❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

“E gjeta gruan nĂ« krevat me njĂ« mashkull tjetĂ«r, u mbuluan tĂ« dy dhe 
” Aktori i famshĂ«m zbulon skenĂ«n e tmerrshme tĂ« xhelozisĂ«, reagon gruaja

By: D Marku
5 October 2024 at 09:46

Aktorja Raimonda Shundi dhe bashkĂ«shorti i saj, Naun Shundi ishin tĂ« ftuarit e kĂ«saj puntate tĂ« emisionit ‘’Glamour’’ nĂ« Ora News.

Aktori Naun Shundi rrëfeu në intervistë se si e gjeti gruan në krevat me një mashkull tjetër, për të zbuluar më tej që ishte vetëm një ëndërr.

Naun Shundi: Një rast kur Mondën e kam parë të ulur në një krevat me një mashkull tjetër që nuk e njihja.

U shtrinë të dy dhe u mbuluan.

Ndërkohë që unë vajta të heq mbulesën me doli gjumi.

The post “E gjeta gruan nĂ« krevat me njĂ« mashkull tjetĂ«r, u mbuluan tĂ« dy dhe 
” Aktori i famshĂ«m zbulon skenĂ«n e tmerrshme tĂ« xhelozisĂ«, reagon gruaja appeared first on Albeu.com.

FUNDI PA LAVDI/ Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë EURO

By: D Marku
5 October 2024 at 09:35

Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, ishin një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, për shkak të biznesit të sigurt dhe normës së lartë të fitimit.

Sa më shumë kalon koha, aq më shumë po vërtetohet se në pjesën më të madhe, ato janë skema abuzuese, ndërsa buxheti i shtetit thjesht ka humbur paratë që mbledh nga taksapaguesit. Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tyre po shkojnë drejt fundit.

Dy koncesione, për të cilat taksapaguesit deri në fund të vitit 2023 kanë paguar 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit, pasi u shtynë me të paktën edhe një vit, tashmë janë drejt mbylljes përfundimtare.

Kontrata e koncesionit ndĂ«rmjet MinistrisĂ« sĂ« Financave si autoritet kontraktues dhe shoqĂ«rive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, pĂ«r projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e njĂ« sistemi pĂ«r emetimin, shpĂ«rndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e tĂ« pullave tĂ« kontrollit tĂ« barnave pĂ«rfundon nĂ« datĂ«n 31 dhjetor 2024, pasi ishte zgjatur edhe me dy vjet nĂ« janar 2023.

Në total, për 11 vjet që ky koncesion ka funksionuar (2012-2023), kompania ka pasur rreth 90 milionë euro të ardhura. Në vitin 2023, operatori raportoi të ardhura prej 809 milionë lekësh, me rënie prej 25%. Edhe fitimet ranë ndjeshëm, nga 202 milionë lekë, në 35 milionë lekë.

Nga autoritetet përkatëse nuk ka një raport kosto-përfitime se sa ka ndikuar në luftimin e evazionit ky koncesion. Nga janari 2025, ky shërbim do të ofrohet nga shteti me tarifa më të ulëta, sipas deklarimeve nga Financat. Prodhimi dhe shpërndarja e pullave do të kryhet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.

NjĂ« tjetĂ«r koncesion qĂ« ka pĂ«rfunduar Ă«shtĂ« ai i markimit tĂ« karburanteve qĂ« po zbatohej nga “GFI Albania”. Kontrata 10-vjeçare pĂ«rfundonte mĂ« 1 gusht 2023, ndĂ«rsa qeveria vendosi ta shtyjĂ« edhe me njĂ« vit.

Vendimi nuk i dha arsyet e shtyrjes, por thotë vetëm që kjo erdhi si rezultat i kërkesës së Autoritetit Kontraktues, pa pasur asnjë paragjykim mbi pretendimet e koncesionarit të rrjedhura nga zbatimi i Kontratës së Koncesionit. Argumenti që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila praktikisht është e pamundur që të kryhet sipas operatorëve të tregut.

Edhe për këtë koncesion, ka munguar një analizë kosto-përfitime se çfarë i solli tregut të hidrokarbureve ky koncesion në 11 vite dhe sa e luftoi ai kontrabandën.

Shoqata e ShoqĂ«rive tĂ« Hidrokarbureve, e cila ishte kundĂ«r shtyrjes, tha se ky koncesion nuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ« luftuar kontrabandĂ«n, pasi shĂ«njohet nafta qĂ« del nĂ« treg dhe ajo qĂ« nuk paguan akcizĂ«. NĂ« 11 vjet, kompania ka arkĂ«tuar rreth 37 milionĂ« euro nga ky koncesion. NĂ« vitin 2023 “GFI Albania” deklaroi tĂ« ardhura prej 472 milionĂ« lekĂ«sh, me rritje prej gati 10%.

MĂ« 31 korrik 2023 pĂ«rfundoi dhe kontrata me “Aleat”, qĂ« kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve tĂ« qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. Pas pĂ«rfundimit tĂ« periudhĂ«s sĂ« koncesionit, ShoqĂ«ria i ka kaluar Autoritetit zotĂ«rimin e vendndodhjeve tĂ« koncesionit dhe mjediset e koncesionit dhe tĂ« gjitha asetet e projektuara dhe tĂ« pĂ«rdorura gjatĂ« periudhĂ«s sĂ« koncesionit.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrĂ«veshjen e koncesionit tĂ« skanimit, ka raportuar tĂ« ardhura prej 1.5 miliardĂ« lekĂ«sh, me rĂ«nie prej 6.3% me bazĂ« vjetore. Koncesioni Ă«shtĂ« miratuar nĂ« vitin 2011.

Koncesionet e formës PPP u rritën me 12.5% në vitin 2022

Shoqëri të reja koncesionare kanë hyrë në listën e më të mëdhave që nga viti 2018, duke reflektuar valën e re të projekteve të Partneritetit Publik-Privat, ku po angazhohet qeveria shqiptare, ndërsa të tjera vijojnë të ngjiten te më të mëdhatë.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2023 rezultojnë 10 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.6 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë.

“GJOKA 87”, e krijuar nĂ« prill 2018, nĂ« pronĂ«si tĂ« “Gjoka Konstruksion”, po ndĂ«rton me koncesion RrugĂ«n e Arbrit. Kompania raportoi 2.9 miliardĂ« lekĂ« tĂ« ardhura (+7.6%), ndonĂ«se punimet kryhen nga shoqĂ«ria mĂ«mĂ« “Gjoka Konstruksion”.

NĂ« funksion tĂ« pĂ«rmbushjes sĂ« veprimtarisĂ« sĂ« saj sipas statutit dhe objektit tĂ« aktivitetit pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« krijuar, shoqĂ«ria “Gjoka 87” sh.p.k. ka nĂ«nkontraktuar pĂ«r realizimin e punimeve shoqĂ«rinĂ« “Gjoka Konstruksion” sh.a., i miratuar nga Autoriteti Kontraktor. Sipas raportit tĂ« aktivitetit, “pĂ«r vitin 2023, tĂ« ardhurat e realizuara pĂ«r punimet e kryera nĂ« RrugĂ«n e Arbrit janĂ« 2,862,609,676 lekĂ«.

Në total janë realizuar 87% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge. Për vitin 2023 kemi një shtim të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2022, si rezultat i rritjes së normës së interesit të huasë bankare.

Burimet e financimit pĂ«r kĂ«tĂ« projekt bazohen nĂ« gjendjen financiare tĂ« shoqĂ«risĂ« ‘Gjoka Konstruksion’, si dhe nĂ« financimet nga bankat e nivelit tĂ« dytĂ«â€. Kompania merr mĂ« pas pagesa vjetore nga buxheti, bazuar nĂ« kontratĂ«n koncesionare dhe parashikimet buxhetore pĂ«r pagesat e koncesioneve.

“Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin pĂ«r ndĂ«rtimin, operimin dhe mirĂ«mbajtjen e RrugĂ«s Milot–MorinĂ«, me afat 30 vjet, e miratuar nĂ« vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetĂ«m nĂ« shtator tĂ« vitit 2018. Ajo Ă«shtĂ« njĂ« konsorcium mes dy sipĂ«rmarrjeve tĂ« mĂ«dha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila). Kompania raportoi tĂ« ardhura 2.1 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2023, me rĂ«nie prej 2.2% me bazĂ« vjetore.

“SaniService” fitoi nĂ« vitin 2015 koncesionin pĂ«r “ofrimin e shĂ«rbimeve tĂ« integruara pĂ«r setin e personalizuar tĂ« instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekĂ«sor steril njĂ«pĂ«rdorimĂ«sh nĂ« sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Kompania deklaroi nĂ« bilanc rritje me 4%, nĂ« 1.48 miliardĂ« lekĂ«, duke mos hyrĂ« nĂ« renditjen e “Monitor 200”.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare. Në gusht 2023, SPAK lëshoi 8 fletë arresti për persona të lidhur me këtë koncesion.

Koncesionari tjetĂ«r nĂ« shĂ«ndetĂ«si, “3P Life Logistic”, raportoi tĂ« ardhura prej 731 milionĂ« lekĂ«sh, pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel me njĂ« vit mĂ« parĂ«.

Kompania tjetĂ«r “DiaVita”, e cila ofron shĂ«rbimin e dializĂ«s nĂ«pĂ«rmjet njĂ« koncesioni, raportoi nĂ« vitin 2023 rreth 852 milionĂ« lekĂ« tĂ« ardhura, me rritje 5.5% me bazĂ« vjetore. Kompania merr financime nga buxheti i shtetit pĂ«r shĂ«rbimin e dializĂ«s qĂ« ajo ofron prej disa vitesh nĂ« disa qytete tĂ« vendit.

Sipas kontratĂ«s me qeverinĂ«, “DiaVita” do tĂ« ofrojĂ« shĂ«rbimin e dializĂ«s nĂ« 5 qendra pranĂ« spitaleve, pĂ«rkatĂ«sisht nĂ« LezhĂ«, ShkodĂ«r, Korçë, VlorĂ« dhe nĂ« Elbasan.

“Laboratory Network” ofron me koncesion shĂ«rbimin laboratorik. TĂ« ardhurat e kompanisĂ«, sipas bilancit zyrtar tĂ« dorĂ«zuar nĂ« QendrĂ«n KombĂ«tare tĂ« Biznesit, ishin 1.72 miliardĂ« lekĂ« nĂ« vitin 2023, me zgjerim vjetor 11.6%.

Ky është dhe koncesioni që po merr pagesat më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Inceneratorët

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat.

Koncesioni i trajtimit tĂ« mbetjeve nĂ« Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardĂ« lekĂ«sh, me kapacitet pĂ«rpunues rreth 120-140 tonĂ«/ditĂ«, sipas deklarimeve zyrtare nĂ« kontratĂ«, u pezullua nĂ« mars 2022 nga SPAK.

Kompania i kishte marrë të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Në vitin 2022 dhe 2023, financimi ishte zero. Në total, gjatë periudhës 2017-2021, kompania ka marrë 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Inceneratori i trajtimit tĂ« mbetjeve nĂ« Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardĂ« lekĂ«sh dhe kapacitet pĂ«rpunues rreth 180-200 tonĂ«/ditĂ«, u pezullua nga SPAK po nĂ« mars 2022.

Për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Në 2023 nuk kishte pagesa për këtë koncesion. Në total, për periudhën 2017-2022 janë paguar gjithsej nga buxheti 4 miliardë lekë.

Projekti i tretĂ« Ă«shtĂ« Trajtimi i mbetjeve nĂ« Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardĂ« lekĂ« dhe kapacitet pĂ«rpunues rreth 550-800 tonĂ«/ditĂ«.

Edhe pĂ«r kĂ«tĂ« projekt, pas njĂ« procesi tĂ« gjatĂ« hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar nĂ« TiranĂ« vendosi nĂ« gusht 2023 masĂ«n e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninĂ« “Integrated Energy B.V. S.P.V.” qĂ« zotĂ«ron koncesionin e TiranĂ«s, dhe tĂ« gjitha pasuritĂ« e tjera nĂ« emĂ«r tĂ« kompanisĂ«.

Akuzat janĂ« pĂ«r veprat penale tĂ« “Mashtrimit me pasoja tĂ« rĂ«nda”, nĂ« bashkĂ«punim, “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, “Korrupsioni pasiv i funksionarĂ«ve tĂ« lartĂ« shtetĂ«rorĂ« ose i tĂ« zgjedhurve vendorĂ«â€, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale apo i veprimtarisĂ« kriminale”, e kryer nĂ« bashkĂ«punim.

“Integrated Technology Services”, qĂ« po zbaton projektet e inceneratorĂ«ve tĂ« TiranĂ«s, ishte edhe nĂ« vitin 2023 nĂ« listĂ«n e 200 mĂ« tĂ« mĂ«dhave. Kompania nuk ka dorĂ«zuar bilanc, por sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Tatimeve, ka deklaruar tĂ« ardhura prej 1.8 miliardĂ« lekĂ«sh, me rĂ«nie rreth 30% me bazĂ« vjetore. NĂ« total, vetĂ«m nga buxheti i shtetit, nĂ« periudhĂ«n 2018-2023, koncesionari ka marrĂ« 6.5 miliardĂ« lekĂ«.

Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, (por nuk është vënë asnjëherë në punë), dhe të Tiranës (ndërtimi i të cilit nuk ka filluar), vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta.

Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre e deri te faturimet fiktive për të rritur shpenzimet e për të ulur barrën tatimore.

Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë euro

Pas vitit 2015, qeveria nisi me vrull praktikën e dhënies së koncesioneve për shumë shërbime e projekte, që ajo synonte të realizonte.

Pavarësisht kundërshtimeve, që në fillim, nga institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që të bëhej një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve, institucionet shtetërore nuk ndalën.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe i check-up. Në vitin 2016 u dha me koncesion dhe dializa, ndërsa në 2019-n, ai i laboratorëve, të gjitha në fushën e shëndetësisë.

Në vitin 2015 nisi dhe praktika e dhënies së koncesioneve të inceneratorëve, me Elbasanin, që në vitin 2017 u zgjerua me Fierin dhe në vitin 2019, me Tiranën.

NĂ« vitin 2017 u dha me koncesion mirĂ«mbajtja e rrugĂ«s Milot – MorinĂ« dhe nĂ« vitin 2018 u dha me koncesion Rruga e Arbrit.

U rishikua dhe koncesioni i skanimit, i cili ishte miratuar në vitin 2013 nga qeveria në ikje e atëhershme dhe për të hequr barrën nga bizneset, qeveria mori përsipër të paguajë një pjesë të kostos nëpërmjet buxhetit.

Të gjitha koncesionet e sipërpërmendura përfitonin pagesa direkte nga buxheti i shtetit. Shtimi i këtyre pagesave detyroi qeverinë, pas presionit të FMN-së që të vendoste një rregull fiskal, sipas të cilit shuma totale e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

NĂ« rast tejkalimi tĂ« kĂ«tij kufiri, KĂ«shilli i Ministrave merr masa korrektuese nĂ« krahun e tĂ« ardhurave buxhetore, tĂ« nevojshme dhe tĂ« mjaftueshme, pĂ«r t’u rikthyer brenda kufirit tĂ« lejuar, gjatĂ« dy viteve tĂ« ardhshme buxhetore.

Kufiri deri tani nuk është tejkaluar asnjëherë, por realiteti po tregon se në pjesën më të madhe, këto pagesa kanë qenë joeficiente në kosto, përderisa një pjesë e madhe e koncesioneve është tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK, struktura e posaçme antikorrupsion.

TĂ« dhĂ«nat e MinistrisĂ« sĂ« Financave, nĂ« buxhetet faktike 2017-2023, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, tregojnĂ« se nĂ« shtatĂ« vjet, buxheti i shtetit ka paguar nĂ« total 71 miliardĂ« lekĂ« (rreth 700 milionĂ« euro) pĂ«r 12 koncesione:

Rruga e Arbrit; skanimi; sterilizimi; laboratorë; Inceneratori i Tiranës; check-up; dializa; mirëmbajtja Milot-Morinë; infrastruktura arsimore; Inceneratori i Fierit; Orikum-Dukat; Inceneratori i Elbasanit.

Shuma mĂ« e lartĂ« Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« pĂ«r RrugĂ«n e Arbrit (15.7 miliardĂ« lekĂ«), sterilizimin (11.1 miliardĂ« lekĂ«), skanimin (10.8 miliardĂ« lekĂ«), Inceneratorin e TiranĂ«s (6.5 miliardĂ« lekĂ«) – shiko tabelĂ«n e plotĂ«: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit pĂ«r koncesionet 2017-2023.

Nga kĂ«to 12 koncesione, pĂ«r gjashtĂ« prej tyre – tre inceneratorĂ«t, check-up dhe sterilizimi e laboratorĂ«t – Ă«shtĂ« hapur hetim zyrtar ose kanĂ« filluar procedurat nga SPAK me akuza pĂ«r korrupsion, shpĂ«rdorim detyre e deri te pastrim parash.

Shuma totale e dhënë nga buxheti për këto pesë koncesione për periudhën 2017-2023 është 33.5 miliardë lekë (rreth 335 milionë euro), që përbën 47% të pagesave totale që janë bërë nga buxheti për të gjitha koncesionet!!

Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme./Monitor

The post FUNDI PA LAVDI/ Për koncesionet në hetim, buxheti ka dhënë deri tani 335 milionë EURO appeared first on Albeu.com.

VIDEO /Shantazhonte 22-vjeçaren e martuar me foto intime, demaskohet i riu

By: D Marku
5 October 2024 at 09:01

Piranjat kanë trajtuar këtë rradhë historinë e një vajze 22-vjeçare nënë e një djali 3 vjeç e cila prej disa javësh shantazhohej nga një 28 vjeçar i quajtur Soni.

Njohja e tyre ka qënë krejt rastësisht, në ambientet e punës ku Soni punonte. Pas disa shikimeve, vajza vendos kontakt me 28 vjeçarin në rrjetet sociale, duke bërë që lidhja të avancojë. Biseda, mesazhe, foto e video të shkëmbyera midis tyre. Por pas disa ditësh vajza vendos të ndërpresë raportin e tyre. Një foto selfie dhe një foto e kapur në dush do të ishte kurthi i Sonit për të shantazhuar të renë. Kërcënimet për vajzën shtoheshin dita ditës, ku 28 vjeçari kërkonte raport intim ose fotot e videot e vajzës do të shkonin tek bashkëshorti dhe vjehrri i saj.

Teksa presioni pĂ«r tĂ« takuar vajzĂ«n bĂ«het i madh, Piranjat vendosin t’i realizojnĂ« kĂ«rkesĂ«n Sonit, duke e dĂ«rguar 22 vjeçaren nĂ« takim nĂ« shtĂ«pinĂ« e tij. Me frikĂ«n se e reja do binte nĂ« grackĂ«n e kĂ«tij tĂ« fundit, Piranja Luela Gaxhja vendos tĂ« ndĂ«rhyjĂ« duke zĂ«nĂ« nĂ« befasi tĂ« riun i cili vendos tĂ« mbrohet duke ikur me vrap.

Por si do t’i shpĂ«tonte Piranjave, kur ato vrapin e kanĂ« armĂ«n e tyre mĂ« tĂ« fortĂ«?

E ndërsa jemi duke vrapuar pas tij, i riu duket se reflekton dhe më në fund vendos të flasë me ne duke na shpjeguar historinë e tyre.

Pas vetëm 10 ditësh komunikimi, 28 vjeçari është i bindur se ka të drejta të plota mbi gruan e re.

I zënë në besë nga ish-mikja e tij, ai nis të tregojë historinë e tyre duke shtuar dozën e agresivitetit për  njeriun më të urryer.

Përtej diskutimit se kush është fajtori në këtë trekëndesh dashurie, ajo që kërkojmë nga Soni është fshirja e fotove nudo me të cilat ka shantazhuar vajzën, por këtu hasim në një pengesë të papritur, pasi telefoni i tij ndodhej në shtëpi, në pamundësi për të hapur derën.

Pas rreth një ore mes kërkesës për të fshirë fotot dhe refuzimeve të 28 vjeçarit, i cili përpiqej të na sillte rrotull, u desh të kërkonim ndihmën e policisë, e cila nisi menjëherë procedurat ndaj tij. /SYRI.net

 

The post VIDEO /Shantazhonte 22-vjeçaren e martuar me foto intime, demaskohet i riu appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: D Marku
5 October 2024 at 08:35

Sot, më 05 tetor 2024, dollari amerikan blihet me 89.2 lekë dhe shitet me 90.5 lekë.
Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.1 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 104 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik blihet me 117 lekë dhe shitet me 118.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 65.8 lekë, ndërsa në shitje me 67 lekë.
Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

The post ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë, lëndohen disa të moshuar transportohen për në spital

By: D Marku
5 October 2024 at 08:20

NĂ« rrugĂ«n “Ali Visha”, njĂ« azil privat Ă«shtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t teksa dyshohet se shkak Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« batanije elektrike, por hetimet janĂ« nĂ« vijim.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të së shtunës, ndërsa raportohet se ka disa të moshuar, të cilët kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. /BW

The post FOTO/ Zjarr në një azil pleqsh në Tiranë, lëndohen disa të moshuar transportohen për në spital appeared first on Albeu.com.

Shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm

By: D Marku
5 October 2024 at 08:13

Duke filluar nga viti i ardhshëm, çmimet e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve nuk do të jenë të njëjta për të gjithë.

Tarifat e reja do të jenë të diferencuara, bazuar në një listë faktorësh që lidhen me vjetëresinë e mjetit dhe historikun e aksidenteve të shoferëve.

I ftuar në studion e Euronews Tonight, gazetari Neritan Gjergo sqaroi se do të ketë disa faktorë të përcaktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, që do të ndikojnë në çmimin e sigurimit të makinës.

“Deri para 10 vitesh flitej vetĂ«m pĂ«r historikun e dĂ«mve, ndĂ«rkohĂ« qĂ« me propozimin e Autoritetit tĂ« MbikĂ«qyrjes Financiare, janĂ« njĂ« sĂ«rĂ« faktor tĂ« tjerĂ«sh nĂ« pĂ«rcaktimin e çmimeve.

Fuqia motorike do përcaktojë çmimin. Mosha e të sigururarit, dmth nëse një individ është i ri në moshë gjatë dy viteve të para do paguajë më shumë.

PĂ«rvoja nĂ« drejtimin e mjetit, nĂ«se e merr lejen e drejtimit tĂ« mjetit nĂ« moshĂ« tĂ« madhe, dy vitet e para do tĂ« paguajĂ« mĂ« shumĂ«. Qarku ku Ă«shtĂ« regjistruar mjeti, mosha e mjetit, sa mĂ« e vjetĂ«r makina, aq mĂ« shumĂ« paguhet.” –sqaroi Gjergo.

Më tej, sa i takon dëmeve të shkakatuara ndaj makinës në raport me çmimin e sigurimit, gazetari shpjegoi se në varësi të dëmit të makinës gjatë viti, vendoset një koeficient, i cili shumëzohet me çmimin e sigurimit të makinës.

“Me sistemin bonus-malus ishte vendosur njĂ« prioritet ku tĂ« gjithĂ« drejtuesit kishin njĂ« koficent njĂ«. NĂ«se kishin njĂ« histori tĂ« drejtimit tĂ« mirĂ« tĂ« mjetiti nga viti nĂ« vit paguanin mĂ« pak.

Tashmë më asnjë dëm të raportuar gjatë vitit e ul çmimin e siguracionit duke e shumëzuar me 0,95. Sot çmimet e policave të sigurimit qëndrojnë midis 16 mijë dhe 18 mijë.

Pra nĂ«se njĂ« individ nuk ka dĂ«me shumĂ«zohet me 0.95. NjĂ« dĂ«m i raportuar gjatĂ« vitit shumĂ«zohet me 1,25 dhe dy ose mĂ« shumĂ« dĂ«me gjatĂ« 3 viteve tĂ« fundit shumĂ«zohet me deri nĂ« 1,5,” –tha gazetari.

Rregullat e reja janë caktuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si pjesë e një projekti të diskutuar disa vite më parë, por kompanitë e sigurimeve nuk ishin gati ta zbatonin.

Vetëm vitin e kaluar, kompanitë mblodhën 141 mln euro nga sigurimi motorik, ndërsa paguan për dëmet e makinave 49 mln euro.

The post Shifrat: Ja sa do të rritet siguracioni për makinat vitin e ardhshëm appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Nuk do ta besoni ndryshimin e Arjola Demirit

By: D Marku
4 October 2024 at 23:50

Arjola Demiri së fundmi po komentohet pafund në media rozë dhe jo vetëm.

Ajo ka bërë një ndryshim drastik në pamje, ku dhe siç shihet në foton më poshtë, duket mbreslënëse teksa tregon linjat e trupit në top formë.

Arjola Demiri ka marrë me mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit dhe jo vetëm.

The post FOTO/ Nuk do ta besoni ndryshimin e Arjola Demirit appeared first on Albeu.com.

Studiuesit: Antarktida po gjelbërohet me shpejtësi dramatike ndërsa ngrohja globale po ngroh më shumë se mesatarja

By: D Marku
4 October 2024 at 23:40

Mbulesa bimore në të gjithë gadishullin e Antarktikut është rritur më shumë se dhjetëfishin gjatë dekadave të fundit, pasi kriza klimatike po nxeh kontinentin e akullt. Analiza e të dhënave satelitore zbuloi se kishte më pak se një kilometër katror bimësi në vitin 1986, por kishte pothuajse 12 km2 mbulesë jeshile deri në vitin 2021. Përhapja e bimëve, kryesisht myshqet, është përshpejtuar që nga viti 2016, zbuluan studiuesit.

Rritja e bimësisë në një kontinent të dominuar nga akulli dhe shkëmbi i zhveshur është një shenjë e ngrohjes globale në Antarktik, e cila po ngrohet më shpejt se mesatarja globale. Shkencëtarët paralajmëruan se kjo përhapje mund të sigurojë një bazë për speciet e huaja në ekosistemin e pacenuar të Antarktidës. Gjelbërimi është raportuar gjithashtu në Arktik, dhe në vitin 2021 ra shi, jo borë, në majën e kapakut të madh të akullit të Grenlandës për herë të parë duke shënuar një rekord.
“Peizazhi i Antarktikut Ă«shtĂ« ende pothuajse tĂ«rĂ«sisht i dominuar nga bora, akulli dhe shkĂ«mbi, me vetĂ«m njĂ« pjesĂ« tĂ« vogĂ«l tĂ« kolonizuar nga jeta bimore”, tha Dr Thomas Roland, nĂ« Universitetin e Exeter, MB, dhe bashkĂ«-drejtuar studimin.

The post Studiuesit: Antarktida po gjelbërohet me shpejtësi dramatike ndërsa ngrohja globale po ngroh më shumë se mesatarja appeared first on Albeu.com.

Kanceri i vezores mund të zhduket nga një vaksinë thonë ekspertët.

By: D Marku
4 October 2024 at 23:33

Vaksina e parë në botë për kancerin e vezores mund ta zhdukë sëmundjen, thonë ekspertët. OvarianVax është një vaksinë që i mëson sistemit imunitar të dallojë dhe sulmojë fazat më të hershme të kancerit të vezores.

Vaksina po krijohet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit. Ata shpresojnë se gratë mund ta bëjnë vaksinën si masë parandaluese dhe të ofrohet nga shërbimi publik shëndetësor si qëllim për ta zhdukur sëmundjen.
Sipas tyre, mund të funksionojë në mënyrë të ngjashme me vaksinën e papilomavirusit human që është në rrugën e duhur për të pakësuar rastet e kancerit të qafës së mitrës.

Profesori Ahmed Ahmed dhe ekipi i tij po punojnë për të identifikuar shënjestrat qelizore për vaksinën. Ata do të përcaktojnë cilat proteina në sipërfaqen e qelizave të hershme të kancerit dallohen më mirë nga sistemi imunitar dhe sesi vaksina vret modelet e sëmundjes në laborator.

Më pas ata do të nisin testet klinike te pacientet që kanë mutacion të gjenit BRCA i cili rrit riskun e kancerit të vezores si edhe te gratë e shëndetshme.

Aktualisht nuk ka analiza parandaluese për kancerin në vezore që shpesh diagnostikohet me vonesë sepse simptomat e fryrjes dhe mungesës së oreksit mund të jenë të paqarta. Gratë me mutacione të gjenit BRCA si aktorja Angelina Jolie, janë më të rrezikuara.

Aktualisht, grave me kĂ«tĂ« mutacion u rekomandohet heqja e vezores nĂ« moshĂ«n 35-vjeçare çka do tĂ« thotĂ« se kalojnĂ« nĂ« menopauzĂ« tĂ« hershme dhe s’mund tĂ« kenĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« tĂ« ardhmen.

The post Kanceri i vezores mund të zhduket nga një vaksinë thonë ekspertët. appeared first on Albeu.com.

”Kjo e shtunĂ« do jetĂ« me fat”, Horoskopi 5 tetor, ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju

By: D Marku
4 October 2024 at 23:16

Dashi

Kjo e shtunë do të jetë me shumë fat, ku yjet do të ndriçojnë ditën tuaj. Nuk ju mbetet tjetër veçse të përfitoni! Edhe ata që janë vetëm, parashikohet që të kenë takime mjaft interesante. Në vendin e punës do të keni mundësi të shumta, ndaj duhet të bëni një vlerësim të kujdesshëm.
Demi

Nëse bëni pjesë në ata persona që nuk janë të kënaqur në raportin në çift, kjo e shtunë ofron mundësi të shumta për të ndryshuar situatën. Ata që janë vetëm, më në fund do mund të shohin diell në jetën e tyre. Në vendin e punës parashikohen fërkime me kolegët, por edhe situata jo shumë të favorshme.

Binjakët

Këshillohet që të dëgjoni më shumë personat që keni pranë. Megjithatë mos lejoni të ndikoheni nga persona aspak të sinqertë, të cilët nuk duan të bëjnë mirë. Për ata që janë vetëm, mund të ketë zhvillime pozitive. Sa i takon punës, do të arrini të mbyllni me sukses, një projekt që e keni shumë për zemër.

Gaforrja

Kjo e shtunë do të sjellë një sërë zhvillimesh pozitive në raporton në çift. Mundohuni vetëm që të jeni vetja juaj. Dita do të jetë e mbushur me vështirësi për ata që janë vetëm. Në punë do arrini të çoni përpara projekte mjaft stimuluese, të cilat do ju përmirësojnë humorin.

Luani

Mos lejoni qĂ« t’iu ikin nga duart mundĂ«si tĂ« mira pĂ«r tĂ« shfrytĂ«zuar kontaktet me njĂ« person qĂ« ka shumĂ« rĂ«ndĂ«si pĂ«r ju. NĂ«se jeni vetĂ«m, kjo e shtunĂ« sjell zhvillime tĂ« kĂ«naqshme. NĂ« sferĂ«n profesionale, parashikohet qĂ« tĂ« merrni njĂ« shpĂ«rblim monetar, gjĂ« qĂ« do ju kthejĂ« buzĂ«qeshjen.

Virgjëresha

Mundohuni që të hapeni më shumë në raportin më çift dhe të jeni më të përkushtuar. Mendja juaj do të jetë gati për udhëtime që do ju largojnë nga çdo problem. Ata që janë vetëm, mund të vënë re një person që e kanë parë ndryshe deri më tani. Në punë, parashikohen zhvillime interesante, aq sa mund të lini pas dore njeriun tuaj të zemrës.

Peshorja

Qetësia nuk është pika juaj e fortë, megjithatë gjatë kësaj dite duhet të keni më shumë durim me partnerin/en, lidhur me një çështje të rëndësishme. Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin. Ata që janë vetëm, mund ta projektojnë veten e tyre me dikë në krahë. Në punë do të përballeni me disa probleme lidhur me bashkëpunimet, ndaj bëni kujdes.

Akrepi

Do të jetë një ditë e re për gjithçka. Jeni duke lënë pas krahëve të kaluarën përfundimisht dhe po projektoni ndërtimin e një jete të re. Për ata që janë vetëm parashikohen mundësi të shumta. Një erë freskie do të sjellë zhvillime pozitive në jetën tuaj. Në punë insistoni lidhur me një projekt, bëni gjithçka siç duhet dhe do të merrni kënaqësi të mëdha.

Shigjetari

Në raportin në çift do të përballeni me vështirësi, dhe kush ka tradhtuar rrezikon që të zbuloheni. Ky është momenti i duhur për të menduar për të ardhmen, ndaj bëjini sytë katër. Hëna i bën ata që janë vetëm, mjaft tërheqës, ndaj përfitoni të bëni për vete dikë për të cilin keni interes, shkruan noa.al. Në punë, dita parashikohet të jetë mjaft pozitive dhe do të mund të përfundoni diçka që e keni nisur prej kohësh.

Bricjapi

Në raportin në çift duhet të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Më në fund Hëna duket se ju buzëqesh, duke ju karikuar me energji. Ata që janë vetëm, mund të përjetojnë emocione dhe kënaqësi të mëdha. Në punë, nëse duhet të përballeni me një provë, do të keni mundësi të shumta për të fituar.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e favorshme dhe parashikon zgjidhjen e disa situatave tejet të komplikuara. Do të merrni lajme të mira lidhur me shtëpinë dhe familjen, gjë që do ju bëjë tejet optimist. Në punë, Mërkuri do të favorizojë çdo objektiv tuajin, veç bëni kujdes ndaj ndonjë shpërqendrimi të vogël, i cili mund të çojë dëm gjithçka.

Peshqit

Do të përjetoni momente tensioni në çift, ndoshta për shkak të problemeve ekonomike. Ata që janë vetëm, do të ndihen më të lirë për të vendosur dhe vepruar lidhur me synimet që i kanë vendosur veten. Puna ju gjen mjaft të zënë, për shkak se parashikohen disa vështirësi të cilat duhen përballuar me energji.

The post ”Kjo e shtunĂ« do jetĂ« me fat”, Horoskopi 5 tetor, ja çfarĂ« thonĂ« yjet pĂ«r ju appeared first on Albeu.com.

Përfitimi nga fondet në Bujqësi, ministrja Anila Denaj tregon çfarë duhet për aplikim

By: D Marku
4 October 2024 at 22:53

E ftuar nĂ« “Alert” nga Granit Sokolaj, ministrja e BujqĂ«sisĂ« Anila Denaj tha se skema e investimeve pĂ«r aplikimet nĂ« aktet normative nĂ« bujqĂ«si dhe blegtori kĂ«rkon disa kritere.

Denaj: Skema e investimeve për aplikimet në aktet normative në bujqësi dhe blegtori kërkon disa kritere.

Kriteret e aplikimit: Përcaktimi i kushteve që duhet të përmbushin aplikantët, si p.sh. regjistrimi në sistemet përkatëse dhe përputhshmëria me standardet mjedisore.

Monitorimi dhe vlerësimi: Krijimi i mekanizmave për të monitoruar zbatimin e investimeve dhe për të vlerësuar ndikimin e tyre në prodhimtari dhe qëndrueshmëri.

Kjo skemë ka për qëllim të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm në sektorët përkatës. Duke e përfituar me 30% këtë vlere të grantit po këtij viti sapo lidhet kontrata.

 

The post Përfitimi nga fondet në Bujqësi, ministrja Anila Denaj tregon çfarë duhet për aplikim appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve

By: D Marku
4 October 2024 at 22:27

Trembëdhjetë persona janë arrestuar të premten në veri të Malit të Zi me urdhër të Prokurorisë së Posaçme të Shtetit, e cila i ka akuzuar si pjesëtarë të një organizate kriminale, që sipas saj gjatë vitit të kaluar deri në tetor të këtij viti, ka bërë të mundur kalimin e paligjshëm të kufirit dhe kontrabandës me njerëz nga Pakistani, Bangladeshi, India, Siria dhe vende të tjera drejt Malit të Zi.

Në këtë kontrabandë janë përfshirë një numër i madh personash duke u mundësuar kalimin e paligjshëm të kufirit për gjithsej 352 persona, me qëllim të përfitimi financiar ose përfitimeve të tjera.

Drejtoria e Policisë së bashku me policinë kufitare, në bashkëpunim edhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, në një konferencë shtypi njoftuan për arrestimin e 13 personave për 17 vepra penale.

“ Dyshohet se njĂ«ri prej personave ka formuar grup kriminal sĂ« bashku me 7 persona qĂ« merreshin me kontrabandĂ«n e emigrantĂ«ve.

KĂ«ta persona u bĂ«nĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« njĂ« grupi kriminal qĂ« arriti tĂ« kontrabandonte nga drejtimi i ShqipĂ«risĂ«, nĂ«pĂ«rmjet Malit tĂ« Zi mbi 350 persona, tĂ« cilĂ«t duhej tĂ« vazhdonin drejt Bosnje-HercegovinĂ«s”, thanĂ« zyrtarĂ«t e policisĂ« malazeze.

Me këtë rast u theksua se aktivitetet e sotme janë konfirmim i bashkëpunimit në nivel global.

Mali i Zi ndodhet në rrugën e migrimit nëpër Ballkan, përmes së cilës njerëzit kalojnë duke ikur nga lufta dhe varfëria, në përpjekje për të arritur një shtet të BE-së./VOA

The post Mali i Zi, arrestohen anëtarët e një grupi kriminal për trafikimin e mbi 350 emigrantëve appeared first on Albeu.com.

“Do tĂ« pĂ«*dhunoj gocĂ«n 6-vjeçare”/ KĂ«rcĂ«noi online nĂ«nĂ«n e fĂ«mijĂ«s, ja kush Ă«shtĂ« 30- vjeçari monstĂ«r i Bigos

By: D Marku
4 October 2024 at 22:06

Denigrimi online ka kohë që është bërë trend në rrjetet sociale, por të arrish të kërcënosh se do të përdhunosh një 6-vjeçare, kjo kalon përtej imagjinatës.

Skënder Kamberi, 30 vjeçari që jeton në Gjermani është kthyer në kërcënim serioz për Irisin nga Tirana, nënë e dy vajzave. Kjo, për shkak të një debati krejt banal, që kanë patur në aplikacionin Bigo.

“NgaqĂ« rrija me njĂ« grup, aty u hasa me njĂ« djalĂ«, qĂ« edhe ai ishte nga Tirana. Pasi krijuam njĂ« farĂ« konfidence, Skenderi mĂ« tregon qĂ« kishte hapur adresa fake me foto fĂ«mijĂ«sh, me foto familjarĂ«sh. Zihej me njerĂ«z tĂ« ndryshĂ«m dhe ngaqĂ« nuk kishte si t’i shfrynte nervat ndryshe, iu merrte fotot e familjarĂ«ve dhe i postonte me adresa fake, duke shkruar mbishkrime tĂ« tmerrshme ose duke bĂ«rĂ« Photoshop, me fĂ«mijĂ« qĂ« kanĂ« nĂ« gojĂ« organe gjenitale.”

E bindur plotĂ«sisht se kĂ«to postime perverse janĂ« vepĂ«r e kĂ«tij personi, 31 vjeçarja vendos tĂ« reagojĂ«, duke e demaskuar publikisht, pa menduar pĂ«r pasojat qĂ« do t’i vinin mĂ« vonĂ«

“MĂ« ka kĂ«rcĂ«nuar se do mĂ« pĂ«rdhunojĂ« vajzĂ«n 6-vjeçare dhe se do ta lyej me gjak nĂ« sytĂ« e mi. UnĂ« nuk flej dot gjumĂ«, nuk ha dot bukĂ«. UnĂ« kĂ«tĂ« njeri duhet ta denoncoj sepse ky nuk Ă«shtĂ« njeri, Ă«shtĂ« prind vetĂ« dhe njĂ« prind qĂ« nxjerr ato fjalĂ« pĂ«r njĂ« fĂ«mijĂ« tjetĂ«r, i kujtdo qoftĂ« pĂ«r mua nuk e meriton as emrin, as titullin prind.”

Skënderi nga ana tjetër, i pranon kërcënimet që ka bërë, por justifikohet me faktin se kanë ardhur si pasojë e denigrimit online që i kanë bërë djalit të tij të mitur.

“Grupi i Irisit kanĂ« prekur fĂ«mijĂ«n tim. KanĂ« katĂ«r muaj qĂ« e hedhin nĂ« kĂ«tĂ« aplikacion. E hedhin kalamonin tim, çunin tim, ish-nusen time, hallĂ«n time, motrĂ«n time.”

Persona që parazitojnë gjithë ditën para një tastiere, kush e kush të thyejë rekorde ofendimesh, një trend gjithnjë në rritje që ka përfshirë një pjesë të mirë të shoqërisë tone.

“I kĂ«rkoj falje publikisht Irisit. Nuk do ta bĂ«j mĂ«, premtoj.” – pĂ«rfundoi SkĂ«nderi./ Syri

The post “Do tĂ« pĂ«*dhunoj gocĂ«n 6-vjeçare”/ KĂ«rcĂ«noi online nĂ«nĂ«n e fĂ«mijĂ«s, ja kush Ă«shtĂ« 30- vjeçari monstĂ«r i Bigos appeared first on Albeu.com.

Kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe ditët në vijim! Ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu

By: D Marku
4 October 2024 at 21:36

Shqipëria pritet të jetë në kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe gjatë fundjavës, ku do të ketë edhe reshje shiu.

Sipas parashikimeve, moti do të jetë me vranësira mesatare, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve, kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore

Në këtë mënyrë, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.

The post Kushte atmosferike të paqëndrueshme edhe ditët në vijim! Ja zonat ku pritet të ketë reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Sa e veçantë! Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin

By: D Marku
4 October 2024 at 20:59

DitĂ«n e sotme, Bardhi publikoi projektin e ri, “ÇikĂ«s tem”, aty ku tregoi vuajtjet qĂ« ka hasur gjatĂ« rrugĂ«timit nĂ« karrierĂ« si dhe zbuloi problemet e SarĂ«s gjatĂ« shtatzanisĂ«. Bardhi tregon pĂ«r pamundĂ«sitĂ« financiare, pĂ«r ikjen e miqve dhe thotĂ« ”DritĂ« mĂ« lanĂ« pa lekĂ«â€.

Por, ajo më kryesorja, artisti ka ndarë me të gjithë emrin e bebushes që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Nea, ky është emri që dyshja kanë zgjedhur për vogëlushen e tyre, që do i bëjë prindër për herë të parë.

Ndërsa Sara Gjordeni ka ndarë me publikun kuptimin e emrit Nea.

The post Sa e veçantë! Përmes këngës së re, Bardhi zbulon emrin e vajzës, Sara tregon kuptimin appeared first on Albeu.com.

Ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«! MotĂ«r e vĂ«lla nĂ« kĂ«rkim tĂ« dashurisĂ« nĂ« “PĂ«rputhen”

By: D Marku
4 October 2024 at 20:54

Emisioni “PĂ«rputhen” ka nisur me surpriza dhe njĂ«ra prej tyre Ă«shtĂ« ajo qĂ« dy konkurrentĂ« janĂ« motĂ«r e vĂ«lla.

Rebeka dhe Ardi, të cilët po sjellin një dinamikë të re në program, kanë surprizuar të gjithë pas miratimit të aplikimeve të tyre.

Rebeka nuk kishte dijeni që Ardi kishte aplikuar, ndërsa ai e mori vesh se ishte pranuar, duke shkaktuar befasi në studio. Kjo është hera e parë në historinë e emisionit që dy anëtarë të familjes konkurrojnë së bashku, duke sjellë një tjetër dimension në programin e njohjes.

KonkurentĂ«t nĂ« studio u habitĂ«n pasi zbuluan kĂ«tĂ« sekret, e me siguri edhe publiku qĂ« i ndoqi. TashmĂ« pritet tĂ« shihet sesi do vijojĂ« rrugĂ«timi i tyre nĂ« “PĂ«rputhen”.

The post Ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«! MotĂ«r e vĂ«lla nĂ« kĂ«rkim tĂ« dashurisĂ« nĂ« “PĂ«rputhen” appeared first on Albeu.com.

Reshjet në Vlorë, OSSH ndërpret energjinë elektrike: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës

By: D Marku
4 October 2024 at 20:21

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) njofton se, për shkak të motit të keq që ka prekur qytetin e Vlorës, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.

OSSH njofton se kjo masë është ndërmarrë për të evituar problematika të shtuara, dhe energjia elektrike do të ri-lidhet menjëherë sapo të largohet uji dhe të kontrollohen kabinat.

“Sikurse ishte parashikuar, vendi ynĂ« Ă«shtĂ« goditur nga kushte atmosferike tĂ« kĂ«qija, duke u karakterizuar me reshje tĂ« dendura shiu dhe shkarkesa atmosferike. Vlora Ă«shtĂ« zona mĂ« e prekur, ku reshjet e dendura kanĂ« shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« shumĂ« zona.

PĂ«r tĂ« evituar probleme tĂ« mĂ«tejshme nĂ« rrjetin elektrik pĂ«r shkak tĂ« prezencĂ«s sĂ« ujit, ekipet e Operatorit tĂ« ShpĂ«rndarjes sĂ« EnergjisĂ« Elektrike (OSSH) nĂ« VlorĂ« kanĂ« marrĂ« masa duke stakuar disa fidera si masĂ« sigurie deri nĂ« normalizimin e situatĂ«s. Kjo do tĂ« shkaktojĂ« mungesĂ« energjie deri nĂ« momentin e largimit tĂ« ujit dhe kontrollit tĂ« kabinave”, njofton OSSH.

OSSH thekson po ashtu se, ekipet e gatishmërisë do të jenë në terren për të rikthyer energjinë sa më shpejt. OSSH kërkon mirëkuptimin e banorëve për situatën e krijuar dhe ndihmën e tyre gjatë këtij procesi.

The post Reshjet në Vlorë, OSSH ndërpret energjinë elektrike: Masë sigurie deri në normalizimin e situatës appeared first on Albeu.com.

“7 tetori po afron”/ Berisha: Pa votĂ«n e lirĂ«, dinjiteti njerĂ«zor nuk ekziston! TĂ« betuar pĂ«r çdo sakrificĂ«

By: D Marku
4 October 2024 at 20:04

Nga dritarja e shtëpisë së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama.

Berisha: Zonja dhe zotërinj, 7 tetori, ora 18 ditën e hënë po afron. Dhe kjo është beteja qytetare më e rëndësishme e 32 viteve. Kjo është beteja e guximtarëve për dinjitetin e tyre, për lirinë e tyre, për votën e lirë. Të dashur miq, pa votë të lirë nuk ka njeri të lirë. Pa votën e lirë dinjiteti njerëzor nuk ekziston. Pa votën e lirë, fatin tënd e ka në duar të zeza të tjerë

Pa votën e lirë, kombi nuk ka sovranitet të brendshëm, por është thjesht një shumësi e shtypur e narkodiktatorit, Edi Rama. Pa votën e lirë nuk ka të ardhme në vendin ku ke lindur, nuk ka të ardhme për të rintjë, për fëmijët tanë. Pa votën e lirë liria kombëtare është një shkretëtirë pa bimë, është një shkretëtirë e vdekur, e zbrazur.

Theksova këto fjalë vetëm e vetëm për të bërë të qartë se çfarë rëndësie jetike, çfarë rëndësie vendimtare ka beteja jonë për votën e lirë. Ndaj edhe, në këtë mision më i rëndësishmi në të ekzistencën e saj, PD nuk do të zhgënjejë kurrë shqiptarët. PD nis këtë mision e vendosur për çdo sakrificë. PD nis misionin e rikthimit të votës së lirë tek shqiptarët. E betuar për çdo sakrificë, e gatshme për çdo sakrificë.

The post “7 tetori po afron”/ Berisha: Pa votĂ«n e lirĂ«, dinjiteti njerĂ«zor nuk ekziston! TĂ« betuar pĂ«r çdo sakrificĂ« appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Përmbytet Vlora, ja çfarë ndodh kur një qytet betonizohet pa kriter!

By: D Marku
4 October 2024 at 19:24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Vlorës, duke bërë përgjegjës qeverinë pasi ka dhënë tendera pa asnjë studim por vetëm kanë hedhur beton.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga kryedemokrati, dallohet se si është bllokuar nga uji një pjesë e lungomares, ku makinat kanë ndaluar pasi rruga është e pakalueshme, si dhe në një tjetër lagje uji vërshon furishëm duke marrë me vete edhe koshat e plehrave.

‘Lungomare e Betonit nĂ« VlorĂ«!! Punime pa asnjĂ« studim, thjesht i japin tenderat bandave dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« ky rezultati’, shkruan Berisha nĂ« Facebook.

The post VIDEO/ Përmbytet Vlora, ja çfarë ndodh kur një qytet betonizohet pa kriter! appeared first on Albeu.com.

Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë

By: D Marku
4 October 2024 at 19:14

NjĂ« skenĂ« terrori “pushtoi” Haitin ku persona tĂ« armatosur qĂ« i pĂ«rkisnin njĂ« bande, siç njoftoi OKB hapĂ«n zjarr ndaj qytetarĂ«ve. Nga tĂ« shtĂ«nat u vranë 70 persona dhe 16 u plagosĂ«n rĂ«ndĂ«.

“AnĂ«tarĂ«t e bandĂ«s Gran Grif, tĂ« armatosur me pushkĂ« automatike, hapĂ«n zjarr mbi banorĂ«t, duke vrarĂ« tĂ« paktĂ«n 70 njerĂ«z, duke pĂ«rfshirĂ« rreth 10 gra dhe tre foshnja,” tha Komisioneri i LartĂ« i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut.

“Ne jemi tĂ« tmerruar nga sulmet e bandave tĂ« enjten nĂ« qytetin Pont-Sotte nĂ« departamentin Artimonit tĂ« Haitit”, tha pĂ«rfaqĂ«suesi i UNHCR-sĂ« nĂ« vend.

Sipas OKB-së, të paktën 16 vetë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, pasi anëtarët e bandës thuhet se dogjën të paktën 45 shtëpi dhe 34 automjete, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

The post Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

❌
❌