Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në një banesë në Mitrovicën e Veriut! Në kërkim dy persona

By: D Marku
7 October 2024 at 18:53

Sot rreth orës 13:00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovicën Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje.

Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka gjetur dhe ka sekuestruar:

1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamuflazhi etj

Dy persona të dyshimtë, njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë gjetur në shtëpi, por tashmë janë shpallur si persona në kërkim.

The post Armë, granata dhe antiplumba, policia e Kosovës kontrolle në një banesë në Mitrovicën e Veriut! Në kërkim dy persona appeared first on Albeu.com.

Fillon “mosbindja civile”/ Protestuesit e opozitës ndalojnë trafikun në qendër të Tiranës

By: D Marku
7 October 2024 at 18:41

Janë mbledhur edhe protestuesit e parë përpara Kryeministrisë. Ndërsa, një pjesë tjetër e protestuesve janë ende në selinë e PD-së, teksa po presin që të dalin deputetët demokratë.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të ndodhë në tubimin e sotëm. Mirëpo, nuk përjashtohet as skenari i përplasjes së protestuesve me policinë.

Ndërkohë një pjesë e qytetarëve kanë ndaluar edhe qarkullimin për pak minuta para bashkisë së Tiranës, më pas për t’i lënë të lirë automjetet.

Nuk dihet nëse ky do të jetë skenari i opozitës sot, pra ndalimi i qarkullimit në disa akse rrugore të Tiranës, pasi protesta nuk do të ketë fjalimi si herët e tjera.

 

The post Fillon “mosbindja civile”/ Protestuesit e opozitës ndalojnë trafikun në qendër të Tiranës appeared first on Albeu.com.

Pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën

By: D Marku
7 October 2024 at 18:24

Një pensionistët ka udhëtuar me biçikletë nga Vlora për t’iu bashkuar protestës kombëtare të opozitës.

Duke shprehur pakënaqësinë për rritjen e pakët të pensionit me 6 mijë lekë të vjetra, i moshuari tha në Syri Tv se së bashku me shokët e tij do të qëndrojnë në protestë, deri sa të rrëzojnë Ramën.

“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletë. Kam ardhur për të drejtat e mia, s’kam ardhuro për Sali Berishën. Unë jam pensionist. Më ka shtuar vetëm 6 mijë lekë të vjetra. Jam i pakënaqur, pa bukë në shtëpinë time. Kam ardhur kastile këtu që ta rrëzojmë këtë qeveri. Kjo qeveri e poshtër, ky kriminel i jonë që Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkë me shokët e mi për ta rrëzuar. Do rrimë këtu,” tha i moshuari.

The post Pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën appeared first on Albeu.com.

Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës

By: D Marku
7 October 2024 at 18:20

Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël madhështor.

Komisioni i përzgjedhjes tanimë ka shpallur zyrtarisht listën e këngëtarëve pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ka edhe shumë figura të njohura.

Ky edicion do të mbledh talentët e rinj të muzikës e deri te ata që kanë mbizotëruar në skenë prej shumë vitesh.

Festivali i RTSh-së është një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, gjersa edhe këtë herë premton shumë.

Lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

1. Algert Sala

2. Alis Kallacej

3. Ardit Çuni

4. Devis Xherahu

5. Djemtë e Detit

6. Elvana Gjata

7. Endrik Beba

8. Epos Grup

9. Erma Mici

10. Frensi Revania

11. Gjergj Kaçinari

12. Gresa Gjocera

13. Jet

14. Kejsi Jazxhi

15. Kleansa Susaj

16. Laurjan Ejlli FT Adelina Corraj

17. Lorenc Hasrama

18. Luna Çausholli

19. Mal Retkoceri

20. Martina Serreqi

21. Mihallaq Andrea

22. Nita Latifi

23. Olsi Bylyku

24. Orgesa Zaimi

25. Rea Nuhu

26. Ronaldo Mesuli

27. Santino De Bartolo

28. Shkodra Elektronike

29. Stine

30. Vesa Smolica.

The post Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës appeared first on Albeu.com.

Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3

By: D Marku
7 October 2024 at 17:56

Tashmë është bërë zyrtare.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari, Milaim Zeka, do të jetë në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Kosova 3.

Pas aludimeve, lajmi u bë i ditur në Instagram nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova.

“Ju prezantojmë opinionistin e parë të Big Brother VIP Kosova 3 Milaim Zeka”, thuhet në njoftim.

E përveç tij, një tjetër emër që po flitet është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Gjithashtu janë përmendur edhe disa figura publike që do të marrin pjesë në këtë vit.

Big Brother pritet që të nis së shpejti dhe premton shumë për publikun.

The post Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Albeu.com.

Protesta, Maliqi thirrje Policisë: Distancohuni nga urdhrat politik të narko-shtetit! Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit

By: D Marku
7 October 2024 at 17:41

Teksa pritet që të nisë protesta e opozitës, Ish-deputeti dhe drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, i bën thirrje Policisë së Shtetit që të distancohet nga urdhrat politikë të narko-shtetit, dhe të mos bëhen pjesë e provokimeve të protestuesve.

“Thirrje Policisë së Shtetit. Edhe 2 orë na ndajnë nga Revolta qytetare, distancohuni nga urdhrat politik të narko-shtetit dhe drejtuesve politikë të Policisë.

Ruani rendin, mos u bëni pjesë e provokimeve. Populli opozitar është sot me ju dhe do jetë nesër me ju për dyfishim pagash e kushte dinjitoze në shërbim.

Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit. Qeveri teknike, zgjedhje te lira, drejtësi të pavarur, rend, siguri, zhvillim, votë të lirë”, shprehet Maliqi.

The post Protesta, Maliqi thirrje Policisë: Distancohuni nga urdhrat politik të narko-shtetit! Koha që qytetarët të marrin në dorë fatet e vendit appeared first on Albeu.com.

Alizoti: Rama ka treguar se është i aftë të asgjësojë këdo! Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit, s’na stepin kundër këtij pushteti!

By: D Marku
7 October 2024 at 17:04

Ligjvënësi demokrat Tomorr Alizoti thotë se Rama ka xtreguar se është i aftë të asgjësojë këdo që e pengon në mbajtjen e pushtetit të tij.

Pak minuta nga nisja e protestes kombëtare, Alizoti thotë se asgjësimin e ka treguar përmes arrestimin të liderit të opozitës me dosje të stisur, ashtu sikurse burgosjen e Salianjit pse denoncoi publikisht krimin dhe lidhjet e tij me pushtetin.

Sipas Alizotit, sot qytetarët kanë të gjitha arsyet për të protestuar, dhe jo të bëjnë opozitarizmin përballë pushtetit me zgjedhje të tilla si, braktisja e Shqipërisë.

“Rama ka treguar së është i aftë të asgjësojë këdo. Ka arrestuar një deputet, i cili deri më tani s’ka marrë asnjë pushtet.

Është një protestë për demokratët, opozitarët, kush nuk del sot , tregon dobësi. Është shpopulluar vendi, të rinjtë nuk krijjnë familje këtu.

Shqiptarët kanë zgjedhur të bëjnë opozitë me zgjedhjet e tyre. Kanë ikur, kriza është aq e madhe sa ngjan si luftë.

Korrupsioni është aq i madh, aq i madh është dëmi në ekonomi që ky pushtet i ka kushtuar vendit. Si mund të përjashtosh 24 deputetë, ata vijnë nga populli dhe votuesit.

Në Evropë e Mesdhe ka përplasje të mëdha dhe është normale. Me këtë Rama e ka sfiduar opozitën, dhe kjo s’duhet të na stepë.

PD është  një parti e djathtë dhe këtij vendi këtu ia kanë sjellë ndërkombëtarët. Ai që e ka mbajtur vendin larg BE, është gjyshi dhe baballarët e këtij pushteti”, u shpreh Alizoti.

The post Alizoti: Rama ka treguar se është i aftë të asgjësojë këdo! Arrestimi i Berishës dhe dënimi i Salianjit, s’na stepin kundër këtij pushteti! appeared first on Albeu.com.

Gati dy orë para protestës, Policia “rrethon” Tiranën. Dhjetëra furgonë shpërndahen në gjithë perimetrin

By: D Marku
7 October 2024 at 16:25

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e tre qëllimeve të tyre: Zgjedhje të lira, qeveri teknike dhe lirimi nga burgu i Sali Berishës.
Dy orë para protestës, Policia ka nisur “rrethimin e Tiranës.
Në pamjet e siguruara nga “Ora Neës” duken qartë dhjetëra furgonë policia të shpërndarë në gjithë perimetrin e paralajmëruar për bllokimin e akseve kryesore të kryeqytetit.

Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët lideri demokrat Sali Berisha, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime dhe kryefjala do të jetë mosbindja civile.

Burimet mediatike kanë zbuluar disa nga “skenarët” që priten të ndodhin gjatë protestës së sotme ku synimi i demokratëve sot është bllokimi i trafikut dhe ndoshta shkuara në Surrel në shtëpinë e kryeministrit Rama.

Kjo protestë që sipas demokratëve është nisja e një vale protestash erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji, i akuzuar për kallëzim të rremë.

Opozita nuk ka zbuluar akset që do të bllokohen dhe ka theksuar se qytetarët do të kenë fjalën në këtë protestë të 7 tetorit. Pjesëmarrës në protestë do të jenë edhe aleatët e Partisë Demokratike, si Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.

MBI 1 MIJË EFEKTIVË NË TERREN, RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN

Në lidhje me protestën dhe masat e marra Policia e Shtetit ka ndarë planin e saj me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale policia dje bëri me dije se ditën e sotme në Tiranë, në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Gjithashtu mësohet se në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policore.

Policia njoftoi një ditë më parë se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj proteste dhe u bëri apel pjesëmarrsve që të distancohen nga çdo akt dhune.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve”, njofton Policia

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

KUFIZIMET NË AKSET E TJERA:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skënderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiëanit;

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

The post Gati dy orë para protestës, Policia “rrethon” Tiranën. Dhjetëra furgonë shpërndahen në gjithë perimetrin appeared first on Albeu.com.

“Me besim çdo sekondë në Zot”/ Si është gjendja e babait të Jonida Vokshit?

By: D Marku
7 October 2024 at 15:51

Moderatorja Jonida Vokshi tregoi para disa ditësh se babai i saj po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Ajo ka bërë një përditësim të fundit duke u shprehur ndjekësve falenderimet për mbështetjen në ato që i quan “4 ditët më të vështira të jetës”.

Jonida tregon se situata s’ka kaluar ende dhe gjendja është kritike. Jonida përmbyll duke thënë se do të përpiqet t’i rikthehet përditshmërisë për të ndihmuar edhe veten.
Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë falenderuese jam ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shumë dashuri e mbështetje gjatë këtyre 4 ditëve më të vështira të jetës sime. Ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekondë në Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem në kontakt me ju, kjo do të më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri për ju!”

The post “Me besim çdo sekondë në Zot”/ Si është gjendja e babait të Jonida Vokshit? appeared first on Albeu.com.

Po Shqipëria? Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20%

By: D Marku
7 October 2024 at 15:26

Nga muaji tetori Qeveria e Kosovës do të rris pensionit për 20%, ndërsa nga janar për 20% do të rriten pensionet për personat që përfshihen në ligjin për kategoritë e luftës.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie.

“Duke filluar nga ky muaj 2024 do të rrisim për 20% të gjitha pensionet si vijon , pensioni bazik i moshës, pensioni kontribuespagues i plotë dhe parcial, pension i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës. Nga muaji janar i viti 2025 pra për më pak se 3 muaj do të rritet për 20% pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës”, tha ai.
Ky është një hap pozitiv për mbështetje socialen në Kosovë, ndërsa në Shqipëri, rritja e çmimeve dhe mungesa e transparencës ekonomike po dëmtojnë qytetarët. Në vend që qeveria shqiptare të fokusohet në politikën e qëndrueshme dhe mbrojtjen e standardit të jetesës për të gjithë, po vjedh akoma më shumë nga qytetarët që po vuajnë për bukën e gojës.

The post Po Shqipëria? Qeveria e Kosovës rrit pensionet me 20% appeared first on Albeu.com.

Grua me fat! Mark Zuckerberg personalizon ‘Porsche Cayenne Turbo GT’ për gruan e tijI’

By: D Marku
7 October 2024 at 14:57

Gruan e Mark Zuckerberg do ta kenë akoma më shumë zili, pasi CEO i Facebook i projektoi asaj një makinë speciale të tipit ‘Porsche’.

Zuckerberg dhe gruaja e tij, Priscilla Chan, kanë tre fëmijë të vegjël dhe ai u tha fansave në Instagram se ajo donte një minibus për t’i transportuar. Kështu që ai punoi me kompaninë e makinave luksoze Porsche dhe firmën e personalizimit të makinave West Coast Customs për të krijuar një model me porosi.

Priscilla donte një minibus, kështu që unë kam dizajnuar diçka për të cilën jam shumë i sigurt se duhet të ekzistojë: një minivan Porsche Cayenne Turbo GT’- shkroi Mark.


Zuckerberg dhe Chan filluan të takoheshin në Universitetin e Harvardit, përpara se të lidheshin me martesë në vitin 2012. Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Maxima, në vitin 2015. Vajza e tyre e dytë, August, lindi në 2017 dhe vajza e tyre e tretë, Aurelia ka lindur në vitin 2023.

The post Grua me fat! Mark Zuckerberg personalizon ‘Porsche Cayenne Turbo GT’ për gruan e tijI’ appeared first on Albeu.com.

“Më thonin qorr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e tij: Më kanë bullizuar në shkollë

By: D Marku
7 October 2024 at 14:36

Moderatori i së “Dielës Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka treguar historinë e tij me bullizmin. Ai ka treguar se ka vuajtur të njëjtin fenomen për një nga detajet më karakteristike të pamjes së tij: syzet.

Gjebrea kujton se si fëmijët e tallnin duke përdorur epitete të pahijshme, por karma ka bërë punën e saj sepse sot ia ka arritur t’ia dalë mbanë.

“Edhe unë kur isha i vogël, në klasë të tretë vura syze. Për ju sot është normale, por në atë kohë ata që ishin me syze bullizoheshin ashtu siç ty të kanë bullizuar me ato fjalë, edhe mua më kanë bullizuar duke më thënë “qorr” dhe nuk e kam kaluar shumë mirë, por sot edhe pse xhamat e syzeve i kam 0 prapë i mbaj sepse nuk e kam atë kompleks dhe në fund të ditës jo vetëm që ia dola, por ja ku jam, ndërkohë që ata që më kanë bullizuar, nuk e di se ku janë”

The post “Më thonin qorr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e tij: Më kanë bullizuar në shkollë appeared first on Albeu.com.

Pamje të frikshme/ “Lufta” me demin shkon keq për matadorin në Spanjë, kafsha e tërbuar e masakron me brirë

By: D Marku
7 October 2024 at 14:21

Shënohet një tjetër incident në garën me dema në Madrid të Spanjës. Një luftëtar peruan është cilësuar si ‘matadori më i keq në botë’ pasi u godit brutalisht në bark dhe këmbë nga një dem, gjatë debutimit të tij.

Nga pamjet e publikuara në internet, shihet momenti i frikshëm kur Roca Rey, 27 vjeç, sulmohet sërish nga demi, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.

Duke parë që gjendja u rëndua, disa njerëz tentuan të ndërhynin që të shpëtonin të riun dhe të qetësonin demin. Roca Rey raportohet se është plagosur rëndë dhe po i nënshtrohet një operacioni.

Sipas raportit mjekësor, thuhet se 27-vjeçari pësoi ‘një plagë të shkaktuar nga briri i demit në pjesën e pasme’.

The post Pamje të frikshme/ “Lufta” me demin shkon keq për matadorin në Spanjë, kafsha e tërbuar e masakron me brirë appeared first on Albeu.com.

Von der Leyen: Zemrat tona janë me komunitetet hebreje

By: D Marku
7 October 2024 at 14:13

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “zemrat tona janë gjithashtu me komunitetet hebraike në mbarë botën” në përvjetorin e parë të sulmit terrorist ndaj Izraelit nga grupi islamik palestinez Hamas.

“Në këtë përvjetor tragjik, dua të nderoj kujtimet e viktimave”, tha ajo në një deklaratë me shkrim, duke shtuar se BE-ja qëndron me të gjithë njerëzit e pafajshëm, jetët e të cilëve janë shkatërruar deri në palcë që nga ajo ditë fatale.

Sulmi i Hamasit solli vuajtje të pamasë jo vetëm për popullin e Izraelit, por edhe për palestinezët e pafajshëm. Von der Leyen përsëriti thirrjen e BE-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ajo gjithashtu premtoi ndihmë financiare për popullin palestinez dhe për Libanin. “Incidentet antisemite ishin në rritje”, tha von der Leyen, duke premtuar më shumë burime për të trajtuar këtë çështje.

The post Von der Leyen: Zemrat tona janë me komunitetet hebreje appeared first on Albeu.com.

Justin Bieber rrëfen betejen me varësinë nga droga: Më kontrollonin natën pulsin…

By: D Marku
7 October 2024 at 13:19

Justin Bieber ka reflektuar së fundmi mbi betejën me varësinë nga droga.

Mail Online zbuloi se këngëtari 30-vjeçar i bëri rrëfimet në intervistën e tij në serialin dokumentar, “Justin Bieber: Seasons”, ku tregoi për kohën kur vendosi të pastrohej.
Sipas Bieber, ai ndiente sikur po vdiste.
“Ekipi im i sigurisë vinte në dhomën time natën për të kontrolluar pulsin tim,” tha ai, duke shtuar, “Njerëzit nuk e kuptojnë se sa keq ishte, ishte sinqerisht e tmerrshme.”

Këngëtari tha se abuzimi i tij me substancat doli aq jashtë kontrollit saqë iu desh ta ndryshonte plotësisht jetën e tij për të mbijetuar.

Gruaja e tij Hailey Baldwin Bieber iu bashkua këngëtarit dhe tregoi takimin e tyre dhe vendimin e tij për të lënë drogën.

“Justin dhe unë nuk ishim të përfshirë në jetën e njëri-tjetrit derisa ai mori vendimin të pastrohej dhe u përpoq ta linte drogën vetë”, -tha Hailey.

The post Justin Bieber rrëfen betejen me varësinë nga droga: Më kontrollonin natën pulsin… appeared first on Albeu.com.

“U ula në krevat dhe po qaja”/ Fatma Haxhialiu ndan momentin sfidues të shtatzënisë

By: D Marku
7 October 2024 at 12:54

Fatma Haxhialiu ndau lajmin e bukur të shtatzënisë duke na befasuar të gjithëve.

Rrëfimi i saj i parë ishte për “Natën me Aulonën” në MCN, aty ku tregoi sesi po e kalon këtë rrugëtim. Ajo u tregua e sinqertë duke ndarë një moment dobësie që ka ndier që mund t’i ndodhë shumë nënave.

“Këtë herë jam shumë e qetë, kam një lloj zen-i të brendshëm që shpresoj të vazhdojë kështu dhe nuk e di, Pepi thotë ke një lloj ëmbëlsie, një lloj qetësie kështu që ta dija të kisha lënë çikë më shpesh shtatzënë me gjithë këtë dashuri që të ka kapur dhe këtë qetësi, mendoj që edhe në vitet në vazhdim do të vijojë. Kam qenë shumë e qetë nga kjo anë, por momenti që mbaj mend, që pata një ‘breakdown’, një thyerje emocionale ka qenë një moment nga këto ditët e nxehta, të tmerrshme të verës që e kam përjetuar tmerrësisht keq dhe kjo vera këtë vit nuk mbaronte moj motër.

Jam ngritur në mëngjes, ka qenë e shtunë, duke qenë se ne kemi këto ritualet e lëvizjes, e shtunë, e diel ose e premte, e shtunë, e diel dhe ti në kokën tënde planifikon gjëra, ndërkohë që trupi nuk të përgjigjet. Ngrihem, isha me marrje mendsh, me këto të përzierat e tmerrshme, pa fuqi, u ula në krevat dhe po qaja, thjesht po rrija dhe po qaja’

Më pas, Fatma vijoi:

“Ajo që ndodhte ishte që ti nuk njeh më veten. Truri yt punon në një mënyrë që ti bën 100 gjëra njëkohësisht, gjatë verës absolutisht je aktive me pushimet, plus në zyrë nuk isha më prezente askund, nuk bëja më asgjë, praktikisht dhe akoma nuk e përqafoja dot si ide që prit tani se edhe duhet të ngadalësosh, jo të gjitha gjërat varen nga ty, jo domosdoshmërisht është diçka e keqe, por ai ka qenë i vetmi moment që jam ndier keq sepse nuk ndihesha vetja”.

The post “U ula në krevat dhe po qaja”/ Fatma Haxhialiu ndan momentin sfidues të shtatzënisë appeared first on Albeu.com.

Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane

By: D Marku
7 October 2024 at 12:41

Ish-banorja e BBVK, Kader Kicaj, ka bërë një hap të madh drejt një karriere ndërkombëtare.

Prive ka bërë të ditur se Kaderi ka pranuar një ofertë për një rol në një prodhim kinematografik në Evropë.
Kaderi po e shqyrton këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për të debutuar në tregun evropian të filmit.
Sakaq pas modelingut duket se Kaderi dëshiron të provojë veten në fushën e aktrimit.

The post Ish-banorja e BBVK, pjesë e kinematografisë evropiane appeared first on Albeu.com.

I doli gjoksi gjatë moderimit, Fjoralba tregon si doli nga situata e sikletshme

By: D Marku
7 October 2024 at 12:17

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka treguar ngjarjen e sikletshme që i ndodhi gjatë spektaklit ‘Portokalli’.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkroi Fjoralba në ‘instastory’, aty zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit.
Moderatorja u pa e sikletosur, duke mbajtur me dorë fustanin që mos të hapej më shumë. U duk se Salsano e kuptoi situatën, dhe nisi ta ngacmojë në mënyrë humoristike.

Screenshot

Gjatë atij incidenti, Fjoralba tha: Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.

E kështu Fjoralba e kaloi situatën e pakëndshme, duke shkaktuar edhe të qeshura te publiku.

The post I doli gjoksi gjatë moderimit, Fjoralba tregon si doli nga situata e sikletshme appeared first on Albeu.com.

Fejohet ish-konkurenti i ‘Përputhen’! Partnerja e tij në pritje të ëmbël?

By: D Marku
7 October 2024 at 11:57

Ish-konkurrenti i ‘’Përputhen’’, Andi Shehu është fejuar me partneren e tij, Enkin.

Andi dhe Enki dashurinë e tyre prej shumë kohësh e finalizuan me një festë mjaftë të veçantë ku kishin të ftuar miq dhe familjarë të ngushtë. Ata kanë ndarë edhe disa detaje në rrjetet sociale, duke rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve.

Mirëpo, duket se publikut nuk i shpëton asgjë. Shumë komente kanë vënë re barkun e rrumbullakosur të Enkit, duke aluduar se ajo është në pritje të ëmbël.

E nëse është e vërtetë, ne i urojmë shtatzani të mbarë!

The post Fejohet ish-konkurenti i ‘Përputhen’! Partnerja e tij në pritje të ëmbël? appeared first on Albeu.com.

Sot nis viti i ri akademik! Studentët nisin universitetet, bojkot te Ekonomiku

By: D Marku
7 October 2024 at 11:40

Ditën e sotme nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit.

Këtë vit të ri akademik ndryshe nga vitet e tjera kemi riorganizimi të disa prej programeve të studimit në universitete për të mos rrezikuar mbylljen e tyre, siç janë degët ekzakte (fizik, matematik dhe kimi). Regjistrim të lartë ka pasur të studentëve që në raundin e parë, duke plotësuar pothuajse kuotat e degëve më të kërkuara nga të rinjtë si ata të IT dhe mjekësisë.
Mirëpo, studentë të Fakultetit Ekonomik e kanë nis vitin e ri akademik me bojkot. Ata dënojnë aktin e dhunës së Prof Mirdaim Axhami ndaj koleges së tij Liljana Billa, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti.
Disa studentë kanë dalë me pankarta në hyrje të këtij fakulteti ku shkruhet se profesor Axhami duhet të ishte në burg për dhunën e ushtruar, ndërsa në një pankartë tjetër bëjnë thirrje që dhuna të jetë larg tempullit të dijes.

The post Sot nis viti i ri akademik! Studentët nisin universitetet, bojkot te Ekonomiku appeared first on Albeu.com.

❌
❌