Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Opinion – Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës? (8 Tetor 2024) 

By: dan iela
9 October 2024 at 13:12

Të martën, në emisionin “Opinion” u diskutua rreth temës “Çfarë lajmëroi Berisha pas protestës?” 

Post-protesta e opozitës. Sot Sali Berisha pasi nuk foli dje gjatë protetës sepse ia la në orë reagimit popullor, i ka dërguar mesazhe të drejtpërdrejta Ramës. Çfarë ka paralajmëruar ai në ditët në vijim për opozitën shqiptare? 

Të ftuar në studio: Ergys Mërtiri dhe Enton Abilekaj. 

Në pjesën e dytë të emisionit u fol për një punë të veçantë për një ore dore të përgatitur nga argjendari Pirro Ruço. Kjo orë i ka kushtuar 7 vjet dhe çmimi i saj është 1.4 milionë dollarë. Është një orë e rrallë, tërësisht e punuar me dorë. Secila prej statujazëve të valltarëve me kostume popullore është një orë e caktuar, kanë përmasa prej 9 mm dhe janë prej ari. Në zemër, ku ndodhen edhe akrepat, është shqiponja. Fyelli i muzikantit është më i hollë se një qime floku. Gjithçka është punuar brenda orës që është 12 mm, ndërsa baza është e përbërë nga 1500 copa qelqi Murano. Ora është gdhendur në ar, është unike dhe është përzgjedhur për në konkursin e orëve artistike. 

Në pjesën e fundit të emisionit ishte Drita Ziri, 19-vjeçarja e kurorëzuar si Miss Earth 2023 është e para shqiptare që fiton çmimin e parë në një konkurs prestigjioz bukurie. Në javët në vijim, ajodo të dorëzojë kurorën në Filipine. Kurora ka një vlerë prej 550 mijë eurosh dhe është ruajtur në një bankë në Shqipëri./Opinion.al 

Protesta e opozitës/ Abilekaj: E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja ishte…

By: b b
8 October 2024 at 22:27

Gazetari Enton Abilekaj thotë se protesta e opozitës ka krijuar avantazhin dhe momentin superior që i duhej asaj. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, gazetari Abilekaj thekson se e djeshmja ja arriti qëllimin, por të sotme e quan “ndarje dekoratash” që sipas tij, e kompromentoi atë që ndodhi dje.

Blendi Fevziu: Berisha doli komplet në mbrojtje të protestës. E konsideroi një çështje të njerëzve të lirë që nuk janë dorëzuar. Cili është komenti juaj?

Enton Abilekaj: Normalisht që do e mbronte. Protesta besoj krijoi avantazhin, krijoi momentin superior që i duhej opozitës duke pasur parasysh se edhe mediat e huaja i dhanë rëndësi çështjes dhe theksonin idenë e qeverisë teknike. Fillimi i një momenti të mirë për opozitës.

Nëse protesta e pati vëmendjen e duhur, duhet të vazhdonte derisa të realizohej kërkesa që të vazhdonte të ishte në vëmendje. Duhet të vazhdonte të kishte hapësirat e mediave të huaja dhe të shtonte presionin ndaj qeverisë. E djeshmja ia arriti qëllimin, por e sotmja që ishte ndarje dekoratash dhe nuk ishte aksion, e kompromentoi atë që ndodhi dje.

Ergys Mërtiri: Protesta ishte fitore për Berishën, por i shërben Edi Ramës

By: e xh
8 October 2024 at 22:26

Gazetari Ergys Mërtiri mendon se protesta e 7 Tetorit, e konsideruar si dita e parë e mosbindjes civile, ishte një fitore për Sali Berishën, por jo për opozitën.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Mërtiri u shpreh se përmes kësaj proteste Berisha u riafirmua si kreu i opozitës kundrejt rivalëve të tij, ndërkohë që nga ana tjetër i ka shërbyer Kryeministrit Edi Rama për të qëndruar në krye të qeverisë.

Sipas Ergys Mërtirit, protesta në tërësi ishte dështim pasi nuk tërhoqi elektorat gri, por kishte vetëm militantë.

“Protesta ishte dështim, kjo lloj proteste i shërben vetëm Edi Ramës. Njerëzit presin çfarë do ndodhë dhe nuk ndodh asgjë. Këto lloj pamjesh janë bërë që nga 2018. Në fund fare nuk prodhuan asnjë rezultat. Pjesëmarrja ishte që nuk kemi popullin opozitar, kemi militantë partie. Protesta tregoi që u braktis ngs qytetarët. E vetmja gjë që prodhoi ishte tym edhe flakë.

Një protestë duhet të synojë tërheqjen e elektoratit gri. Këtë nuk e prodhoi. Njerëzit qëndruan larg protestës, por kur shohin tym e flakë indinjohen me këtë. Nuk mendoj që Berisha ka dështuar me të, ka fituar, por nuk ka fituar opozita, ka fituar Berisha. Me këtë Berisha ka fituar kundrejt rivalëve të vetë në opozitë, që të qëndrojë si kreu i opozitës, ndërkohë që Rama të qëndrojë në krye të qeverisë”, theksoi gazetari Ergys Mërtiri.

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Baton Haxhiu: Protesta e PD, kërkojnë të ulen në marrëveshje për qeveri teknike

By: b b
7 October 2024 at 23:06

Analisti Baton Haxhiu e konsideron protestën e opozitës brenda pritshmërive të tij.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Haxhiu u shpreh se duke analizuar gjuhën dhe deklaratat e eksponentëve të Partisë Demokratike, nuk përfaqësonin mosbindjen civile.

Sipas Baton Haxhiut, përmes protestave opozita kërkon që të arrijë një marrëveshje për qeveri teknike.

“Ishte në pritshmëritë e mia sepse po flasim për një protestë të organizuar nga një parti opozitare që ka për qëllim rrëmin e një regjimi. Kjo protestë nuk ishte e tillë. Nëse PD është nisur që të ndërtojë rrëfim për mosbindje civile, mosbindja civile është paqe, është një protestë brenda asaj që është rrugë paqësore. Kur këto nuk realizohen, është një protestë kundër një regjimi etj. Mosbindja civile nëse është e pasuksesshme, gradacioni vjen te revolucioni, që ka karakteristika të tjera dhe që vihen re në gjuhën e PD. Lufta si fjalë flet për një betejë të ashpër që është mes revolucionit dhe prekjes së armës. Nuk ndodh revolucioni menjëherë. Nga ajo që pashë në fund të protestës, gjuha e Nokës nuk është mosbindje civile.

Ata e përcaktuan një mobilizim që ishte përtej mobilizimit paqësor dhe kjo lëvizje e PD do të thotë që në të ardhmen do të ketë protesta më të dhunshme. Kur protesta është e dhunshme, zvogëlohet. Portesta ishte civile, kishte shëtitje.

Mandati i 4 kudo është problem për demokracinë. Cila është e ardhmja e PD? Pse njerëzit po kërkojnë qeveri teknike? Sepse e kanë betejën më të kaluarën jo me të tashmen. Unë protestën e sotme nuk e shoh ndaj pikave korruptive, por e shoh si një protestë për t’u ulur në një marrëveshje për qeveri teknike. Një opozitë që pret 12 vjet për të ardhur në pushtet kërkon qeverinë teknike… ta them troç, po të kisha qenë lider partie dhe të isha në arrest shtëpie, të ma kishin burgosur kryetarin, çfarë kërkoni ju në një protestë që është simbolike mbi këto që ju e quani regjim”, deklaroi Baton Haxhiu.

Before yesterdayMain stream

Habit Këlliçi: Ne në votime nuk shkojmë më

By: b b
7 October 2024 at 22:53

Demokrati Belind Këlliçi në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi si kasapi.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi është shprehur se nëse nuk mundësohet qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira, ata nuk munden të pranojnë më votime në Shqipëri.

Belind Këlliçi: Mendja është ndarë, ne në votime nuk shkojmë më.

Blendi Fevziu: Si, si? E dëgjova mirë apo thatë “ne në votime nuk shkojmë më”.

Belind Këlliçi: Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi si kasapi. Ne një proces të motuar elektoral nuk marrim më pjesë.

Blendi Fevziu: Po më thua që ju nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?

Belind Këlliçi: Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kjo nuk do të thotë vetëm protesta, por reagim shumë herë më të fortë nga se keni parë deri më sot në parlamentin e Shqipërisë, në atë Evropian për t’i ndërgjegjësuar që në Shqipëri drejton vendin kreu i kartelit të drogës që quhet Edi Rama.

Ne nuk do të presim 4 muaj. Në këto 7 muaj ne do të bëjmë gjithçka në Tiranë dhe jo vetëm, për të mundësuar qeverinë teknike. Ne nuk mundet të pranojmë më votime në Shqipëri. Të vendosur më shumë se kurrë për të mos shkuar në një proces zgjedhor që mund të garantojë mandatet e opozitës, por jo ndryshimin që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sali Berisha është në krye të PD-së dhe “po” është “po” dhe “jo” është “jo”. Qytetarët duhet që të kuptojnë se shumica e shqiptarëve jetojnë në mjerim.

❌
❌