Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 October 2024Main stream

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Eksperti i gjeopolitikës: Hezbollah është dëmtuar, Izraeli ka avancuar në Libanin Jugor

7 October 2024 at 22:44

Një vit më parë, Hamas grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kreu një sulm ndaj Izraelit, që ishte më vdekjeprurësi.

Izraeli u përgjigj duke e bombarduar dhe pushtuar enklavën palestineze në përpjekje për ta shkatërruar Hamasin dhe për t’i shpëtuar 251 pengjet që i mori ky grup terrorist.

Ndërkohë Izraeli e ka zgjeruar luftën në javët e fundit, duke e kryer një inkursion në Liban dhe duke bombarduar Hezbollahun. Eksperti i gjeopolitikës, Agim Krasniqi në emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Gjatë intervistës në studio, Krasniqi tha se organizata terroriste Hezbollah ka pësuar shumë dëme sidomos pas vrasjes së liderëve, nga forcat ushtarake izraelite.

“Sipas informacioneve Hezbollah është dëmtuar shumë sidomos pas vrasjes së disa krerëve të kësaj organizate. Por edhe teknologjia e armatimeve është dëmtuar shumë”, tha ai, duke shtuar se aktualisht Izraeli ka avancuar në Libanin jugor.

/abcnews.al/

Protesta/ “Kush janë këta që i vënë zjarrin policit?”, Laert Vasili: Tradhti kombëtare, po djegin Shqipërinë

7 October 2024 at 21:36

Polemisti Laert Vasili është shprehur i revoltuar në studion e “360 Gradë” në ABC News ndërsa ka komentuar protestën e opozitës, që u zhvillua këtë të hënë në Tiranë. Protesta u shoqërua me dhunë, përplasje, ku u raportua për të lënduar.

Në drejtim të efektivëve te policisë është hedhur gjithashtu molotov nga ana e protestuesve.

Pjesë nga intervista në studio:

Laert Vasili: Më vjen shumë turp. Ku i gjejnë…si mund të komentojmë për të plagosur. A janë shqiptarë këta? Kam humbur fjalët. Shoh një flamur shqiptar që valëvitet aty. Kundër kujt janë?

Artu Zheji: Kundër Edi Ramës

Laert Vasili: Atëherë t’i lënë posterat, të shkojnë të kapin Edin… Posterin do të djegin? Kjo është luftë me dordolecë tani… Ata policët e shkretë. Janë bij nënash… Kush janë këta që i vënë zjarrin policit? Edhe të maskuar? Profesioni i policit është profesion i shenjtë… Shih çfarë bëjnë. Po djegin Shqipërinë. Nga e nxorën këtë mosbindje civile…Këto janë maskarallëqe…Kjo është tradhti kombëtare. Këta nuk duan shtetin. Nuk duan Kombin shqiptar.  Çfarë të komentoj. Këta shajnë shqip njëri-tjetrin. Kërcënojnë shqip njëri tjetrin. Kush janë këta… Të djegin shtëpitë e tyre…”

/abcnews.al/

Protesta me zjarr dhe pa fjalime/ Bozheku: PS, emblema e revoltës! Sokolaj: Djegia e selisë së PS precedent, nuk duhet të kishte ndodhur

7 October 2024 at 21:24

Opozita siç edhe paralajmëroi zhvilloi këtë të hënë protestë e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione.

Ekspertja e Gjeopolitikës Enida Boxheku në emisionin “360 Gradë” në ABC News u shpreh se itenerari u mbajt i fshehur nga ana e opozitës dhe se sipas saj emblema e revoltës ishte selia e PS.

“Revolta shprehet. U mbajt deri në minutën e fundit i gjithë itenerari i pashpallur kuptohet që fsheh një koordinim. Tregon një qasje të strukturuar të një veprimi me elementë dhunë ndaj institucioneve. PS në mënyrë të veçantë ndryshe nga çdoherë tjetër është emblema e revoltës së Partisë Demokratike në këtë rast”, tha ekspertja e gjeopolitikës Bozheku.

Nga ana tjetër gazetari Trashëgim Sokolaj, komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke nënvizuar se ky është një precedent shumë i keq dhe që nuk duhet të kishte ndodhur

“Ky është një precedent shumë i keq dhe urojmë që të mos kthehet në rrugë… Shkalla e rrezikshmërisë me të cilët janë përballur punonjësit e policisë është e rrezikshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Protesta e opozitës dhe djegia e Selisë së PS/ “PD është braktisur nga strukturat e veta”, Elezi: Është kaluar vija e kuqe!

7 October 2024 at 20:48

“Partia Demokratike është braktisur edhe nga strukturat e veta”, kështu është shprehu Ibsen Elezi gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ndërsa komentoi edhe protestën e opozitës zhvilluar këtë të hënë.

Elezi më tej theksoi se shihet se PD është braktisur, dhe shihet se shkatërrimi i saj ka mbetur misioni kryesor.

“Sot PD ka gjysmën e votave, të të gjithë demokratëve. PD është braktisur edhe nga strukturat e veta. Kjo vjen nga një mirëmendim i atyre që e kanë kanalizuar në këtë drejtim PD sepse kanë si mision mesa duket që ta shkatërrojnë përfundimisht. Argumentet janë shumë…”, u shpreh ai.

Elezi gjithashtu komentoi edhe djegien e selisë së PS, duke thënë se është kaluar një vijë e kuqë që nuk ishte aspak mirë që të kalohej.

“Një veprim shumë i ulët. Të sulmosh selinë është shumë e ulët sepse janë me dhjetëra njerëz të lidhur. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Nuk është luftë me njësitë guerrile mes partive. Këto nuk kanë lidhje me PD. Me këto veprime ajo që quhet shtylla kurrizore e PD po e braktis. Kjo ka qenë nja nga arsyet që në asnjë rast tek Rithemelimi nuk kam pranuar të jem i pranishëm. Jo të gjithë njerëzit mund t’i kesh në kontroll, por je i detyruar të kërkon falje. Nuk është aspak e tolerueshme që të futesh në këtë vorbull të përplasjes mes partive”, tha ai.

/abcnews.al/

Protesta e opozitës, Minxhozi: Nuk ka qëndrueshmëri! Përse opozita nuk nxjerr nga shtëpitë as 10 % të asaj shifre që e kanë votuar?

7 October 2024 at 20:29

Është zhvilluar këtë të hënë protesta e thirrur nga opozita. Protestë e cila nisi përpara Kryeministrisë dhe që u shoqërua me hedhjen e molotovëve.

Protesta u shoqërua edhe më përplasje me efektivëve dhe protestuesve të dhunshëm. Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Skënder Minxhozi, ndërsa komentoi këtë tubim të opozitës, u shpreh se në këtë protestë, duket sikur qeveria ishte lënë mënjanë pasi u krijua ideja e mbledhjes tek Kryeministria, por që më pas u godit selia e PS.

“ Po e shohim si; “Do të bëjmë një xhiro të dhunshme në Tiranë dhe do të djegim selitë e partive dhe çfarë të na dalë përpara”.  Duket që qeveria është lënë mënjanë si godinë, duket sikur nuk ishte fokusi aty. Ishte për të krijuar atë idenë që ne mblidhemi tek Kryeministria, por godasim selinë. Nga ana taktike po ta shohësh një protestë tradicionale, jep më shumë ide fuqie sesa shpërndarja në grupe të vogla. Pyetja ime është përse të duhen ty demokratë nga qytete të tjera? Përse nuk nxjerr dot sot pas 12 vitesh qëndrimi në opozitë nga shtëpitë 10 % të asaj shifre që të kanë votuar. Përse nuk nxjerr të paktën 10 % dhe me 18 apo 20 mijë vetë ne e dimë se si funksionon. Banorë të Tiranës që mund të rrinë këtu. Përse nuk ka qëndrueshmëri protesta? Dhe shkaku që nuk ka qëndrueshmëri kalon në akte të dhunshme”, tha ai.

/abcnews.al/

Foto Lajm/ Turma e protestuesve ‘e hallakatur’ rrugëve, vendoset kordon policie te Kuvendi

7 October 2024 at 19:30

Një kordon i forcave të policisë është vendosur në Parlamentin e Shqipërisë. Siç shihet edhe nga foto, efektivët janë vendosur në ambientet e jashtme.

Ndërkohë në nisje, protesta e thirrur nga Partia Demokratike është shoqëruar me tensione e kaos.

Fillimisht drejt Kryeministrisë është hedhur molotov dhe se gjithashtu ka pasur përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën kombëtare të thirrur  nga opozita, Policia e Shtetit ka ndërrmarë një plan masash duke bllokuar disa nga segmentet rrugore që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Iku koha kur shteti vriste njerëz për të mbajtur pushtetin”/ Meçe: Protesta e Berishës, mbështetje minimaliste ndaj kreut të PD

7 October 2024 at 18:40

“Qytetarët nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë për hir të Berishës”, kështu është shprehur analisti Arben Meçe në një intervistë në “Tirana Live”, ndërsa ka komentuar protestën e opozitës të thirrur këtë hënë përpara Kryeministrisë.

Ndërsa e ka vlerësuar si një dështim të radhës, Meçe tha se kjo protestë do të tregojë edhe një mbështetje minimaliste ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nëse do ta quajmë një protestë civile të Berishës, çështja është që në mënyrë të vazhdueshme, protestat civile të Berishës të dirigjuara nga Berisha, kanë treguar mbështetje minimaliste ndaj tij. Nuk rrëzohet qeverisja me militantë. Kam përshtypjen se ky mitingu sot do të jetë më i vogël. Shteti tani ka maliqin në dorë dhe qytetarët nuk kanë ndërmend të sakrifikojnë për hir të Berishës”, u shpreh Meçe.

Sa i përket marrëdhënieve me ndërkombëtarët, ai tha: “Ndërkombëtarët e kanë shpallur non grata Berishën. Nuk shpallin kot non grata ato. Qytetari shqiptar ka lexuar tek Berisha të vetmen forcë që po mban skamjen në pushtet. Qytetari shqiptar është i ndërgjegjshme dhe se ndryshimet me Berishën nuk ndodhin. Ë mënyrë absolutet ka bojkotuar gogolin Berisha dhe këtë opozitë që po mban peng Shqipërinë”.

/abcnews.al/

Protesta e opozitës, Meçe: Pritshmëritë janë që të dështojë, vetëm vota është zgjidhja e problemit!

7 October 2024 at 18:34

Analisti Arben Meçe, ka komentuar në “Tirana Live” në ABC News protestën e thirrur nga Partia Demokratike që ka nisur prej orës 18:00.

Gjatë intervistës Meçe tha se është parë që pavarësisht se ka kaluar orari zyrtar i organizimit të protestës, mbështetja duket shumë e pakët.

Meçe gjithashtu tha se kjo protestë nuk ka pritshmëri të larta, duke e cilësuar “si një dështim”.

“Është një protestë me një filozofi që tashmë është e njohur. Dhe të gjithë qytetarët e Shqipërisë të kuptojnë përfundimisht nëse kjo opozitë është ajo e cila duhet të marrë fatet e vendit apo duhet të reformohet tërësisht nga themelet.  Do të shohim skemën me të cilën do të lëvizin. Pritshmërinë i kam që nuk do të jetë ajo protestë që pritej. Kjo protestë që në pamje siç po duket tani, si rregull do të quhet dështim, referuar atij pretendimi të madh që ka. Por çështja është pse ndodh kjo? Në themel qëndron lirimi i Berishës, pra është pikërisht revolta e modelit të deputetëve që i vunë zjarrin dhe kanë filluar të flasin për modelin grek apo francez që në mënyrë absolute nuk mund të merret. Dështimi sotëm, në kushtet kur kemi të bëjmë me një revoltë, sheshi është bosh. Koncepti i mosbindjes civile është shumë i gjerë. Në vendet demokratike e dinë që qeverisja realizohet nëpërmjet votës, vetëm vota është zgjidhja e problemit”, tha Meçe./abcnews.al/

Një vit luftë Izrael Hamas, ambasadori Prenkaj: Sulmi terrorist i 7 tetorit shkaktoi ndryshime në marrëdhëniet e Izraelit në rajon

7 October 2024 at 17:24

Ambasadori Albert Prenkaj në emisionin “Balkan Update” në ABC News foli për luftën Izrael Hamas. Gjatë intervistës, ambasadori Prenkaj tha se sulmet kanë qenë të vazhdueshme dhe nuk dihet nëse do të ketë një përmirësim të situatës.

Gjithashtu ai nënvizoi se sulmi terrorist i 7 tetorit të kaluar ka shkaktuar një ndryshim të madh në relacionet e Izraelit në rajon.

“Sulmi terrorist i tetorit të viti të kaluar ka shkaktuar një ndryshim të madh në relacionet e Izraelit në rajon. Kemi ndërhyrje të faktorëve të ri në rajon, kemi Kinën, kemi po ashtu ftesën e vendeve Arabe. Pra kemi një shumësi ndërhyrjesh për të ruajtur paqen. Por pas 7 tetorit vështirë se mund të flasim për të kaluarën. Kemi një pozitë ë re në mes të SHBA dhe Iranit. Para disa vitesh kemi pasur një marrëveshje mes SHBA, Francës dhe Iranit për uraniumin. Por tani është e vështirë që ne të shohim nëse do të kemi një ripërtëritje të këtyre marrëveshjeje”, ka thënë ai.

Më tej ambasadori Albert Prenkaj komentoi në “Balkan Update” intervistën e ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Pelet për ABC News, e cila tha se Shqipëria ka qëndruar në anën e duhur të historisë dhe se ka mbështetur Izraelin në momente të vështira.

Ambasadori Prenkaj, nënvizoi se në ambasadorja e Izraelit në Shqipëri dha mesazhe të rëndësishme në intervistën e saj.

“Mesazhe të rëndësishme diplomatike. Një mesazh që lëshohet nga Shqipëria dhe i drejtohet institucioneve zyrtare të Tiranës. Bëhet fjalë për një zgjidhje me dy shtete. Por për shkak të dilemave që ka pasur në atë kohë udhëheqësi i Palestinës, fatkeqësisht nuk është nënshkruar marrëveshja. Po ashtu mesazh tjetër me rëndësi është që Shqipëria është në anën e duhur siç duhet të jenë edhe shtete të tjera të rajonit”, u shpreh Prenkaj.

/abcnews.al/

Konflikti Izrael Hamas, Borell: Koha për armëpushim është tani, nesër mund të jetë shumë vonë

7 October 2024 at 15:23

“E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një “shpërthimi” të plotë dhe duket se kjo nuk po arrihet të shmanget”, ka thënë përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

Ndërsa shënohet një-vjetori i sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, Borell ka theksuar se situata sa vjen dhe po përkeqësohet.

Në të njëjtën kohë, Josep Borel shtoi se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës.

“Asnjë zgjidhje me armë nuk do t’i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës. Vetëm një zgjidhje diplomatike do të sjellë paqe, siguri dhe prosperitet”, shprehet më tej Borell.

Në fund, përfaqësuesja i Lartë thekson se “koha për armëpushim është tani. Nesër mund të jetë shumë vonë”.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Presidenti Zelensky do t’u prezantojë aleatëve “planin e fitores”

5 October 2024 at 14:06

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë takimit të radhës me aleatët perëndimorë, që do të mbahet në Gjermani.

“Ne do të prezantojmë planin e fitores, hapa të qartë dhe specifikë për përfundimin e drejtë të luftës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale më 5 tetor, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.

Takimi i 25-të i mbi 50 aleatëve dhe partnerëve, që njihet si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani më 12 tetor.

Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelensky tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”.

Presidenti ukrainas tha se Kievi veçse ka nisur diskutimet me Shtetet e Bashkuara, mbështetësin kryesor të Ukrainës gjatë luftës, dhe shtoi se “ne do të përfshijmë të gjithë partnerët”.

Zelensky nisi të përmendte “planin për paqe” të Ukrainës në gusht dhe më pas njoftoi se ai ishte pothuajse gati dhe përmbante “katër pika kyçe dhe një që duhet të zbatohet pas luftës”.

Gjatë vizitës në Uashington muajin e kaluar, ai ia prezantoi planin presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit: nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, dhe ish-presidentit republikan, Donald Trump.

Iu gjet kokainë gjatë kontrollit nga policia, procedohet penalisht 40-vjeçari në Elbasan

5 October 2024 at 13:08

Një 40-vjeçar banues në Elbasan është proceduar penalisht, pasi gjatë kontrollit fizik nga policia i është gjetur kokainë.

Lënda narkotike kokainë është sekuestruar nga autoritetet.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë”

/abcnews.al/

Fier/ Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 51-vjeçari

5 October 2024 at 13:06

Një 51-vjeçar ditën e djeshme është paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht 51-vjeçari raportohet se ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë.

“-Ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi 51 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë e për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë

5 October 2024 at 12:49

Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zhdukur, pas vërshimeve vdekjeprurëse.

Për shkak të shirave dhe rrëshqitjes së dheut të enjten dhe të premten në Bosnje e Hercegovinë kanë vdekur të paktën 16 persona dhe janë lënduar shumë të tjerë.

Qeveria e Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK) tha më 5 tetor se 13 trupa të pajetë janë gjetur në territorin e këtij kantoni dhe jo 16, siç ishte thënë një ditë më parë. Autoritetet shpjeguan se tri viktima ishin numëruar dy herë. Dymbëdhjetë nga viktimat në këtë qark ishin nga Donja Jabllanica dhe një nga Konjiqi.

Në Jabllanicë konsiderohen të zhdukur gjashtë persona dhe katër të tjerë në Konjiq. Autoritetet në Jabllanicë kanë raportuar për dëme të mëdha materiale, teksa makina të ndërtimit më 5 tetor po punojnë për të larguar gurët dhe rrënojat.

Si pasojë e fatkeqësisë natyre, disa fshatra vazhdojnë të jenë të bllokuara për shkak të dëmeve në infrastrukturën rrugore.

Po ashtu, për shkak të vërshimeve mbajtja e zgjedhjet lokale në Jabllanicë, Konjiq, Kishelak dhe Kreshevo është shtyrë.

Kështu vendosi më 5 tetor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje e Hercegovinës. Në Fojnica, mbajtja e zgjedhjeve është shtyrë në tri qendra votimi. Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna do të merret pasi të plotësohen kushtet për mbajtjen e tyre, thanë autoritetet. Zgjedhjet lokale në Bosnje janë caktuar për të dielën, më 6 tetor.

Përveç në Bosnje, edhe në shtetet e tjera të rajonit ditëve të fundit ka pasur vërshime, përfshirë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Korçë/ Zjarrvënësi i gruas mbetet në burg, zbardhet dëshmia në gjykatë: Jam penduar, s’më lejonte të takoja fëmijët

5 October 2024 at 11:49

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë ish-bashkëshorten.

Gjatë seancës 45-vjeçari ka deklaruar se është penduar dhe se nuk të bënte atë veprim. Sipas tij ish-bashkëshortja nuk e ka lejuar të takonte fëmijët.

“Nuk doja ta bëja por arrita e bëra. Jam penduar. Nuk më lejonte të takoja fëmijët, më tradhtonte dhe prandaj arrita deri atje”, ka thënë ai.

Ndërkohë gjatë seancës është parë në gjendje të rënduar psikologjike dhe duke qarë para togave të zeza.

Kujtojmë se Bledar Trëndafili u arrestua pas një muaji kërkime intensive nga policia. Autori i dyshuar u kap në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi pasditen e datës 31 gusht, në lagjen 2 të qytetit, ku 45-vjeçari i hodhi benzinë ish-bashkëshortes dhe i vuri flakën.

/abcnews.al/

❌
❌