Normal view
- Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e SPAK, shpall të pafajshëm ish-kryebashkiakun demokrat! Akuzohej për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera
Skandali te Onkologjiku, Apeli i GJKKO lë në burg mjekun Gashi. Ja vendimet
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka ndryshuar pjesërisht masat e sigurisë për mjekët e akuzuar lidhur me skandalin në Spitalin Onkologjik.
Gjyqtari Florjan Kalaja vendosi të lërë në fuqi masën e arrestit në shtëpi për mjekun Edmond Gashi. Për farmacistin Florjan Marku e ndryshoi nga arrest në shtëpi në detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore.
Për babain e mjekut Edmond Gashi, Halil Gashin, administrator i klinikës private “Megis” ku adresoheshin pacientët, Apeli i GJKKO hoqi masën e detyrimit të paraqitjes.
Gjithashtu masa e sigurisë detyrim paraqitje u shfuqizua edhe për ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi.
Ndërkohë çështja e skandalit të Onkologjikut do të shkojë për interpretim edhe në Gjykatën e Lartë. Gjyqtari Kalaja vendosi parashtrimin e mungesës së kompetencës lëndore të GJKKO-së sa i përket procedimit penal me objekt administrimin e burimit të “Kobaltit” me persona nën hetim ish-nëndrejtoreshën e QSUT, Brikena Qirjazi dhe ish-specialisten Drilona Kishta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dosja e “Onkologjikut” i kalon SPAK, Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën
- “A e dinit për Onkologjikun?”- Koçiu në interpelancë për skandalin: Faji ka fytyrë
The post Skandali te Onkologjiku, Apeli i GJKKO lë në burg mjekun Gashi. Ja vendimet appeared first on Euronews Albania.
- Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private
Skandali te Spitali Onkologjik, Apeli i GJKKO merr vendim për mjekët që orientonin pacientët me tumor drejt klinikave private
Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së për shtetasin Anterio Kaloshi, e cila kishte lënë në fuqi vendimin e Ministrit të Drejtësisë për vendosjen e tij në regjimin 41-bis.
Anterio Kaloshi u vendos në regjimin e Posaçëm pas dyshimeve se ai mbante lidhje me elementë kriminalë jashtë qelisë.
Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.
Njoftimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues A.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit A.K.” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- GJKKO lë në fuqi dënimin e përjetshëm për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin
- Të dënuar me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha futen në ’41 Bis’
The post Kërkoi të dilte nga regjimi 41-bis i burgut, Apeli i GJKKO merr vendim për Kaloshin appeared first on Euronews Albania.
- Kërkoi daljen nga 41 biss, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”, Anterio Kaloshi
Kërkoi daljen nga 41 biss, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”, Anterio Kaloshi
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, sot më 17.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 164 akti, datë 18.07.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e të dënuarit/ankues Anterio Kaloshi, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Anterio Kaloshi” dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 237, datë 28.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
The post Kërkoi daljen nga 41 biss, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për “të fortin e Lushnjes”, Anterio Kaloshi appeared first on Albeu.com.