❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria rrit pensionet për 20% në të gjitha kategoritë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media.

“Tani qĂ« situata me inflacionin Ă«shtĂ« zbutur dhe ekonomia e vendit po i rikthehet ritmit tĂ« rritjes. Kam një  lajmĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r pensionistĂ«t, nga 1 tetori do tĂ« rrisim pĂ«r 20 pĂ«r qind tĂ« gjitha pensionet”.

“Pensioni bazik i moshĂ«s, pensioni pĂ«r personat me aftĂ«si tĂ« kufizuar, pensioni pĂ«r personat e verbĂ«r, pensioni familjare, pensioni invalidor i punĂ«s. Nga muaji janar 2025 do tĂ« rriten 20 pĂ«r qind pensionet pĂ«r kategoritĂ« e luftĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

/GazetaSinjali/

The post Qeveria rrit pensionet për 20% në të gjitha kategoritë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, publikohen rezultatet e zgjedhjeve, kryeson Dodik

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Lideri i partisĂ« mĂ« tĂ« madhe kroate nĂ« BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar nĂ« shumicĂ«n e komunave pĂ«r pozitat e kryetarĂ«ve tĂ« komunave.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate.

Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.

Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiq tha pĂ«r Radio Evropa e LirĂ« se logjika e votuesve qĂ« kĂ«tĂ« vit votuan pĂ«r kandidatĂ« tĂ« burgosur, ose tĂ« akuzuar pĂ«r korrupsion, Ă«shtĂ« “e pakuptueshme dhe paradoksale”.

Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po pĂ«rpiqem tĂ« vendosem nĂ« pozitĂ«n e dikujt qĂ« nĂ« qendrĂ«n e votimit zgjedh njĂ« kandidat qĂ« aktualisht Ă«shtĂ« nĂ« paraburgim, ose madje i dĂ«nuar me vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«. Nuk mundem, sado qĂ« pĂ«rpiqem, ta kuptoj me cilĂ«n logjikĂ« udhĂ«hiqen qytetarĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« rast, pĂ«rveç se kjo tregon sa pak besim kanĂ« qytetarĂ«t nĂ« institucione, edhe nĂ« ato gjyqĂ«sore”, tha Huskiq.

Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.

Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve.

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna./REL

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, publikohen rezultatet e zgjedhjeve, kryeson Dodik appeared first on Sinjali.

SHF FushĂ« Kosova U15 shĂ«non fitore tĂ« madhe nĂ« Drenas ndaj NewStar, Leart Murtezi ‘heroi’ i takimit

Shkolla e Futbollit, Fushë Kosova e grupmoshave U15 ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 6-të të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, kundër NewStars, raporton Sinjali Sporti.

Në duelin e zhvilluar në Drenas të shtunën, Fushë Kosova triumfoi ndaj skuadrës kundërshtare me rezultat minimal 1-0.

Heroi i kësaj ndeshje ishte mesfushori Leart Murtezi, i cili me golin e tij ishte vendimtar në këtë duel, duke ia sjellë tre pikë të mëdha ekipit të tij.

Skuadra, e menaxhuar nga Arton Rushiti ndodhet në formë mjaft të mirë kë sezon, tashmë duke mbledhur 18 pikë në kuadër të kësaj lige, pas gjashtë xhirove të luajtura deri tani.

/GazetaSinjaliSport/

The post SHF FushĂ« Kosova U15 shĂ«non fitore tĂ« madhe nĂ« Drenas ndaj NewStar, Leart Murtezi ‘heroi’ i takimit appeared first on Sinjali.

“Jua q* shtetin, PolicinĂ« e Albin Kurtin” – Ky Ă«shtĂ« personi i arrestuar qĂ« kĂ«rcĂ«noi policĂ«t nĂ« veri

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Të tilla incidente kanë ndodhur qe disa herë edhe në pjesën veriore të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në Zveçan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.

Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zevçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas informacioneve qĂ« ka Sinjali, i dyshuari ndĂ«r tĂ« tjera ka thĂ«nĂ« “Jua q* PolicinĂ« e nanĂ«s, shtetin e nanĂ«s une juve, jua q* Albin Kurtin”.

Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

“Është  arrestuar i dyshuari kosovar pasi qĂ« i njĂ«jti (nĂ« gjendje tĂ« dehur) ka kanosur zyrtarĂ«t policor tĂ« cilĂ«t ishin nĂ« kryerje tĂ« detyrĂ«s. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post “Jua q* shtetin, PolicinĂ« e Albin Kurtin” – Ky Ă«shtĂ« personi i arrestuar qĂ« kĂ«rcĂ«noi policĂ«t nĂ« veri appeared first on Sinjali.

Aksioni te NdĂ«rmarrja ‘Pallati i Rinisë’, dy tĂ« arrestuar pĂ«r keqpĂ«rdorime

Policia e KosovĂ«s nĂ« koordinim me ProkurorinĂ« Speciale ka zhvilluar njĂ« operacion policor brenda ndĂ«rmarrjes publike “Pallati i RinisĂ«â€ nĂ« PrishtinĂ«, qĂ« rezultoi me tĂ« arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë kryer kontrolle dhe numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në dy.

Siç merr vesh Sinjali, dy personat e prangosur dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së kryeshefit në zyrën për Financa dhe ish-menaxherin e Prokurimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/

The post Aksioni te NdĂ«rmarrja ‘Pallati i Rinisë’, dy tĂ« arrestuar pĂ«r keqpĂ«rdorime appeared first on Sinjali.

Foda rreth vendimit pĂ«r pĂ«rjashtimin e lojtarĂ«ve: ËshtĂ« marrĂ« bashkĂ«risht me FFK-nĂ«

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp sot përpara duelit ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Foda ndër të tjerash ka deklaruar se përjashtimi i tre lojtarëve para ndeshjes kundër Qipros është marr bashkërisht me Federatën.

NĂ« konferencĂ«n pĂ«r medie nĂ« prag tĂ« grumbullimit pĂ«r dy ndeshjet e tetorit kundĂ«r LituanisĂ« dhe Qipros, nĂ« kuadĂ«r tĂ« LigĂ«s sĂ« Kombeve, Foda ka thĂ«nĂ« se pĂ«r t’u kualifikuar nevojiten vetĂ«m rezultat pozitiv nĂ« dy ndeshjet e nĂ«ntorit.

“Versioni origjianal Ă«shtĂ« se kĂ«tĂ« vendim e kemi marrĂ« bashkĂ«risht me FFK sepse ata kanĂ« thyer rregullat nĂ« prag tĂ« ndeshjes”, u shpreh Foda, teksa tha se nĂ« “duam tĂ« kualifikohemi duhet t’i fitojmĂ« tĂ« dyja ndeshjet”.

“Lituania ka cilĂ«si tĂ« mira, ka luajtur mirĂ« kundĂ«r RumanisĂ« dhe pĂ«r neve Ă«shtĂ« mirĂ« ta marrim vetĂ«besimin qĂ« e kishim kundĂ«r Qipros dhe ta transferojmĂ« kundĂ«r LituanisĂ« por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« se edhe nĂ«se kemi kundĂ«rsulme duhet tĂ« kthehemi nĂ« defanziv”.

/GazetaSinjali/

The post Foda rreth vendimit pĂ«r pĂ«rjashtimin e lojtarĂ«ve: ËshtĂ« marrĂ« bashkĂ«risht me FFK-nĂ« appeared first on Sinjali.

Gashi kritikon Qeverinë: Në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shprehur shqetësimin e tij për problemet që po vazhdojnë në këtë legjislaturë.

Gashi ka theksuar se procesi i votimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është duke u përballur me vështirësi të mëdha.

“Po shkojmĂ« drejt fundit tĂ« legjislaturĂ«s dhe siç duket probleme e kĂ«saj legjislature po vazhdojnĂ«. ËshtĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« kalojnĂ« ligje. LDK ka konfirmuar pjesĂ«marrjen nĂ« votimin e marrĂ«veshjeve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. VazhdojmĂ« tĂ« jemi nĂ« njĂ« situata tĂ« pa aftĂ«sie sĂ« qeverisje dhe tĂ« kemi probleme nĂ« pĂ«rfaqĂ«simin ndĂ«rkombĂ«tar
”, ka theksuar Gashi.

Një tjetër pikë kritike e ngritur nga Gashi është qasja e Qeverisë ndaj mediave, duke cilësuar këtë qasje si të gabuar dhe të dëmshme për demokracinë dhe lirinë e fjalës në vend.

ËshtĂ« njĂ« qasje e gabuar dhe e dĂ«mshĂ«m pĂ«r demokracinĂ« dhe fjalĂ«n e lirĂ« nĂ« KosovĂ«. Mendoj se duhet tĂ« mbrohet interesi i KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Gashi.

/GazetaSinjali/

The post Gashi kritikon Qeverinë: Në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje appeared first on Sinjali.

ZYRTARE: KB Peja ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Rami Hadar

KB Peja ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Rami Hadar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi pejan deklaroi se Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

“Trajneri Hadar u bashkua me KB PejĂ«n nĂ« Shkurt tĂ« vitit 2023, duke kthyer njĂ« situatĂ« ku humbi besimi – nĂ« njĂ« edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorĂ«zua me titullin Kampion i KosovĂ«s.

Maestro udhĂ«heqi KB PejĂ«n edhe nĂ« rezultate tĂ« mĂ«dha Europiane, duke mposhtur KampionĂ«t e HolandĂ«s – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore nĂ« tokĂ«n polake, ndaj Spojnia Stargard”, thuhet nĂ« njoftim.

Njoftimi i plotë:

/GazetaSinjali/

The post ZYRTARE: KB Peja ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Rami Hadar appeared first on Sinjali.

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe

Ministria e Punëve të Brendshme raportohet se ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdarë.

Siç raporton Koha, Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

MĂ« vendimin e ri, i cili u Ă«shtĂ« pĂ«rcjellĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n institucioneve pĂ«rkatĂ«se nga ministri i PunĂ«ve tĂ« Bredshme, Xhelal Svecla, ndalimi i importimit tĂ« kĂ«tyre produkteve do tĂ« zĂ«vendĂ«sohet me “kontroll tĂ« detajuar” pĂ«r maunet qĂ« hyjnĂ« nga Serbia.

Ndryshimi i masës së sigurisë vlen vetëm për pikën kufitare në Merdarë derisa ajo mbetet në fuqi në pikë kalimet kufitare të tjera me Serbinë.

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe appeared first on Sinjali.

Kuvendi mban seancĂ« tĂ« enjten, PDK-ja pritet t’i votojĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Kuvendi do të mblidhet të enjten për të vazhduar me mbajtjen e seancës së përfunduara.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, por qĂ« ka shtuar se do tĂ« jetĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« votohen projektligjet nĂ« rend dite.

“Do tĂ« jenĂ« seancĂ« qĂ« ka qenĂ« e pa pĂ«rfunduar pra dy jave. Ju e dini qĂ« tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnĂ« tĂ« filloj si shkak i mungesĂ« se mazhoranves”, ka theksuar ai.

“QĂ«ndrimet PDK janĂ« tĂ« njĂ«jta do tĂ« votojmĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare. Duke qĂ« do tĂ« jetĂ« vĂ«shtirĂ« qĂ« tĂ« kalohen edhe kĂ«to projektligje”, ka thĂ«nĂ« ai.

Tahiri, shpreson që ndërkombëtarët nuk do të shtojnë sanksione të reja ndaj Kosovës, si shkak i masës së vendosur ndaj produkteve serbe. 

“Sa i pĂ«rket CEFTA, janĂ« bĂ«rĂ« 10 vite qĂ« Kosova Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e saj, pas 10 viteve kemi arritur nĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« Kosova po rrezikohet”.

“UnĂ« shpresoj, qĂ« komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar ta ndalin shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonĂ« dhe besoj qĂ« vendit do t’i japim njĂ« Qeveri tĂ« re, e cila di t’i jap zhvillim ekonomik dhe frymĂ« tĂ« re vendit”.

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi mban seancĂ« tĂ« enjten, PDK-ja pritet t’i votojĂ« marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare appeared first on Sinjali.

Moska dënon me 6 vite burg 72-vjeçarin amerikan, akuzohet si mercenar i Ukrainës

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me burg një shtetas amerikan.

Stephen Hubbard, 72 vjeç, u njoh me masën e arrestit me burg gjashtë vjet e 10 muaj burg, ndërsa akuzohet se luftoi si mercenar për Ukrainën, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Hubbard, me origjinë nga Michigan, u akuzua për luftë kundër Rusisë për kompensim monetar dhe u deklarua fajtor muajin e kaluar.

Prokurorët rusë pretenduan se Hubbard luftoi me Ukrainën në qytetin kyç të Izyum, pasi nënshkroi një kontratë për rreth 1,000 dollarë në muaj, raportoi më parë RIA. Ai u arrestua nga forcat ruse në prill 2022.

“Po, jam dakord me akuzat,” i tha Hubbard GjykatĂ«s sĂ« Qytetit tĂ« MoskĂ«s nĂ« seancĂ«n e tij tĂ« shtatorit pĂ«r pranimin e fajĂ«sisĂ«.

Gjyqi dhe dënimi i tij u zhvillua me dyer të mbyllura në gjykatën e Moskës.

/GazetaSinjali/

The post Moska dënon me 6 vite burg 72-vjeçarin amerikan, akuzohet si mercenar i Ukrainës appeared first on Sinjali.

Hezbollahu zotohet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luftojĂ« ‘agresionin’ izraelit

Hezbollahu, grupi militant libanez i mbĂ«shtetur nga Irani, Ă«shtĂ« zotuar tĂ« vazhdojĂ« luftĂ«n kundĂ«r “agresionit” izraelit dhe e quajti Izraelin njĂ« “gjĂ«ndĂ«r kancerogjene qĂ« duhet eliminuar, pa marrĂ« parasysh sa kohĂ« duhet”.

Si Hezbollahu ashtu edhe populli libanez kanĂ« paguar njĂ« “çmim tĂ« rĂ«ndĂ«â€ pĂ«r vendimin e grupit militant pĂ«r tĂ« hapur njĂ« “front mbĂ«shtetje” pĂ«r GazĂ«n mĂ« 8 tetor, por “ne jemi tĂ« sigurt
 nĂ« aftĂ«sinĂ« e rezistencĂ«s sonĂ« pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar agresionin izraelit. ”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Hezbollahu tha gjithashtu se sulmet e udhĂ«hequra nga Hamasi nĂ« jug tĂ« Izraelit tĂ« 7 tetorit, nĂ« tĂ« cilat u vranĂ« rreth 1200 njerĂ«z, ishin “heroike”, duke thĂ«nĂ« se ato do tĂ« kenĂ« efekte “historike” nĂ« rajon. “Nuk ka vend” pĂ«r Izraelin atje, tha grupi militant.

Duke filluar nga 8 tetori 2023, një ditë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, që çoi në nisjen e një lufte të Izraelit në Gaza, ka pasur pothuajse çdo ditë armiqësi ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, aleatit të Hamasit. Dhuna detyroi rreth 60,000 izraelitë të evakuohen nga Izraeli verior dhe rreth 100,000 libanezë nga jugu i vendit të tyre.

Qeveria izraelite tha se pushtimi i saj i Libanit (jugor) ishte për të shtyrë Hezbollahun nga kufiri, në mënyrë që izraelitët e zhvendosur të mund të ktheheshin të sigurt në shtëpi.

Më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë në Liban në gati një vit luftimesh, shumica në dy javët e fundit nga sulmet izraelite, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë. 1.2 milionë libanezë vlerësohet se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve izraelite që kanë shënjestruar zona të mëdha të vendit të vogël, duke përfshirë kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

/GazetaSinjali/

The post Hezbollahu zotohet tĂ« vazhdojĂ« tĂ« luftojĂ« ‘agresionin’ izraelit appeared first on Sinjali.

Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë. Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti ndodhi derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas njĂ« mosmarrĂ«veshje nĂ« komunikacionin rrugor nĂ« rrugĂ«n “Dardania”, nĂ« kryqĂ«zim me rrugĂ«n “Hajrullah Zymi”, pranĂ« shkollĂ«s “Mihail Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«.

Pas pranimit tĂ« kĂ«tyre informacioneve, hetuesit e IPK-sĂ« nĂ« koordinim me prokurorinĂ«  kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore pas tĂ« cilave zyrtari policor  i dyshuar nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« arrestuar kurse nga prokurori kompetent i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«.” – thuhet nĂ« njoftimin e IPK-sĂ«.

/GazetaSinjali/

The post Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite ishin pikat e pa përfunduar nga seanca e datës 28 mars, seanca e datës 24 maj si dhe seancat e mbajtura me 12 dhe 26 shtator.

Në mbledhje është diskutuar votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Gjithashtu edhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu edhe Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

/GazetaSinjali/

The post Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve appeared first on Sinjali.

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit, shkak dyshohet


Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët e dyshuar e kanë braktisur pranë një spitali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari u la i plagosur pranë hyrjes së spitalit, e më pas ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë në kokë.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, por nuk dihet roli që ka pasur në këtë ngjarje. Sakaq, gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë publike.

Autoritetet dyshojnë se kjo vrasja mund të lidhet me trafikun e drogës, pasi në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha droge ndërsa thuhet se grupet shqiptare janë ndër më të përhapurat.

/GazetaSinjali/

The post Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit, shkak dyshohet
 appeared first on Sinjali.

Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, teksa lufta në Liban e Gazë po vazhdon

Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilët militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Bejrut dhe inkursionin në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 06:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit.

Ushtria tha se gjatë ceremonisë së udhëhequr nga Herzog u shkrepën katër raketa nga Gaza drejt vendbanimeve të njëjta izraelite që ishin sulmuar në fillim të sulmit të vitit të kaluar.

/GazetaSinjali/

The post Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, teksa lufta në Liban e Gazë po vazhdon appeared first on Sinjali.

AktakuzĂ« kundĂ«r Besnik Ukajt: Zbulohet se si tentoi ta vras prizrenasin pasi s’ia dha 2 mijĂ« e 500 euro

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Besnik Ukajt, i dyshuar për tentim vrasjen e 17 majit, në fshatin Nashec të Prizrenit. Ukaj ra në prangat e Policisë në muajin korrik, pasi u shpall në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.

Ukjaj, i cili Ă«shtĂ« emĂ«r i njohur pĂ«r organet e rendit, po akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja nĂ« tentativĂ«â€ dhe “Mbajtja nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”.

Sipas aktakuzĂ«s, “me datĂ« 17.05.2024, rreth orĂ«s 17:30 min, nĂ« fshatin Nashec tĂ« KomunĂ«s sĂ« Prizrenit, me dashje tenton ta privojĂ« nga jeta personin tjetĂ«r, nĂ« atĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« pasi takohet me viktimĂ«n J.A., paraprakisht kĂ«rkon nga i njĂ«jti t’ia jap njĂ« shumĂ« parash prej 2,500.00 € (DymijĂ« e pesĂ«qind euro) nĂ« formĂ« tĂ« borxhit dhe pasi viktima i thotĂ« se nuk e posedon njĂ« shumĂ« tĂ« tillĂ«, i njĂ«jti nxjerr pistoletĂ«n dhe nga dritarja e automjetit tĂ« markĂ«s ‘’WV Passat CC’’ , e cila ka qenĂ« e hapur,  shkrep nĂ« drejtim tĂ« viktimĂ«s, me ç’rast e plagos nĂ« kĂ«mbĂ«n e tij tĂ« djathtĂ« dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojĂ« e lĂ«ndimeve tĂ« marra, viktima i nĂ«nshtrohet tretmanit mjekĂ«sor pranĂ« Repartit Kirurgjik tĂ« Spitalit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« Prizrenit. Me kĂ«to veprime, i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale “Vrasja nĂ« tentativĂ«â€ sipas KPRK-sĂ«.”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

/GazetaSinjali/

The post AktakuzĂ« kundĂ«r Besnik Ukajt: Zbulohet se si tentoi ta vras prizrenasin pasi s’ia dha 2 mijĂ« e 500 euro appeared first on Sinjali.

Punëtorët teknikë të QKUK-së futen në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Punëtorët teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë sot në grevë.

Vendimi i tyre për grevë erdhi pas mosrealizimit të kërkesave për ndryshim të kategorisë dhe për rritje të pagave.

Ata kanë deklaruar se do qëndrojnë në grevë derisa të ndryshojë kjo situatë dhe të plotësohen kërkesat.

/GazetaSinjali/

The post Punëtorët teknikë të QKUK-së futen në grevë, kërkojnë rritje të pagave appeared first on Sinjali.

Gjuriqin nuk e kĂ«naq “reagimi i ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve ndaj Kurtit”

Ministri i PunĂ«ve tĂ« Jashtme i SerbisĂ«, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« kĂ«naqur siç tha ai “me reagimin e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve ndaj Albin Kurtit”, kryeministrit tĂ« KosovĂ«s.

Ai tha se “Beogradi po ndĂ«rton njĂ« lloj blloku tĂ« ri politik”, duke e pĂ«rmendur bashkĂ«punimin me Bashkimin Evropian.

Ai ka përmendur edhe seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“PĂ«r SerbinĂ«, çdo shtet anĂ«tar i Bashkimit Evropian Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. Deri nĂ« 70 pĂ«r qind tĂ« mallrave tona shkojnĂ« nĂ« BE. Rezultatet fenomenale ekonomike qĂ« kemi arritur nuk do tĂ« ishin tĂ« mundshme pa marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira me vendet e BE-sĂ«.

GjatĂ« turneut 18 ditor, unĂ« shkova nga Estonia nĂ« Uashington, dhe pastaj nĂ« Nju Jork kemi pasur takime me mĂ« shumĂ« se 70 burrĂ«shtetas nĂ« mbarĂ« botĂ«n.”, tha Gjuriq.

/GazetaSinjali/

The post Gjuriqin nuk e kĂ«naq “reagimi i ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve ndaj Kurtit” appeared first on Sinjali.

IPK arreston një zyrtar policor të Mbrojtjes së Afërt, dyshohet se kërcënoi dy policë në trafik


Inspektorati Policor i KosovĂ«s ka arrestuar tĂ« dielĂ«n njĂ« zyrtar policor nĂ« FushĂ« KosovĂ«, nĂ«n dyshimin se i njĂ«jti ka kryer veprĂ«n penale “Kanosje”. Polici i dyshuar, tashmĂ« edhe Ă«shtĂ« suspenduar dhe ndaj tij Ă«shtĂ« urdhĂ«ruar masa e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IPK-së, i dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Polici i arrestuar “dyshohet se ka kanosur dy zyrtarĂ« policorë  tĂ« kanĂ« qenĂ« nĂ« detyrĂ«.”

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas njĂ« mosmarrĂ«veshje nĂ« komunikacionin rrugor nĂ« rrugĂ«n “Dardania”, nĂ« kryqĂ«zim me rrugĂ«n “Hajrullah Zymi”, pranĂ« shkollĂ«s “Mihail Grameno” nĂ« FushĂ« KosovĂ«.

Pas pranimit tĂ« kĂ«tyre informacioneve, hetuesit e IPK-sĂ« nĂ« koordinim me prokurorinĂ«  kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore pas tĂ« cilave zyrtari policor  i dyshuar nĂ« kĂ«tĂ« rast Ă«shtĂ« arrestuar kurse nga prokurori kompetent i Ă«shtĂ« caktuar masa e ndalimit pĂ«r 48 orĂ«.” – thuhet nĂ« njoftimin e IPK-sĂ«.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

/GazetaSinjali/

The post IPK arreston një zyrtar policor të Mbrojtjes së Afërt, dyshohet se kërcënoi dy policë në trafik appeared first on Sinjali.

❌