Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e SPAK, shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun demokrat! Akuzohej për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e SPAK dhe ka lënë në fuqi vendimin për shpalljen të pafajshëm të ish-kryebashkiakun demokrat të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Prokuroria e Posaçme kishte apeluar vendimin e GJKKO-së ku ish-kreu i Bashkisë Pogradec dhe 5 zyrtarë të tjerë

Skandali te Onkologjiku, Apeli i GJKKO lë në burg mjekun Gashi. Ja vendimet

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik.

Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi për mjekun Edmond Gashi. Për farmacistin Florjan Marku e ndryshoi nga arrest në shtëpi në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Për babain e mjekut Edmond Gashi, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët, Apeli i GJKKO hoqi masën e detyrimit të paraqitjes.

Gjithashtu masa e sigurisë detyrim paraqitje u shfuqizua edhe për ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi.

Ndërkohë çështja e skandalit të Onkologjikut do të shkojë për interpretim edhe në Gjykatën e Lartë. Gjyqtari Kalaja vendosi parashtrimin e mungesës së kompetencës lëndore të GJKKO-së sa i përket procedimit penal me objekt administrimin e burimit të “Kobaltit” me persona nën hetim ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten Drilona Kishta.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Skandali te Onkologjiku, Apeli i GJKKO lë në burg mjekun Gashi. Ja vendimet appeared first on Euronews Albania.

Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private

Apeli i Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ka marrë vendim lidhur me mjekët e Spitalit Onkologjik që akuzohen se orientonin pacientët e sëmurë me tumor në klinika private. Mjeku Edmond Gashi është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Emiljano Lelës, koordinator tek Onkologjiku, i është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Mjekja Alketa Ymeri(Pere)

Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin

By: rom ario

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për shtetasin Anterio Kaloshi, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41-bis.

Anterio Kaloshi u vendos në regjimin e Posaçëm pas dyshimeve se ai mbante lidhje me elementë kriminalë jashtë qelisë.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit A.K.” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin appeared first on Euronews Albania.

Kërkoi daljen nga 41 biss, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”, Anterio Kaloshi

By: V K

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues Anterio Kaloshi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Anterio Kaloshi” dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

The post Kërkoi daljen nga 41 biss, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”, Anterio Kaloshi appeared first on Albeu.com.

❌