Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: user 8
19 September 2024 at 11:45

Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Por kërkesa e dorëzuar në Komisionin e BE-së nuk ka shumë shanse për sukses.

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit.” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës” 

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS) . Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./DW

The post Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on Lapsi.al.

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: Ela
19 September 2024 at 08:38

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit.” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen […]

The post Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on BoldNews.al.

DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: user7
19 September 2024 at 08:22

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit,” – shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS).

Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./ DW

The post DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

PAMJET/ Sherr me karrige në TV mes kandidatëve për kryetar bashkie në Brazil

By: user 6
17 September 2024 at 22:34

Një debat televiziv midis rivalëve për kryebashkiak të Sao Paulos, qyteti më i madh i Brazilit, u përfshi nga kaosi kur një kandidat goditi tjetrin me një karrige.

Gjatë debatit të së dielës mes 6 kandidatëve, Jose Luiz Datena nuk u përmbajt dot kur kundërshtari i tij, Pablo Marcal, një influencer i ekstremit të djathtë, tha se Datena nuk ishte i zoti ta godiste atë siç e kishte kërcënuar më parë.

Datena kishte kërcënuar se do ta godiste Marcal në një debat të mëparshëm kur Marcal ngriti një padi në vitin 2019 për ngacmim seksual kundër Datenës nga një kolege. Bashkëpunëtorja e tërhoqi ankesën e saj, por më vonë ajo tha se ishte frikësuar për të heshtur.

Në debatin e së dielës, Datena mori një karrige dhe goditi Marcal në sup. Datena, e cila është në vend të pestë për zgjedhjet e 6 tetorit, u përjashtua nga debati. Marcal u largua për të marrë kujdes mjekësor për një brinjë të mavijosur, tha zëdhënësi i tij. ©LAPSI.al

The post PAMJET/ Sherr me karrige në TV mes kandidatëve për kryetar bashkie në Brazil appeared first on Lapsi.al.

Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE

By: lindita
17 September 2024 at 09:30

Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta. Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni. Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja…

Source

Ndodh në Brazil/ Kandidati për kryetar bashkie godet rivalin e tij në kokë me karrige hekuri

By: M C
16 September 2024 at 15:10

Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival politik me një karrige gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Sipas mediave të huaja, Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë transmetimit Live.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt “viktimës së tij” dhe duke sulmuar me stolin e rëndë nga një distancë e afërt, megjithëse Marcal ai arriti të ngrejë krahun në momentin e fundit dhe ta shmangë pak goditjen.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte mërzitur Datenën duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte ‘nuk ishte mjaft burrë’.

The post Ndodh në Brazil/ Kandidati për kryetar bashkie godet rivalin e tij në kokë me karrige hekuri appeared first on Albeu.com.

Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin në kokë me një karrige hekuri (VIDEO)

By: user 8
16 September 2024 at 12:37

Ky është momenti kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet mbi kokë një rival politik me një karrige gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Sipas mediave të huaja, Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë transmetimit Live.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt “viktimës së tij” dhe duke sulmuar me stolin e rëndë nga një distancë e afërt, megjithëse Marcal ai arriti të ngrejë krahun në momentin e fundit dhe ta shmangë pak goditjen.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak i Sao Paulos.

Kandidati i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte mërzitur Datenën duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik, i cili si ai nuk ka mbajtur kurrë një post politik, se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte ‘nuk ishte mjaft burrë’.

The post Kandidati për kryetar bashkie në Brazil godet rivalin në kokë me një karrige hekuri (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit

By: Ela
16 September 2024 at 10:44

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni. Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë […]

The post Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit appeared first on BoldNews.al.

Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime

By: M C
16 September 2024 at 10:50

Numri i azilkërkuesve në Bashkimin Evropian, në Norvegji dhe në Zvicër ra në gjysmën e parë të këtij viti, por vazhdon të mbetet në mbi gjysmë milioni.

Të dhënat e reja të Agjencisë së BE-së për Azil (EUAA) tregojnë për 513.000 aplikime të reja nga janari deri në fund të qershorit, që do të thotë 6.000 më pak krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023.

Statistikat përfshijnë shifra nga të gjitha vendet e BE-së, ashtu si dhe nga Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë pjesë e bllokut.

Më së shumti aplikime u regjistruan në Gjermani, përkatësisht 124.000, që i bie sa gati një e katërta e numrit të përgjithshëm.

Deri në fund të këtij viti, EUAA tha se pret më shumë se një milion aplikime në të gjithë rajonin.

Sipas të dhënave të saj, rreth 71.000 azilkërkues u regjistruan nga Siria, ndërsa rreth 45.000 nga Afganistani dhe 37.000 nga Venezuela.

Shifrat nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë njerëz nga Ukraina, që kanë kërkuar strehim në BE dhe kanë marrë mbrojtje të përkohshme, prej se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tyre në shkurt të vitit 2022. /REL

The post Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime appeared first on Albeu.com.

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Zhgënjejnë Brazili dhe Argjentina

By: admin
11 September 2024 at 09:39

Kanë dhuruar surpriza të mëdha ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Argjentina dhe Brazili humbasin ndeshjet respektive në transfertë përkatësisht kundër Kolumbisë dhe Paraguait.

Kampionët në fuqi të botës munden 2-1 nga Kolumbia. Shënon Nico Gonzalez për argjentinasit, por goli i Mosquera dhe penalltia e shënuar James Rodriguez i japin tre pikët kolumbianëve.

Paraguai mundi minimalisht 1-0 “selecaon” falë golit të shënuar nga Gomez. Vetëm një barazim pa gola 0-0 për Uruguain në Venezuelë, Bolivia dhe Ekuador mundën respektivisht Kilin (2-1) dhe Perunë (1-0).

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Argjentina vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Kolumbia, Uruguai dhe Ekuadori. Brazili qëndron në vendin e 5-të në kuotën e 10 pikëve.

The post Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Zhgënjejnë Brazili dhe Argjentina appeared first on Albeu.com.

Pas sulmit me th*kë, Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil

By: D Marku
30 August 2024 at 09:55

Koalicioni qeverisës në Gjermani ra dakord të enjten që të forcojë masat për sigurinë si dhe politikat për dhënien e azilit, pas një sulmi vdekjeprurës të lidhur me grupin militant Shteti Islamik që ka ndezur edhe më shumë kundërshtitë e së djathtës së skajshme dhe kritikat ndaj autoriteteve berlineze rreth qasjes së tyre mbi politikat e emigracionit.
Tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmin me thikë gjatë një festivali që shënonte 650 vjetorin e qytetit të Solingenit. Ngjarja ka shtuar mosmarrëveshjet politike mbi rregullat e azilit dhe dëbimit në prag të zgjedhjeve vendore që pritet të mbahen muajin e ardhshëm, pasi i dyshuari ishte një azilkërkues nga Siria, të cilit i ishte refuzuar kërkesa.
Masat e reja përmbajnë rregulla më të forta për armët, përfshirë rregullat për zotërimin e një arme, ndalim të mjeteve prehëse dhe ndalim absolut të thikave në ngjarje publike, si festivale, ngjarje sportive apo tregtare.

The post Pas sulmit me th*kë, Gjermania forcon masat e sigurisë dhe politikat për azil appeared first on Albeu.com.

Tronditi sigurinë e Rinasit, plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil, s’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit

By: D Marku
30 August 2024 at 09:46

Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar të Policisë së Shtetit, strukturave të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, besohet shumë se është larguar nga Shqipëria, duke u vendosur në një vend të Amerikës Latine, me identitet të ndryshuar.

Njeriu që mes anëtarëve të grupit thirrej “Moma”, “Katnari” dhe më pas mori nofkën “Dhelpra”, për shkak të ikjes dhe fshehjes me shumë sukses, duke sjellë dështimin e dhjetëra operacioneve policore, del në komunikimet e “Sky” se po përgatiste largimin e tij nga vendi, duke shfaqur mendim se do vendosej në Brazil me emër tjetër.
“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rri më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”-thotë Talo Çela në “Sky”.

Nga ky komunikim kupton se Talo Çela i ndruhej një dënimi tek çështja e “Rinasit” dhe duke ndjerë presionin e madh nga instancat shtetërore, ai mendon për një plan ikje përfundimtare nga Shqipëria.

Biseda për planin e ikjes së Talos në Brazil zhvillohen në muajin 14 korrik 2020, gati 1 vit e 3 muaj nga supergrabitja e miliona eurove të kryer brenda barkut të avionit të linjës Tiranë-Vjenë në aeroportin e Rinasit.

Ngjarja që tronditi sistemin bankar dhe sigurinë kombëtare, aq sa bëri të mblidhet me urgjencë Komisioni i Sigurisë dhe Aeroporti i Rinasit të rrethohet nga Policia Ushtarake dhe Forcat “Komando” të Ushtrisë , ndodhi në muajin Prill 2019.

Pas grabitjes zëdhënësja e “Austrian Arlines”, Tanja Gruber deklaroi në atë periudhë për agjencinë e lajmeve AFP-ë, se kjo kompani ajrore nuk do të kryejë më transferime të parave cash nga Tirana drejt Vjenës

Talo Çela, ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda pasi Alkond Bengasi, njëri nga të arrestuarit fillimisht kishte pranuar të bashkëpunonte dhe tregonte çfarë dinte për ngjarjen.

Për policinë Talo Çela ishte organizatori i kësaj super-grabitje së bashku me vëllezërit Çala dhe Gramoz Murataj. Por nga ana tjetër vetë Talo Çela në komunikimet e “Sky” pranon se ishte njëri nga kryesorët e grabitjes dhe shoferi i furgonit të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Por njeriu më i kërkuar Talo Çela shprehet, se shteti nuk ka prova kundër tij për këtë ngjarje. Në 7 janar 2021 Talo Çela i shkruan shtetases Mariola Mandit duke i thënë se Alkond Bengasi ka kundërshtuar çdo akuzë kundra nesh.

”…spiuni e tërhoqi akuzën për çështjen e Rinasit dhe ka mohuar çdo akuzë kundra nesh…”-i shkruan Talo Çela.

Një ditë më pas në 8 janar 2020, komunikon me Mariola Mandin duke i thënë kësaj të fundit se spiuni i Durrësit, ku i referohet Klevis Allës, ka qënë në një dhomë me atë të Rinasit, Alkond Bengasin. Në këtë bisedë data e komunikimit nuk korrespondon pasi Klevis Alla është arrestuar në muajin Maj 2020.

Sipas bisedës Alkond Bengasi e ka kthyer 360 gradë deklarimin e tij. Gjithashtu nga biseda e zhvilluar ndërmjet Talo Çelës dhe Mariola Mandit, evidentohet se vëllezërit Çala, kanë biseduar me të dy spiunët, Alkond Bengasi dhe Klevis Alla.

Më tej në 14 korrik 2020 Talo Çela ka biseduar me një person tjetër duke i thënë se:”…shpreson mos të ketë prova për Rinasin…”.

Ndërkohë në 28 korrik 2020 Talo Çela bisedon me një person tjetër, të cilit i shkruan se do largohet në Brazil, ku do marrë identitet tjetër nëse dalin prova për përfshirjen e tij në grabitjet e Rinasit.

Kjo pasi sipas tij këtu në Shqipëri mund të dënohet me 20 vjet burgim. Gjithashtu Talo Çela shprehet i shqetësuar edhe për vrasjet e ndodhura.

“…do iki në Brazil, andej me emër tjetër po doli prova këtu për Rinasin, s’kam ku rrij më kot këtu në Shqipëri. Këtu merr 20 vjet, plus dhe këto vrasjet e leshit…”-thotë Talo Çela në “Sky”.

Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 vite burgim për 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët të arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.

Dënimet janë më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite.

Ndërsa i akuzuari si pjesë e bandës është edhe Talo Çela, por gjykimi për të vijon të jetë i ndarë sepse ai është ende në arrati, duke u zhvilluar në mungesë.

The post Tronditi sigurinë e Rinasit, plani që në 2020, Talo Çela në “Sky”: Do iki në Brazil, s’rri kot këtu, plus e këto vrasjet e leshit appeared first on Albeu.com.

Rrëzimi i avionit në Brazil nuk eleminoi mjekët kundër vaksinave

15 August 2024 at 12:46

Pretendimi: Në avionin që u rrëzua në Brazil ndodheshin 8 doktorë onkologë, të cilët po merreshin me lidhjet midis vaksinës dhe kancerit

Verdikti: E paprovuar

——————————————-

Rrëzimi i fluturimit Voepass 2283 në Brazil më 9 gusht 2024, i cili vrau 62 persona, po përdoret nga konspiracionistët në rrjet për të shpërndarë narrativa antivaksinim.

Një nga pretendimët që po qarkullon në këto rrjete është se doktorët që po udhëtonin në këtë avion ishin onkologë, që po studionin lidhjet mes vaksinave dhe kancerit.

Si zakonisht, pretendimi nuk shoqërohet me asnjë provë, dhe e vetmja referencë është një artikull në gjuhën portugeze, i cili është përkthim i një artikulli të botuar në portalin amerikan The People’s Voice, më parë i quajtur NewsPunch. Ky i fundit është etiketuar si një portal burim lajmesh të rreme. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Buzzfeed, NewsPunch ishte burimi i dytë më i madh i lajmeve të rreme që ishin shpërndarë në Facebook atë vit. Faktoje ka përgënjeshtruar edhe më parë lajme të rreme që e kanë zanafillën tek ky portal.

Artikulli i The People’s Voice pretendon se “mjekët ishin rrugës për një konferencë ndërkombëtare në Sao Paolo ku do të prezantonin gjetjet e tyre se vaksinat mRNA dhe Covid-19 janë përgjegjëse për shpërthimin e turbo kancereve dhe sëmundjeve autoimune që po bëjnë kërdinë në mbarë botën sot.”

Pretendime të tilla të jashtëzakonshme duhet, detyrimisht, të shoqërohen me prova të jashtëzakonshme. Artikulli nuk ofron asnjë provë, aq më pak të jashtëzakonshme.

Ky pretendim nuk shoqërohet nga ndonjë detaj mbështetës si për shembull emri i konferencës, titulli i studimit që pretendohet se do prezantohej, apo as emrat e mjekëve në fjalë. Sa i përket burimit të këtij pretendimi, artikulli i referohet vetëm si “një koleg.”

Në të vërtetë, 8 nga 62 personat në bord që humbën jetën ishin mjekë. Sipas një deklarate nga Këshilli Mjekësor i Parana, të paktën dy prej tyre ishin duke udhëtuar drejt një konference onkologjie.

Artikulli identifikon gjithashtu si një nga viktimat radiologun Leonel Ferreira. Megjithatë, ky është lajm i rremë. Në listën e viktimave të publikuar nga Voepass nuk përfshihet Ferreira. Më 12 gusht, vetë Ferreira tha për Reuters se ai nuk ishte në avionin që u rrëzua.

Pretendimi se këta mjekë do të ekspozonin lidhjen mes vaksinave dhe kancerit, duket se është një shpikje e konspiracionistëve anti-vaksinë që i është bashkëngjitur një tragjedie të vërtetë për t’i dhënë besueshmëri një pretendimi të pabazë.

The post Rrëzimi i avionit në Brazil nuk eleminoi mjekët kundër vaksinave appeared first on Faktoje.al.

❌
❌