Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

FOTO/ Veliaj tentoi të mbulonte krizën e mbetjeve, plehrat ‘pushtojnë’ Tiranën

By: Ardit
20 September 2024 at 21:45

Bashkia e Tiranës centralizoi shërbimin e pastrimit, tek kompania publike “Eco Tirana” nëpërmjet një procesi të paqartë. Veliaj akuzoi privatët se u tërhoqën nga kontratat dhe sabotuan qëllimisht pastrimin e Tiranës, por vetë kompanitë dhe marrëveshja mes bashkisë Tiranë dhe kompanisë “Eco-Tirana” tregojnë të kundërtën. “Rënia dhe shkëlqimi i Eco-Tiranës” E krijuar në vitin 2016, […]

The post FOTO/ Veliaj tentoi të mbulonte krizën e mbetjeve, plehrat ‘pushtojnë’ Tiranën appeared first on BoldNews.al.

Përurohet kopshti “Ylberi”në Njësinë 1, Veliaj: “Nuk bëjmë vetëm ndërtesa, por krijojmë komunitete; Jemi shtuar pa ceduar te cilësia”

By: E.K
20 September 2024 at 14:03

Me fillimin e vitit të ri shkollor, kopshti “Ylberi” në Njësinë 1 në Tiranë pret çdo ditë në mjediset e reja rreth 180 fëmijë. Në përurimin e ndërtesës së re, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ky kopësht vijon traditën e kësaj administrate, e cila njihet për transformimin e shkollave, kopshteve dhe […]

The post Përurohet kopshti “Ylberi”në Njësinë 1, Veliaj: “Nuk bëjmë vetëm ndërtesa, por krijojmë komunitete; Jemi shtuar pa ceduar te cilësia” appeared first on FaxWeb.

Protesta/ Blushi: SPAK një strukturë e korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie

20 September 2024 at 12:30

Opozita ka mbajtur këtë të premte protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkon largimin dhe marrjen e pandehur të kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e inceneratorit dhe dosjes “5D”. I pranishëm në protestë ka qenë dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili gjatë fjalës së tij e konsideroi […]

The post Protesta/ Blushi: SPAK një strukturë e korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës

By: Ela
20 September 2024 at 12:12

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se sot jemi në një moment jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani. Këlliçi tha se SPAK mbahet peng […]

The post Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës appeared first on BoldNews.al.

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit

By: Ela
20 September 2024 at 11:44

Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”. Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Kjo është protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së korrupsionit ku protestuesit kërkojnë largimin […]

The post Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Revista e njohur Forbes artikull për Tiranën: Kryeqyteti ka përjetuar një transformim të thellë

18 September 2024 at 15:47

Revista e njohur Forbes i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës dhe transformimit të saj në 10 vitet e fundit. Duke nisur që nga zhvillimi urbanistik e deri tek ai kulturor, Forbes shkruan se nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier.

Ndërkohë, në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet Mesdhetare të Kulturës dhe Dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt.

“Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban”, shkruhet në artikullin e Forbes, ku nënvizohet se drejtimi i Veliajt në Tiranë karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, promovimin e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë.

Artikulli i plotë i përkthyer në shqip:

Evolucioni i vazhdueshëm i tabelës gjeopolitike dhe rrjedhimisht ekonomike në Evropë, na tregon se si përtej Adriatikut, interesi për kapitalin e huaj, kryesisht nga Italia fqinje, është baza e një veprimi për t’u hapur ndaj zhvillimit, i cili tashmë ka nisur për disa vite. Mikpritja, luksi, zgjerimi urban dhe vëmendja ndaj kulturës, rezultojnë të jenë katër gurët e themelit të një ndryshimi që synon riformësimin e skenarit të të gjithë hapësirës ballkanike, ku Shqipëria po luan rolin e protagonistes.

Ndër qytetet kryesore është sigurisht kryeqyteti, Tirana, dëshmitar i një hapjeje të shpejtë financiar ndaj kapitalit ndërkombëtar, Italia është objektivi kryesor i saj. Një transformim i shpejtë ‘estetik’, i mbështetur nga një bum i paprecedentë ndërtimi, me ngritjen e ndërtesave dhe zonave financiare që ndryshuan pamjen e horizontit të saj, të vendosur në një përzierje të arkitekturës osmane, austro-hungareze dhe italiane.

Tirana, kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut
Në vitin 2025, Tirana do të jetë një nga dy kryeqytetet mesdhetare të kulturës dhe dialogut, së bashku me Aleksandrinë në Egjipt. Një mirënjohje e rëndësishme e dhënë nga 43 vendet anëtare të Unionit për Mesdheun (UfM), e cila vjen pas një vlerësimi të kujdesshëm në fronte si promovimi i dialogut ndërkulturor dhe vlerat e tolerancës dhe respektit.

“Në një kohë ndarjesh politike dhe konfliktesh serioze, projekti është dëshmi e fuqisë së kulturës në ndërtimin e urave dhe promovimin e dialogut, gjë që është kaq e nevojshme,” komentoi Nasser Kamel, sekretari i përgjithshëm i UfM.

Gjatë gjithë vitit, Tirana dhe Aleksandria do të presin një sërë ngjarjesh kulturore dhe arsimore, duke forcuar bashkëpunimin mes vendeve mesdhetare dhe duke festuar identitetin e tyre të përbashkët. Një qendër e gjallë kulturore, sot Tirana u ofron partnerëve të saj ndërkombëtarë formula të ndryshme investimi dhe luks mikpritjeje që zë vendin e parë në bregdetin ballkanik.

Tirana e kryebashkiakut Erion Veliaj: Qëndrueshmëri, turizëm dhe kulturë
Një udhëkryq jo vetëm i historisë, kulturës dhe modernitetit, por edhe i rinisjes dhe zhvillimit për milionerët e rinj ndërkombëtarë. Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Lidershipi i Veliajt, i cili filloi në vitin 2015, karakterizohet nga një vizion i guximshëm dhe inovativ, që synon përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Tiranës në një qendër kulturore dhe turistike të klasit të parë, falë edhe angazhimit të tij në vijën e parë me disa organizata humanitare në Kosovë, Amerikën Latine dhe Afrikë. Një përvojë që e rriti më tej ndërgjegjësimin e tij për çështjet sociale dhe politike.

Ndër projektet më ambicioze që vlen të përmenden janë padyshim Pylli Orbital dhe Piramida e re me pamje nga kryeqyteti. E para është një nismë që përfshin mbjelljen e dy milionë pemëve rreth qytetit deri në vitin 2030, një brez i gjelbër i krijuar për të përmirësuar cilësinë e ajrit, për të ofruar hapësira të reja rekreative dhe për të kontribuar biodiversitetin urban. Por, edhe rinovimi i sheshit Skënderbej, i shndërruar në një pedonale të rrethuar nga hapësira të harlisura dhe shatërvane, sot një pikë referimi dhe vend tubimi shoqëror për komunitetin, si dhe pikëmbështetje e ngjarjeve kulturore e demonstratave publike.

2025? Një mundësi e madhe për Shqipërinë
Sfida e 2025-ës është një mundësi e shkëlqyer për Tiranën, e bazuar në themele të forta të rilindjes dhe dëshirës për t’u pozicionuar në një udhëkryq jashtëzakonisht strategjik mes Ankarasë dhe kontinentit të vjetër.
Mund të kuptohet më mirë nëse krahasohet me zhvillimin urban të kryeqyteteve të tjera fqinje, të cilat kanë ndërmarrë gjithashtu projekte rizhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës, por gjithmonë duke vënë në vend të parë angazhimin për qëndrueshmërinë mjedisore, promovimin e politikave gjithëpërfshirëse, si dhe qartësisht zhvillimin ekonomik.

Konkursi ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën/ Veliaj: Çdo investim i ri rrit vlerën e pronës dhe prodhon ekonomi

17 September 2024 at 10:26

Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u zhvillua sot në kryeqytet një Konkurs Ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se këto konkurse janë tashmë një traditë që në kohën kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe që e ka kthyer Tiranën në laboratorin më të madh të arkitekturës, të estetikës, të së bukurës dhe shijes që prodhon ekonomi.

“Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë, një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë se çdo investim në Tiranë, tamam si ata rrathët koncentrikë, ka fuqinë që të shumoher në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga projektet që Bashkia e Tiranës ka bërë me urbanistikën dhe që kanë prodhuar ekonomi për vendin.

“Sot kemi stadiumin kombëtar, Pazarin e Ri, territore që kanë qenë territore të shkreta, por që kanë prodhuar ekonomi, përtej vetëm funksionit bazë të atij projekti. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra. Kjo do të thotë se çdo investim tjetër duam ta shohim në këtë prizëm, se si është i gatshëm për të përballuar ndryshimet klimaterike të së ardhmes, se si e ul kontributin jo vetëm në energji, por edhe gjurmën e karbonit në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se çdo projekt i ri i rrit vlerën pronës dhe rrit cilësinë e gjithë zonës ku investohet, duke sjellë një realitet të ri për kryeqytetin.

“Qoftë edhe një shkollë e bërë për së mbari, një ndërtesë që ka firmën e një kompanie prestigjioze, ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe të imobiliareve. Ndaj, duam që të shohim se si në këto 4 vatra investimi do të prodhojë më shumë mirëqenie, edhe një rritje të vlerës imobiliare në të gjithë atë zonë. Jam i sigurt që në finale si çdo debat tjetër, si çdo diskutim që kemi pasur, gjithmonë pyetja është që këto ndërtesa tashmë ekzistojnë, pse po bëjmë disa gjëra të reja? Është një dilemë që ne e kishim në një ndërtesë shumë të bukur në Bilevardin “Zogu i I” nga arkitekti Maks Velo, e cila u dëmtua prej tërmetit. Mund të kemi shumë nostalgji për ndërtesa të vjetra edhe mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish ato histori dhe ato ndërtesa dhe ato hapësira, megjithatë koha, ndonjëherë fatkeqësia si tërmeti, kërkon që të reflektosh mbi to dhe të sjellësh një realitet të ri. Pra këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë ose për të mohuar kontributet, këtu bëhet fjalë për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn!

By: admin
16 September 2024 at 21:36

Gazetari Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Fevziu tha se opozita ka pak shanse t’i fitojë zgjedhjet, për shkak të disa gabimeve thelbësore që ka bërë, siç ishte lënia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vitin 2019.

Fevziu u ndal edhe tek të deleguarit politikë të partive të mëdha, duke deklaruar se Rama shtoi Spiropalin dhe Manastirliun në Tiranë krah Veliajt, për shkak se nuk do që Veliaj të jetë imazhi i fushatës së Tiranës, pasi mund të ketë surpriza nga SPAK!

“Shanset që opozita të vijë në pushtet nuk më duken të mëdha. Nuk duhet ti gjejmë arsyet vetëm në vitin e fundit. Duhet të ndajmë faktin se sa normale bëhen zgjdhjet, përdorimi i parave, bizneseve, fuqia mediatike që ka qeveria. Më parë ka patur një balancë. Mazhoranca ka një peshë dhe fuqi që nuk e ka opozita.

Opozita ka bërë gabime fatale, që do të kenë kosto mbi dhjetë vjeçare, dalja nga parlamenti, lejimi i mazhorancës për të bërë ligjin zgjedhor si do, bojkoti i zgjedhjeve lokale. PD la bastionet dhe më pas i humbi edhe në 2023. E treta, kaosi i krijuar në opozitë pas përjashtimit të Berishës nga Basha, krijoi edhe një problem që nuk rikuperohet brenda ditës. Të jemi koshientë edhe me këtë.

Problemi kryesor, Rama nuk ka përkrahjen e më shumë se gjysmës së shqiptarëve. Numri i të pakënaqurve është më i madh por nuk votojnë për opozitën.

Nuk mendoj se ka supriza te të deleguarit. PS ka përfshirë tre kryetarë bashkie, Becin, Ervin Demon dhe Emirjana Sakon. Te Mazhoranca janë ministrat, njerëzit politikë.

Te PD janë njerëz që kanë qenë edhe më parë.

Ke Ramën dhe Berishën që përballen për herë të tretë me njëri tjetrin, të dy me ekipe të ngjashme. I vetmi ndryshim ishte përforcim i Tiranës, nuk ka dashur të nxjerrë Veliajn tërësisht jashtë dhe e ka markuar me Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliut. Rama nuk ka dashur që Veliaj të jetë imazh i Tiranës, për arsye të zhvillimeve që mund të ketë SPAK”, tha Fevziu.

The post Blendi Fevziu: Opozita, pak shanse të vijë në pushtet. Ja pse Rama gati e “hoqi” fare Veliajn! appeared first on Albeu.com.

“Lali Fiku”, Erion Veliaj poston videon e veçantë nga Peza

By: redi
16 September 2024 at 19:57

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë gjatë paradites në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të…

Source

Veliaj homazhe për 82-vjetorin e Konferencës së Pezës: Le të bashkohemi për Shqipërinë Europiane

16 September 2024 at 14:32

Në 82-vjetorin e Konferencës së Pezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në homazhet në Varrezat e Dëshmorëve, për të kujtuar këtë ngjarje historike për popullin shqiptar dhe risjellë në vëmendje simbolikën e kësaj dite të shënuar. Ai ishte i pranishëm edhe në ceremoninë zyrtare, në të cilën theksoi se kur shqiptarët bëhen bashkë mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.

“Falenderime për të gjithë ata që u mblodhën bashkë para 82 vitesh me vizionin se kur shqiptarët bëhen bashkë, bëjnë gjëra të mrekullueshme. Ashtu siç thoshte Konferenca e Pezës, përtej çdo dallimi, përtej çdo krahine, përtej çdo feje, përtej çdo ideje, jemi shqiptarë, jemi bashkë dhe kur bashkëpunojmë ne bëjmë gjëra të mrekullueshme. Jam shumë krenar që, jemi këtu sot së bashku me qytetarët, familjet e dëshmorëve, familjet e veteranëve dhe të gjitha familjet e të rënëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi se historia na ka mësuar se e rëndësishme është të bëjmë gjërat e duhura, të drejta dhe të nevojshme, ndërsa u ndal edhe në disa nga investimet thelbësore të Bashkisë Tiranë për zhvillimin e kryeqytetit. “Uinston Çërçill thoshte se është shumë e nevojshme që të bëjmë gjënë e drejtë, gjënë e duhur, por ndonjëherë është akoma më e rëndësishme që të bëjmë atë që është absolutisht e nevojshme. Sot, që të respektojmë të moshuarit, është gjëja e duhur, por që qeveria të fillojë këtë reformë të jashtëzakonshme për të rritur pensionet, është gjëja e nevojshme. Sot t’u gëzohemi fëmijëve të vegjël është gjëja e duhur, por që të ndërtojmë 44 shkolla, nga të cilat 4 vetëm këtu në Pezë, është absolutisht gjëja e nevojshme”, deklaroi kryebashkiaku.

Veliaj tha se pas ceremonisë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve, dita në Pezë do të vijojë me aktivitete për fëmijë e të rritur. Në mesazhin e tij, Veliaj bëri një apel për bashkim, duke lënë pas ndasitë politike kur bëhet fjalë për punë që çojnë përpara zhvillimin e vendit. “Teksa ju ftoj të gjithëve në homazhe, fillimisht aty ku prehet Babë Myslymi, pastaj te varrezat e Pezës, dua t’ju njoftoj se do të kemi një ditë plot aktivitete, për t’ua kushtuar këto gëzime dhe këto ditë bashkimi atyre që luftuan, punuan dhe bashkuan shqiptarët për lirinë! Sot, më shumë se kurrë lipset që të bashkohemi prapë, si para 82 vitesh. Jemi të shpërndarë në disa parti, jemi të shpërndarë në disa bindje, në disa fe, por u takon gjithmonë atyre që qeverisin, atyre janë grupi më i madh, që ta hapin tryezën për të gjithë, që t’i shtrijnë dorën të gjithëve, që të përulen me respekt tek të gjithë”, tha Veliaj.

Ai shtoi se amaneti i Babë Myslymit për ta bërë Shqipërinë “nuse të Europës” është shumë pranë realizimit. “Për sa i përket shumicës e mazhorancës sonë, ne i kemi zemrën, mendjen dhe krahët të hapur për këdo që do të punojë për Shqipërinë evropiane, për vizionin 2030, për Tiranën tonë të mrekullueshme, që ishte para dy vitesh Kryeqyteti Evropian i Rinisë, pastaj Kryeqyteti i Sportit dhe vitin tjetër do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj shumë që amanetin e Babë Myslymit, për ta pasur këtë vend një nuse të vërtetë në Evropë, e kem

Përfundon mbledhja, jepen detyrat e 3 drejtuesve të qarkut Tiranë. Veliaj përgjegjësi kryesor

By: redi
14 September 2024 at 21:29

Mbledhja e Asamblesë së Tiranës ka përfunduar, ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit politik të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Elisa Spiropali nuk ka qenë prezente. Në këtë takim me dyer të mbyllura është kërkuar angazhim maksimal nga anëtarët e Asamblesë, kryesisht të fokusuar në përgatitjet për zgjedhjet. Erion Veliaj i cili do të jetë përgjegjësi kryesor përsa i…

Source

Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet

14 September 2024 at 20:33

Socialistët vijojnë me mbledhje për përgatitjet dhe planin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa mbrëmjen e sotme është mbledhur Asambleja e PS-së për Tiranën. Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura ka zgjatur për rreth 1 orë e 40 minuta, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë detyra […]

The post Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet appeared first on BoldNews.al.

PD HAP LETRAT/ Vangjeli: Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit, miliona euro tendera kompanive të të dënuarit me 2 vite burg

By: D Marku
14 September 2024 at 11:11

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit.

Kësaj rradhe denoncojmë 57 kontrata publike tenderash që Veliaj në mënyrë korruptive ka lidhur në shkelje të ligjit me 3 subjekte tregtare.

Subjekti i parë Regli shpk me administrator dhe pronar në shtetas të dënuar nga gjykata me dy vite burg për vjedhjen e 80 milionë lekëve për një tender me objekt:  “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë.

Subjekti i dytë “MC Catering shpk” në pronësi të personit të dënuar përmendur më lart deri 2012 dhe aktualisht në pronësi të djalit të tij.

Subjekti i tretë që ka ndërruar 3 herë emrin aktualisht  “Eagle Cons shpk” ( ish Eglenti shpk , ish 2 Binjaket) në pronësi të vajzës së të dënuarit.

Kompania e kapur në vjedhje me tender në 2018 për të cilën u dënua administratori njëherësh  pronari i saj, nuk e ka penguar Erjon Veliajn të lidhë këto kontrata:

Sipas Open Corporates Albania, Regli shpk në bashkëpunim me “MC catering shpk” përfituan 14 kontrata me vlerë totale 3 milion euro pa tvsh;

“Regli shpk” në bashkëpunim me “MC catering shpk” dhe “Eglenti shpk” përfituan 9 tendera vlera totale 2.3 milion euro pa tvsh;

 

“MC catering shpk” i vetëm 23 procedura total 1.4 milion euro;

“Eglenti shpk” i vetëm 11 procedura vlera total 489 mijë euro.

Kështu pra, Veliaj në vend ta skualifikonte ofertën e paraqitur nga kompania në pronësi të të dënuarit apo ofertën e paraqitur nga bashkimi i operatorëve pjesë e të cilit ishte subjekti me pronar të dënuarin, i  jep në total rreth 7 milion euro tendera atij së bashku me familjarët e tij.

Në shkelje të ligjit për prokurimin publik të kohës neni 45 pika 1/b si dhe vkm për rregullat e prokurimit publik neni 15.

 

The post PD HAP LETRAT/ Vangjeli: Erjon Veliaj nuk ndalet me shkeljen e ligjit, miliona euro tendera kompanive të të dënuarit me 2 vite burg appeared first on Albeu.com.

Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

By: E.K
14 September 2024 at 12:49

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës. Takimi u organizua edhe falë mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare, i cili prej vitesh në Shqipëri mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat […]

The post Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë appeared first on FaxWeb.

Erion Veliaj i dha 6 leje ndërtimi kompanisë së drejtorëve të Bashkisë/ Flet gazetarja: Gjykata kërkoi hetime

By: V K
13 September 2024 at 09:57

Gazetarja e njohur Ola Xama, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka dhënë disa detaje të reja nga afera “5D” e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Xama tha se ka edhe drejtorë të tjerë, me komunikime të vazhdueshme me punonjës të “5D”, mes tyre edhe Elton Kacidhja, drejtor i Ujësjellësit të Tiranës.

“Janë gjetur nga gjykatësi te fashikujt që ka dorëzuar prokurori. Një pasazh lidhet me drejtorin e Ujësjellësit të Tiranës, nga rangu që ka, është aq i rëndësishëm sa një zv.kryetar bashkie.

Zoti Kacidhja është ende në detyrë. Ka komunikime në Whatsapp, ku si titullar i autoritetit kontraktor, ka nënshkruar kontratë për “5D” dhe ka komunikuar me Muhametllarin.

Shihet që zoti Kacidhja, kur ishte marrë vesh afera “5D”, takohej shpesh në takime brenda dhe jashtë institucionit me Nestor Muhametllarin”, tha Xama.

Lidhur me Veliajn, gazetarja shpjegoi se gjykata ka kërkuar verifikimin e të gjithë vendimarrjes së tij, pasi rezulton se Veliaj i ka dhënë gjashtë leje ndërtimi kompanisë së drejtorëve.

“Veliaj ka dhënë gjashtë leje për “5D” Konstruksion. Gjykatësi kërkon ezaurimin e të gjithë veprave dhe vendimarrjes se si janë dhënë këto leje nga Veliaj.

Edhe në një pasazh, rezulton se është një foto ku Veliaj shoqërohet nga Molla dhe Muhametllari në një kqyrje të punimeve.

Ajo që ka vënë në pah gjykatësi, janë shumë emra të tjerë drejtorësh të Bashkisë, dikush që ka qenë te parqet dhe rekreacioni, dikush te “Drejtoria 3” e punëve publike, shumë drejtorë që vijojnë të kenë pozicione në Bashki, kanë rezultuar me komunikime me punonjësit e “5D“, tha Xama.

The post Erion Veliaj i dha 6 leje ndërtimi kompanisë së drejtorëve të Bashkisë/ Flet gazetarja: Gjykata kërkoi hetime appeared first on Albeu.com.

Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei

10 September 2024 at 17:38

Organizata të medias reaguan të alarmuara të hënën dhe të martën, pas publikimit të një serie mesazhesh kërcënuese që Driant Zeneli, i cili sëbashku me bashkëshorten e kryebashkiakut Erjon Veliaj, Ajola Xoxe, është bashkëthemelues i fondacionit “Harabel” bëri ndaj gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei. Mesazhet kërcënuese nisën pas publikimit të një shkrimi nga van […]

The post Organizatat e medias dënojnë kërcënimet ndaj gazetarit Vincent van Gerven Oei appeared first on Reporter.al.

Armand Shkullaku: Rama nuk e dorëzon Veliajn, po ra njëri bie edhe tjetri

By: V K
9 September 2024 at 23:23

Gazetari i njohur Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shprehet i bindur se Edi Rama, nuk do ta “dorëzojë” në asnjë mënyrë Erion Veliajn edhe pse bën sikur jep sinjale për të kundërtën.

Shkullaku tha se rënia e Veliajt, do të nënkuptonte edhe rënien e vetë Ramës dhe se ata “janë një”.

“Tani, që këta kanë vjedhur, kanë vjedhur, është bërë nami. Ky tipi i bashkisë, ka arritur kulmin. Kanë ikur qindra miliona dhe nuk ka incenerator. Dikur, punohej dhe kishte 12-20% qe merrje, tani është 100%. Këto të dy element ishin aq të fortë që e detyruan SPAK të hapte hetime për “5D”.

Çështja është, SPAK dy gjëra nuk guxon të prekë, dy kolonat e regjimit, korrupsionin zgjedhor dhe korrupsionin e qeverisë dhe Bashkisë që vjedhin vota për të vjedhur Shqipërinë dhe Shqipërinë për të vjedhur vota. Në këtë situatë, Edi Rama krijon atë idenë, që këtë rradhë edhe mund ta lëshojë, ka forcuar Belën, emërimet i bën Bela, etj. Pra këto nuk janë real politik.

Kush është modeli i Velaijt? Unë qeveris dhe kush ha kumblla dhe dardha ku di gjë unë. Po kështu dhe Rama. Pra Veliaj zbaton modelin e përcaktuar nga Rama.

Rama është pragmatik, nuk i hap avaze vetes në Tiranë, duke ditur që milionë euro që rrjedhin nga korrupsiuoni, shkojnë te media të cakturaa, propaganda e caktuar, blerja e kundërshtarëve politikë. Me Ogertën dhe Elisën, krijon ide, ta lexojë kush të dojë si mesazh që po e tkurr. Rama dhe Veliaj janë një. Rënia e njërit, çon te rënia e tjetrit”, tha Shkullaku.

The post Armand Shkullaku: Rama nuk e dorëzon Veliajn, po ra njëri bie edhe tjetri appeared first on Albeu.com.

Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te “5D”, Veliaj nën hetim familjarisht

By: V K
9 September 2024 at 22:16

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Lala tha se hetimet për inceneratorin e Tiranës nuk kanë përfunduar ende, megjithatë e konsideori mjaft të avashtë punën e SPAK.

Gjithashtu, gazetarja shpjegoi udhëzimet e gjykatës që SPAK të hetojë edhe drejtorë të tjerë të Bashkisë, ndërkohë që sqaroi se vijojnë hetimet për pasurinë e Veliajt, vëllait të tij, Arbër Veliaj dhe familjarëve të tjerë.

“Hetimi për inceneratorin e Tiranës po vijon dhe nuk ka përfunduar. Por mendoj se prokuroria e posaçme është shumë e vonuar. Hetimi për Veliajn është gur prove për SPAK. Korrupsioni për inceneratorin bërtet. Nuk ka incenerator, Tirana është mbushur me plehra. Kemi një zv.kryeministër në arrati, një ish-ministër dhe ish-deputet në qeli, disa të dënuar dhe disa nën hetim. Kemi Taulant Tushen, një nga më të besuarit e Veliajt në qeli. A është Veliaj i pa implikuar, për sa kohë ka shkresa nga ana e tij? Dyshoj që Veliaj duhet të hetohet dhe të shihet përgjegjësia e tij. Pse e ka vonuar prokuroria? Nuk e di, duhet ta shpjegojnë prokurorët.

Nëse marrim Rexhë Byberin, që është në arrest shtëpie për disa kilometra rrugë, ndërkohë nga ana tjetër, kemi miliona euro të hedhura në incenerator që nuk ekziston dhe Veliaj pa masë sigurie, kjo kërcet dhe bërtet, njerëzit e kuptojnë shumë qartë.

Kryeministri mund të jetë duke ushtruar ndikim nga prokurorisë, për ta mbyllur këtë çështje.
Pavarësisht se SPAK ecën me hapa të avashtë. Kemi edhe çështjen “5D”. Kam lexuar një vendim të fundit. Gjykata e Apelit të Posaçëm, ka analizuar cështjen dhe ka kuptuar që jo vetëm zyrtarët e arrestuar, Redi Molla dhe Qato, pronarët de facto të 5D, por rezulton se edhe të tjerë, si Elton Kacidhja, ka po ashtu dhjetëra komunikime për dy vite e gjysmë me pronarin de jure të “5D”, Nestor Muhametllari. Gjyakta i lë detyrë prokurorirsë dhe i thotë, në disa raste Kacidhja ka qenë Autoritet Kontraktor, ka patur kontakte me administratorin, ose pronarin në letra të kompanisë. Atëherë gjyakta thotë hetoni!

Po ashtu, vëllai i Taulant Tushës, rezulton të ketë patur komunikime me pronarin në letra të “5D”, madje ka momente interesante dhe media hesht, sa Nestor Muhametllari thotë, “ata të bashkisë do të na hedhi paratë dhe do të jap dy një dhjetëshe”. Pra duke vijuar hetimi dhe duke lënë detyra, duket se prokurorët po shkojnë në drejtim të zotit Veliaj. I vetmi njeri që nuk del në komunikim me Muhametllarin është Veliaj, por të gjithë vartësit e tij janë në komunikime direkte me Muhametllarin.

Aty del, Tivari, drejtor tjetër, që rezulton me problematika për një sipqërfaqë toke me origjinë të paqartë. Ajo që nuk dimë të qartë, është hetimi pasuror ndaj Veliajt, vëllait të tij dhe familjarëve. Sa i përket kompanive të Arbër Veliajt, prokuroria ka marrë të gjithë dokumentat, jo vetëm për atë por edhe aktivitetin e zonjës Xoxa. Pra mbetet e paqartë aty sepse po priten të dhëna nga jashtë vendit.

Janë të gjithë duke pritur ecurinë e hetimeve, por SPAK duhet të veprojë me shpejtësi pasi nuk është çështje dosido. Është nga çështjet më të rëndësishme. Veliaj është kandidati potencial për të pasuar zotin Rama, në këtë kuptim nëse amnistohet, nëse prokuroria e amniston, mund të jetë rrezik më i shtuar”, u shpreh Lala.

The post Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje: Ka drejtorë të tjerë të implikuar te “5D”, Veliaj nën hetim familjarisht appeared first on Albeu.com.

“Veliaj me shokë kolegë të SPAK-ut”, Berisha merr emër për emër figurat e PS-së në zgjedhje: Qytetarët të përdorin lupën!

By: D Marku
8 September 2024 at 18:57

Personalisht, kam besim të plotë tek secili prej jush, dhe unë ju them mbarë demokratëve dhe demokrateve, iu them qytetarëve, që këta drejtues lokalë të caktuar për të udhëhequr qarqet nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK të Edi Ramës

Unë ju them të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë, se këta janë tokësorë me të meta, me dobësira, me mëkate të pamohueshme, por të krahasuar një për një, ju garantoj se ndryshimi midis këtij ansambli, avoketër të interesit publik, dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita me natën është jashtë çdolloj krahasimi.

Më thoni ju mua, me çfarë mund të krahasohet Belind Këlliçi. Një njeri i diplomuar në shkllat më të mira, pasardhësi i një familje të shkëlqyer që me guximin e tij, me karakterin e tij, u ka dëshmuar qytetarëve të Tiranës në mënyrën më të fuqishme afera korruptive të qeveritarëve më të mëdha se të gjitha kohërave. Erion Veliajt, stafit të tij famoz të 5 hajdutëve, etj me radhë.

Krahasoni pra, të dashur qytetarë edhe qytetare, të dashur demokratë dhe demokrate, një njeri që pa marrë parasysh çdo gjë del para jush çdo ditë, dhe u çjerr maskën këtyre hajdutëve me këtë bandë që ju vjedh ngamëngjesi gjer në darkë, që ju mashtron nga mëngjesi gjer në darkë, që deklaron se ka mbjellë 1 mln pemë, që ka vendosur modelin 100% të vjedhjes së taksave.

A mund të krahasohet ky përfaqësues i qytetarisë së Tiranës me Spiropalin 5 milionëshe, banore të SPAK-ut, me afera të 5 mln, për vete dhe të shoqin. Të dashur qytetarë dhe qytetare, Lupën, ju bëj thirrje të përdorni lupën dhe të mos mashtroheni nga propaganda e shpifur e Edi Ramës, i cili i mlodhi të gjithë kolegët e Skapit, vetëm për t;ju dhënë imunitet, për t’i thënë mercenar Dumanit nuk mund t’i prekësh, se i kam kalorësit e fushatës.

Imagjinoni qytetarë se si kërkon të përdorë mburojën e Skapit, për t;ju mashtruar përsri ju, për të grabitur votat. Më thoni pak, a mund të krahasohet Belind Këlliçi me korbën e kovidit që në të gjithë Eurpën nuk ka një të dytë i ajo, që solli shëndetësinë në Shqipëri në ditën më të zezë, e shndërroi ministrinë në bursë vdekjeje për qytetarët.

Edi Rama me këtë ansambël ka fyer dhe psohtëruar çdo qytetar. Po mund të krahasohet Oerd Bylykbashi me Emirjana Sakon, me mis hajninë, mis papërgjegjësinë, banore e Skapit, me duar të zeza të zhytura në aferën e inceneratorëve, në afera të tjera të Porto Romanos, etj. Oerd Bylykbashi ka luftuar me vendosmërinë më të madhe korrupsionin, ka kontribuar me kushtrim të madh në ligjet dhe rithemelimin e PD.

Atëherë, kush përfaqëson Durrësin? Gjushi me fustan që është vetë banore Spakut, apo njeriu qytetar, i cili bën nder Durrësit dhe vendit. Po të ndalemi tek Shkodra, amund të krahasojë njeri në botë Luçiano Boçin me Safet Bajrin? Do thoni ju nuk është Safeti. Po Safeti është paradhomë e Benetit mor. E di gjithëë Shkodra që Safet Bajri është paradhomë e Benetit, dhe Beneti është banor i Skapit. Si mund të krahasohet një intelektual i shquar, një pedagog universiteti, një drejtues i talentuar me Safet Bajrin dhe Benet Becin, badigard të Safetit.”

The post “Veliaj me shokë kolegë të SPAK-ut”, Berisha merr emër për emër figurat e PS-së në zgjedhje: Qytetarët të përdorin lupën! appeared first on Albeu.com.

Rama i hoqi kontrollin e Tiranës, Erion Veliaj nuk e fsheh mërzinë (VIDEO)

By: V K
8 September 2024 at 13:39

Kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste po ndante krerët e qarqeve që do të drejtojnë fushatën elektorale në qarqe, duket se Erion Veliaj nuk e ka pritur mirë vendimin e kryeministrin, për heqjen e kontrollit të plotë për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, teksa vendimi i Ramës që këtë funksion ta ndajë me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu, duket se nuk e ka pritur mirë.

Teksa Rama ia komunikoi publikisht, kamerat u fokusuan tek Veliaj, i cili u shfaq i mërzitur.

“Qarku i Tiranës është jo vetëm qarku me listën më të gjatë të kandidatëve, i cili do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve më shumë se sa në zgjedhjet e shkuara, po edhe një qark ku mozaiku i Bashkive që e përbëjnë, ka nevojë për një vëmendje e organizim të veçantë.

Prandaj barrën e drejtimit politik të qarkut Tiranë do ta ndajnë, Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu”, tha Rama.

 

The post Rama i hoqi kontrollin e Tiranës, Erion Veliaj nuk e fsheh mërzinë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌