Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Le ta dëgjojnë Makronin ata që çirren për “bashkërendim me ndërkombëtarët”

Ndodhi fiks ashtu siç e pati parathënë e përditshmja “Le monde”. Porsa mbaroi ceremonia e nënshkrimit të kontratës 3 miliardëshe për blerjen e 12 avionëve francezë “Rafale standart F4” prej Serbisë, presidenti Makron përgëzoi qasjen e Beogradit në dialogun me Kosovën dhe kritikoi këtë të fundit për shqetësimin që po sillte me vendimet e njëanshme. …

Shqipëri, akti normativ mbi dypunësimin e mjekëve ngre diskuti

Në Shqipëri disa ndryshime në “Ligjin për urdhrin e mjekëve”, kanë nxitur një debat të gjerë në radhët e personelit shëndetësor në vend. Ato u ndërmorën nga autoritetet zyrtare, pas hetimeve të prokurorisë, mbi një skemë abuzimi me pacientët, ku ishin përfshirë dhe disa mjekë të spitalit onkologjik në Tiranë, që mendohet se orientonin pacientët …

SHBA sekuestron avionin e presidentit të Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar një aeroplan të përdorur nga Presidenti venezuelian Nicolas Maduro. Autoritetet amerikane e kanë dërguar avionin nga Republika Domenikane në Florida, pasi kanë përcaktuar se blerja e tij shkelte sanksionet e Shteteve të Bashkuara, tha të hënën Departamenti i Drejtësisë.Sekuestrimi i avionit erdhi ndërsa është rritur trysnia mbi Presidentin Maduro, si …

SHBA: Fillim premtues i bisedimeve për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës

Shtëpia e Bardhë tha të enjten se bisedimet e fundit për një armëpushim në Rripin e Gazës, që u mbajtën në Doha të Katarit, me zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë nisur me një “fillim premtues”, por se mbyllja e një marrëveshjeje menjëherë dukej e pamundur.“Sot ishte një fillim premtues”, u tha gazetarëve …

Goli 30 milionë euro në Tunelin e Llogarasë

Ekipi kombëtar i Turqisë humbi shansin e kualifikimit historik në gjysmëfinalen e Europianit të futbollit teksa u mund me rezultatin e ngushtë 2 me 1 nga Holanda. Por golin që nuk arritën ta bënin dot të zgjedhurit e Montelës, e realizuan dy kompani turke në Shqipëri. Madje në minutat shtesë. Dhe ky ishte një gol …

Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite

Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin. Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe …

Mali i Zi, lirohen të gjithë të akuzuarit për përfshirje në “grushtin e shtetit” të vitit 2016

Gjykata e Lartë në Podgoricë, liroi të gjithë personat e akuzuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në vitin 2016, me qëllim të parandalimit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Kryesuesi i Këshillit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Zoran Radoviç, tha duke shpallur vendimin e lirimit se “nuk ka pasur …

Tkurrje dhe plakje e popullsisë në Kosovë sipas të dhënave paraprake të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikoi të premten rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë sipas të cilave Kosova aktualisht ka mbi një milionë e 586 mijë banorë, pa diasporën nga e cila deri më tani janë regjistruar rreth 600 mijë persona. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati tha se të …

PD: Edhe godina e Agjencisë së Trajtimit të Pronave do të bëhet ‘kurban’ nga Rama për grataçelë!

Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD, ka shkuar sot në krah të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, aty ku ngrihet Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe ka denoncuar planin e qeverisë për shembjen e godinës dhe ngritjen në vend të saj të një grataçele të re. Muçollari ka theksuar se godina nuk është …

“Jeni gënjeshtarë” – Plas sherri mes deputetëve në Komisionin e Shëndetësisë për skandalin te Onkologjiku

Në Komisionin për Shëndetësinë, Punën dhe Çështjet Sociale pati debate të ashpra mes anëtarëve të opozitës dhe atyre të pozitës. Që në fillim të mbledhjes Albana Vokshi kërkoi të ndryshohej rendi i ditës dhe të diskutohej për çfarë ndodhi te Spitali Onkologjik ditët e fundit. Pas saj ndërhyri Ilir Metaj, që kërkoi që në fillim …

Thoma Gellci për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: “Ismail Kadare që njoh unë, nuk ka ikur”

Në një status prekës në Facebook, Thoma Gëllçi ka reaguar ndaj lajmit të hidhur për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. “Ismail Kadare që njoh unë, nuk ka ikur,” shkruan Gëllçi, duke shprehur pikëllimin dhe respektin e tij të thellë për autorin e mirënjohur. Statusi shoqërohej me një foto nga vepra e plotë …

Vdekja e autorit

Një lajm i hidhur, që një ditë do të vinte – dhe që i rriteshin gjasat me çdo ditë që kalonte; e megjithatë, që nuk ka kuptim dhe që nuk do të ketë shumë kuptim: I shquari Ismail Kadare u nda prej kësaj bote. Librat e tij i kemi dhe i lexojmë dhe do t’i …

Shuhet shkrimtari i madh Ismail Kadare

U shuajt sot në moshën 88 vjeçare, në Tiranë, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Ai ndodhej në banesën e tij në Tiranë, kur papritmas është shembur në tokë pa ndjenja. Mjekët e urgjencës, të thirrur nga familjarët e tij, nuk mundën të bënin asgjë. Kadare, konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqiptare. Autor i …
❌