Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

Ministria e Shëndetësisë: Do të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe, do të inicojmë komision mbikqyrës

5 October 2024 at 15:58

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se do të inicojë komision për mbikëqyrje profesionale në Klinikën universitare prë sëmundje respiratore tek fëmijët në Kozle dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, në mënyrë që të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe, e cila vdiq sot në mëngjes në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

“Në lidhje me rastin e foshnjës së ndjerë 14 muajshe, e sjellë herët në mëngjesin e sotëm në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, nga Klinika informojnë se ai është shtruar në spital me infeksion të rëndë respirator, gjendje të rëndë të përgjithshme dhe funksione të dëmtuara vitale. Ka pasur një përkeqësim të shpejtë të gjendjes dhe me vështirësi në frymëmarrje.
Trupi i foshnjës është dërguar për obduksion, pas së cilës do të përcaktohet shkaku i vdekjes”, Ministria e Shëndetësisë.

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, në përputhje me kompetencat e veta, do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në objektet shëndetësore ku më parë është trajtuar foshnja e ndjerë, përkatësisht: ISHP Klinika Universitare për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle, ku ishte trajtuar më parë dhe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku ishte shtruar dhe ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit.

“Për të konstatuar të vërtetën për lëshimet e mundshme në mjekim, mbikëqyrja do të bëhet në prani të personave përgjegjës të objekteve shëndetësore si dhe mjekëve që kanë marrë pjesë në ofrimin e mëparshëm të kujdesit shëndetësor.
Në lidhje me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë do të iniciojë edhe një komision për mbikëqyrje profesionale në të dy institucionet shëndetësore.  Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve për këtë humbje”, ceket në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

The post Ministria e Shëndetësisë: Do të konstatohen shkaqet për vdekjen e foshnjës 14-muajshe, do të inicojmë komision mbikqyrës appeared first on Telegrafi.

Llazov: ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur është mjekuar paraprakisht

5 October 2024 at 15:22

Në Qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup sot në mëngjes ka vdekur një foshnje 14-muajshe. Drejtori i Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) Kiril Llazov, tha se do të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur ishte mjekuar më parë, me qëllim që të konstatohet e vërteta për lëshimet e mundshme gjatë mjekimit.

Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH), në pajtim me kompetencat, do të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese në institucionet shëndetësore, ku foshnja e vdekur është mjekuar më parë. Përkatësisht, në IPSH KU për sëmundje të fëmijëve dhe IPSH KU për sëmundje respiratore tek fëmijët ‘Kozle'”, deklaroi sot pasdite drejtori i ISHSSH-së, Kiril Llazov.

“Me qëllim që të konstatohet e vërteta për lëshimet e mundshme gjatë mjekimit, mbikëqyrja do të bëhet në prani të personave përgjegjës të institucioneve shëndetësore, si dhe të mjekëve të cilët kanë marrë pjesë në ofrimin paraprak të mbrojtjes shëdnetësore. Dokumentacioni i siguruar mjekësor dhe dekalratat e punonjësve shëndetësorë do t’i d[rgohen ministrit të Shëndetësisë dhe do të inicohet formim i komisionit për mbikëqyrje profesionale”, sqaroi drejtori Llazov.

The post Llazov: ISHSSH do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në institucionet shëndetësore ku foshnja e vdekur është mjekuar paraprakisht appeared first on Telegrafi.

RMV kaloi 24 orë me reshje shiu, stabilizimi i motit pritet të hënën

5 October 2024 at 13:43

Aktiviteti ciklonik mbi Maqedoninë e Veriut, në 24 orët e kaluara, rezultoi me reshje të rrëmbyeshme shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Më së shumti shi ka rënë në Llazaropolë dhe Pozharanë me 65 litra në metër katror.

Në Tetovë kishin rënë mbi 53 litra shi në metër katrorë që ka ndikuar në përmbytjen e rrugëve.

Pamjet nëpër rrjetet sociale tregojnë pjesë të përmbytura të qytetit, ku sic njoftohet, është shpëtuar edhe një udhëtar që ishte bllokuar në Zhelinë.

Zjarrfikësit e Tetovës kanë njoftuar për intervenime në Reçicë të Vogël e të Madhe për thithjen e ujit nga shtëpitë, bodrumet dhe oborret e përmbytura.

Përmbytjet katastrofike në rajon, kanë ndezur edhe “alarmin” në vendin tonë. Por, autoritetet sigurojnë se në Maqedoninë e Veriut aktiviteti ciklonik nuk do ta ketë intensitetin sikurse në Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi dhe se nuk do të ketë sasi të mëdha shiu që do të kushtëzojë në eliminimin e mundësive për derdhjen e lumejve më të mëdha.

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të ketë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut që vende-vende do të jenë më intensive, lokalisht në formë të motit të lig me shkarkime elektrike dhe erë të përforcuar.

Stabilizimi i motit pritet të hënën.

The post RMV kaloi 24 orë me reshje shiu, stabilizimi i motit pritet të hënën appeared first on Telegrafi.

Vërshimet në Tetovë, mbi 20 thirrje për ndihmë nga zjarrfikësit 

5 October 2024 at 13:13

Zjarrfikësit nga Tetova kanë pranuar mbrëmë mbi 20 thirrje për intervenime dhe pompim të ujit nga shtëpitë, oborret, bodrumet dhe rrugët e përmbytura.

Shumica e shtëpive të përmbytura janë në Reçicë të vogël.

Reshjet e dendura të shiut kanë zgjatur për disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm nuk ka reshje.

Reshjet e forta dhe intensive të shiut që kanë goditur Komunën e Tetovës pasditen e djeshme dhe gjatë gjithë natës.

Gjatë ditës së djeshme, zjarrfikësit kanë nxjerrë edhe disa automjete të bllokuara pranë nënkalimeve të përmbytura.

Kujtojmë se edhe dy javë më parë, më 20 shtator, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të pjesshme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet.

The post Vërshimet në Tetovë, mbi 20 thirrje për ndihmë nga zjarrfikësit  appeared first on Telegrafi.

LSDM: OBRM-PDUKM i la në harresë bujqit, ende nuk u janë paguar subvencionet

5 October 2024 at 11:39

“Qeveria e Mickoskit për 100 ditë ka treguar se nuk është aspak e interesuar për fermerët, shohim paaftësi dhe mungesë ideje”, thonë nga LSDM.

“OBRM-PDUKM ka bllokuar plotësisht pagesën e subvencioneve. LSDM-ja u ka lënë një faturë të pastër, me zero borxhe. Ajo që duhet paguar, për të cilën ka para, janë subvencionet për programin aktual, për vitin 2023. Edhe pas dy muajsh ribalancim, fermerët ende nuk kanë subvencione.

Pasi që nuk ka një masë të vetme, OBRM-PDUKMmburret me masat e LSDM-së.

Çmimi i blerjes së rrushit nuk është rritur për shkak të OBRM-PDUKM-së, por është rezultat i Ligjit të ri të verërave, i cili është miratuar nga Qeveria e LSDM-së.

Rritja e subvencioneve për elbin është masë e miratuar vitin e kaluar, ndërsa këtë vit çmimi i blerjes së grurit është shumë më i ulët.

Por OBRM-PDUKM dhe Mickoski nuk thonë se çfarë është për çmimet e blerjes së orizit, piperit të kuq dhe produkteve të tjera bujqësore.

Pse nuk ka çmime të garantuara blerjeje, pse nuk dialogohet me fermerët?

Për 100 ditë OBRM-PDUKM nuk ka publikuar asnjë thirrje publike për asnjë masë nga asnjë program. Por mos ideja e tyre shkon deri në anulimin e masave që janë në interes të fermerëve, siç është parapagimi i subvencioneve.

LSDM nuk do të lejojë që fermerët të mbeten në baltë dhe do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat si opozitë për të mbrojtur interesat e tyre.

The post LSDM: OBRM-PDUKM i la në harresë bujqit, ende nuk u janë paguar subvencionet appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka manipuluar me tenderë

5 October 2024 at 09:34

“Për të vlerësuar nëse jemi të kënaqur, duhet të dimë se çfarë kemi gjetur, për të ecur përpara duhet të dimë se çfarë na ka lënë qeveria”, thonë në komunikatën e lëshuar për media nga OBRM-PDUKM.

Në qeverinë e udhëhequr nga LSDM, shëndetësia ishte temë e veçantë falë ministrit të atëhershëm të Shëndetësisë Venko Filipçe, tani kryetar i LSDM-së.

Një specialitet i veçantë i Filipçes ishte manipulimi i tenderëve. Ai u njoh për një sërë tenderash të diskutueshëm.

Me tender, Filipçe ka dashur ta shesë sterilizimin ose përgjegjësinë për sterilizimin në të gjitha institucionet shëndetësore t’ia japë një kompanie kontroverse. Ka bërë disa tendera dhe ka ndarë institucione, disa kanë kaluar dhe të gjitha i ka bërë në mënyrë krejtësisht të diskutueshme, pra përmes një tenderi tërësisht të kontestuar të një kompanie tejet të dyshimtë.

Filipçe në asnjë moment nuk iu përgjigj thirrjeve me detaje të qarta, ndonëse ishte i lidhur me biznesmenin kontrovers shqiptar Filip Rapaj në lidhje me tenderin e sterilizimit.

Sterilizimi është kyç në mjekësi, po flasim për instrumente sterilizimi, salla operacioni, veshje të njerëzve, por pse Filipçes do t’i interesonte një gjë e tillë, pra shëndeti i qytetarëve.

 

The post OBRM-PDUKM: Ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka manipuluar me tenderë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

DPHM: Reshjet e shiut pritet të zgjasin gjatë tërë natës, situata me lumenjtë nuk paraqet rrezik

4 October 2024 at 22:53

Departamenti për Çështjet Hidrometeorologjike bën me dije se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë tërë natës priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit.

Reshjet priten të jenë më të bollshme në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të vendit, ku gjatë natës lokalisht sipas modeleve prognostike pritet të bien mbi 40 l/m2 reshje shiu.

Nëse parashikimet realizohen dhe reshjet janë intensive, në zona të vogla dhe me kohëzgjatje të shkurtër, janë të mundshme probleme lokale në zonat me lumenjë, ata që vijnë nga vargmalet e Sharrit, Korabit dhe Deshatit, Stogovës dhe Karaormanit, Bistrës dhe Jabllanicës.

Gjithashtu, nëse reshjet janë të rrëmbyeshme dhe të përqendruara në vendbanimet urbane (Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Ohër), janë të mundshme probleme urbane lokale për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm të rrjetit të kullimit atmosferik.

Në rastin e lumenjve më të mëdhenj, pritet një rritje e nivelit të ujit, por nuk ka rrezik për dalje nga shtretërit e tyre.

The post DPHM: Reshjet e shiut pritet të zgjasin gjatë tërë natës, situata me lumenjtë nuk paraqet rrezik appeared first on Telegrafi.

DMSH Maqedoni në gatishmëri të ofrojë ndihmë në BeH pas përmbytjeve masive

4 October 2024 at 22:36

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, ka shprehur ngushëllimet e thella për familjet e të vdekurve në përmbytjet katastrofike që ndodhën në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës në 24 orët e fundit.

“SOS është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente për situatën aktuale, me gatishmëri dhe gatishmëri për të dërguar ndihma në zonat e kërcënuara në BeH, me çdo kërkesë,” thotë ai.

Ndryshe, theksojmë se moti i ligë ka kapluar sot të gjithë vendet e Ballkanit duke shkaktuar humbje në njerëz dhe dëme materiale.

The post DMSH Maqedoni në gatishmëri të ofrojë ndihmë në BeH pas përmbytjeve masive appeared first on Telegrafi.

Përmbyten disa rrugë dhe oborre në Tetovë, policia dhe zjarrfikësit në terren

4 October 2024 at 20:48

Reshjet e fuqishme dhe intensive të shiut që vonë pasdite e kapluan komunën e Tetovës janë shkaku për rritjen e numrit të thirrjeve drejtuar zjarrfikësve nga ana e njerëzve të cilët kanë nevojë për intervenimin e tyre.

Zjarrfikësit thirrje të tillë morën nga Zhelina ku një furgon, për shkakt ë ujit të mbledhur tek nënkalimi në drejtim të Siriçinës mbeti i ngujuar në pjesën e vërshuar të korsisë. Katër zjarrfikësit të cilët ishin në intervenim me automjetin e tyre dhe tërheqjen me litar e nxorën automjetin për të cilin kishte 11 intervenime.

Policia po e rikahëzon komunikacionin afër bulevardit “Bllagoja Toska” në rreth rrotullimin e fundit afër kazermës ku rregullisht vërshohen korsitë, për shkak të intervenimit të ndërmarrjes komunale.

“Për momentin kemi intervenime rreth disa thirrjeve në Reçicë të Madhe dhe të Vogël, ku është pompuar ujë nga shtëpitë dhe oborret dhe bodrumet e tyre”, informoi Avni Ameti, shef i njësisë zjarrfikëse të Tetovës.

Para dx javësh, më 20 shtator, reshjet e fuqishme të shiut shkaktuan vërshime të pjesërishme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet si dhe në Reçicë të Vogël.

The post Përmbyten disa rrugë dhe oborre në Tetovë, policia dhe zjarrfikësit në terren appeared first on Telegrafi.

Ambasadori rus zhvilloi disa takime në institucionet e shtetit, Mexhiti: I ka lëvizjet e kufizuara në nivel lokal, nuk lidhen me politika qeveritare

4 October 2024 at 20:27
Pas takimit të ambasadorit rus me kryetarin e komunës së Kumanovës, ka vijuar takimi i tij edhe me deputetët e “Së Majtës”, Ismail dhe Apasiev. Por, intensifikimin e takimeve të ambasadorit rus, Sergej Bazdnikin, me politikanë në Maqedoninë e Veriut, për zëvendëskryeministrin e parë, Izet Mexhiti, nuk duhet të jetë shqetësim sepse sipas tij, lëvizjet e tij janë të kufizuara në nivel lokal.
“Bezdnikin nuk do të mund t’i zgjerojë më shumë takimet dhe aktivitetet e tij nuk lidhen me politika qeveritare. Po të ndodhë kjo, atëherë japim përgjigje”, thotë Mexhiti.
Lidhur me takimin e fundit të ambasadorit rus me Dimitrievskin, zëvendëskryeministri i parë tha se për këtë nevojitet reagimi dhe ndërhyrja e këshilltarëve në Kumanovë.
“Nuk shkon më gjerë se “E Majta” dhe këto të tjerat. Të kufizuara i ka lëvizjet, në nivel lokal.”– theksoi Izet Mexhiti nga VLEN-i.

The post Ambasadori rus zhvilloi disa takime në institucionet e shtetit, Mexhiti: I ka lëvizjet e kufizuara në nivel lokal, nuk lidhen me politika qeveritare appeared first on Telegrafi.

Janevska: Nuk do t’i harrojmë premtimet tona për kushte pune dhe jetë më dinjitoze për mësimdhënësit

4 October 2024 at 19:39

Shoqata e Punonjësve Arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ndarjen e plaketave për nëntë mësimdhënësit e arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, sot në një ceremoni rasti në Shkup, në praninë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e shënoi 5 Tetorin – Ditën Botërore të Mësuesit.

Ministrja Janevska, në fjalimin me rastin e ndarjes së plaketave për mësimdhënësit më të mirë për vitin akademik 2023-2024, tha se Qeveria nuk do t’i harrojë premtimet për standard më dinjitoz dhe kushte pune për mësimdhënësit.

“Sot jemi mbledhur në këtë ngjarje me rastin e një dite të mrekullueshme, një ditë e quajtur Dita Ndërkombëtare e Mësuesit. Kemi ardhur këtu me ftesë të Shoqatës së Punonjësve të Arsimit që përzgjedh mësimdhënësit më të mirë të arsimit në vitin e fundit shkollor. Këtë vit janë nëntë persona të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm, të cilëve Shoqata do t’u shpërndajë plaketa, ndërsa në emrin e tyre jemi këtu unë dhe kryetari i komunës për ta bërë këtë në emër të tyre. Dua të theksoj se është veçanërisht e rëndësishme të jemi të kujdesshëm, të mbajmë dhe të respektojmë mësuesit tanë, sepse ata fillimisht na krijuan të gjithëve, dhe do të vazhdojnë të krijojnë të rinj të tjerë që të bëhen qytetarë seriozë të kësaj shoqërie. Ne si qeveri dhe si ministri kërkojmë gjithnjë e më shumë nga mësuesit, por unë si ministre kompetente dhe Qeveria nuk do ta harrojmë premtimin dhe do t’ua bëjmë jetën më dinjitoze, motivimin për punë më të madhe, që do të thotë do të kujdesemi për gjendjen e tyre financiare”, tha ministrja e Arsimit Janevska.

Dita Botërore e Mësimdhënësve mbahet çdo vit më 5 tetor për të festuar të gjithë mësuesit në mbarë botën. Atë ditë kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësimdhënësve dhe profesionistëve të tjerë në sistemin arsimor për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije dhe e drejta e çdo vajze dhe çdo djali për arsim, pavarësisht se kush janë dhe ku jetojnë në mënyrë formale dhe joformale.

The post Janevska: Nuk do t’i harrojmë premtimet tona për kushte pune dhe jetë më dinjitoze për mësimdhënësit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Prokuroria Publike po shqyrton materialin për rastin e ish-ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska

2 October 2024 at 21:33

Nga Prokuroria Publike pasdite informuan se dje tek ata ka arritur njoftim nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dokumentacioni nga Ministria e Kulturës për gjoja keqpërdorim të mjeteve buxhetore nga ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska – Stojçevska.

“Në Prokurorinë Publike dje nga Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar njoftim dhe dokumentacion nga Ministria e Kulturës. Prokuroria po e shqyrton materialin dhe do të ndërmarrë veprime”, qëndron në informacionin e Prokurorisë Publike.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot në një deklaratë për mediat tha se ende nuk ka asnjë lajm nga Prokuroria Publike në lidhje me këtë rast.

“Jo, ende nuk kemi informata nga Prokuroria Publike, Gjithë dokumentacioni është dërguar. Kur të na njoftojnë, me siguri do ta dini edhe ju”, tha Ljutkov gjatë vizitës së tij në Operën dhe Baletin Nacional.

OBRM-PDUKM akuzoi ish ministren Bisera Kostadinovska-Stojçevska se ka përdorur mjete buxhetore për qëllime private gjatë udhëtimit të saj zyrtar në Londër në tetor të vitit të kaluar. Menjëherë pastaj edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi lëndë. Kostadinovska-Stojçevska në konferencën për shtyp theksoi se do të përgjigjet nëse konfirmohen parregullsi, ndërsa në të kundërtën paralajmëroi padi kundër OBRM-PDUKM-së.

The post Prokuroria Publike po shqyrton materialin për rastin e ish-ministres së Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska appeared first on Telegrafi.

VLEN kërkon kohë dhe durim deri në mbylljen e objekteve që ofrojnë kredi të shpejta

2 October 2024 at 19:28

Zhdukja e kredive të shpejta si dhe anulimi i të gjitha borxheve që qytetarët i kanë në to ishte një nga premtimet parazgjedhore të koalicionit VLEN. Po pas zgjedhjeve, kjo çështje sikur u harrua, gjersa i gjithë fokusi është vendosur tek lufta kundër bixhozit. Një nga krerët e VLEN-it, Arben Taravari, kërkon durim, sepse edhe kredive të shpejta do t’u vijë radha.

Të njëjtën gjë e thotë edhe deputetja e VLEN-it Saranda Imeri, që vjen nga partia Lëvizja Demokratike.

E deri sa pritet të ndërmerret ndonjë gjë, kreditë e shpejta vazhdojnë të lulëzojnë në Maqedoninë e Veriut. I gjen në çdo cep të qyteteve, ndërsa shpesh kanë shkaktuar jo pak shqetësime, madje edhe me të dhëna të vjedhura. Ato i ka adresuar edhe Avokati i Popullit, duke treguar edhe raste nga më të ndryshmet se si për shembull kur në emër të një personi me paralizë celebrale, janë ngritur pesë kredi të shpejta. Neser Ziberi madje pati apeluar që të shtohen kontrollet nga Ministria e Financave. Kjo e fundit, në një raport të para një viti pari konstatuar shkelje të rënda.

The post VLEN kërkon kohë dhe durim deri në mbylljen e objekteve që ofrojnë kredi të shpejta appeared first on Telegrafi.

MASH: Deri më 15 tetor vazhdimi i të drejtës për bursat e studentëve shtetas të huaj

2 October 2024 at 18:12

Përfituesit e bursave të shtetasve të huaj që janë me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut (studentë me origjinë maqedonase të cilët jetojnë në vendet e Gadishullit Ballkanik) ndërsa të cilët kanë ushtruar të drejtën e bursës studentore në njërin nga vitet e kaluara akademike, të drejtën e bursës në vitin akademik 2024/2025 mund ta vazhdojnë nga 1 deri më 15 tetor 2024.

Sipas njoftimit të MASH, përfituesi i bursës duhet të dorëzojë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentacionin e mëposhtëm: Vërtetim për regjistrimin e semestrit vijues, gjegjësisht vitin e studimit; Certifikatë për provimet e dhëna; Certifikatë për provimet e parapara dhe të dhëna (formulari CPPDH) me sukses të viteve të kaluara; Indeksin (kopje) nga semestri i parë i regjistruar deri në semestrin e fundit të vërtetuar.

Për të gjitha informatat apo pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë në adresën elektronike [email protected].

The post MASH: Deri më 15 tetor vazhdimi i të drejtës për bursat e studentëve shtetas të huaj appeared first on Telegrafi.

❌
❌