Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin

By: user7

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin, mjekun e akuzuar për skandalin tek Onkologjiku. Farmacistin Florian Marku, Apeli e liroi nga masa e “arrestit në shtëpi” dhe caktoi për të masën e “detyrimit për paraqitje”.

Për të dyshuarit Brikena Qiriazi dhe Halil Gashi, Apeli vendosi të shfuqizojë masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, duke i lënë pa masë sigurie. Në të njëjtin vendim, Apeli i Posaçëm dërgon në Gjykatën e Lartë për shqyrtim të kompetencës lëndore të Gjykatës së Posaçme për kompetencën lëndore të pjesës së procedimit penal me objekt faktin penal të administrimit të burimit të “Kobaltit”, me persona nën hetim B.Q. dhe D.K.

The post Skandali te Onkologjiku/ Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Edmond Gashin appeared first on Lapsi.al.

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

By: user 8

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela.

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

Lexo më tej: “Mos u thoni pacientëve se s’ka ilaçe për kimion!”, gazetari publikon mesazhet e mjekëve të Onkologjikut 

The post Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak appeared first on Lapsi.al.

❌