Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Largohen nga kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin drejt një tjetër institucioni shtetëror

By: M C
7 October 2024 at 19:19

Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin.

Nuk dihet nëse ata do të vendosen para Bashkisë së Tiranës, Kuvendit apo Ministrisë së Brendshme.

Së bashku me ta kanë nisur zhvendosjen edhe policia.

The post Largohen nga kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin drejt një tjetër institucioni shtetëror appeared first on Albeu.com.

Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë

By: M C
7 October 2024 at 19:03

Ka nisur me tensione dhe përplasje protesta e opozitës.

Deputetët demokratë dhe qytetarët kanë tentuar të çajnë kordonin policor para kryeministrisë.

Më pas janë hedhur fishekzjarre dhe molotov drejt godinës.

The post Tensione dhe përplasje në protestë, hidhet molotov drejt kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”

By: M C
7 October 2024 at 18:53

Protesta e opozitës ka nisur mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Dhjetra mijëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Në ovacion të gjithë qytetarët kanë nisur me thirrjet ‘Rama ik’ dhe “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

The post Nis protesta e Opozitës me ovacione e thirrje: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” appeared first on Albeu.com.

Tubimi pa fjalime i opozitës/ Nis marshimi i protestuesve nga selia e PD drejt Kryeministrisë!

By: M C
7 October 2024 at 18:46

Protestuesit e thirrur nga opozita për protestën kombëtare janë ndarë në disa grupe.

Një pjesë janë mbledhur në selinë blu, ndërsa një pjesë tjetër para Kryeministrisë.

Ata në selinë blu kanë nisur marshimin për t’ju bashkuar grupit tjetër.

Rreth 1200 forca policore janë në terren këtë të hënë, për mbarëvajtjen e protestës.

The post Tubimi pa fjalime i opozitës/ Nis marshimi i protestuesve nga selia e PD drejt Kryeministrisë! appeared first on Albeu.com.

Çfarë pritet të ndodhë në protestë? Policia në gatishmëri, pozicionon fikëset e zjarrit pranë Kryeministrisë

By: M C
7 October 2024 at 18:34

Për pak çaste pritet të startojë zyrtarisht protesta e thirrur nga opozita, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit.

Bashkë më protestuesit edhe policia është vendosur në gatishmëri. Para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera shtetërore janë vendosur kordonet e efektivëve policorë. Në fotot e mëposhtme, policët pranë kryeministrisë shihen duke pozicionuar fikëset e zjarrit, ndërsa ende nuk ka një skenar të qartë si do të zhvillohet tubimi i mbrëmjes së sotme.

Mësohet se mbi 1.000 zyrtarë policorë janë në terren për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

The post Çfarë pritet të ndodhë në protestë? Policia në gatishmëri, pozicionon fikëset e zjarrit pranë Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës, flakë para Presidencës

By: M C
7 October 2024 at 18:10

Protesta e Opozitës ka nisur pasditen e sotme në Tiranë. Në nisje të orarit zyrtar të protestës, disa qytetarë kanë ndezur flakë para presidencës.

Siç shihet në foton e mësipërme, nga para Presidencës po del tym, ndërkohë që protesta pritët të agravohet më shumë. Qytetarët kanë vendosur disa goma para Presidencës dhe i kanë vënë flakën.

The post Protesta e opozitës, flakë para Presidencës appeared first on Albeu.com.

Për pak minuta nis protesta, qytetarët ‘pushtojnë’ selinë blu

By: M C
7 October 2024 at 18:04

Qytetarë të shumtë kanë ardhur dhe janë mbledhur para selisë blu, që të nisin protestën kundër qeverisë Rama.

Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog.

The post Për pak minuta nis protesta, qytetarët ‘pushtojnë’ selinë blu appeared first on Albeu.com.

I biri humbi jetën nga tritoli që iu vendos motrave Nikolli, flet babai i Enea Themollarit: Atë natë po fliste për të ikur Angli

By: M C
7 October 2024 at 17:43

Babai i Enea Thomollarit, ka folur këtë të hënë për mediat ku dhe ka zbuluar se natën që ndodhi ngjarja, djali i tij po priste një telefonatë për tu larguar jashtë shtetit.

Për RTSH i ati i 29-vjeçarit u shpreh se në momentin që shpërtheu eksplozivi ai po shkonte në tualet.

“Atë natëishte duke folur se donte të ikte jashtë sepse nuk po i dilte viza për Gjermani, sepse aty ishte 3-4 vjet. Atë natë po priste ta merrnin në tel nga Anglia, në atë moment për të shkuar në banjo shpërthen dera. Një shpërthim fatal për djalin tim. Urgjenca erdhi me vonesë, nusja i dha ndihmën e parë. E përmendi. Por kur ra për herë të dytë te divani nuk u përmend më”, ka thënë për RTSH i ati i 29-vjeçarit nga Elbasani.

Enea Themollari, është 29-vjeçari nga Elbasani i cili humbi jetën disa ditë më parë, më 4 tetor, pas një kalvari të gjatë vuajtjesh ku për tre muaj qëndroi në intubim.

I riu nga Elbasani mbeti i plagosur nga një sasi tritoli që iu vendos motrave Nikolli, Gjovana dhe Alda Nikolli. Thomaraj ishte fqinji i dy të rejave dhe fatkeqësisht humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i tritolit më 14 korrik, që ishte vendosur në katin e sipërm të pallatit ku ndodhej apartamenti i tij dhe motrave Nikolli.

Dy motrat të cilat janë shumë të njohura në rrjetet sociale, ishin përfshirë në një konflikt me Nuredin Dumanin dhe kanë akuzuar publikisht këtë të fundit se kishte porositur sulmin me tritol në shtëpinë e tyre.

Enea po shkonte nga dhoma e gjumit për në tualet kur ndodhi shpërthimi me tritol dhe nga plasja e fortë, dera e shtëpisë së tij u shkatërrua dhe i ra në kokë. Fatkeqësisht, pas tre muajsh në intubim, ai nuk ja ka dalë dot.

29 vjeçari jetonte me dy prindërit e sëmurë dhe me vëllain e tij, gjithashtu i sëmurë. Ai ishte i vetmi që punonte në familje dhe njihej në qytet si një djalë i qetë.

The post I biri humbi jetën nga tritoli që iu vendos motrave Nikolli, flet babai i Enea Themollarit: Atë natë po fliste për të ikur Angli appeared first on Albeu.com.

Nisin grumbullimet para Kryeministrisë: Pakti për vdekjen e universitetit!

By: M C
7 October 2024 at 17:32

Kanë nisur grumbullimet para kryeministrisë për protestën që pritet të startojë pas pak minutash. Të parët në shesh kanë mbërritur studentë me banderolë në dorë, e cila e mban mesazhin: Pakti për vdekjen e universitetit!

Ndërkohë edhe te selia e Partisë Demokratike, nga ku do të nisen ligjvënësit demokratë kanë nisur grumbullimet, të cilët së bashku do të zhvendosen te kryeministria.

The post Nisin grumbullimet para Kryeministrisë: Pakti për vdekjen e universitetit! appeared first on Albeu.com.

Më pak se një orë nga nisja e protestës, mesazhi i Salianjit: Populli shkund çdo tirani!

By: M C
7 October 2024 at 17:18

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me protestën kombëtare të opozitës, e cila nis në më pak se një orë.

Në mesazhin e tij për qytetarët, Salianji shprehet se qëndresa e tyre është “shpërbërja” e qeverisë. Ai ka bërë thirrje për reagim nga çdo qytetar, sipas tij për një Shqipëri më të mirë. Burgosja e ish-ligjvënësit demokrat ishte dhe arsyeja kryesore për thirrjen e një proteste kombëtare nga Partia Demokratike.

MESAZHI I SALIANJIT:

Në këto orë, ata po korrin frikën që mbollën vetë!

E dimë që menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre! Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jëmi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjies. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat! Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty! Reago! Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!

The post Më pak se një orë nga nisja e protestës, mesazhi i Salianjit: Populli shkund çdo tirani! appeared first on Albeu.com.

A do ti bashkohet protestës së demokratëve? Ja si përgjigjet Ilir Meta

By: M C
7 October 2024 at 16:36

Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme.
Me anë të një njoftimi për mediat, Partia e Lirisë bën me dije se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.

“Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t’iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë”, njofton Partia e Lirisë.

The post A do ti bashkohet protestës së demokratëve? Ja si përgjigjet Ilir Meta appeared first on Albeu.com.

Mbi 100 mjete dhe 3 furgonë me protestues nisen nga Fieri drejt Tiranës

By: M C
7 October 2024 at 16:08

Mbi 100 automjete private dhe 3 furgonë me protestues janë nisur nga qyteti i Fierit drejt Tiranës.

Gazetarja Marsela Topi raporton se sipas informacioneve të marra pranë selisë blu, janë rreth 800 protestues të cilët do t’i bashkohen protestës së kësaj të hëne.

Në një video të shpërndarë edhe nga vetë lideri demokrat Sali Berisha, nga takimet në Rreth- Libofshë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike , Gazmend Bardhi, iu ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive, edhe në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut t’i bashkohen pjesëmarrjes masive në protestën e 7 Tetorit.

Sipas tij, shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

The post Mbi 100 mjete dhe 3 furgonë me protestues nisen nga Fieri drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 7 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

By: M C
6 October 2024 at 23:47

Dashi

Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri.

Demi

Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar nga partneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik!

Binjakët

Gjatë kësaj dite Dielli do ju favorizojë tej mase, ndaj shumë gjëra do të shkojnë në drejtimin e duhur dhe ju do të ndiheni të kënaqur, sidomos sa i takon punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të nxirrini “thonjtë” dhe të mos bini pre e kërkesave që shkojnë kundër vullnetit tuaj.

Gaforrja

Yjet këshillojnë që të jeni sa më korrekt dhe të përpiktë. Rrezikoni që të shkoni vonë në një takim pune dhe kjo gjë mund t’iu hapë probleme për të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, shihni mirë ndaj një miqësie të rremë, në mënyrë që të mos e pësoni. Këshillohet që të mos flisni shumë hapur për ndjenjat tuaja me këdo.

Luani

Gjatë kësaj të hëne, një gabim në përqendrim mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Duhet të tregoheni me mjaft vullnet dhe të siguroheni që nuk do të ndodhë asgjë e re. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do ju surprizojë me një mbrëmje speciale.

Virgjëresha

Duhet të jeni të fortë dhe të qetë në të njëjtën kohë, pasi mundësitë që do t’iu ofrohen në punë, janë vërtetë të rëndësishme. Sa i takon ndjenjave, nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj.

Peshorja

Në vendin e punës duhet të jeni më shumë të vendosur, pasi dikush do tentojë që t’iu dëmtojë dhe rrezikoni që të mos e vini re. Sa i takon ndjenjave, mund të nisni një histori premtuese dashurie. Lëreni veten të lirë!

Akrepi

Ndikimet e yjeve mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhurat tuaja. Sa i takon punës, do dini si të përfitoni nga çdo mundësi. Në fushën e ndjenjave, më në fund mund të ndaleni drejt një njohje të re.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet këshillojnë që të pranoni ftesën e një miku të cilin nuk e shihni prej kohësh, mund të kaloni një mbrëmje shumë të kënaqshme në shoqërinë e tij/saj. Sa i takon sferës profesionale, mos jini shumë anksioz dhe reagoni me qetësi, shkruan noa.al. Në fushën e ndjenjave, do të keni stimuj të rinj në raport me partnerin/en.

Bricjapi

Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt, për të kuptuar rrugën që duhet të ndiqni në punë. Në fushën e ndjenjave, këshillohet që të mos e nënvlerësoni një raport i cili nuk funksionon më. Këshilla për ju, është që të jeni sa më të shoqërueshëm.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për një hapësirë tuajën personale për tu relaksuar dhe mund të jeni disi konfliktualë me familjarët. Sa i takon ndjenjave, duhet të luftoni kundër tyre. Këshilla për ju, të jeni sa më të thjeshtë dhe të lirshëm.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, do të bëni një gabim në punë, por ka shumë mundësi që askush të mos e kuptojë. Në fushën e ndjenjave duhet të bëni disa sqarime lidhur me veprimet tuaja të fundit. Këshilla për ju, mundohuni të jeni sa më bindës.

The post Horoskopi 7 Tetor 2024/ Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë appeared first on Albeu.com.

Protesta nesër, Asllan Dogjani: Deputetët e PS na luten të largojmë Ramën

By: M C
6 October 2024 at 23:39

Asllan Dogjani, deputeti i Partisë Demokratike, teksa foli për aksionin e opozitës dhe protestën e së hënës, 7 tetor tha se situata është shumë e rëndë në vend, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama, ka instaluar diktaturën.

Ai befasoi teksa tha se edhe deputetë të caktuar nga Partia Socialiste po “luten” tek opozita që të largojnë Edi Ramën.

“Protesta e nesërme vlerësohet nga unë si një protestë për të ardhmen e Shqipërisë, një protestë për brezat e ardhshëm. Ne kemi ardhur në këtë ditë për të thirrur qytetarët nga e gjithë Shqipëria. Ne kemi ardhur në këtë gjendje, kryesorja, për mungesën e drejtësisë në këtë vend. Ne kemi reaguar si deputetë, por zëri ynë nuk është dëgjuar. Fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhët. Qeveris arreston deputetët e PD dhe kryetarin e PD me urdhër politik të Edi Ramës. Vendi ka shkuar në diktaturë. Zërat kritikë merren dhe arrestohen, qytetarët nuk janë të lirë.

Ne kemi deputetë të PS-së, të cilët në kontaktet që kemi na thonë: Bëjeni të pamundurën, ta heqim këtë njeri. Kjo vjen sepse Rama sot është prokuror, gjyqtar, polic, ky është gjithçka. Kemi në Shqipëri të instaluar diktaturën. Kjo ka bërë që ne sot kemi thërritur një protestë jo si të gjitha ato të tjerat”, tha Dogjani në “Off the Record”.

I të njëjtit mendim ishte edhe deputeti tjetër i PD-së, Dashnor Sula, që tha se Edi Rama ka kapur gjithçka në Shqipërinë që po boshatiset çdo ditë, sipas tij.

“Dita e hënë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë. E them këtë gjë sepse ne jemi në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm si shoqëri. Pushteti politik është përqendruar totalisht në duart e Ramës dhe pak njerëzve rreth tij, pushteti ekonomik, po ashtu. Çdo ditë e më shumë po kuptohet qasja dhe sjellja e kësaj mazhorance. Unë vij nga zonat rurale, në fshatra nuk ka më njerëz nën 50 vjeç. Kanë ikur të gjithë, mos shihni Tiranën. E kush i ka këto faje, mazhoranca”, tha Sula.

The post Protesta nesër, Asllan Dogjani: Deputetët e PS na luten të largojmë Ramën appeared first on Albeu.com.

“Blindohet” hyrja e Kryeministrisë, masa për protestën e nesërme të opozitës

By: M C
6 October 2024 at 23:35

Autoritetet po marrin masa për të bllokuar hyrjen kryesore të Kryeministrisë, për të shmangur çdo incident gjatë protestës së opozitës të planifikuar për nesër.

Në orën 18:00, opozita do të mbajë protestën e saj kombëtare në Tiranë, pas vendimit për dënimin me një vit burg të ish-deputetit Ervin Salianji. Sipas Partisë Demokratike, protesta do të ketë një format të ri, pa fjalime politike, dhe do të nisë nga godina e qeverisë, duke përfshirë marshime në disa rrugë kryesore të qytetit.

Opozita nuk ka zbuluar ende se cilat rrugë do të bllokohen, duke theksuar se kjo protestë e 7 tetorit do t’u japë zë qytetarëve. Në tubim do të marrin pjesë edhe aleatët e Partisë Demokratike, si Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule. Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do të jenë të pranishëm, duke shfaqur mosbesim ndaj strategjisë aktuale të opozitës.

Protesta u thirr pas arrestimit të Salianjit, dhe Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet e saj deri në largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në vitet e fundit, PD ka ndërmarrë veprime të ndryshme, siç ishte protesta me çadrën në 2017, djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale. Mbetet për t’u parë nëse ky aksion i ri do të sjellë rezultate në përballjen e ardhshme me Partinë Socialiste

The post “Blindohet” hyrja e Kryeministrisë, masa për protestën e nesërme të opozitës appeared first on Albeu.com.

Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të “Kënga Magjike” 2024

By: M C
6 October 2024 at 23:03

Kënga Magjike ka nisur duke prezantuar javë pas jave në emisionin “E diela shqiptare” të gjithë artistët që do të kualifikohen për natën finale.

Ndërkohë që dëgjojmë këngë dhe artistë të rinj, të gjithëve na ngacmon pyetja se cilët do të jenë prezantuesit e edicionit të këtij viti.

Moderatorja dhe gazetarja e njohur Matilda Mcini dhe balerina Selin Bollati janë dy emrat që kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka konfirmuar gjatë transmetimit të emisionit të së dielës.

Forma se si ai e ka zbuluar për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një video-call, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të mamasë së tij.

Kënga Magjike 2024 do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve më 7 dhjetor.

The post Konfirmohen dy emrat e prezantueseve të “Kënga Magjike” 2024 appeared first on Albeu.com.

Bombardimet më të rënda deri më tani, Izraeli godet sërish Bejrutin

By: M C
6 October 2024 at 22:50

Sulmet ajrore izraelite goditën periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe herët të dielën në bombardimet më intensive të kryeqytetit libanez që kur Izraeli përshkallëzoi ashpër fushatën e tij kundër grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani muajin e kaluar. Gjatë natës, shpërthimet bombarduan gjithë Bejrutin për gati 30 minuta.

Ky ishte sulmi i vetëm më i madh Izraelit në Bejrut deri më tani. Të dielën një mjegull gri u var mbi qytet dhe rrënojat u shpërndanë nëpër rrugë në periferitë jugore, ndërsa kolonat e tymit u ngritën mbi zonë.

“Nata e kaluar ishte dhuna më e madhe se të gjitha netëve të mëparshme. Ndërtesat po dridheshin rreth nesh dhe në fillim mendova se ishte një tërmet. Pati dhjetëra goditje – nuk mund t’i numëronim të gjitha dhe tingujt ishin shurdhues,” tha Hanan Abdullah, një banore e zonës Burj al-Barajneh në periferitë jugore të Bejrutit.

Gjithashtu Izraeli tha se forcat e tij ajrore kishin kryer një sërë sulmesh në shënjestër në një numër të objekteve të ruajtjes së armëve dhe vendndodhjeve të infrastrukturës terroriste që i përkasin organizatës terroriste Hezbollah në zonën e Bejrutit.

The post Bombardimet më të rënda deri më tani, Izraeli godet sërish Bejrutin appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 6 October 2024Main stream

“Me Salianjin u ‘derdh gota’”, Noka: Po zien revolta e qytetarëve

By: M C
6 October 2024 at 22:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka folur për protestën e ditës së nesërme. Noka i ftuar në News24 u shpreh se fryma e revoltës është shumë e madhe, ndërsa shtoi se pakënaqësia ndaj narko-regjimit dhe revolta është duke vluar. Gjithashtu Noka u shpreh se SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën.

“Shëndetësia është e rrënuar. Profesione e lira janë të gjithë gati të ngrihen në këmbë sepse ka tentuar t’i zhdukë e asgjësojë me taksat. Bizneset po i shtyp. Në Shqipëri ka 2 kategori biznesesh, qeveritare dhe ata që mezi mbijetojnë. Drejtësia e re, a ka ndodhur më parë të shkojë 16. Vjet shqyrtimi i çështjeve? SPAK lufton dhe ka synim të asgjësojë opozitën. Çfarë nuk e arriti dot Rama të nxjerrë jashtë ligji Rama, me logon, e ka synim SKAP. E gjithë opozita nën sulmin e SPAK. Me Salianjin “u derdh gota”, u shpreh ai.

The post “Me Salianjin u ‘derdh gota’”, Noka: Po zien revolta e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Demokratët nesër në protestë, Basha vizitë Ramës pas operacionit?

By: M C
6 October 2024 at 22:14

Mësohet nga burime pranë ish-kreut të PD, Lulzim Basha se ai dje ka shkuar për një vizitë në shtepinë e kryeministrit Rama, pas daljes së këtij të fundit nga spitali.

I njëti burim theksoi se Lulzim Basha ka qendruar rreth një orë më Ramën, duke shfrytëzuar vizitën për arsye shëndetësore edhe për një diskutim të aktualitetit politik dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Basha mësohet ti ketë garantuar kryeministrit, mbështetjen e tij dhe qëndrimin edhe njëherë pro marrveshjes së 17 majit 2017, që i bashkon ata në qeverisje, në rast se Rama nuk siguron 31 mandate.

Nuk ka ende detaje nga takimi por një burim zyrtar pranë qeverisë konfirmoi zhvillimin e bisedës rreth një orëshe të Lulzim Bashës me Ramën në shtepinë e këtij të fundit.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë ditën e hënë në orën 18.00. Drejtuesit demokratë, përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha kanë paralajmëruar “mos bindje civile” dhe kanë mbajtur të fshehtë skenarët.

ISh-kreu i PD, Lulzim Basha nga ana tjetër nuk ka bërë asnjë reagim në mbështetje të protestës duke u sjellë qartazi tashmë si aleati më i ri i kryeministrit Edi Rama./CNA

The post Demokratët nesër në protestë, Basha vizitë Ramës pas operacionit? appeared first on Albeu.com.

Efektivja e policisë përplas për vdekje këmbësorin në Kurbin

By: M C
6 October 2024 at 21:51

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin. Mësohet se një efektive policie ka përplasur për vdekje një këmbësor 51-vjeçar. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që mësohet se viktima kahumbuyr jetën në spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës), duke drejtuar automjetin e saj ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar, por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistët e AMP (rajoni Lezhë-Shkoder), kanë kryer të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit është shoqëruar dhe arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

The post Efektivja e policisë përplas për vdekje këmbësorin në Kurbin appeared first on Albeu.com.

❌
❌