Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024”

6 October 2024 at 23:50

Kompeticioni muzikor, “Kënga Magjike”, ka nisur prezantimin e artistëve që do të jenë pjesëmarrës këtë vit.

Ndërkohë që janë zbuluar disa nga konkurrentët e sivjetmë, kureshtja ka qenë po ashtu edhe te prezantuesit e spektaklit.

Së fundmi u mësua se përkrah Ardit Gjebreas do të jetë gazetarja Matilda Mcini dhe balerina Selin Bollati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Forma se si Gjebra e zbuloi për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një videoje, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të së ëmës.

Nga ana tjetër, Ronela Hajati u rikthye pas shtatë vitesh në “Kënga Magjike”. Ajo konkurron me “Labirinth”.

Juria këtë vit është e përbërë nga Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Andi Vrapi, Sardi Shehu dhe Kleart Duraj.

Ata do të përzgjedhin artistët e rinj të talentuar, të cilët do t’i bashkangjiten artistëve ‘Big’ të këtij festivali në netët live në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. /Telegrafi/

The post Zbulohen prezantueset krah Gjebreas në “Kënga Magjike 2024” appeared first on Telegrafi.

❌
❌