e fëmijës, ja kush është 30- vjeçari monstër i Bigos appeared first on Albeu.com.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe ditët në vijim! Ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu

By: D Marku
4 October 2024 at 21:36

Shqipëria pritet të jetë në kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe gjatë fundjavës, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

The post Kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe ditët në vijim! Ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Sa e veçantë! Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin

By: D Marku
4 October 2024 at 20:59

Ditën e sotme, Bardhi publikoi projektin e ri, “Çikës tem”, aty ku tregoi vuajtjet që ka hasur gjatë rrugëtimit në karrierë si dhe zbuloi problemet e Sarës gjatë shtatzanisë. Bardhi tregon për pamundësitë financiare, për ikjen e miqve dhe thotë ”Dritë më lanë pa lekë”.

Por, ajo më kryesorja, artisti ka ndarë me të gjithë emrin e bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Nea, ky është emri që dyshja kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre, që do i bëjë prindër për herë të parë.

Ndërsa Sara Gjordeni ka ndarë me publikun kuptimin e emrit Nea.

The post Sa e veçantë! Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin appeared first on Albeu.com.

Ndodh për herë të parë! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen”

By: D Marku
4 October 2024 at 20:54

Emisioni “Përputhen” ka nisur me surpriza dhe njëra prej tyre është ajo që dy konkurrentë janë motër e vëlla.

Rebeka dhe Ardi, të cilët po sjellin një dinamikë të re në program, kanë surprizuar të gjithë pas miratimit të aplikimeve të tyre.

Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.

Konkurentët në studio u habitën pasi zbuluan këtë sekret, e me siguri edhe publiku që i ndoqi. Tashmë pritet të shihet sesi do vijojë rrugëtimi i tyre në “Përputhen”.

The post Ndodh për herë të parë! Motër e vëlla në kërkim të dashurisë në “Përputhen” appeared first on Albeu.com.

Reshjet në Vlorë, OSSH ndërpret energjinë elektrike: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës

By: D Marku
4 October 2024 at 20:21

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton se, për shkak të motit të keq që ka prekur qytetin e Vlorës, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.

OSSH njofton se kjo masë është ndërmarrë për të evituar problematika të shtuara, dhe energjia elektrike do të ri-lidhet menjëherë sapo të largohet uji dhe të kontrollohen kabinat.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është goditur nga kushte atmosferike të këqija, duke u karakterizuar me reshje të dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora është zona më e prekur, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje në shumë zona.

Për të evituar probleme të mëtejshme në rrjetin elektrik për shkak të prezencës së ujit, ekipet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) në Vlorë kanë marrë masa duke stakuar disa fidera si masë sigurie deri në normalizimin e situatës. Kjo do të shkaktojë mungesë energjie deri në momentin e largimit të ujit dhe kontrollit të kabinave”, njofton OSSH.

OSSH thekson po ashtu se, ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të rikthyer energjinë sa më shpejt. OSSH kërkon mirëkuptimin e banorëve për situatën e krijuar dhe ndihmën e tyre gjatë këtij procesi.

The post Reshjet në Vlorë, OSSH ndërpret energjinë elektrike: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës appeared first on Albeu.com.

“7 tetori po afron”/ Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! Të betuar për çdo sakrificë

By: D Marku
4 October 2024 at 20:04

Nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.

Berisha: Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë. Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të ekzistencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.

The post “7 tetori po afron”/ Berisha: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! Të betuar për çdo sakrificë appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përmbytet Vlora, ja çfarë ndodh kur një qytet betonizohet pa kriter!

By: D Marku
4 October 2024 at 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.

Lungomare e Betonit në Vlorë!! Punime pa asnjë studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe më pas është ky rezultati’, shkruan Berisha në Facebook.

The post VIDEO/ Përmbytet Vlora, ja çfarë ndodh kur një qytet betonizohet pa kriter! appeared first on Albeu.com.

Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë

By: D Marku
4 October 2024 at 19:14

Një skenë terrori “pushtoi” Haitin ku persona të armatosur që i përkisnin një bande, siç njoftoi OKB hapën zjarr ndaj qytetarëve. Nga të shtënat u vranë 70 persona dhe 16 u plagosën rëndë.

“Anëtarët e bandës Gran Grif, të armatosur me pushkë automatike, hapën zjarr mbi banorët, duke vrarë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë rreth 10 gra dhe tre foshnja,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Ne jemi të tmerruar nga sulmet e bandave të enjten në qytetin Pont-Sotte në departamentin Artimonit të Haitit”, tha përfaqësuesi i UNHCR-së në vend.

Sipas OKB-së, të paktën 16 vetë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, pasi anëtarët e bandës thuhet se dogjën të paktën 45 shtëpi dhe 34 automjete, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

The post Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë (FOTO)

By: D Marku
4 October 2024 at 18:55

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri- tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit me dëmtime të lehta janë dërguar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.

The post Dy furgona përplasen në aksin Levan- Tepelenë, mbeten të plagosur 6 pasagjerë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Shqipëria zyrtarisht çel ambasadën në Ukrainë, ambasadori Filo dorëzon letrat kredenciale

By: D Marku
4 October 2024 at 18:51

Shqipëria e ka tashmë të hapur ambasadën e saj në Ukrainë.

Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë paraditen e të premtes bëri prezantimin e një kopjeve te kredencialeve Zv/Ministrit te Punëve të Jashtme të Ukrainës, z. Yevhen Perebyinis.

Ceremoninë kredenciale e ambasadori Ernal Filo e komentoi si  nisjen e i një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë.

Vendi ynë në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse.

The post Shqipëria zyrtarisht çel ambasadën në Ukrainë, ambasadori Filo dorëzon letrat kredenciale appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Rrëzohet pema në Tiranë, nuk ka të lënduar

By: D Marku
4 October 2024 at 18:39

Një pemë është rrëzuar në zonën e ish-bllokut në Tiranë pasditen e sotme, si pasojë e lagështirës nga moti i keq me reshje.

Pema ka zënë të gjithë rrugën, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga rrëzimi i pemës është krijuar edhe trafik në rrugë.

The post Moti i keq/ Rrëzohet pema në Tiranë, nuk ka të lënduar appeared first on Albeu.com.

Kunata e saj feston sot ditëlindjen, ja si e uron Dafina Zeqiri

By: D Marku
4 October 2024 at 18:02

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka një arsye për të festuar sot. Kunata e saj, Vetiola feston ditëlindjen dhe sigurisht, nuk kishte si të mungonte një urim nga artistja.

“Urime ditëlindjen zemra ime e mira! Të dua dhe jam shumë me fat çfarë kunate kam”, ka shkruar Dafina.

Kujtojmë se ëngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, pasi u celebruan pak ditë më parë në Prishtinë, kanë nisur përgatitjet për dasmën. Çifti ka nisur nga përgatitjet, duke shpërndarë ftesat për miqtë e të afërmit e tyre. Ceremonia do të mbahet më datë 26 tetor të këtij viti.

Dafina është në lidhje me Kreshnikun prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill të këtij viti.

The post Kunata e saj feston sot ditëlindjen, ja si e uron Dafina Zeqiri appeared first on Albeu.com.

Kryeministri hungarez paralajmëron: BE-ja po shkon drejt “luftës së ftohtë ekonomike” me Kinën

By: D Marku
4 October 2024 at 17:27

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban paralajmëroi të premten se Bashkimi Evropian po shkon drejt një “lufte të ftohtë ekonomike” me Kinën, ndërsa liderët e bllokut përgatiteshin për një votim në vendosjen e tarifave për importet e makinave elektrike të prodhuara nga Kina (EV).

Vendet anëtare të BE-së do të votojnë të premten nëse do të vendosin tarifa për pesë vjetët e ardhshme deri në 45% mbi importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë, raporton Reuters.

Nën udhëheqjen e  Orbanit, Hungaria është bërë një partner i rëndësishëm tregtar dhe investimesh për Kinën, në kontrast me disa vende të tjera të BE-së që po mendojnë të bëhen më pak të varura nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

“Ajo që po na shtyjnë të bëjmë tani, ose ajo që BE-ja dëshiron të bëjë, është një luftë e  ftohtë ekonomike”, ka theksuar Orban për radion shtetërore në një intervistë, duke iu referuar tarifave të propozuara ndaj Kinës.

The post Kryeministri hungarez paralajmëron: BE-ja po shkon drejt “luftës së ftohtë ekonomike” me Kinën appeared first on Albeu.com.

Genta Ismajli pësoi aksident në SHBA, reagon bashkëshorti i saj (FOTO)

By: D Marku
4 October 2024 at 17:08

Këngëtarja Genta Ismajli pësoi aksident pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në Çikago.

Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj Usta ku theksoi edhe pse nuk ishte pranë saj në atë moment, por me zemër është gjithmonë pranë.

“Me mungon shume në çdo moment je në mendjen time. Zemra ime është gjithmonë me ty, pa marrë parasysh distancën, dashuria ime do të jetë gjithmonë pranë teje. ti je thesari më i çmuar i jetës sime. Ju përqafoj te gjithëve me dashuri” ishin fjalët e bashkëshortit të këngëtares.

The post Genta Ismajli pësoi aksident në SHBA, reagon bashkëshorti i saj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌