FIFA shkel ligjet e BE-së, Gjykata Evropiane kundër rregullave të organizatës
Disa rregulla të FIFA-s mbi transferimin ndërkombëtar të lojtarëve shkelin ligjet e BE-së, ka vlerësuar Gjykatat Evropiane e Drejtësisë.
Gjykata në fjalë dorëzoi vendimin e saj përfundimtar pas një përplasjeje 10-vjeçare, të nxitur nga denoncimi i ish-futbollistit Lassana Diarra.
Sipas institucionit, disa rregulla të FIFA-s ndalojnë lëvizjen e lirë të futbollistëve që duan të bëjnë progres në karrierën e tyre, duke luajtur për klube të reja.
Në vitin 2013, Diarra nënshkroi një kontratë 4-vjeçare me ekipin rus Lokomotiva e Moskës, por marrëveshja përfundoi pasi lojtari ishte i pakënaqur nga shkurtimi i pagës.
Klubi rus aplikoi në FIFA për kompensim, me qëndrimin e tij arbitrar se dëbimi i Diarra ishte bazuar në një “kauzë të drejtë”. Lojtari u detyrua t’i paguante skuadrës miliona euro.
Diarre tha se kërkimet për një klub të ri u penguan nga rregullat e FIFA-s, që thoshin se, çdo palë do të ishte përgjegjëse për t’i paguar Lokomotivës kompensimin.
FIFPRO, sindikata që përfaqëson futbollistët, mirëpriti vendimin e gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, ja ku pozicionohet
- Bayern-Dinamo Zagreb një “çmenduri”, shënohen 11 gola! Juventus rikthehet me fitore
The post FIFA shkel ligjet e BE-së, Gjykata Evropiane kundër rregullave të organizatës appeared first on Euronews Albania.