Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 5 October 2024Main stream

Përmbytjet në Vlorë, Çuçi e Vëngu “zbresin” në qytet

By: M C
5 October 2024 at 19:52

Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i socialistëve, Bledi Çuçi, ishte në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve intensive të shiut.

Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës.

Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren prej momenteve të para kur nisi kjo emergjencë dhe aktualisht gjendja është drejt përmirësimit.

Por sipas tij do duhet të bëhet një vlerësim i mirë i kësaj që ka ndodhur dhe të merren të gjitha masat për ndërhyrje në infrastrukturën e kanalizimeve, si dhe të ndihmohen qytetarët dhe bizneset e prekura nga përmbytjet.

Më tej Çuçi mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në Prefekturën Vlorë, ku u diskutuan më gjerësisht masat për kapërcimin e kësaj situate.

The post Përmbytjet në Vlorë, Çuçi e Vëngu “zbresin” në qytet appeared first on Albeu.com.

Vlora në kolaps nga përmbytjet, Çuçi dhe Vëngu në terren: Ndihmë për qytetarët dhe bizneset e dëmtuara

By: redi
5 October 2024 at 19:09

Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu ishin në Vlorë për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas reshjeve të shiut. Bashkë me kryebashkiakun Ermal Dredha, u ndalën te hidrovori i Vlorës ku po vijon ndërhyrja për normalizimin e situatës. Çuçi tha se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren…

Source

Before yesterdayMain stream

“Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve

4 September 2024 at 14:30

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores në Kunvend mori të mërkurën në shqyrtim mocionin e iniciuar nga 1/10 e deputetëve të opozitës për papajtueshmëri të mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar pagesa nga fonde publike. Sinaj, i njohur si pronar i rrjetit “Big market” zgjodhi të ishte i […]

The post “Nuk jam në dijeni”, deputeti Sinaj mbrohet para Këshillit të Mandateve appeared first on Reporter.al.

Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

27 August 2024 at 14:25

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë […]

The post Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka appeared first on Reporter.al.

❌
❌