Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 4 October 2024Main stream

Rrjedha e ujit merr para makinat në hyrje të autostradës Vlorë-Fier

By: redi
4 October 2024 at 22:11

Reshjet e dendura të shiut që nisën nga ora 15:00 e kësaj të premteje kanë zhytur në ujë qytetin e Vlorës. Akset kryesore rrugore si rruga Transballkanike, bulevardi Vlorës, Lungomare, rrugët “Gjergji Araniti”, “Gjergj Kastrioti” dhe “Kosova” janë përmbytur. Pamjet tregojnë qindra automjete të bllokuara në rrugët e qytetit, të fikura në mes të rrugës dhe të dala jashtë funksionit.

Source

Përkeqësimi i motit, Veliaj: Ekipet e emergjencës në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë

By: redi
4 October 2024 at 22:04

Shirat e fortë që kanë mbërthyer Shqipërinë prej orëve të paradites, kanë sjellë disa problematika edhe në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga puna e ekipeve në terren të cilat po punojnë për normalizimin e situatës. Veliaj shprehet se falë punës së emergjencave çdo rrugë po mbahet nën kontroll ndërkohë që po bëhet monotorimi i çdo zone për të qenë…

Source

19 viktima në Bosnje Hercegovinë, presidenti Begaj: Solidarizohem me qytetarët e prekur rëndë

By: redi
4 October 2024 at 21:15

19 viktima janë shënuar në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë të tjerë janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur një mesazh ngushëllimi për viktimat në nga moti i keq në Bosnje Hercegovinë. Në një postim në X, kreu i shtetit solidarizohet me qytetarët e prekur nga katastrofa në Bosnje Hercegovinë.

Source

17 shtete letër KE-së: Përshpejtoni procedurat e dëbimit të emigrantëve të parregullt

By: redi
4 October 2024 at 21:06

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrëngojë rregullat e BE-së për rikthimin e emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës. Kjo mësohet nga një dokument i nënshkruar një javë përpara takimit të nivelit të lartë, ku pritet që emigracioni të jetë ndër çështjet që do të shqyrtohen. Letra drejtuar organit ekzekutiv të bllokut është firmosur…

Source

Biden për Izraelin: Ka të drejtë të reagojë ndaj sulmeve

By: redi
4 October 2024 at 20:50

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden thotë se Izraeli ende nuk ka marrë një vendim për përgjigjen e tij dhe se kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të kujtojë mbështetjen e madhe që administrata e tij ka ofruar për Izraelin. Biden nënvizoi në krye të fjalimit të drejtën e Izraelit për të reaguar ndaj sulmeve, duke përmendur gjithashtu rëndësinë e kujdesit për viktimat civile gjatë këtyre operacioneve.

Source

Berisha për 7 tetorin: Pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston! PD e betuar për çdo sakrificë

By: redi
4 October 2024 at 20:41

Sali Berisha nga dritarja e banesës ku qëndron nël izolim që prej 30 dhjetorit 2023, thotë se 7 tetori po afron dhe se kjo datë është beteja qytetarë më e rëndësishme e 32 viteve. Berisha theksoi se pa votën e lirë, dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Ai tha se PD është betuar për çdo sakrificë. “Zonja dhe zotërinj, 7 tetori po afron. Kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve.

Source

Hapet tenderi 11 milion euro për urën e Bahçallëkut deri tek harku i Berdicës, kryebashkiaku Beci: Zgjidh trafikun gjatë sezonit veror

By: redi
4 October 2024 at 20:25

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka dhënë lajmin për hapjen e tenderit 11 milion euro për Urën e Bahcallëkut deri tek harku i Berdicës. Në një postim në Facebook, Beci shkruan ndër të tjera se ky investim do të japë një kontribut të rëndësishëm për zgjidhjen e trafikut në hyrje e dalje të Shkdorës gjatë sezonit veror, lidhjen me të shpejtë me Tiranën, Velipojën, Shirokën, Muriqanin dhe Ulqinin.

Source

E gjithë Vlora në errësirë, OSSH: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës

By: redi
4 October 2024 at 20:15

E gjithë Vlora është në errësirë, përpos përmbytjes. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton se energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.OSSH njofton se kjo masë është ndërmarrë për të evituar problematika të shtuara, dhe energjia elektrike do të ri-lidhet menjëherë sapo të largohet uji dhe të kontrollohen kabinat. “Sikurse ishte parashikuar, vendi ynë është goditur nga…

Source

Albin Kurti: Një triumf i Rusisë në Ukrainë do të kërcënonte paqen në Ballkan

By: redi
4 October 2024 at 19:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rajoni i Ballkanit gëzon nivelin më të lartë të paqes, lirisë dhe demokracisë në 25 vjetët e fundit, por kjo mund të ndryshojë nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe inkurajon zgjerimin serb. Kurti në një intervistë për Associated Press tha se është e rëndësishme që Perëndimi të qëndrojë i bashkuar në mbështetje të Ukrainës, shtet që po e mbron veten kundër…

Source

Moti i keq në Vlorë, ministri Vengu: Forcat e Armatosura dhe strukturat operacionale në terren

By: redi
4 October 2024 at 19:30

Moti i keq i shoqëruar me intensitet reshjesh të pazakontë në disa zona të vendit ka shkaktuar problematika të ndryshme. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se në Vlorë situata u rëndua si pasojë e prurjeve të mëdha, ndërsa problematika janë regjistruar në stacionet e pompimit. Në këto kushte, Agjencia e Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, pas thirrjes për mbështetje…

Source

Vlora nën pushtetin e ujit, kryetari i Bashkisë kërkon ndihmën e ushtrisë: Është çarë kanali i ujërave të larta të qytetit

By: redi
4 October 2024 at 19:21

Si asnjëherë më parë i gjithë qyteti i Vlorës është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës. Kryebashkiaku Ermal Dredha informon se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar. Është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë pasi është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit. 22 familje janë evakuar pasi banesat e…

Source

U shfaq në publik pas 11 vitesh, zbulohet se si Michael Schumacher komunikon me familjarët

By: redi
4 October 2024 at 17:57

Michael Schumacher u shfaq për herë të parë në “publik” pas 11 vitesh, dhe kjo në dasmën e vajzës së tij Gina Schumacher. Mediat kanë zbuluar mënyrën se si legjenda e Formula 1 komunikon me familjarët e tij pas aksidentit. Mysafirëve thuhet se iu ndalua të merrnin telefonat e tyre në dasmë pasi shtatë herë kampioni i F1 ishte i pranishëm dhe familja u kujdes që asnjë imazh i Schumacher të…

Source

VIDEO/ Vlora në kolaps total, gjithçka nën pushtetin e ujit

By: redi
4 October 2024 at 17:42

Vlora është në kolaps total si pasojë e motit të keq, ku pothuajse i gjithë qyteti ka probleme me përmbytjet. Hidrovori i stakuar, ndërsa një pjesë e qytetit bregdetar është pa drita. Bizneset kanë pësuar dëme, ndërsa edhe në video duket qartë vërshimi i ujit duke dëmtuar karrige dhe tavolina. Lagje të tëra të Vlorës janë nën ujë, niveli i të cilit në disa zona ka shkuar deri në brez të qytetarëve.

Source

FOTO/ Moment i bukur, ”Royal Albert Hall” ngrihet në këmbë nga orkestra shqiptare dhe Konstantinos Argiros

By: redi
4 October 2024 at 17:21

33 instrumentistë shqiptarë, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, kanë shkëlqyer në skenën prestigjioze Royal Albert Hall në Londër, ndërsa shoqëronin performancën e këngëtarit grek Konstantinos Argiros. Shqipëria arriti t’i fliste një audience të gjerë përmes tingujve muzikorë për një vend që, ndonëse i vogël, gëzon talente të mëdha në këtë fushë arti. Orkestra simfonike me 33 instrumentistë…

Source

”Ta gjakos”, Braçe publikon audion për 21 Janarin: Janë të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend

By: redi
4 October 2024 at 17:10

Ish-zv/kryeministri, deputeti i PS-së Erion Braçe ka publikuar një audio nga ngjarja e 21 Janarit ku katër protestues u vranë. Sipas Braçes, janë po të njëjtët që vijnë me benzinë në Kuvend për të vrarë. ”Ky është urdhri dhe ky është momenti kur; qeveria kriminale e Sali Berishës vrau katër shqiptarë të mirë-protestues në 21 Janar. Dëgjojeni! ”Ky është urdhri: hap zjarr luftarak”;“ta ta ta ta…

Source

Nga burgu Salianji i përgjigjet Peleshit: Pse nuk hetohesh që helmove qytetarët me kimikate?

By: redi
4 October 2024 at 16:52

Ervin Salianji nga burgu i Fierit ku po vuan dënimin e marrë, i është përgjigjur qëndrimeve që ka mbajtur Niko Peleshi, kreu i grupit parlamentar i PS-së. Sipas Salianjit, ai është përfitues, personalisht nga dy standartet e drejtësisë. ”Kur Rama e flaku si ministër ju hapën disa hetime. Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë…

Source

Grabitet një taksist, dy persona i vjedhin paratë dhe largohen

By: redi
4 October 2024 at 16:45

Pasditen e sotme një taksist është grabitur pasditen e së premtes nga dy persona të paidentifikuar në zonën e ish-Bllokut. Sipas asaj që raporton policia, dy personat i kanë vjedhur një shumë parash shoferit të taksisë me inicialet N.B dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Source

Shiu përmbyt rrugët kryesore në Vlorë, në një lagje uji merr me vete tavolinat e çadrat e lokalit

By: redi
4 October 2024 at 16:35

Situata më e keqe nga moti i keq është në Vlorë. Ky qark është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të cilat kanë përmbytur të gjithë qytetin. Madje në një lagje uji merr para tavolinat. Raportohet për përmbytje të bizneseve si dhe uji po hyn dhe në disa shtëpi. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës. Rruga “Hasan…

Source

❌
❌