Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Ku i gjen lekët? Hati i përgjigjet kritikave: Jam e pavarur, s’po vras njeri

By: gaze tare
19 September 2024 at 19:35

Hati, personazhi i njohur i TikTokut, ka reaguar pas disa lajmeve në media, lidhur me pasurinë e saj.

Ajo i është kthyer mediave, duke thënë se e bëjnë për vëmendje, ndonëse nuk i ka qetësuar “kurreshtarët” që e kanë pyetur se ku i gjen të ardhurat.

“Nuk e paskam dit se sa rëndë dhe sa poshtë kanë qenë këto mediat shqiptare për pak shikueshmëri. Kanë një javë që bëjnë emisione për patentën time. Ku i gjen lekët Hatixhja. Na thirrin nja dy ë mençëm në emision që i thonë flisni kundër se kështu bëjmë lajm. Ftesa për emisione pa fund por nuk kam për të ardhur te asnjëri. Merruni me çështje të tjera. Kam jetën time, e pavarur dhe nuk po bëj ndonjë krim, nuk po vras njeri”, thotë ajo në një video të postuar në faqen e saj të “TikTok”.

@__hatiii Tu henger buke mediat nkurriz tim i thone ksaj😱😱 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #dramatiktok #storytime #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨

Hati dhe bashkëshorti i saj Jashari, janë kthyer në influencerë TikToku duke postuar video shpesh nga jeta e tyre luksoze, udhëtimet dhe makinat e shtrenjta. Ato ishin protagonistë të lajmeve pasi policia u bllokoi makinën dhe patentat, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave në rrugët e vendit.

The post Ku i gjen lekët? Hati i përgjigjet kritikave: Jam e pavarur, s’po vras njeri appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

“Më morën patentën”/ Me këmbët mbi sendile, ‘Hati’ nuk i ndal ironitë për policinë

By: gaze tare
14 September 2024 at 11:43

Që prej 2 ditësh, Hatixhe Brikës ose Hatit, siç njihet në rrjetet sociale, i është sekuestruar patenta nga Policia e Shtetit. Shpejtësia “skëterrë” me makinat luksoze të Hatit bëri që kësaj të fundit t’i ndalohet qarkullimi. Pas ngjarjes e cila bëri bujë të madhe Hati nuk i ka ndalur “kunjat” në rrjetet e saj sociale Tik Tok e Instagram për punonjësit e policisë.

Së fundmi ajo ka postuar sërish video duke treguar se është duke udhëtuar por kësaj here shofer është bashkëshorti i saj Jashar Stojku. Emër shumë i njohur pasi është bërë viral nga videot me mijëra shikime të Hatit.

Ajo ka thënë me nota ironie se edhe pse i është sekuestruar patenta ajo udhëton “për shtatë palë qejfe” si pasagjere e partnerit të saj.

Ja momenti me video:

@iconstyle.mediaSi ju duket kjo sjellje e Hatit?♬ original sound – ICONSTYLE

The post “Më morën patentën”/ Me këmbët mbi sendile, ‘Hati’ nuk i ndal ironitë për policinë appeared first on iconstyle.al.

I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë (Reagimet)

By: gaze tare
13 September 2024 at 14:37

Një ditë më parë, ashtu sikurse Iconstyle raportoi, çifti i njohur nga TikTok, Jashar dhe Hatixhe Brika, u përfshinë në një incident me policinë rrugore, e cila ka sekuestruar mjetin e tyre luksoz dhe i ka gjobitur ata për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Pas ngjarjes, Hatixhe Brika, e njohur si Hati në rrjetet sociale, ka reaguar me ironi ndaj autoriteteve. Ajo ka shkruar:

“Bravo policia për punën e lodhshme dhe t’pandalur, keni kapur kriminelen më të fortë sot për sot.”

Ndër të tjera ajo i bën thirrje partnerit të bëjë gati helikopterin, ndërsa ndan edhe video duke parë mjete të tjera në sallone makinash luksoze.

“Jemi që jemi, po shikojmë për makinën e radhës, shkruan ajo.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo shkruan:

Merrini mirë informacionet herë tjetër”– teksa ndodhet brenda makinës, në vendin e pasagjerit, duke nënkuptuar se patenta iu është hequr vetëm asaj, e jo partnerit, Jasharit.

Sikurse shihet, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave e dëshirave që Hati dhe partneri i saj kanë. Ky shembull, nuk është ai që duhet promovuar në rrjetet sociale, aty ku të rinjtë kalojnë shumicën e kohës.

The post I bllokuan makinën dhe i hoqën patentën, Hati ironizon policinë (Reagimet) appeared first on iconstyle.al.

Shpejtësia i merr në qafë! Heqje patente dhe gjobë për Hatin dhe Jasharin

By: gaze tare
12 September 2024 at 12:50

Hatixhe Brika, e njohur si Hati, është kthyer në një fenomen në rrjetin social “TikTok” për jetën e luksit që shfaq në videot që poston. Mes luksit, janë dhe makinat e shtrenjta e si çdo çift i ri, edhe Hati me Jasharin (bashkëshorti i saj) kanë pasion shpejtësinë.

Hati shpesh herë shfaqej duke drejtuar makinën me shpejtësi dhe videot ku e shtyn partnerin e saj të ngasë mbi normën e lejuar numërojnë me miliona views.

Burime ekskluzive për Albeu.com, bëjnë me dije se Hati dhe Jashari janë ndëshkuar nga policia rrugore për shpejtësi në zonat e banuara. Hatixhes i është hequr patenta dhe gjithashtu, ka marrë një gjobë prej 20 000 lekë. Gjithashtu edhe bashkëshortit të saj, Jashar Stojkut, i është hequr patenta për 6 muaj dhe është gjobitur me 40 000 lekë.

Sikurse shihet edhe në këtë video, Hati dhe Jashari ngasin makinën mbi normën e lejuar.

@__hatiii Vrum vrum kawasaki😌🙈 #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #adayinmylife #gclass #albaniangirl #🇦🇱🇽🇰 ♬ original sound – ✨h a t i✨

Siç duket, miliona ndjekësve të Hatixhes për disa kohë do i mungojnë videot virale nga makinat luksoze dhe aventurat e saj me shpejtësinë.

Por, këto masa janë marrë me humor nga Hati e cila shkroi në rrjetin social Instagram:

Jashar bëj gati helikopterin”

Siç duket, asnjë masë nuk i ndalon e nuk i vë fre aventurave të rrezikshme. Duke pasur një ndikim të madh te publiku, Hati e Jashari kanë zgjedhur që të promovojnë lojërat e rrezikshme, që shpesh herë marrin edhe jetë njerëzish.

The post Shpejtësia i merr në qafë! Heqje patente dhe gjobë për Hatin dhe Jasharin appeared first on iconstyle.al.

❌
❌