Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

Taylor Swift është zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë: Ajo e ka kaluar edhe Rihannan

7 October 2024 at 23:51

Taylor Swift është bërë zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë, duke ia kaluar Rihannas me një vlerë neto prej 1.6 miliardë dollarësh.

Forbes konfirmoi lajmin dje, duke përditësuar statusin financiar të Swift pas suksesit historik të turneut të saj “Eras” dhe popullaritetit të qëndrueshëm të muzikës së saj.

Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasur, duke tejkaluar pasurinë neto të Rihannës prej 1.4 miliardë dollarësh. Përveç titullit të artistes më të pasur, ajo është në vendin e dytë në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur, menjëherë pas Jay-Z, i cili ka një vlerë 2.5 miliardë dollarë.

Taylor Swift has become the richest female musician with an estimated net worth of $1.6 billion, according to Forbes. In the last four years alone, her net worth has increased by well over $1 billion → https://t.co/04hMufyFra pic.twitter.com/yccQYxtHzz

— CONSEQUENCE (@consequence) October 6, 2024

Ndryshe nga shumë muzikantë të tjerë të pasur, pasuria e Taylor Swift vjen kryesisht nga karriera e saj muzikore.

Siç u përmend kur arriti për herë të parë statusin e miliarderes në tetor 2023, ajo është e vetmja muzikante në histori që ka një vlerë neto prej 10 shifrash kryesisht nga shitjet e albumeve dhe performancat live.

Vetëm një vit më vonë, Forbes vlerëson se 600 milionë dollarë nga pasuria e Swift-it vijnë nga të ardhurat e turneut dhe familjes mbretërore, 600 milionë të tjera nga vlera e katalogut të saj muzikor dhe 125 milionë dollarë nga investimet në pasuri të paluajtshme.

Swift është një prani e vazhdueshme në listën e “muzikantëve më të pasur”, por rritja e saj financiare në vitet e fundit ka qenë befasuese. Që nga viti 2020, pasuria e saj neto vlerësohet në 365 milionë dollarë, që do të thotë se ajo ka grumbulluar rreth 1.2 miliardë dollarë vetëm në katër vitet e fundit. /Telegrafi/

Richest female musicians in the world, according to Forbes. pic.twitter.com/A63XBpZx0Q

— Taylor Swift Charts (@chartstswift) October 5, 2024

The post Taylor Swift është zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë: Ajo e ka kaluar edhe Rihannan appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 7 October 2024Main stream

Xhuli Nura dhe Arta Bajrami me mesazh në muajin kundër kancerit të gjirit: Duaje veten tënde dhe kujdesu për të

7 October 2024 at 22:21

Tetori shënohet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.

Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.

Me këtë rast, shumë nga personazhet e njohura të shoubizit kanë dhënë mesazhe për gratë.

Foto: Screenshot/Instagram

E së fundmi, modelja Xhuli Nura dhe këngëtarja Arta Bajrami, bënë thirrje përmes rrjeteve sociale që të bëjnë mamografi për të parandaluar sëmundjen.

“Tetori Rozë. Shpreso, Lufto, Kuro! Duaje vetën tënde dhe kujdesu për të”, është shkruar në postimin e tyre.

Tutje, është theksuar: “Bëj një mamografi që mund ta parandaloj një sëmundje dhe ta shpëton jetën”.

Megjithatë, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

The post Xhuli Nura dhe Arta Bajrami me mesazh në muajin kundër kancerit të gjirit: Duaje veten tënde dhe kujdesu për të appeared first on Telegrafi.

Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë

7 October 2024 at 21:07

Aktorja Jennifer Lawrence (34-vjeçare) dhe aktori Andrew Barth (22-vjeç) kanë folur hapur për filmimin e një skene të pazakontë dhe sfiduese në filmin e vitit 2023 “No Hard Feelings”, në të cilën ata duhej të dilnin krejtësisht lakuriq.

Në film, Lawrence portretizon Maddie, një grua e re që i përgjigjet një reklame të pazakontë. Reklama u vendos nga prindër të pasur që kërkonin një të dashur për djalin e tyre Percy, një djalë i turpshëm që nuk ka pasur kurrë një të dashur, për ta përgatitur atë për në kolegj.

Maddie është e bindur se ajo mund ta magjepsë atë pa asnjë problem. Filmi përmban një sërë momentesh komike dhe intime mes Maddie dhe Percy.

Më shumë vëmendje tërhoqi skena në të cilën Lawrence dhe Barth duhej të ishin krejtësisht të zhveshur në plazh.

Në një intervistë për People, Lawrence tregoi përvojën e saj: “Morra frymë thellë dhe më pas hoqa rrobat”, tha ajo.

Barth shtoi: “Unë kurrë nuk dyshova, por ishte një përvojë e çuditshme dhe e pakëndshme për të gjithë”.

Pavarësisht shqetësimit të tij me të qenit i zhveshur para kamerave, Barth theksoi se ndihej shumë i sigurt në xhirime dhe problemi i tij më i madh ishte parashikimi i motit.

Edhe aktorja e komentoi këtë skenë për BuzzFeed, duke theksuar se nuk kishte asnjë shqetësim për xhirimet.

“Gjithçka ishte argëtuese, pa dyshim, dhe ajo skenë e bëri filmin edhe më të mirë”, tha ajo. /Telegrafi/

The post Andrew Barth për skenën intime me Jennifer Lawrence: Ishte e çuditshme dhe e vështirë appeared first on Telegrafi.

Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3

7 October 2024 at 19:57

Big Brother VIP Kosova 3 pritet që të fillojë brenda një kohe shumë të shkurtër.

E tashmë janë zbuluar disa detaje në lidhje me edicionin e sivjetmë, i cili nuk ka dyshim se do të jetë shumë interesant e me përplot befasi.

Edhe këtë vit, ky spektakël ka mbledhur figurat më të njohura nga bota e shoubizit shqiptar.

Telegrafi ka përmendur disa prej tyre, për të cilët aludohet se do të marrin pjesë, ani pse nuk ka asgjë të konfirmuar.

Veç Milaim Zekës në stolin e opinionistit do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Kurse, disa nga banorët më të spikatur janë: këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Përveç tyne, konkurrentë të tjerë janë: Mevlan Shaba, Jehona Shaqiri, Burim Vatovci e Drenusha Latifi.

Kjo natyrisht nuk është lista e plotë dhe as e konfirmuar e banorëve që garojnë për çmimin e madh. /Telegrafi/

The post Nga Zoja Nushi e deri te Rovena Stefa: Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

Shkoi në shkollë për doktor e politikë, por u bë frizer – Kaci Lleshi flet për fillimet

7 October 2024 at 19:23

Kaci Lleshi momentalisht është njëri nga stilistët më të suksesshëm në vend.

Ai si rrallëherë është hapur rreth jetës dhe karrierës profesionale në një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Kaci tregon se si fëmijë ka pasur dëshira të tjerë, edhe pse në fund përfundoi si stilist i flokëve.

Foto: Screenshot/YouTube

“Një herë si fëmijë nisesh ose mësues ose mjek, dëshiroja të bëhesha mjek. Jam nisur. Kam nisur mjekësinë e përgjithshme, në Universitet më mirë që nuk kam shkuar e nuk jam pranuar. Më mirë për mua”, u shpreh ai.

Tutje, Lleshi theksoi: “Sërish, fëmija i ka ato ëndrrat e veta. Nuk është që nuk kam dashur, si dizajner, si frizer ka qenë një gjë që e kam ditur. Edhe pjesën nga ana e flokut edhe veshjeve. Edhe si fëmijë kam ditur t’ia bëj flokët dikujt, edhe pse kam qenë shumë i vogël shtatë, tetë vjeç”.

E veç kësaj, ka qenë edhe në Universitet për shkenca politike, përkundër se u tërhoq menjëherë.

“Synimet kanë qenë gjithmonë se duhet të punoj. Pa marrë parasysh se çfarë. Kam qenë në shkenca politike edhe atë rastësisht. Dita e parë në shkenca politike, në amfiteatër dhe të gjithë njerëzit i pyesnin se ‘përse ju ka shtyrë me ardh’. Të gjithë studentët unë dua të bëj për vendin tim, Kosovën. Kur më erdhi rendi mua, kur u çova unë. Huh, të gjithë qeshën. Unë ku desha nuk kam mundur. Vetëm erdha palidhje se nuk mu ndejt në shtëpi”, shtoi krejt në fund artisti. /Telegrafi/

The post Shkoi në shkollë për doktor e politikë, por u bë frizer – Kaci Lleshi flet për fillimet appeared first on Telegrafi.

Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës

7 October 2024 at 18:03

Festivali i 63-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet për një spektakël madhështor.

Komisioni i përzgjedhjes tanimë ka shpallur zyrtarisht listën e këngëtarëve pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ka edhe shumë figura të njohura.

Ky edicion do të mbledh talentët e rinj të muzikës e deri te ata që kanë mbizotëruar në skenë prej shumë vitesh.

Festivali i RTSh-së është një prej ngjarjeve më të mëdha të vitit, gjersa edhe këtë herë premton shumë.

Lista e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

1. Algert Sala

2. Alis Kallacej

3. Ardit Çuni

4. Devis Xherahu

5. Djemtë e Detit

6. Elvana Gjata

7. Endrik Beba

8. Epos Grup

9. Erma Mici

10. Frensi Revania

11. Gjergj Kaçinari

12. Gresa Gjocera

13. Jet

14. Kejsi Jazxhi

15. Kleansa Susaj

16. Laurjan Ejlli FT Adelina Corraj

17. Lorenc Hasrama

18. Luna Çausholli

19. Mal Retkoceri

20. Martina Serreqi

21. Mihallaq Andrea

22. Nita Latifi

23. Olsi Bylyku

24. Orgesa Zaimi

25. Rea Nuhu

26. Ronaldo Mesuli

27. Santino De Bartolo

28. Shkodra Elektronike

29. Stine

30. Vesa Smolica. /Telegrafi/

The post Festivali i 63-të i Këngës në RTSh: Zbulohen emrat e këngëtarëve pjesëmarrës appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3

7 October 2024 at 17:19

Tashmë është bërë zyrtare.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gazetari, Milaim Zeka, do të jetë në rolin e opinionistit në Big Brother VIP Kosova 3.

Pas aludimeve, lajmi u bë i ditur në Instagram nga faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova.

“Ju prezantojmë opinionistin e parë të Big Brother VIP Kosova 3 Milaim Zeka”, thuhet në njoftim.

E përveç tij, një tjetër emër që po flitet është edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira.

Gjithashtu janë përmendur edhe disa figura publike që do të marrin pjesë në këtë vit.

Big Brother pritet që të nis së shpejti dhe premton shumë për publikun. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Milaim Zeka opinionist në Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

Einxhel Shkira: Nuk kemi në Shqipëri si P. Diddy, nuk besoj se dikush e ka atë lloj guximi

7 October 2024 at 16:56

Einxhel Shkira po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan postime të ndryshme.

E së fundmi, ajo u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet kishte të bënte me rastin e reperit P. Diddy, duke thënë nëse në industrinë e muzikës ka të tillë.

Foto: Screenshot/Instagram

“A beson edhe ti që edhe në industrinë e muzikës shqiptare P Diddy”, ka qenë pyetja që iu parashtrua.

“P Diddy nuk kemi se Shqipëria një grusht vend është dhe nuk besoj se e ka dikush atë lloj guximi…Gjithashtu besoj se sado e egër të jetë bota e muzikës nuk mendoj se dikush ka arritur aq lart apo aq pushtet sa të kushtëzoj të tjerët duke kërkuar favore poshtëruese”, u shpreh ish-banorja e Big Brother VIP.

E njëjta tutje theksoi: “Por në botën e televizionit hmmm ndonjë që ëndërron të jetë si P.Diddy dhe mund të ketë”.

Einxhel nga ana tjetër thuhet se do të jetë në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Kosova 3. /Telegrafi/

The post Einxhel Shkira: Nuk kemi në Shqipëri si P. Diddy, nuk besoj se dikush e ka atë lloj guximi appeared first on Telegrafi.

Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

6 October 2024 at 23:50

Kompeticioni muzikor, “Kënga Magjike”, ka nisur prezantimin e artistëve që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

Ndërkohë që janë zbuluar disa nga konkurrentët e sivjetmë, kureshtja ka qenë po ashtu edhe te prezantuesit e spektaklit.

Së fundmi u mësua se përkrah Ardit Gjebreas do të jetë gazetarja Matilda Mcini dhe balerina Selin Bollati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Forma se si Gjebra e zbuloi për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një videoje, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të së ëmës.

Nga ana tjetër, Ronela Hajati u rikthye pas shtatë vitesh në “Kënga Magjike”. Ajo konkurron me “Labirinth”.

Juria këtë vit është e përbërë nga Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Andi Vrapi, Sardi Shehu dhe Kleart Duraj.

Ata do të përzgjedhin artistët e rinj të talentuar, të cilët do t’i bashkangjiten artistëve ‘Big’ të këtij festivali në netët live në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/

The post Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024” appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Bejta sjell këngën e re “Alo”

6 October 2024 at 22:23

Artisti i njohur shqiptar, Bejta, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Alo” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vetë këngëtari me ‘beat’ dhe producim nga Ausilio.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkohë u kompletua nga Hello Flex.

Përmes këngës jep edhe një mesazh në InstaStory, ku thotë: “Është normale të ziheni me të dashurit tuaj. Mos e shpërqendroni veten me gjëra negative si alkooli, ndeja apo droga, por kaloni kohë të mirë me shokët e ngushtë, bisedoni merrni energji pozitive”.

“Faleminderit për mbështetjen. Ju dua”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga mori reagime të shumta pozitive, duke e përgëzuar për këtë zhanër të muzikës dhe për temat që po trajton.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/

The post Bejta sjell këngën e re “Alo” appeared first on Telegrafi.

Keanu Reeves humbi kontrollin e automjetit në një garë profesionale në Indiana

6 October 2024 at 18:40

Aktori Keanu Reeves bëri debutimin e tij profesional dje në ‘Indianapolis Motor Speedëay’ në Indiana, por për shkak të pakujdesisë në një moment humbi kontrollin e mjetit.

Siç shkruan Mirror.uk, gjatë vozitjes, aktori ka rënë nga pista në bar dhe mezi ka shmangur një përplasje me një shofer tjetër.

Kjo ndodhi në xhiron e nëntë të garës dhe aktori 60-vjeçar arriti të rikthehej në pistë pas kësaj.

Keanu Reeves spins out, nearly crashes during pro auto racing debut at Indianapolis Motor Speedway https://t.co/GpfdfN4kAE pic.twitter.com/Hr39hqI1HS

— Page Six (@PageSix) October 5, 2024

Në gjysmë të garës dramatike të së shtunës, Reeves e gjeti veten në një moment pikëllues, por arriti ta përfundonte garën i padëmtuar. Pasi rifitoi kontrollin pas aksidentit, ai u kthye në aksion.

“Mendoj se të jesh kaq afër, thjesht të shohësh shpejtësinë dhe mënyrën se si makinat hyjnë dhe dalin nga kthesat është e mahnitshme”, tregoi Reeves pas garës.

Ai zuri vendin e 31-të dhe më pas tregoi shpirtin e tij konkurrues dhe përfundoi në vendin e 25-të. Edhe pse ka pësuar një aksident, ai nuk do të dorëzohet pasi aktualisht po përgatitet për një tjetër garë.

Rastësisht, së fundmi tërhoqi vëmendjen duke u paraqitur në eventin e ‘MotoGP Liqui Moly Motorrad Grand Prix’ në Gjermani ku ishte me të dashurën e tij Alexandra Grant, dhe më parë është parë në kualifikimet e Formula 1 në Britaninë e Madhe.

Keanu Reeves

Ylli i famshëm është adhurues i mjeteve me adrenalinë, madje ka kompaninë e tij të prodhimit të motoçikletave të quajtur ARCH. /Telegrafi/

The post Keanu Reeves humbi kontrollin e automjetit në një garë profesionale në Indiana appeared first on Telegrafi.

Adriana Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh

2 October 2024 at 14:41

Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet.

Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli me një reagim ku ka sqaruar se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.

Një reagim në lidhje me këtë së fundmi e ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.

Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Asnjëherë s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës.

Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë.

Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën.

Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Adriana Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh appeared first on Telegrafi.

❌
❌