Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin

By: gaze tare

Sara Gjordeni dhe Bardh Idrizi prej disa kohësh po jetojnë së bashku. Çifti i cili pritet të bëhen prindër për herë të parë, ndajnë shpesh herë postime në rrjetet sociale nga përditshmëria e tyre.

Sot, Sara ka ndarë me publikun faktin se partneri i saj ka shtuar në peshë dhe ka marrë 9 kile.

9kg+ pas ndaljes nga BB. Jo me tosta”- shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet Bardhi duke ngrënë një tost. Kujtojmë se Sara ka treguar më parë se i ka vënë vetes synim që Bardhi të ushqehej mirë e të merrte disa kile, gjë që po e arrin më së miri.

Ajo ka treguar se ka aftësi shumë të mira në kuzhinë, pasi hera herës ndan receta gatimi me ndjekësit në Instagram dhe TikTok.

The post “Pas daljes nga BBV”/ Sara Gjordeni na zbulon këtë detaj për Bardhin appeared first on iconstyle.al.

“Zoti të merrte mua!”/ E shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit

By: gaze tare

Familja e Gerti Bogdanit është tronditur nga lajmi i kobshëm i ikje së tij të parakohshme vetëm 44 vjeç.

Paraditen e sotme Kuvendi hapi dyer për ceremoninë e homazheve në nder të tij, ku për më shumë se dy orë mijëra persona morë pjesë dhe u bënë bashkë për ta kujtuar dhe nderuar atë.

Teksa arkmorti i ish-deputetit të PD ishte i vendosur jashtë hyrjes së Kuvendit, bashkëshortja e tij, Edlira Çepani, nuk i mbante lotët.

Do doja shumë ta kishe vazhduar rrugëtimin o zemër, se më premtove që do e mbanim dorën bashkë, që nuk do ma lëshoje dorën. Por ne do ta vazhdojmë rrugëtimin bashkë, se unë do të të dua çdo ditë për tërë jetën. Zoti të më merrte mua, që t’i rrisje t’i fëmijët”, tha ajo e mbytur në lot.

The post “Zoti të merrte mua!”/ E shoqja në lot mbi arkmortin e Gerti Bogdanit appeared first on iconstyle.al.

“Girl Power” në Top Channel, ja programi që do të drejtojë Heidi Baci

By: gaze tare

Vajzat do “pushtojnë” sezonin e ri në Top Channel. Programet kryesore u janë besuar vajzave dhe jo vetëm përgjatë ditës, por edhe në ‘prime time’.

Në një promo të re të publikuar ku një top pasohet sa nga Bora Zemani te Heidi Baci, më pas Nevina Shtylla dhe përfundon te Kiara Tito, zbulohet se prej tetorit mbrëmjet do të jenë në shoqërinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Bora Zemani do të ketë një program të ri game-show, “Piramida”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla në “Portokalli”, ndërsa Heidi Baci në “Goca dhe Gra”. Kjo shënon edhe debutimin e Heidit si moderatore në një program televiziv.

Mbetet për t’u parë nëse do ketë surpriza të tjera për këtë sezon!

The post “Girl Power” në Top Channel, ja programi që do të drejtojë Heidi Baci appeared first on iconstyle.al.

Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit:Më thanë eja se s’është mirë

By: gaze tare

Arbër Çepani, rrëfeu mbrëmjen e sotme në “Top Story” përjetimet pas ndarjes nga jeta të kunatit të tij, ish-deputetit, Gerti Bogdani.

Teksa fliste, lotët nuk thaheshin nga sytë e tij, e shpesh shpërthente në të qara me ngashërim, por thekson se donte motra e tij, bashkëshortja e Gertit, që të ishte në studio e të fliste për të.

Ai tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen.

Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim. Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

The post Arbër Çepani tregon momentet e fundit të Gerti Bogdanit:Më thanë eja se s’është mirë appeared first on iconstyle.al.

Skandali seksual i priftit! Gruaja tregon dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie

By: gaze tare

Pas denoncimit që Fiks Fare bëri vetëm dy ditë më parë , ku prifti i Kishës Orthodhokse ” Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje u denoncua nga ish e dashura e tij 5 vjeçare se kanë kryer marrëdhënie seksuale në kishë, të tjera fakte dalin në dritë.

Fiks Fare nxori prova të reja nga lidhja 5 vjeçare e priftit Koçi me zonjën Pranvera, përveç fotove intime që ishin shkëputur nga videot online që të dy kishin bashkë.

Pranvera tregon me detaje të hollësishme dhomën e rinisë, aty ku tha se kishin kryer marrëdhënie seksuale me priftin Koçi. Një përshkrim se ku ishin të vendosura mobiljet e gjithçka tjetër në dhomë, atë që një besimtar i thjesht dhe frekuentues i kishës nuk e di. Në zyrën e rinisë Pranvera tregon se kishte një tavolinë pune, një divan dysh dhe një kolltuk, ndërsa në të djathtë ishte banja. Kjo dhomë përdorej vetëm nga klerikët, jo nga besimtarët e thjeshtë. Fakt tjetër që ajo sjell është lëvizja e çiftit me mjetin e kishës. ” Ne lëviznim kur shkonim nëpër hotele me makinën e kishës dhe shoferin e saj i cili quhet A…. ” shprehet Pranvera.

Edhe në ballafaqimet që Pranvera dhe Fikis kishin me priftin Arkip Koçi ai asnjëherë nuk mohoi se në videot intime nuk ishte fytyra e tij. Thjesht ai aludoi se mund t’i ishte marrë fotoja nga ndonjë meshë apo ndonjë vend publik dhe të ishte vënë në video për ta dëmtuar. Gjithë këtyre i shtohen edhe mesazhet që Pranvera ka marrë nga familjarët e priftit Koçi të cilët i kërkojnë që të ndahet nga ai.

Para se të ankoheshin në Fiks Fare, Pranvera bashkë me ish bashkëshortin e saj ishin ankuar në Mitropolinë Berat për sjelljet e priftit në mbientet e kishës dhe shkeljen e kurorës, por që nuk ishin marrë parasysh. Pas transmetimit në Fiks Fare Mitropolia e Beratit del me një reagim ku pezullon priftin. Në të thuhet “Në vijim të deklaratës të ditës së djeshme, datë 18.09.2024, lidhur me çështjen e priftit të Lushnjes, Mitropolia Shenjtë e Beratit ka vendosur pezullimin nga funksioni priftëror, priftin e Lushnjes deri në shqyrtimin përfundimtar sipas rregullave kanonike të Kishës Orthodhokse. Ritheksojmë se Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk pajtohet me asnjë rast kur një klerik i saj bën shkelje të betimit kanonik. Nga Zyra e Mitropolisë së Shenjtë të Beratit, 19/09/2024”.

Deklaratë kjo e cila bie ndesh me atë që po kjo Mitropoli bëri një ditë më parë, ku thuhej se nga provat që kishte dhe rrëfimi i priftit Gjykata Shpirtërore kishte dalë në përfundimin që faktet e paraqitura nuk provonin marrëdhënien jashtëmartesore të priftit. Madje asokohe prifti është pezulluar vetëm me një muaj mos ushtrimi të funksionit për arsyen se nuk kishte ngritur padi kundër Pranverës për shpifje.

Në reagimin e dt 19 shtator Mitropolia Berat kërkon që t’i vihen në dispozicion faktet dhe provat që Fiks Fare ka siguruar për të shqyrtuar dhe marrë vendimin kanonik mbi këtë çështje.
Fakte dhe prova që shumë mirë mund t’i kishin siguruar nëse përveç rrëfimit të priftit do kishin marrë edhe palën ankuese, pra Pranverën.

Gjithashtu çështja u trajtua edhe në emisionin ” Shqipëria Live” në Top Channel ku teologu Miron Çako mbron priftin që ka shkelur kurorën dhe shprehet se faktet e transmetuara në Fiks Fare nuk provojnë asgjë. Ndërkohë që për pjestarët e tjetër të nderuar të panelit , faktet janë mëse të qarta./TopChannel

The post Skandali seksual i priftit! Gruaja tregon dhomën e kishës ku kryenin marrëdhënie appeared first on iconstyle.al.

“Edlira shikonte celularin”, rrëfimi zemërthyer i Arbër Çepanit për kunatin e tij

By: gaze tare

Ndarja nga jeta parakohe e Gerti Bogdanit tronditi familjen dhe gjithë opinionin publik.

Mbrëmjen e sotme, në studion e Top Story ishte kunati i tij, Arbër Çepani, i cili nuk i mbajti dot lotët që në nisje të intervistës, kur foli për 44-vjeçarin që jeta iu ndërpre në mes papritur pas një arresti kardiak…

E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte. Gertin s’e quaj dot kunat, e kisha dhe shok e kisha këshillues, ishte për ne si një mal, çdo problem të kishim e kishim Gertin si një mal, ta shikonim Gertin në atë gjendje, që nuk bënim dot asgjë për të… boshllëku është i pakuptueshëm fare. Edlira mbante celularin në dorë, i thoja ma jep celularin ta mbaj unë, dhe më thoshte se ‘jo se mos më shkruan Gerti”. Shihte gjithmonë nga celulari se mos i shkruante. E kam të pamundur të jem sonte këtu, por donte Edlira”, tha ai, duke qarë me ngashërim.

Çepani rrëfeu se shpesh herë i ka thënë Gerti Bogdanit të hiqte dorë nga politika, ndërsa shtoi se pavarësisht se kishte zhgënjime, ai sërish nuk hoqi dorë.

Mirësia e tij e la në hije në politikë, edhe ai e vuante këtë fakt. I thoja “mos u merr me politikë, ç’të duhet të merresh me hienat?”. Sot ishin të gjithë atje, të majtë e të djathtë. Kortezhi nuk mbarohej me njerëz. Edhe unë i thoja ‘mos u merr në politikë’. Gerti nuk ia doli në jetë, por ia doli ditën e vdekjes. Vetëm mirësia e Gertit i bashkoi ata njerëz. Ishte Gerti për të cilin shkuan njerëzit, sepse e duan. Jepte më shumë seç jepte. I thoja “Hajde Gert me mua, bë biznes. Mos u merr me ata”. Pavarësisht se kishte zhgënjime nga të gjithë sërish nuk hoqi dorë nga politika.”, tha Arbër Çepani me lot në sy.

The post “Edlira shikonte celularin”, rrëfimi zemërthyer i Arbër Çepanit për kunatin e tij appeared first on iconstyle.al.

“Do dukesha më e re nëse…”/ Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë

By: gaze tare

Është 47-vjeçe, por Hygerta Sako po e shijon çdo periudhë të jetës së saj. Kështu u shpreh ajo sot në programin “Rudina”, madje deklaroi se në një fazë kur e bukura e punës, familjes, shoqërisë shumëfishohet dhe kënaqësia ndihet më shumë.

Ajo nuk e mohoi që një rol të madh e ka luajtur gjenetika.

“Kujdesin ndaj vetes nuk e kursen, ndërsa ndërhyrjeve estetike u trembet se mund ta shndërrojnë dhe t’i japin efekte të padëshiruara. Trajtime në shtëpi, regjim i shëndetshëm dhe vetëm një ves nga i cili vështirë të heqë dorë, por që në rastin e saj duket sikur nuk ndikon aspak.

Unë kam akoma dhëmbët e mi origjinalë, nuk i kam prekur asnjëherë, pikërisht për këtë, madje nuk i kam zbardhuar ndonjëherë pikërisht për këtë arsye sepse kam frikë që nesër, pasnesër, nuk e di se çfarë efekti mund të më japin kështu që mund t’i prish punë vetes dhe mund ta shëmtoj veten time më shumë. Unë mundohem të mirëmbaj këtë lëkurë që kam. Fatmirësisht i ngjaj sime mëje e cila sot është 80 vjeç dhe ka një lëkurë për t’u pasur zili. Nuk ka pikën e rrudhës, ka vetëm forcën e rëndesës që asaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë, është e pashmangshme dhe unë kam fatmirësisht lëkurën e saj. Jo vetëm unë, por edhe motra e vëllai im, të tre nuk e tregojmë moshën që kemi realisht. Pjesa tjetër pastaj, unë përpiqem që mos të abuzoj në kuptimin që të bëj një jetë të shëndetshme, të ha shëndetshëm, të bëj gjumin aq orë sa më duhet, mos të dal shumë netëve jashtë shtëpisë, me regjim, alkool nuk fus në gojë. Me cigaren kam pak problem, kam përshtypjen do të dukesha shumë më e re nëse nuk do ta kisha pirë ndonjëherë edhe cigaren, por atë e kam defekt dhe mesa duket nuk do të heq dorë ende. Përveç asaj që është vesi im i vetëm, unë nuk kam asnjë lloj vesi”

The post “Do dukesha më e re nëse…”/ Hygerta Sako zbulon sekretin e rinisë appeared first on iconstyle.al.

Revolucioni i modës: Pse gratë franceze nuk veshin më taka?

By: gaze tare

Takat e larta po zëvendësohen nga këpucët e rehatshme. Pse gratë franceze i lanë në raft takat që janë ende ikonike në botën e modës? Ja arsyet e këtij ndryshimi…

KUR U PËRDORËN PËR HËRË TË PARË KËPUCËT ME TAKA?

Burrat vazhduan të mbanin këpucë me taka të larta në mesjetë, veçanërisht për të ndihmuar kalorësit të ngriheshin në këmbë. Sa më e lartë të ishte thembra, aq më i rëndësishëm ishte mbajtësi. Pothuajse në të njëjtën kohë, edhe gratë filluan të mbanin taka të larta, por kjo nuk ishte për qëllime të modës.

Këpucët mbaheshin si ‘këpucë të jashtme’ për të mbrojtur këpucët aktuale të gruas nga balta dhe papastërtitë.

Gjatësia e tyre arrinte deri në 20 centimetra dhe në këtë periudhë, lartësia e thembra, ashtu si këpucët e meshkujve, shpjegonte vendin e gruas në shoqëri. Posterat nga epoka e Luftës së Dytë Botërore përforcuan aq shumë idenë se takat e larta ishin një simbol i feminitetit, saqë ushtarët fiksonin gratë e veshura me taka të larta në muret e tyre.

Gjithashtu u bë më popullor kur yjet e Hollivudit si Marilyn Monroe filluan t’i veshnin. Por, këto këpucë të preferuara prej kohësh në Francë, kanë filluar të humbasin popullaritetin e tyre.

KUR U BË POPULLOR NË FRANCE?

Franca moderne ndihmoi që takat e larta të grave të bëhen ikonike. Dizajneri francez Roger Vivier hapi terren të ri në botën e modës me stiletat me taka aiguille (gjilpërë) që ai projektoi në vitin 1954. Preferohej nga femrat franceze deri më sot.

PSE NUK PREFEROHET MË?

Ka më shumë se një arsye për këtë situatë. Arsyeja fillestare e uljes shihet si koronavirus. Gratë franceze, të cilat janë mësuar me komoditetin e punës nga shtëpia, tani kanë filluar të preferojnë këpucë të rehatshme. Përveç kësaj, disa gra kundërshtojnë këto këpucë të pakëndshme që shtrembërojnë formën e këmbëve të tyre.

Kur një menaxher i një dyqani këpucësh në Paris pyetet se sa stileto shet, ai tregon për gamën e kufizuar të produkteve që vendos në raftin e sipërm dhe thotë se ato nuk preferohen më. “Gratë duan rehati”, thotë një asistente në një dyqan tjetër.

“Gjëja e rëndësishme është që ju mund të vishni çizme të trasha të sheshta me një fustan elegant dhe të qëndroni akoma elegant.” shtoi ai.

Pra, mund të thuhet se francezet tashmë i kanë zëvendësuar takat e larta me çizme dhe këpucë të tjera komode.

Burimi: Haberturk

The post Revolucioni i modës: Pse gratë franceze nuk veshin më taka? appeared first on iconstyle.al.

Anna Lika dhe Bjordi Mezini në pritje të fëmijës së tyre të parë

By: gaze tare

Regjizori Bjordi Mezini dhe aktorja Anna Lika janë prej kohësh në një lidhje dashurie, e cila mesa duket do të bekohet me një fëmijë.

Ditën e sotme, janë publikuar disa foto të Annës dhe Bjodrdit në një festë ku zbulojnë se do të bëhen prindër për herë të parë.

Deri më tani gjinia është ende e pa zbuluar, por me siguri do zbulohet në festën e madhe që është organizuar.

Ne i urojmë Annës shtatzëni të mbarë!

The post Anna Lika dhe Bjordi Mezini në pritje të fëmijës së tyre të parë appeared first on iconstyle.al.

Ku i gjen lekët? Hati i përgjigjet kritikave: Jam e pavarur, s’po vras njeri

By: gaze tare

Hati, personazhi i njohur i TikTokut, ka reaguar pas disa lajmeve në media, lidhur me pasurinë e saj.

Ajo i është kthyer mediave, duke thënë se e bëjnë për vëmendje, ndonëse nuk i ka qetësuar “kurreshtarët” që e kanë pyetur se ku i gjen të ardhurat.

“Nuk e paskam dit se sa rëndë dhe sa poshtë kanë qenë këto mediat shqiptare për pak shikueshmëri. Kanë një javë që bëjnë emisione për patentën time. Ku i gjen lekët Hatixhja. Na thirrin nja dy ë mençëm në emision që i thonë flisni kundër se kështu bëjmë lajm. Ftesa për emisione pa fund por nuk kam për të ardhur te asnjëri. Merruni me çështje të tjera. Kam jetën time, e pavarur dhe nuk po bëj ndonjë krim, nuk po vras njeri”, thotë ajo në një video të postuar në faqen e saj të “TikTok”.

@__hatiii Tu henger buke mediat nkurriz tim i thone ksaj😱😱 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #dramatiktok #storytime #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨

Hati dhe bashkëshorti i saj Jashari, janë kthyer në influencerë TikToku duke postuar video shpesh nga jeta e tyre luksoze, udhëtimet dhe makinat e shtrenjta. Ato ishin protagonistë të lajmeve pasi policia u bllokoi makinën dhe patentat, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave në rrugët e vendit.

The post Ku i gjen lekët? Hati i përgjigjet kritikave: Jam e pavarur, s’po vras njeri appeared first on iconstyle.al.

Si do mbrohet? Jeta e Diddy-t në rrezik brenda burgut, synohet eliminimi i tij

By: gaze tare

Diddy po përballet me shqetësime serioze për sigurinë e tij në burg, pasi ish-zyrtarët e burgut paralajmërojnë se disa të burgosur mund ta synojnë atë për statusin e tij të famshëm. Reperi dhe manjati i muzikës aktualisht po mbahet në MDC Brooklyn, një qendër ndalimi federale në qytetin e Nju Jorkut, ku burimet e TMZ konfirmojnë se ai është në Njësinë e Strehimit Special (SHU), i izoluar nga popullata e përgjithshme për shkak të natyrës së profilit të lartë të rastin e tij.

Ish-gardiani i MDC Brooklyn Cameron Lindsay i tha TMZ se vendosja e Diddy në SHU është një masë paraprake për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e mundshme brenda objektit.

Sipas Lindsay, të burgosurit mund ta shohin dëmtimin e dikujt aq të famshëm sa Diddy si një mënyrë për të fituar prestigj pas hekurave – një “distinktiv nderi“. Kombinimi i famës së tij dhe akuzave të rënda me të cilat përballet e bëjnë atë një objektiv të mundshëm.

Jeta në SHU do të jetë një ndryshim i ashpër për Diddy , i cili është mësuar me një mënyrë jetese luksoze. Ditët e tij do të ndjekin një orar të rreptë, duke filluar me një thirrje zgjimi në orën 06:00. Atij do t’i kërkohet të rregullojë shtratin, të pastrojë qelinë dhe të pastrojë dyshemenë çdo ditë. Koha e rekreacionit është e kufizuar në vetëm një orë në ditë dhe atij do t’i lejohen vetëm tre dushe në javë.

Vaktet e Diddy-t, me gjithsej 1,800 kalori në ditë, do të përgatiten para kohe dhe do të lihen në kuti ngrohëse përpara se t’i dorëzohen atij – që do të thotë se ushqimi nuk do jetë i freskët.

Sipas Kousouros, avokat i reperit, MDC Brooklyn është i famshëm për dhunën e shpeshtë, duke përfshirë grindjet dhe sulmet, gjë që e bën SHU një mjedis më të sigurt, megjithëse shumë më të izoluar, për dikë në pozicionin e Diddy.

The post Si do mbrohet? Jeta e Diddy-t në rrezik brenda burgut, synohet eliminimi i tij appeared first on iconstyle.al.

Miratohet projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë

By: gaze tare

Me 73 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, parlamenti i Shqipërisë ka miratuar sot projekt-ligjin “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023, “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjitshme”, në institucionet publike të arsimit të lartë”.

Propozimi për uljen e viteve të detyrimit të studentëve të mjekësisë për të punuar në Shqipëri pas diplomimit në 3 vite për vitet e para, dy vite për studentët e viteve 2-4 si dhe një vit për ata të viteve 5-6 u diskutua edhe në Komisionin e Ligjeve.

Më 16 shtator, opozita hodhi akuza për tarifën e studimit, duke deklaruar se kostoja në relacion ishte tre herë më e lartë. Diskutimet në Kuvend për këtë ligj rinisën, pasi Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pjesërisht ligjin për studentët e Mjekësisë.

Argumenti i Gjykatës Kushtetuese, se afati 5-vjetor është jo-proporcional, ka bërë që qeveria të propozojë që afati të ulet në 3 vite, për ata që fillojnë rishtaz, për studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë në vetëm një.

Studentët që firmosin kontratën duhet të ofrojnë shërbim të detyrueshëm për këto vite dhe diploma u jepet pasi mbarojnë këto vite punësimi të detyrueshëm. Parashikohet dhe një ndryshim sa i takon punësimit. Mjekët që licensohen kanë prioritet të punësohen në institucionet shëndetësore publike brenda harkut 3 mujor. Nëse kjo nuk ndodh në bazë të nevojave që ka sistemi këta mjekë mund të paguhen me 80 % të pagës së mjekut të thjeshtë.

The post Miratohet projektligji për punën e detyruar të studentëve të mjekësisë appeared first on iconstyle.al.

Ish-bashkëshorti këshillon Jennifer Lopez: Mos u marto më!

By: gaze tare

Edhe pse Jennifer Lopez është martuar katër herë, burri i parë me të cilin u martua 27 vjet më parë është ende duke i dhënë këshilla. Gjatë një interviste të fundit për Daily Mail, Ojani Noa, ish-bashkëshorti i parë i Lopez, i dha disa sugjerime këngëtares mes divorcit të saj nga aktori Ben Affleck.

Noa tha se J. Lo duhet “të qëndrojë beqare, 12 muaj pushim. Nëse ajo takon dikë të ri, ndoshta ta mbajë private dhe të mos martohet më. Ajo ka një karrierë të mrekullueshme dhe është një grua punëtore, e bukur, por kur je me dikë, duhet të kalosh kohë cilësore me të dhe të mos mendosh të jesh para kamerës. Unë thjesht do t’i thosha Xhenit: duhet të jesh vetvetja që të mund të gjesh veten.”

Noa, një trajner personal, aktor dhe producent me qendër në Miami, nuk është martuar kurrë që nga divorci me Lopez në vitin 1997.

“Nuk kam aspak ndjenja të këqija. Unë do të jem gjithmonë shoku i saj. Unë i simpatizoj të dy sepse divorci është i vështirë”, tha ai.

Noa dhe Lopez u takuan në vitin 1996 – përpara se Lopez të bëhej një personazh i famshëm ndërkombëtar ndërsa ajo ishte në Miami për xhirimet për filmin “Blood and Wine”. Pas xhirimeve të filmit, Noa u ftua nga Lopez në një klub ku lulëzoi për herë të parë dashuria e tyre. Gati një vit pasi u takuan, të dy u martuan dhe jetuan së bashku në Los Angeles. Por pas vetëm 11 muajsh, çifti u nda.

The post Ish-bashkëshorti këshillon Jennifer Lopez: Mos u marto më! appeared first on iconstyle.al.

Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut

By: gaze tare

Të gjithë kemi një tip personi që na tërheq. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për karakteristika fizike si mjekra, apo të personalitetit, të gjitha femrat kanë një arsye pse tërhiqen nga tip i caktuar mashkulli. Po ju zbulojmë 12 tipat e burrave që na joshin në bazë të shenjës tonë zodiakale.

Dashi

Vajzat e dashit konsiderohen pak impulsive dhe kokëforta. Më mirë t’i lini t’i bëjnë gjërat sipas kokës së tyre sepse s’ka kompromis kur bëhet fjalë për pavarësinë e tyre dhe sidomos për romancën. Kjo shpjegon magnetizimin e tyre natyral me macho-t ‘bad-boy’ të cilët i kanë qejf performancat në publik, ashtu si dhe ato vetë. Nëse jeni dash, padiskutim doni një mashkull me të cilin të argëtoheni jashtë shtëpisë para se të shkoni si të çmendur në dhomën e gjumit.

Demi

Këto vajza duan të marrin kënaqësinë absolute nga gjithçka që bëjnë. Janë sensuale dhe kanë një oreks që nuk kënaqet lehtë. Ju pëlqen të trajtohen si princesha dhe tërhiqen nga një mashkull që i fton me një thirrje misterioze për seks. Energjia juaj seksuale dhe ndjeshmëria prej Dem i çmend meshkujt dhe rrëmben zemrën e tyre. Djali perfekt për një vajzë Demi është i vendosur dhe agresiv seksualisht. Çdo moment i kaluar së bashku duket si një lojë e bukur kënaqësie.

Binjakët

Vajzat e binjakëve kanë një epsh të fortë për jetën dhe kjo është arsyeja pse ato tërhiqen nga meshkuj me të cilët kalojnë një kohë të bukur. Gjëja që ndryshon humorin tuaj të jashtëzakonshëm më së shumti është një bisedë e mërzitshme dhe shumë më serioze se sa duhet me njeriun e zemrës. Prandaj, vajzat e Binjakëve kërkojnë djem me intelekt në mënyrë që të stimulojnë të menduarin e tyre kreativ. Edhe pse binjaket joshen nga ‘truri’ i meshkujve, ato nuk kënaqen nga një mashkull i vetëm.

Gaforrja

Vajzat e Gaforres janë ndër vajzat më të ndjeshme të zodiakut dhe për këtë keqkuptohen shpesh. Ato kanë nevojë të jenë brenda një marrëdhënieje të thellë dhe me kuptim, me një person që do t’ju sigurojë stablitet dhe një strehë dashurie. Djali i tyre perfekt do të hapë shpirtin tek ato dhe anasjelltas duke shijuar kështu një lidhje të thellë që kënaq nevojat e tyre emocionale dhe seksuale.

Luani

Një fjalë. FUQI. Jo vetëm që njihen si vajzat më të fuqishme të zodiakut, por janë luanesha dhe në shtrat. Kanë një ego që duhet të përballohet me kurajë dhe kjo është arsyeja pse janë gjithmonë në kërkim të mashkullit perfekt që do të kënaqë nevojat e tyre. Ndërsa vajzat e luanit e shijojnë shumë të qenit në qendër të vëmendjes, ato janë gjithashtu shumë bujare në ndjenja prandaj kanë nevojë për meshkuj që duhet të japin nga vetja sa më shumë të jetë e mundur.

Virgjëresha

Kjo shenjë ka zakonin e keq të të mbajturit të ndjenjave të ndrydhura. Është e vështirë për Virgjëreshën t’u nënshtrohet ndjenjave dhe të hapen ndaj marrëdhënieve të reja. Vajzat e Virgjëreshës i nënshtrohen lehtë ankthit dhe ky është pikërisht moment kur kanë nevojë për një partner, në mënyrë që t’i qetësojë dhe të jetë gjithmonë aty. Vërtet vajzat e Virgjëreshës janë të qeta, por kur janë në një marrëdhënie komode, dinë të bëjnë çudira.

Peshorja

Vajzat e Peshores i karakterizon sharmi dhe aftësia për t’u socializuar shpejt. Nëse shihni një vajzë që ju bën të ktheni kokën kur kalon në rrugë, ose nëse është një planifikuese perfekte festash, me siguri është peshore. Gjithashtu ato janë shumë romantike dhe besnike. Tërhiqen jashtëzakonisht nga meshkuj me sharm e sidomos nëse kanë një rreth shoqëror simpatik dhe argëtues. U pëlqejnë xhestet romantike si propozimet në publik apo deklaratat e dashurisë.

Akrepi

Krijesa misterioze dhe seksi, vajzat e Akrepit janë shumë sfiduese për shkak të natyrës dinake dhe sjelljeve obsesive. Në vend që të kërkojnë meshkuj që t’i shuajnë këto zjarre, ato kërkojnë dikë që është ‘kokë më kokë’ me çmendurinë e tyre. Kanë nevojë për një mashkull që di të përballet me temperamentin e tyre epik dhe në të njëjtën kohë t’i menaxhojnë mirë në shtrat dhe zyrë.

Shigjetari

Vajzat e shigjetarit janë adhuruese të aventurës dhe lirisë. Ato kanë nevojë për meshkuj që kanë po të njëjtin shpirt aventure si ato dhe duan të marrin maksimumin e jetës. Ju pëlqejnë të eksplorojnë botën dhe të udhëtojnë dhe kjo është arsyeja pse tërhiqen nga meshkuj me aksente të huaja.

Bricjapi

Si rezultat i gjendjes së tyre ‘work hard-play hard’, gratë e Bricjapit konsiderohen si gratë më ambicioze të zodiakut. Këto vajza janë të vendosura dhe të fokusuara në qëllimet e karrierës, kështu që e njëjta e gjë vlen edhe për burrat që kërkojnë. S’ka gjë më seksi për ato se arritjet e mëdha, prandaj nuk është rastësi që përfundojnë me burra më të moshuar se vetja.

Ujori

Vajzat e Ujorit janë të paparashikueshme dhe adhurojnë lirinë. Janë shumë spontane dhe kjo është arsyeja pse bien kokë e këmbë në dashuri me djem rebelë. Zakonisht tërhiqen nga shpirtra të lirë sia artistë apo muzikantë dhe tentojnë të eksperimentojnë në jetë dhe në dhomën e gjumit.

Peshqit

Oh, ëndërrimtaret. Peshqit shpesh janë me kokë në re dhe preferojnë djem me të njëjtat nevoja romantike si ato. U pëlqejnë meshkujt me karakter heroi sepse duan të jenë gruaja që shpëtohet prej tyre. Sido që që të jetë, ato vazhdojnë të ëndërrojnë duke udhëtuar me kalin e bardhë dhe princin. Gjestet romantike janë kërkesa numër një për Peshqit e dashur dhe të ndjeshëm.

The post Llojet e meshkujve që tërheqin femrat e zodiakut appeared first on iconstyle.al.

Si në filma! 8-vjeçarja merr makinën e prindërve, shkoi në Target për të bërë pazar

By: gaze tare

Një vajzë 8-vjeçare nga Ohio ka marrë makinën e prindërve të saj dhe shkoi në Target, (qendër tregtare) e cila ndodhet 25 minuta larg banesës së familjes.

Sipas ‘Today.com’, oficerët morën një telefonate më 15 shtator pak para orës 9 të mëngjesit, nga familja e vajzës pasi vunë re se ajo nuk ishte në shtëpi.

Një fqinj i dha familjes dhe oficerëve, se pasi panë pamjet nga kamera, vajza kishte marrë makinën ‘Nissan Rogue’ e vitit 2020. Policia nisi kërkimet për vajzën e vunë re se makina ndodhej në një parkim në ‘Target’.

Oficerët e gjetën vajzën brenda në Target dhe familja e saj erdhi për ta marrë atë dhe makinën. Sipas raportimeve, vajza ka thënë se ka goditur vetëm një kuti postare.

Në Facebook, Departamenti i Policisë së Bedfordit bëri shaka për ngjarjen.

“Nuk jam e sigurt se çfarë bleu ose nëse ishte në gjendje të përdorte aplikacionin e saj Target për të kursyer 5%. Ne e lamë të mbaronte Frappuccino-n e saj. Nuk jemi të këqij.”

The post Si në filma! 8-vjeçarja merr makinën e prindërve, shkoi në Target për të bërë pazar appeared first on iconstyle.al.

Patrulla e Policisë ndalon Saimir Kodrën, çfarë ndodhi me gazetarin?

By: gaze tare

Gazetari i njohur Saimir Kodra është përballur me një situatë të çuditshme.

Gjatë emisionit ‘Stop’, ai ka treguar se teksa ishte duke drejtuar automjetin, është ndaluar nga policia me pretendimin se po përdorte celularin, por ai thotë se nuk e ka pasur telefonin me vete.

“Po cilin telefon more? Më jep pak telefonin tënd ta gjej ku e kam lënë” i është përgjigjur Saimiri policëve rrugorë.

Ja deklarata e tij e plotë:

“Dola sot në mëngjes prej shtëpie. Më ndaloi një patrullë policie. Më lajmëruan te rrethrrotullimi më tha që ishe me telefon në dorë. Ou thashë, telefoni. I thashë me jep telefonin tënd ta shoh se ku e paskam lënë meqë e paskam pasur në dorë.” Më pas shtoi: I bie telefonit, e kisha harruar në shtëpi. Më tha njëri atje tha tek rrethrrotullimi që të kanë parë me celular në dorë, unë celularin në shtëpi”

The post Patrulla e Policisë ndalon Saimir Kodrën, çfarë ndodhi me gazetarin? appeared first on iconstyle.al.

Po divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon Arben Derhemi

By: gaze tare

Lajmi për divorcin mes aktorit Arben Derhemi dhe moderatores, bashkëshortes së tij, Iva Korumi, mori “dhenë” (Lexo këtu).

Sipas “Popart” aktori dhe bashkëshortja kanë vendosur t’i japin fund martesës shumë vjeçare nga e cila kanë dhe një vajzë, për shkak të tradhtisë së Arbenit.

Epo, lidhur me këto thashetheme ka reaguar edhe vetë aktori, i cili as ka pohuar dhe as ka mohuar këto lajme.

“Po si ka mundësi të jemi kaq gjakatarë…Unë e kuptoj që kur njeriu është i parealizuar dhe nuk di ç’seksi i përket akoma në moshën 40-vjeçare gjen mundësi nëpërmjet thashethemeve për t’u bërë personazh (për mirë apo për keq), por kur të gjithë kustitë mediatike (portalet) duan gjak…më bën përshtypje sa problem e kemi si racë e pastër arjane që jemi…Për të mira dhe gëzime”, shkruan aktori.

The post Po divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon Arben Derhemi appeared first on iconstyle.al.

‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në shkollën në Prishtinë, reagojnë dy reperët e njohur

By: gaze tare

Prej disa ditësh, në Kosovë ka nisur një debat online në lidhje me termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2” që janë përdorur në dokumentet e shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë. Në vend të referencave tradicionale “nënë” dhe “baba”, përdorimi i këtyre termave ka ngjallur debate në publik dhe rrjete sociale, ku shumë persona e kanë kundërshtuar këtë vendim.

Një prej tyre, është edhe reperi i njohur shqiptar, BimBimma, i cili ka reaguar me ironi ndaj përdorimit të termave. Ai ka ironizuar së bashku me mikun e tij Ghetto Geasy nëpërmjet dy postimeve në rrjete sociale.

Postimi u prit me humor nga ndjekësit, duke theksuar stilin ironik të BimBimmës për të trajtuar çështje sociale dhe vendimet që shpesh krijojnë diskutime të gjera në publik.

Ky emërtim është parë edhe shkelje në identitetin e fëmijës dhe zhvillimin e tij emocional, për faktin se fëmijët kanë nevojë për figura të qarta prindërore dhe simbolika e përkufizimi që termat ”nënë” dhe ”baba” janë shumë të rëndësishëm, jo vetëm si pozicione funksioni, por si kujdes, dashuri, mbështetje emocionale, simbolikë e jetë.

The post ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’ në shkollën në Prishtinë, reagojnë dy reperët e njohur appeared first on iconstyle.al.

Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante një shpend në kushte të papërshtatshme

By: gaze tare
Ish-banori i Big Brother Albania, Dritan Brahimi, është proceduar nga prokuroria e Shkodrës, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Bëhet fjalë për mbajtjen në kushte të papërshtatshme të një shpendi hutë (Buteo buteo), rast i iniciuar nga njoftimi nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), në lidhje me disa video që 37-vjeçari kishte ndarë në rrjetet sociale.

Njoftimi: 

Mbante në banesën e tij, në kushte të papërshtatshme, një shpend hutë (Buteo buteo), procedohet penalisht 37-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (P.P.N.E.A), për një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj, që mbahej nga një shtetas, bazuar dhe në disa video të publikuara në rrjetet sociale, kanë kryer veprimet hetimore për rastin. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Dritan Brahimi, 37 vjeç, banues në Shkodër, për vepren penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet shpendi, i cili aktualisht po trajtohet nga specialistët e menaxhimit veterinar të bashkisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Kjo ngjarje ngre pyetje mbi trajtimin e kafshëve në Shqipëri. Sipas Ligjit Nr. 10431, të gjithë pronarët e kafshëve kanë për detyrë t’u ofrojnë atyre kujdesin e duhur, përfshirë ushqimin dhe strehimin e përshtatshëm.

Neni 13 i këtij ligji ndalon trajtimin mizor ndaj kafshëve dhe vendos penalitete për ata që e shkelin këtë rregull. Dënimet variojnë nga gjobat e deri te sekuestrimi i kafshëve.

Në Shqipëri, megjithëse ligjet ekzistojnë, zbatimi i tyre shpesh është i dobët. Kjo ngjarje tregon se ka nevojë për ndërgjegjësim dhe ndoshta për ashpërsimin e masave ndaj atyre që keqtrajtojnë kafshët.

Mbase është koha të diskutojmë për përmirësimin e kushteve të mbrojtjes së kafshëve, duke përfshirë dënime më të rrepta dhe kontrolle më të rregullta për pronarët e tyre.

Si mendoni ju, a duhet ashpërsuar ligji për keqtrajtimin e kafshëve në Shqipëri?

The post Vihet nën hetim ish-banori i ‘BBV’, mbante një shpend në kushte të papërshtatshme appeared first on iconstyle.al.

Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit

By: gaze tare

Një paralajmërim është lëshuar pasi dy persona janë infektuar me një ‘sëmundje të rrallë’ që përhapet nga kafshët te njerëzit.

Të martën (17 shtator), Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut Los Anxhelos zbuloi se dy raste të një ‘infeksioni të rrallë parazitar’ janë zbuluar në zonën e Gjirit të Jugut të Los Angeles County .

Infeksioni parazitar njihet si Baylisascaris procyonis dhe është një lloj krimbi i rrumbullakët.

Krimbat Baylisascaris përfundojnë në zorrën e kafshës në të cilën fillon dhe ndërsa ajo kafshë nuk sëmuret nga paraziti, nëse një njeri infektohet, krimbat mund të përhapen në sy, tru ose organe të tjera dhe ‘të çojnë në ënjtje e trurit dhe sëmundjes së syrit’ që mund të bëhet fatale. Departamenti i Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit shton : “Ky krimb i rrumbullakët mund të infektojë njerëzit, si dhe një sërë kafshësh të tjera, duke përfshirë qentë .”

The post Infektohen dy persona me një sëmundje të rrallë që përhapet nga kafshët te njerëzit appeared first on iconstyle.al.

❌