Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 October 2024Main stream

Vërshimet në Tetovë, mbi 20 thirrje për ndihmë nga zjarrfikësit 

5 October 2024 at 13:13

Zjarrfikësit nga Tetova kanë pranuar mbrëmë mbi 20 thirrje për intervenime dhe pompim të ujit nga shtëpitë, oborret, bodrumet dhe rrugët e përmbytura.

Shumica e shtëpive të përmbytura janë në Reçicë të vogël.

Reshjet e dendura të shiut kanë zgjatur për disa orë, ndërsa mëngjesin e sotëm nuk ka reshje.

Reshjet e forta dhe intensive të shiut që kanë goditur Komunën e Tetovës pasditen e djeshme dhe gjatë gjithë natës.

Gjatë ditës së djeshme, zjarrfikësit kanë nxjerrë edhe disa automjete të bllokuara pranë nënkalimeve të përmbytura.

Kujtojmë se edhe dy javë më parë, më 20 shtator, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të pjesshme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet.

The post Vërshimet në Tetovë, mbi 20 thirrje për ndihmë nga zjarrfikësit  appeared first on Telegrafi.

Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën

5 October 2024 at 11:36

Në konferencën për shtyp të kantoneve Hercegovinës-Neretva në Bosnje e Hercegovinë, u shpjegua se kanë llogaritur gabim numrin e viktimave dhe se në këtë zonë kanë vdekur gjithsej 13 persona.

Një trup i pajetë është gjetur Fushën Butureviq në Konjic, ndërsa 12 të tjerë janë gjetur në Jabllanicën e Poshtme, ku gjendja është më kritike.

Tre persona humbën jetën edhe në Fojnicë, kështu që numri i përgjithshëm zyrtar i viktimave nga përmbytjet në BeH deri më tani është 16, transmeton Telegrafi.

Në zonën e HNK-së janë gjithsej 10 persona në kërkim, nga të cilët katër janë në Konjic, ndërsa gjashtë në Jabllanicë.

Zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, Darko Juka, ka konfirmuar se gruaja shtatzënë, e cila dje humbi foshnjën e saj, sot është në gjendje stabile shëndetësore. /Telegrafi/

 

The post Janë numëruar gabimisht të vdekurit nga përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, gjithsej 13 persona humbën jetën appeared first on Telegrafi.

Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës

By: user 5
5 October 2024 at 09:55

Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit.

Ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

The post Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Yesterday — 4 October 2024Main stream

Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 22:24

Disa shtëpi dhe rrugë janë përmbytur të premten në veri të Malit të Zi, pasi dy lumenj dolën nga shtrati si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiç, tha se dy lumenj dolën nga shtrati në pjesën e Parkut Natyror Komarnica, në veri të vendit.

Ai shpërndau në rrjetet sociale pamje që shfaqin lumenjtë e fryrë dhe shtëpitë e përmbytura përreth.

Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në disa fshatra të kësaj komune u ndërpre.

Reshjet e mëdha të shiut e kanë rritur nivelin e lumenjve edhe në pjesën qendrore të vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura është ndërprerë qarkullimi mbi dy ura dhe në një rrugë në Danilovgrad, rreth 20 kilometra larg Podgoricës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në qarkullim, ndërsa erërat e forta shkulën pemët nga vendi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytet edhe Mali i Zi, dy lumenj dalin nga shtrati pas reshjeve të shiut appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat

By: Fia Nelaj
4 October 2024 at 21:02

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur keqardhjen e tij nëpërmjet një postimi në X për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Bosnie- Hercegovinë.

Begaj i ka shprehur ngushëllimet homologut të tij, Beqiroviç dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore.

Të paktën 14 persona kanë vdekur për shkak të reshjeve të dendura të vazhdueshme, rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve në Bosnje e Hercegovinë dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen pasi reshjet e forta shkaktuan vërshimin e lumenjve dhe shkaktuan rrëshqitje të dheut.

Mesazhi i Begaj në X:

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për viktimat nga përmbytjet dhe disa dhjetëra té zhdukur  në krahinën e Jablanicës e disa zona të tjera në Bosnie- Hercegovinë.

I shpreh ngushëllime Presidentit Beqirovic dhe familjarëve për humbjet nga kjo fatkeqësi natyrore!

Bashkoj lutjet e mia dhe ato të popullit shqiptar dhe  solidarizohemi me  qytetarët e dëmtuar rënde nga kjo katastrofë natyrore.”- u shpreh Presidenti me anë të një postimi në platformën X.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Bosnjë, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për viktimat appeared first on Euronews Albania.

Përmbyten disa rrugë dhe oborre në Tetovë, policia dhe zjarrfikësit në terren

4 October 2024 at 20:48

Reshjet e fuqishme dhe intensive të shiut që vonë pasdite e kapluan komunën e Tetovës janë shkaku për rritjen e numrit të thirrjeve drejtuar zjarrfikësve nga ana e njerëzve të cilët kanë nevojë për intervenimin e tyre.

Zjarrfikësit thirrje të tillë morën nga Zhelina ku një furgon, për shkakt ë ujit të mbledhur tek nënkalimi në drejtim të Siriçinës mbeti i ngujuar në pjesën e vërshuar të korsisë. Katër zjarrfikësit të cilët ishin në intervenim me automjetin e tyre dhe tërheqjen me litar e nxorën automjetin për të cilin kishte 11 intervenime.

Policia po e rikahëzon komunikacionin afër bulevardit “Bllagoja Toska” në rreth rrotullimin e fundit afër kazermës ku rregullisht vërshohen korsitë, për shkak të intervenimit të ndërmarrjes komunale.

“Për momentin kemi intervenime rreth disa thirrjeve në Reçicë të Madhe dhe të Vogël, ku është pompuar ujë nga shtëpitë dhe oborret dhe bodrumet e tyre”, informoi Avni Ameti, shef i njësisë zjarrfikëse të Tetovës.

Para dx javësh, më 20 shtator, reshjet e fuqishme të shiut shkaktuan vërshime të pjesërishme të rrugëve, oborreve dhe shtëpive në qytet si dhe në Reçicë të Vogël.

The post Përmbyten disa rrugë dhe oborre në Tetovë, policia dhe zjarrfikësit në terren appeared first on Telegrafi.

Situata e motit në vend/ Ilir Meta: Tirana nën pushtetin e ujit vetëm 5 minuta shi (VIDEO)

By: V K
4 October 2024 at 12:25

Këtë të premte, vendi ynë është përfshirë nga reshjet e denduar të shiut, duke krijuar edhe probleme në qarkullim.

Përmes një video të publikuar në “Facebook”, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas situatës së rëndë që po kalon kryeqyteti, pas disa minutave shi që ranë paraditen e sotme.

Meta ka ndarë një video ku shihen rrugët e përmbytura në rrugën “Frosina Plaku” në Njësinë Bashkiake Nr.7.

Kreu i PL, është shprehur se u deshën vetëm 5 minuta shi dhe qyteti është nën pushtetin e ujit.

The post Situata e motit në vend/ Ilir Meta: Tirana nën pushtetin e ujit vetëm 5 minuta shi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Durrësi nën pushtetin e ujit/ Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile? Cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë? (VIDEO)

By: V K
4 October 2024 at 11:52

Paraditen e sotme, Durrësi është përfshire nga moti i keq. Stuhi me erëra te forta dhe shi, e kanë bërë të pamundur qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve gjatë paradites.

Lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisen me 8 orë vonese, për shkak te dallgëve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit, bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

Një tjetër shqetësim vjen nga përfaqësuesja e Partisë Demokratike në Durrës, Jola Hysaj, e cila denoncon me video situatën në disa zona të qytetit bregdetar,

DENONCIMI I HYSAJT:

Përshëndetje nga Durrësi!

Jam shume kurioze të di se ku janë Emergjencat Civile në Durrës?

Apo të presim që Kodra e Currilave të zbresë në det?

Apo të presim që Erzeni të dalë nga shtrati e të përmbyten sërish shtëpi të tëra?

Apo të presim që të këputen “fijet e filispanjës” të Osshe-s dhe fshatra të tërë të mbesin pa drita?

Apo të presim që kanalizimet e ujërave të zeza të mbulojnë Plazhin, Shkozetin e Durrësin, dhe te notojmë në ujëra të ndenjura?
Është njoftuar për reshje të dendura gjatë gjithë ditës, cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë?

The post Durrësi nën pushtetin e ujit/ Jola Hysaj: Ku janë Emergjencat Civile? Cilat janë masat e ndërmarra Znj. Kryetare e Bashkisë? (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Të paktën 129 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, 62 rezultojnë të zhdukur

29 September 2024 at 15:52

Të paktën 129 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Nepal, ndërsa 62 persona janë të zhdukur, raportojnë sot mediat lokale.

Për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në vendin me rreth 30 milionë banorë, shkollat ​​do të mbyllen për tre ditët e ardhshme, konfirmuan sot zyrtarët lokalë, njoftoi Reuters.

Përmbytjet kanë paralizuar trafikun dhe aktivitetet e përditshme në Luginën e Katmandu, dhe tre autostrada, duke përfshirë rrugën kryesore Prithvi që lidh Katmandu me pjesën tjetër të vendit, janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Nepalit, Rishiram Tiëari.

“Trafiku i autobusëve është i ndaluar në rrugë gjatë natës dhe shoferët këshillohen të mos dalin në rrugë. Shiu pritet të vazhdojë gjatë fundjavës”, tha Tiwari, raportoi AP më herët.

Pjesë të Katmandu u përmbytën plotësisht, si dhe shumë shtëpi, duke i detyruar banorët të strehoheshin në katet e fundit të ndërtesave të tyre të banimit dhe forcat e sigurisë nepaleze u vunë në gatishmëri të lartë.

 

The post Të paktën 129 të vdekur nga përmbytjet në Nepal, 62 rezultojnë të zhdukur appeared first on Euronews Albania.

Shiu i dendur shkakton përmbytje në Kanë të Francës, nuk raportohet për viktima

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:12

Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje në Kanë, Francë, thuhet në një deklaratë nga komuna të hënën.

“Stuhitë intensive, të shoqëruara herë pas here me breshër, janë duke u zhvilluar në zonën tonë”, thuhet në X, duke u bërë thirrje të gjithëve që “të qëndrojnë të informuar dhe të jenë vigjilentë kur udhëtojnë”.

Zona të shumta, duke përfshirë Rrugën Mimont, Komandantin e Sektorit Maria dhe Lower Avenue të Marechal Gallieni, “janë të mbyllura për trafikun për shkak të balotazhit të madh dhe kushteve shumë të vështira të trafikut,” vuri në dukje deklarata.

“Është raportuar dëmtime në disa bodrume dhe dyqane në République”, tha bashkia, duke shtuar: “Nuk ka viktima apo të lënduar në këtë moment”.

“Situata po kthehet në normalitet,” thuhet më tej.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shiu i dendur shkakton përmbytje në Kanë të Francës, nuk raportohet për viktima appeared first on Euronews Albania.

Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:31

Shkollat ​​në Nigeri do ta nisin vitin e ri akademik pothuajse një muaj me vonesë për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Autoritetet kanë shtyrë datën e fillimit nga 2 në 28 tetor.

Gjatë javëve të fundit, vendi i Afrikës Perëndimore është goditur nga rrebeshe të shumta shiu, duke rezultuar në mbi 300 vdekje ose për shkak të mbytjes ose shembjes së ndërtesave.

Në qytetin qendror-jugor të Maradit, një nga zonat më të goditura, rreth 100 tenda janë ngritur për të akomoduar njerëzit në shkolla.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit raportoi se mbi 800,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Përveç përmbytjeve, ajo ka përjetuar edhe thatësira dhe dështime të të korrave vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se shumë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet dhe thatësirën, po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor appeared first on Euronews Albania.

❌
❌