Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike”- Tabaku në Konferencën e Kryetarëve për çështjen Xhaçka: Nuk duhet cenuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese

17 September 2024 at 10:34
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku, në lidhje me çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, është shprehur se me moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, po vendoset një precedent i rrezikshëm. Ajo u shpreh se çështjet e tilla duhet t’i lihen drejtësisë dhe se ndërhyrjet politike minojnë besimin e qytetarëve në

Mandati i Olta Xhaçkës/ Vokshi: Ka rënë shteti! Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

By: E.K
16 September 2024 at 12:04

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti. Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa […]

The post Mandati i Olta Xhaçkës/ Vokshi: Ka rënë shteti! Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese appeared first on FaxWeb.

Kërkesa e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese/ A do të shpallen të pavlefshme mesazhet SKY?

16 September 2024 at 12:59

Nga Boldnews.al Të dhënat e përftuara nga aplikacionet Sky dhe Enchrochat do të kalojnë në testin e vlefshmërisë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. “Boldnews.al” mëson zyrtarisht se, me shumicë votash, trupa prej 9 gjyqtarëve Kushtetuese ka vendosur në korrik 2024 që të kalojë për shqyrtim në seancë plenarë kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, me objekt […]

The post Kërkesa e Pëllumb Gjokës në Kushtetuese/ A do të shpallen të pavlefshme mesazhet SKY? appeared first on BoldNews.al.

Mandati i Xhaçkës, Vokshi: Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi Kushtetuesen

By: Ela
16 September 2024 at 11:58

Deputetja demokrate Albana Vokshi deklaron se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë shteti. Në mbledhjen e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Vokshi u shpreh se mbi Gjykatën Kushtetuese është vënë Grupi parlamentar i PS, ndërsa atë që ndodhi […]

The post Mandati i Xhaçkës, Vokshi: Ka rënë shteti. Keni vënë grupin e PS mbi Kushtetuesen appeared first on BoldNews.al.

PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën

13 September 2024 at 09:16

Shumica e deputetëve socialistë (65) abstenuan, ndërsa 9 votuan kundër të enjten në mesnatë, duke bërë që mocioni të mos merrte votat e mjaftueshme për t’u miratuar pavarësisht 25 votave pro të opozitës.  Kjo është hera e dytë që mazhoranca në pushtet del kundër Gjykatës Kushtetuese, përkundër konstatimeve të gjykatës se këto qëndrime “cënojnë themelet […]

The post PS rrëzon për herë të dytë Gjykatën Kushtetuese për Xhaçkën appeared first on Reporter.al.

Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë

11 September 2024 at 12:12

Kuvendi ka përfshirë në seancën plenare të së enjtes votimin e projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka“, i shoqëruar me dy raporte të ndryshme të shumicës dhe pakicës parlamentare në Këshillin e Legjislacionit. Sipas dokumenteve të publikuar të mërkurën në faqen […]

The post Votohet të enjten mocioni për Xhaçkën, PS-PD me dy raporte në seancë appeared first on Reporter.al.

Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend

9 September 2024 at 17:20

Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 u prit me kritika të hënën gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare. Kritikat u adresuan kryesisht nga deputetët e opozitës të cilët e cilësuan shqetësues përdorimin e këtij mekanizmi si një praktikë të vazhdueshme në ndryshimin e buxhetit të shtetit duke i mohuar […]

The post Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka

27 August 2024 at 14:25

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë […]

The post Tërhiqet PS, gati të votojë mocionin për mandatin e deputetes Xhaçka appeared first on Reporter.al.

Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit

9 August 2024 at 17:26

Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që ka urdhëruar dërgimin në gjykatë për shqyrtim të papajtueshmërisë së  mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj të premten duke thirrur mbledhje të Këshillit të Legjislacionit. Spiropali e thirri […]

The post Mandati i Xhaçkës, socialistët rinisin “lojën” me Këshillin e Legjislacionit appeared first on Reporter.al.

Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit

31 July 2024 at 15:13

Vendimi i arsyetuar i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimmarrjen e Kuvendit sa i përket mandatit të deputetes Olta Xhaçka, kritikon ashpër shumicën parlamentare për shkelje kushtetuese me pasoja të rënda. Në vendimin e zbardhur në 30 korrik, Gjykata Kushtetuese arsyeton se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e gjykatës në shkelje të detyrimeve kushtetuese dhe […]

The post Mandati Olta Xhaçkës: Gjykata Kushtetuese shprehet se Socialistët cenuan themelet e shtetit appeared first on Reporter.al.

❌
❌