Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Mziu shtyu Milva Ekonomin, reagojnë deputetet e PS: Ngjarje e shëmtuar dhe akt dhune i papranueshëm  

By: dan iela
9 October 2024 at 16:08

Aleanca e greve deputete të PS ka reaguar pas një incidenti të ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku deputeti Xhelal Mziu ka shtyrë kolegen e tij socialiste, Milva Ekonomi. 

Sipas tyre, ky është një akt dhune i papranueshëm dhe i dënueshëm, që cenon institucionin e Kuvendit, por njëkohësisht është edhe një sulm ndaj të gjitha grave. 

Reagim i grave deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë: 

Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi, është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme. 

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur. 

Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit. 

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës. 

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre. 

Shkoi me mision për të shuar zjarret në Greqi, zjarrfikësit shqiptar i kërkojnë para në spital 

By: dan iela
9 October 2024 at 15:47

“U turpëruam, jemi bërë një turp ndërkombëtar” kështu shprehet një qytetar grek i cili ishte dëshmitar i një situatë jo të këndshme në të cilën u përfshi një zjarrfikës shqiptar. Ky i fundit së bashku me kolegë të tij ishin nisur me mision në shtetin grek në Xylokastro, por gjatë shërbimit një prej tyre ishte ndjerë keq dhe u dërgua në spital në zonën e Korinthit. 

Me të mbërritur në spital, zjarrfikësit shqiptar, personeli i ka kërkuar shumën prej 20 eurosh. Në këtë moment kolegët e tij kanë protestuar duke argumentuar se është e papranueshme ti kërkohet të paguajë para një zjarrfikësi i cili ka nevojë të menjëhershme për ndihmë mjekësore dhe është pjesë e misionit për të shuar zjarret në shtetin grek. 

Situata është qetësuar kur një prej të pranishmëve po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, dhe mori iniciativën duke paguar 20 eurot. 

Më pas zjarrfikësi u ekzaminua dhe u dërgua në Spitalin Universitar të Patrës, pa iu kërkuar kësaj radhe pagesë. 

Klan News 

Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e sheshit “Avni Rustemi” dhe parkingut nëntokësor te Pazari i Ri 

By: dan iela
9 October 2024 at 15:44

Në zonën e Pazarit të Ri do të ndërtohet një parking nëntokësor me dy kate. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi planin e projektit, i cili përfshin edhe rehabiltimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri te sheshi “Avni Rustemi”. Veliaj tha se me këtë projekt i jepet prioritet njerëzve, duke e kthyer sheshin “Avni Rustemi” në një destinacion për qytetarët dhe turistët e shumtë. 

“Nuk i kemi shpallur luftë makinave, por kemi vendosur që hapësira lart të jetë për njerëzit, ndërsa makinat do të futen poshtë, në parkimin e sheshit “Avni Rustemi”. Në hierarkinë e prioriteteve të një qyteti, njerëzit janë të parët dhe pastaj mjetet, në funksion të njerëzve. Parkimi do të ketë 210 poste, kurse sheshi “Avni Rustemi” do të transformohet në një destinacion. Ky është një vendim që e kemi marrë dhe nuk dua që asnjë nga bizneset të ketë dhimbje koke prej punimeve. Do sigurohemi që të mbarojmë pjesën më të madhe të punimeve gjatë dimrit, para se të vijë stina e turistëve. Në momentin që vëmë përpara pjesën më të madhe të volumit të punës, e kemi shumë më kollaj të punojmë me fasadat e ndërtesave individuale”, shpjegoi Veliaj. 

Ai u shpreh se një tjetër parking do të ndërtohet në hyrje të Liqenit Artificial për vendosjen e autobusëve të turistëve, si dhe për qytetarët që frekuentojnë parkun me familjen. Kryebashkiaku kujtoi se para 10 vitesh në Tiranë nuk kishte asnjë parkim nëntokësor. 

“Sot po adresojmë një nevojë, që ishte nevoja për këtë parkim. Dua t’ju kujtoj që para 10 vitesh s’kishte asnjë parkim nëntokësor publik në Tiranë. Ai te sheshi “Skënderbej”, që na duket se ka 100 vjet aty, nuk ishte. Parkimi te “7 xhuxhat” nuk ishte, e kishte marrë një privat hapësirë aty. Bëmë lodrat sipër, kemi parkimin poshtë. U krijua terminali që hoqi nga Njësia 2 një pjesë të madhe të makinave. Konviktet ku ne jemi rritur, sot janë të njëjta, edhe për studentët e Kolegjit të Europës, edhe për studentët tanë – I kemi bërë me KFË-në me cilësi të lakmueshme. E njëjta gjë do ndodhë edhe me një realitet tjetër te sheshi “Shopen”, te hyrja e Gardës, aty kanë përfunduar rrugët, por ndërkohë tek pendenca që krijohet në hyrje të Parkut të Liqenit, kemi një trafik të jashtëzakonshëm. Ajo pendencë do gërmohet, do bëhet edhe aty një parking, por i një natyre tjetër. Aty do jetë një parking edhe për autobusët e turistëve, që sot rrinë në sheshin “Nënë Tereza”, do të jetë edhe për ata që frekuentojnë liqenin. Do të bëjmë edhe një takim tjetër me komunitetin si ky i sotmi, për të shpjeguar ekzaktësisht se çfarë do të ndodhë aty. Por parimi është: Bëjmë qytet për njerëzit, jo për makinat”, u shpreh Veliaj. 

Ai dha lajmin e mirë se puna për terminalin perëndimor në kryeqytet po ecën me ritme të shpejta, duke theksuar se përfundimi i këtij projekti do ta bëjë shumë të thjeshtë lëvizjen për turistët. 

“Lajmi i mirë është se po ecim me ritme shumë të shpejta edhe tek Terminali Perëndimor. Pra, kemi dy porta hyrëse të Tiranës, të lindjes dhe atë të perëndimit. Ai i lindjes ka vënë në terezi një pjesë shumë të madhe të trafikut, që shkonte deri te Fakulteti Ekonomik. Në momentin që zgjidhim edhe ngarkesën te Kthesa e Kamzës, do të jetë shumë më e thjeshtë për qytetarët dhe turistët. Fakti që qyteti kthehet në normalitet për çerek ore pas paradës së dhunës tregon se sa i bukur është bërë qyteti, sa funksional është ai, sa është rregulluar infrastruktura. Shumicës dërrmuese të njerëzve ju dhemb kur qyteti shkatërrohet sepse kanë arritur të kuptojnë, kanë një logjikë më të madhe se sa një pjesë e politikës, se ato janë para të taksapaguesve, shkatërrimi i këtyre objekteve është diçka që nuk i bëhet dëm një partie ose një kryetari, por i bëhet dëm një qytetari”, u shpreh kryetari Veliaj. 

E gjithë zona e Pazarit të Ri do të pësojë një ndryshim të madh, me rehabilitimin e fasadave dhe rrugës “Luigj Gurakuqi” deri tesheshi “Avni Rustemi”, me 2 kat parkim nëntokë. 

“Presim që Gjykata e Lartë të pezullojë ekzekutimin e vendimit”, avokati i Salianjit tregon për gjendjen e ish-deputetit në burg 

By: dan iela
9 October 2024 at 15:37

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho tha se janë tërhequr nga kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të dënimit në Gjykatën e Tiranës dhe se presin një vendimmarrje nga Gjykata e Lartë. 

“Kërkesa e sotme ishte pa objekt dhe ne hoqëm dorë nga ajo. Presim kërkesën e dorëzuar në GJL, që do gjykohet më 15 tetor, pasi mjeti procedurial aty është i arsyeshëm për ti gjykuar dhe presim një vendimmarrje nga gjykata e lartë”- tha Braho. 

“Gjatë takimeve është i qetë, është një çështje që ai e zgjodhi vetë. Të gjithë personave kur i kufizohen liritë kanë edhe problematiken e ekzekutimit të vendimit, por duke qenë se ai po vuan një dënim, politik do ta cojë deri në fund. Nga gjykata e  lartë  presim pezullimin për shkak të atyre rrethanave. Bëhet fjalë për një denoncim publik, vendimi i apelit nuk është zbardhur dhe nuk i dimë arsyet pse është lënë në fuqi vendimi i shkalles së parë. Duke qenë se Salianjit nuk i është zëvendësuar mandati, ne presim që të marrin parasysh këtë cështje dhe presim që të marrë parasysh këto cështje dhe të vendosë pezullimin e ekzekutimit”,-u shpreh avokati. 

Emri/ Atentati ndaj Agron Pukës në Lezhë, arrestohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim, procedohen 6 të tjerë 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:55

Mesditën e kësaj të mërkure është vënë në pranga 31-vjeçari, Amarildo Ndreca (Kola), i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje. 

Më datë 6 mars, 31-vjeçari në bashkëpunim me dy persona të tjerë tentuan të vrisnin me armë zjarri shtetasin Agron Puka, para një shkolle në fshatin Rrilë të Lezhës. 

Sipas njoftimit të policisë, janë vënë proceduar në gjendje të lirë edhe 6 shtetas të tjerë që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. 

“Me pistoletë me vete, në një lokal në Laç, ndërkohë që ishte në kërkim për një tentativë për vrasje, vihet në pranga 31-vjeçari. 

I ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë, në mars 2024, tentuan të vrisnin në fshatin Rrilë, shtetasin A. P.. 

Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që shoqëronin 31-vjeçarin, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe/ose përkrahje të autorit të krimit. 

Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj, 15 fishekë, 2 automjete, 2 celularë dhe një shumë parash. 

Gjatë monitorimit 24/7 të situatës në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, është siguruar informacion për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për një tentativë për vrasje. Informacioni është administruar menjëherë dhe në kuadër të operacionit “Double Trouble”, forcat e posaçme Operacionale dhe “Shqiponja”, si dhe Seksioni kundër Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, kanë ndërhyrë për kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi. 

Si rezultat, në një lokal në Laç, është vënë në pranga shtetasi A. N. alias A. K., 31 vjeç. Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “. Ky shtetas akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit K. N. dhe V. T., ka tentuar të vrasë me armë zjarri, në fshatin Rrilë, më datë 06.03.2024, shtetasin A. P.. 

Nga kontrolli fizik i kryer në momentin e ndalimit, 31-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin ku u kap ai, u gjet një pjatë me mbetje të dyshuara të lëndës narkotike Kokainë. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetasit që shoqëronin në lokal, shtetasin A. N. alias A. K., konkretisht për shtetasin P. J., 28 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe për shtetasit M. Ll., 50 vjeç, A. Gj., 23 vjeç, B. Gj., 36 vjeç, A. N. alias A. K., 45 vjeç dhe N. B., 34 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,-njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme. 

SPAK konfirmoi manipulimin e bisedave, Bardhi: Të zbulohen autorët e sajimit të SMS-ve! Politikanë të PS të lidhur me krimin 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:51

Pasi SPAK konfirmoi se mesazhet shantazhuese në drejtim të Gazment Bardhit kanë qenë të manipuluara, vetë kreu i Grupit Parlamentar të PD ka reaguar duke kërkuar që të zbulohen autorët që sajuan ato biseda. 

Gazment Bardhi u shpreh për gazetaret pas përfundimit te mbledhjes se grupit, se ka politikanë të qeverisë që janë të lidhur me krimin e organizuar. 

“Ajo që kam thënë ditën që kam dalë nga SPAK që prokurorët më konfirmuan që bisedat janë të sajuara, sot SPAK ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. 

Pa dyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës që dihet për lidhjet e tyre me krimin, që janë në dosjet e SPAK të përmendur për bashkëpunim me krimin e organizuar. 

Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës ku Rama u përball me përgjime reale të Sky për të bërë pis cilindo që ka vendosur të thotë të vërtetën. 

Brenda një jave mori përgjigjen e merituar. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës dhe eksponentëve të tij me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i transmetuar ato në media që paguhen po nga paratë e krimit të organizuara si mesazhe të vërteta. 

Të zbulohen autorët e sajimeve të mesazheve. Institucionet të vërtetojnë faktet. SPAK ta analizojë siç duhet rastin”, tha Bardhi. 

BE-ja hap “korridor ajror” për të dërguar ndihma në Liban 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:41

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “korridor ajror humanitar” për të dërguar ndihma në Liban, ndërsa luftimet përshkallëzohen midis Izraelit dhe Hezbollahut, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit. 

Komisioni Evropian tha se janë planifikuar tre fluturime fillestare për të transportuar ndihma nga Italia dhe Dubai drejt vendit të shkatërruar nga konflikti, me fluturimin e parë që pritet të mbërrijë në Bejrut të premten. 

“BE-ja qëndron pranë njerëzve të prekur nga kriza në Liban”, shkroi në X presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. 

“Që nga batanijet deri te pakot e strehimit dhe ilaçet. Më shumë ndihma do të vijnë”. 

Javën e kaluar, BE-ja tha se do ta shtonte ndihmën humanitare për Libanin për 30 milionë euro në përgjigje të dhunës në zhvillim. 

Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj bazave të Hezbollahut në Liban që nga 23 shtatori, duke lënë mbi 1.150 të vdekur dhe duke detyruar mbi një milion njerëz të largohen. 

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit. 

Hezbollahu hodhi predha drejt Izraelit të mërkurën dhe tha se kishte penguar inkursionet tokësore, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se Libani mund të përballet me shkatërrim si Gaza. 

Brukseli tha se, që nga java e kaluar, po koordinonte dërgesat e ndihmave për Libanin nga shtetet anëtare Belgjika, Franca, Polonia, Sllovakia dhe Spanja./REL

Tensione në Komisionin Hetimor/ Reagon kreu i Grupit të PS: Opozita kaloi çdo kufi, u cenua fizikisht Milva Ekonomi 

By: dan iela
9 October 2024 at 14:32

Kreu i grupit parlamentar të PS, Niko Peleshi ka reaguar pas situatës së krijuar sot në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi. 

Ai shprehet ndër të tjera se “është cenuar fizikisht deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi, nga Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa”. 

“Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. 

Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme. 

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë”, shprehet Peleshi. 

U përjashtuan për dy muaj, Bardhi: Antikushtetuese! Na kanë shpallur luftë dhe do t’i përgjigjemi 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:56

Pavarësisht vendimit të Sekretariatit të Etikës, i gjithë grupi parlamentar i PD do jetë nesër në seancë plenare. Kështu deklaroi para gazetarëve kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.  

Ai u shpreh se është antikushtetuese që deputetët të mos lejohen në vendin e tyre të punës. 

“Është një akt antikushtetues të cilit kemi vendosur të mos i nënshtrohemi. Kemi vendosur që të gjithë nesër të jemi në seancë plenare. Grupi Parlamentar i PD do paraqitet nesër në seancë, Rama mund ta në verë përballë ushtrinë apo policinë, por një kuvend kandidat për në BE që pengon deputetët me forca sigurie shfaq në sytë e cdo qytetari shqiptar tiparet e shtetit që po ndërton Rama”,-tha Bardhi. 

Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkencëtarët 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:19

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel , kët të mërkurë çmimi në kimi ju dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”. 

Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura. 

David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja. 

Që prej vitit 18901 e deri më sot janë dhënë 115 çmime Nobel në Kimi, ku laureati më i ri në moshë ishte Frederic Joliot, 35 vjeç. 

Ndërsa laureatimë i vjetër në moshë në Kimi ishte 97 vjeçari, John B. Goodenough, në vitin 2019. 

Opinion – Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës? (8 Tetor 2024) 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:12

Të martën, në emisionin “Opinion” u diskutua rreth temës “Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës?” 

Post-protesta e opozitës. Sot Sali Berisha pasi nuk foli dje gjatë protetës sepse ia la në orë reagimit popullor, i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta Ramës. Çfarë ka paralajmëruar ai në ditët në vijim për opozitën shqiptare? 

Të ftuar në studio: Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj. 

Në pjesën e dytë të emisionit u fol për një punë të veçantë për një ore dore të përgatitur nga argjendari Pirro Ruço. Kjo orë i ka kushtuar 7 vjet dhe çmimi i saj është 1.4 milionë dollarë. Është një orë e rrallë, tërësisht e punuar me dorë. Secila prej statujazëve të valltarëve me kostume popullore është një orë e caktuar, kanë përmasa prej 9 mm dhe janë prej ari. Në zemër, ku ndodhen edhe akrepat, është shqiponja. Fyelli i muzikantit është më i hollë se një qime floku. Gjithçka është punuar brenda orës që është 12 mm, ndërsa baza është e përbërë nga 1500 copa qelqi Murano. Ora është gdhendur në ar, është unike dhe është përzgjedhur për në konkursin e orëve artistike. 

Në pjesën e fundit të emisionit ishte Drita Ziri, 19-vjeçarja e kurorëzuar si Miss Earth 2023 është e para shqiptare që fiton çmimin e parë në një konkurs prestigjioz bukurie. Në javët në vijim, ajodo të dorëzojë kurorën në Filipine. Kurora ka një vlerë prej 550 mijë eurosh dhe është ruajtur në një bankë në Shqipëri./Opinion.al 

GJKKO i rrëzoi kërkesën, Mediu: Demontimi do të vijonte! Nëse duan të zbulojnë të vërtetën, të bënin aktin e ekspertimit! 

By: dan iela
9 October 2024 at 12:52

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një ri-ekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. 

“Akoma do vijonim demontimin sipas ekspertëve në 2038. Por sipas marrëveshjes se MAS ishte vendosur ndërprerja në 2010. 

Gjykata tha që është ajo që çmon aktin e ekspertimit. Ndaj ne vijuam debatin pyetje për pyetje përgjigje për përgjigje. Mendoj se gjykata e prokuroria nëse duna të zbulojnë të vërtetën, mund ta bënin aktin e ekspertimit. 

Mjafton të kuptojnë matematikën skandaloze që të kuptonin të vërtetën. 

Për një gjykim minimal profesional dhe logjik, kuptohet që gjithçka është bërë për të ngritur akuza politike që për fat të keq vijojnë edhe sot”,-u shpreh ish-ministri. 

Kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës, takimi i radhës me shqiptarët në Nju Jork 

By: dan iela
9 October 2024 at 12:07

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të turit të diasporës, që nisi pak muaj më parë. 

Kreu i qeverisë ka njoftuar se takimi me diasporën në Nju Jork do të mbahet me 26 tetor. 

“Me shqiptarët e Amerikës”, shkruan Rama, i cili njofton se aktiviteti do te zhvillohet në “Gotham Hall” në orën 11:00. 

Tetovë/ Nënë e bijë u gjetën pajetë nga gjyshja, shkoi në banesë si mjeke pasi mori telefonatën në urgjencë 

By: dan iela
9 October 2024 at 12:00

Të tjera detaje tragjike janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur dje në Tetovë ku humbën jetën nënë e bijë. 

Mediat vendase shkruajnë se viktimat janë gjetur nga gjyshja, nëna e viktimës, e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. 

Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Tashmë janë publikuar edhe pamje të kufomave të nënës dhe të bijës së saj, teksa janë dërguar për autopsi në Tetovë. 

Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e këtyre vdekjeve të dyshimta, ndërsa në raportin e policisë thuhet se bashkëshorti 50-vjeçar i viktimës dhe babai i vajzës së mitur, u arrestua dhe do të merret në pyetje. 

Del para gjykatës portugezi i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj 

By: dan iela
9 October 2024 at 11:50

Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit lezhjan Ardian Nikulaj është paraqitur paraditen e të mërkurës në gjykatën e Lezhës, ku kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ndaj tij. 

Përmes avokatit të tij, Saraiva kërkon masë më të butë sigurie, duke pretenduar se tashmë ka kaluar një afat i gjatë dhe dosja ende nuk ka kaluar për gjykim. 

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin. Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. 

Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson ishin vëzhguesit. 

Prezantohet drejtuesja e re e IdentiTek, ministri Hoxha: Prioritet projekti “Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar” 

By: dan iela
9 October 2024 at 11:41

Kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike “IdentiTek” do të ketë nga sot në krye një drejtuese të re, Freskida Halilajn, për të çuar më para projektet e nisura. Më i madhi ndër to, e kryesori, që nuk është vetëm objektiv i Ministrisë së Brendshme, por i Qeverisë, është Identiteti Digjital për Shtetasit Shqiptar. 

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha prezantoi drejtuesen e re, në prani të stafit të kompanisë dhe Këshillit Mbikëqyrës. 

“Falënderova me mirënjohje, drejtuesen e derisotme të këtij institucioni, Loina Prifti, për punën e bërë në drejtimin e “IdentiTek”. Falë përkushtimit të saj dhe stafit të kompanisë, kemi siguruar standardet e larta ndërkombëtare, të ruajtjes së të dhënave dhe prodhimit të dokumenteve biometrike”, theksoi ministri Hoxha. 

Historia e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri daton në maj 2009. Kompania koncesionare ushtroi aktivitetin deri në mesin e vitit 2023, kur përfundoi kontrata dhe qeveria vendosi të krijonte kompaninë shtetërore. Pas gushtit 2023, stafetën e mori “IdentiTek”, shoqëri me kapital shtetëror. 

Kompania prodhon karta identiteti e pasaporta biometrike për shtetas shqiptarë, por njëherësh edhe pasaporta diplomatike e shërbimi. Ajo prodhoi gjithashtu dokumente udhëtimi, leje qëndrimi dhe letërnjoftim elektronik enkas për shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ose që kanë fituar statusin e refugjatit e kanë përfituar azil në Shqipëri. 

Emrat/ “Babi vrau mamin”, si u zbulua vrasja e 24-vjeçares shqiptare nga i shoqi! Tentoi ta fshihte krimin duke… 

By: dan iela
9 October 2024 at 11:30

Një tragjedi është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. 

Sipas mediave vendase një 30-vjeçar shqiptar ka mbytur në sy të dy fëmijëve, 4 dhe 6 vjeç, bashkëshorten, po nga Shqipëria.  

Ata janë identifikuar si Lulëzim dhe Eleonora Toci. 

Sipas deklaratave të para, krimi ka ndodhur pas një sherri rreth orës 5 të mëngjesit, në zonën e Kazertës. Pas ngjarjes, autori është vënë në pranga, ndërsa kanë nisur hetimet. 

Ka qenë motra e viktimës e cila ka njoftuar policinë, ndërsa raportohet se pas krimit, 30-vjeçari shkoi në shtëpinë e kunatës dhe i tha ta shoqëronte në spital. Por ajo ka komunikuar me nipin, i cili i ka thënë se “babai ka vrarë mamin”, e më pas ka njoftuar policinë. 

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Pas 5 orësh, del nga ambientet e SPAK deputeti i PS 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:40

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja u paraqit paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Pas 5 orësh deputeti i PS Jurgis Cyrbja doli nga ambientet e  SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. 

Para gazetarëve ai tha se nuk ka komet në lidhje me atë që është marrë në pyetje, por me batutë u përgjigj: Pse kaluan 5 orë?! 

Mësohet se deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja është paraqitur për një kallëzim të Edi Palokës, për kohën kur Çyrbja ka qenë drejtor Hipoteke. 

Deputeti socialist u kallëzua në SPAK nga Partia Demokratike ne vitin 2021 për “shpërdorim detyre”. 

Tradhtuan mosbindjen civile? Kryebashkiakët e Berishës shkojnë në takimin e Ramës 

By: dan iela
8 October 2024 at 15:07

Në takimin e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët, i cili u zhvillua sot, nuk kanë munguar as ata të opozitës. 

Ndonëse kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpallur protesta në të gjithë vendin kundër qeverisë Rama, madje një javë më parë iu bëri thirrje drejtuesve vendorë, por edhe këshillave bashkiak për mosbindje civile. 

Ajo që u vu re sot ishte fakti se kryetarët e bashkive të drejtuara nga përfaqësuesit e PD kanë vijuar axhendën e tyre dhe janë paraqitur në Kryeministri. 

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hil Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës ishin pjesë e takimit me Ramën me kryetarët e bashkive. 

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë “me Partinë e Punës”. 

Disa banorë në Dibër përfundojnë në spital me simptoma helmimi 

By: dan iela
8 October 2024 at 14:52

Disa persona në Dibër, mes tyre edhe të mitur, janë paraqitur në spitalin e Peshkopisë për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi. 

Për rastin është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. 

“Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. 

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit”,-njofton policia. 

Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar. 

❌
❌