Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Plagosi presidentin e vendit me thikë, gjendet i vdekur në qeli polici

By: Mirgen
16 September 2024 at 09:47

Është gjetur i vdekur në qelinë e tij polici 24 vjeçar që plagosi me thikë presidentin e ishujve Komoros, Azali Assoumani. Efektivi 24 vjeçar që sulmoi kreun e shtetit, u arrestua menjëherë dhe u dërgua në paraburgim nga forcat e sigurisë, por ketë papritur u gjet i vdekur, për motive ende të paqarta. Presidenti Assoumani […]

The post Plagosi presidentin e vendit me thikë, gjendet i vdekur në qeli polici appeared first on BoldNews.al.

Yesterday — 15 September 2024Main stream

Zgjedhja e drejtuesve të Policisë, Fishta: Sindikata e përjashtuar për kryepolicin

By: rom ario
15 September 2024 at 17:14

Sindikata e punonjësve të Policisë ngre shqetësimin për ndryshimet e bëra në ligjin e ri të Policisë, pasi sipas tyre, disa prej ndryshimeve janë në shkelje të Kushtetutës dhe Kodit të Punës.

“Shkelje kushteteuese ne e konisderuam pjesmarrjen, ndalimin që i bëhet aktiviteteve, grevave dhe tubimeve nga punonjësit e policisë. Fjala ndalim është në kundërshtim me Kushtetutën.

Vendosja e moshës që ne nuk kemi qenë dakort. I jepet kompetencë titullarit që të përcaktojë moshën. Rasti i fundit ishte që Drejtori i Përgjithshëm nxori një urdhër që në Akademinë e Policisë nga punonjësit aktiv të marrin pjesë ato punonjës policie të cilët janë nën moshën 25-vjeç.

Me këto raste do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese që ajo të bëjë edhe interpretimet e nevojshme, por edhe të rrëzojnë ato nene për të cilat konkretisht janë të shprehura në ligje të tjera në nivel hierarkie janë më të larta sesa vetë ligjet e Policisë”, tha Sadedin Fishta – Kryetari i Sindikatës së Policisë.

Për kryesindikalistin është e padrejtë që sindikata është përjashtuar nga përbërja e komisionit që do të përzgjedh kreun e Policisë së Shtetit.

“E mira do të ishte të ishte sindikat pjesë e këtij komisioni bëhet fjalë për një zgjedhje të një drejtuesi i cili sindikata ka interesa dhe marrëdhënie të drejtëpërdrejta përmes ligjit.

Ne kemi interes të vijë një Drejtor që jo vetëm të jetë profesionalisht i aftë, por njëkohësisht të jetë edhe menaxher i mirë, të dij dhe të interpretojë mirë ligjet. Njëkohësisht të jetë edhe bashkëpunues sepse ne kemi  parë shumë drejtora që kanë ardh dhe kanë ik në një periudhë shumë të shkurtër iu ka munguar fryma e bashkëpunimit”, tha ai më tej.

Sipas kryetari të sindikatës fasha e kandidatëve është zgjeruar për shkak se është ulur grada për të konkurura për Drejtor të Përgjithshëm dhe pritet të ketë emra të rinj në kandidaturë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zgjedhja e drejtuesve të Policisë, Fishta: Sindikata e përjashtuar për kryepolicin appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Greta Thunberg shoqërohet nga policia për herë të dytë brenda një jave

By: D Marku
10 September 2024 at 11:41

Policia suedeze ka shoqëruar aktivisten për klimën Greta Thunberg dhe disa protestues të tjerë nga një tubim pro-palestinez në Universitetin e Stokholmit këtë të martë, ndërhyrja e dytë e policisë kundër një aktivisti në një javë.

Thunberg postoi një video në Instagram të oficerëve të policisë duke e nxjerrë atë nga biblioteka, ndërsa disa protestues të tjerë po futeshin në një makinë policie.

“Policia suedeze ndaloi kampin studentor në mbështetje të Palestinës në Universitetin e Stokholmit, por ne nuk do të heshtim, studentët dhe mësuesit vazhdojnë të protestojnë… Studentët po ngrenë tenda në bibliotekë. Nuk do të pranojmë shtypjen e studentë nga policia suedeze”, tha ajo në video.

Incidenti i saj i mëparshëm me policinë ka ndodhur më 4 shtator në Danimarkë.

Më pas përfaqësuesit e lëvizjes “Studentët kundër okupimit” kundërshtuan bashkëpunimin e universiteteve suedeze me universitetet izraelite dhe pushtuan ndërtesën administrative të Universitetit të Kopenhagës. Thunberg ka shprehur më parë mbështetjen e saj për Gazën në disa raste dhe në fillim të majit, policia e mori me forcë nga një demonstratë pro-palestineze në qytetin suedez të Malmos.

The post Greta Thunberg shoqërohet nga policia për herë të dytë brenda një jave appeared first on Albeu.com.

‘Rrumbullaku, i keqpërdorur’, PD: Kushdo që të vijë në krye të Policisë, marionetë në duart e Ramës

By: D Marku
6 September 2024 at 16:55

“Kushdo që të vijë në krye të Policisë marionetë në duart e kreut krimit e Ramës”.

Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat ditën e sotme deputeti demokrat Luan Baçi, pas dorëheqjes së Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku një ditë më parë (5 shtator).

“Pasi u përdor pa mëshirë, dhe pasi i doli boja, nga Palasa në Korçë e nga Shkodra në Tiranë, Met Rrumbullaku do të mbahet mend si një prej drejtorëve më të kepërdorur në historinë e armës së Policisë.  Rrumballaku apo Katrori, kushdo qoftë, janë vetëm marioneta në duart e kreut të Piramidës së krimit, Skënderbeut të Elisës dhe Muriqit, Edi Ramës. Atij i duhen kryepolicë që nuk identifikojnë me emër Olsin e tij. Ikja e Met Rrumbullakut dhe ardhja e Ervin Hoxhës si ministër dhe Sokol Bizhgës si kryepolic, nuk janë gjë tjetër veçse ‘biznes si zakonisht’. Biznes i krimit, i trafikut, i korrupsionit, i dorëzimit të policisë në duart e narko-shtetit. E vetmja gjë e re është se Edi Rama e do edhe një Hoxhë në qeverinë e tij”, tha ai.

Baçi theksoi se pavarisht ndryshimeve që bëhen në krye të policisë së shtetit, ikja e Rrumbullakut nuk do të sjell asnjë ndryshim.

“Fytyra e Policisë që drejtoi ai mund të gjendet te dosja Metamorfoza, dhe të tjera të ngjashme të shërbimeve të huaja, ku shefat e komisariateve dhe drejtorët e qarqeve u shërbenin narko-trafikantëve dhe vrasëve me porosi. Mund të gjendet te kryepolici Oltion Bistri, me miliona euro prona të vënë gjatë drejtimit të tij dhe pararendësve të tij. Mund të gjendet në kufomën e Egli Progës, që u vra nga rilindësi në Pogradec dhe u mbulua nga policët e tij. Mund të gjendet në sistemin TIMS që u vodh nga pushteti për t’iu dhënë trafikantëve, dhe u la në heshtje dhe mos-hetim nga AntiKrimi. Ikja e tij, sigurisht, nuk do të ndryshojë asgjë. Sepse nuk ka rëndësi kush vjen dhe ikën në krye të Policisë”, tha ai.

The post ‘Rrumbullaku, i keqpërdorur’, PD: Kushdo që të vijë në krye të Policisë, marionetë në duart e Ramës appeared first on Albeu.com.

❌
❌