Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?
Lufta në Ukrainë, luftimet në disa shtete në Lindje të mesme dhe zhvillime të tjera nëpër botë, sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare, kanë bërë që Kosovë të kalojë në çështje e temë tretësore për ndërkombëtarët.
Intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti për agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press, ku ndër të tjera thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do ta trimëronte Serbinë, është vetëm njëra ndër shumë deklaratat ku flet për gjeopolitikën dhe zhvillimet botërore, duke i ndërlidhur me rajonin.
Lufta në Ukrainë, kriza në lindje të mesme dhe shumë zhvillime botërore, sipas ekspertëve të gjeopolitikës, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos e kenë fare vëmendjen të Kosova.
Gazetari dhe analisti, Ben Andoni vlerëson se këtë fakt e ka kuptuar Kryeministri.
âNĂ« kĂ«tĂ« moment çështja e KosovĂ«s Ă«shtĂ« tretĂ«sore dhe kĂ«tĂ« z. Kurti e ka kuptuar shumĂ« mirĂ«, pa çka deklaratave tĂ« tij qĂ« po e shfrytĂ«zon shumĂ« mirĂ« pĂ«r diskursin e vet tĂ« brendshĂ«m, dhe sidomos pĂ«r politikĂ«n elektorale qĂ« i duhet pĂ«r zgjedhjet e 9 shkurtitâ, ka thĂ«nĂ« Andoni.
Andoni thotë largimi i vëmendjes nuk ka ndodhur vetëm për fajin e Kosovës, ndonëse vlerëson se politika kosovare i ka lëshuar disa momentume të mira.
Sipas tij, aktualisht faktorit ndërkombëtar i intereson ta ruajë status-quon në raportet Kosovë-Serbi.
Qëndrim të përafërt ka edhe ish-diplomati, Blerim Canaj.
Sipas ish-zĂ«vendĂ«s ambasadorit nĂ« Gjermani, prania e Kurtit nĂ« mediat ndĂ«rkombĂ«tare mĂ« shumĂ« se nĂ« ato vendore, dhe deklaratat pĂ«r problemet ndĂ«rkombĂ«tare, po vlerĂ«sohen strategji pĂ«r tâiu shmangur diskutimeve pĂ«r qeverisjen e brendshme./TV Dukagjini/
The post Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova? appeared first on Telegrafi.