Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

By: user 8
16 September 2024 at 16:35

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë më datë 18 shtator vendimin për masën e sigurisë për mjekun e Onkologjikut, Edmond Gashi dhe të dyshuarve të tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku.

Në Apelin e GJKKO Gashi dhe të tjerët kërkuan zëvendësimin e masave përkatëse të sigurisë, me më të buta. Kështu, Edmond Gashi bëhet me dije se ka kërkuar që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak. Mjeku Gashi ka qenë i shoqëruar nga avokatja mbrojtëse Xhoi Nela.

Hetimi në SPAK është regjistruar për “korrupsion”, “shpërdorim detyre” dhe “kontrabandë e ilaçeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kishin ngritur një skemë abuzive të zvarritjes së trajtimit të të sëmurëve me kancer në Spitalin Onklologjik, me qëllim dërgimin e tyre në një klinikë private.

Lexo më tej: “Mos u thoni pacientëve se s’ka ilaçe për kimion!”, gazetari publikon mesazhet e mjekëve të Onkologjikut 

The post Skandali te Onkologjiku/ Mjeku Edmond Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak appeared first on Lapsi.al.

Udhëtime dhe koncerte me paratë e buxhetit të shtetit/ Skandali i ministrit të Kulturës në Itali, e dashura publikon faktet

By: V K
6 September 2024 at 13:51

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.

La Stampa, publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një çështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike.

Kjo ishte intervista e parë e saj, që kur një gazetë vendase publikoi në 26 gusht publikoi një foto, ku ajo falenderonte Sangiulianon për emërimin si “Këshilltare i Ministrit për Ngjarjet e Rënda”.

Pas postimit, vërshuan në media raportime të ndryshme për një mohim të këtij faktit nga ana e ministrisë.

Që atëherë, Boccia ka publikuar vazhdimisht foto e pamje për të vërtetuar përfshirjen e saj në aktivitetet institucionale të ministrisë, duke bërë që çështja t`i ngjasojë gjithmonë e më shumë një skandali politik.

Kjo e detyroi Sangiulianon vetë të ndërhynte, duke dhënë një intervistë në Tg1 ku pranonte lidhjen me Boccia-n, por sqaroi se asnjë nga shpenzimet e udhëtimeve me të nuk ishin mbuluar nga buxheti i qeverisë dhe paratë publike, por personale.

Ai shtoi gjithashtu, se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u refuzua. 41-vjeçarja ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.

Ajo shkoi më tej me pretendimet se disa njerëz, e kanë shantazhuar ministrin për përfitimet e marra prej saj. Vetë stafi i Sangiuliano njoftoi “një takim me avokatët për të vlerësuar paraqitjen e një ankese në Prokurori”.

The post Udhëtime dhe koncerte me paratë e buxhetit të shtetit/ Skandali i ministrit të Kulturës në Itali, e dashura publikon faktet appeared first on Albeu.com.

Lidhje jashtë martesë, ministri italian i kërkon falje gruas e Melonit

By: D Marku
5 September 2024 at 17:56

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është bërë kryefjalë e mediave të huaja, pasi u zbulua se kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një grua të famshme në rrjetet sociale.

Gruaja, Maria Rosaria Boccia, publikoi disa dokumente që sipas saj tregojnë se ajo ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.

Në një intervistë televizive, Sangiuliano hodhi poshtë pretendimet se Boccia ishte e punësuar në ministrinë e Kulturës, por pranoi se ka një lidhje mes tyre. Gjithashtu, ai sqaroi se shpenzimet e udhëtimeve me 41-vjeçaren nuk janë mbuluar nga buxheti i ministrisë, por ishin shpenzime personale.

I përlotur, ministri italian i Kulturës i kërkoi falje familjes për momentet e vështira që po përjeton, si pasojë e tradhtisë së tij dhe presionit mediatik. Së fundmi, ministri italian, dorëzoi dorëheqjen kryeministres Georgia Meloni, por ajo nuk e pranoi.

The post Lidhje jashtë martesë, ministri italian i kërkon falje gruas e Melonit appeared first on Albeu.com.

❌
❌