Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital

By: V K

Ditën e sotme, një aksident midis dy mjeteve u regjistrua në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë mbikalimit të fshatit Zhamë.

Një mjet tip Volkswagen, i marrë me qira, në të cilin udhëtonin dy turistë polakë kanë goditur nga pas një automjet top Renault.

Si pasojë e goditjes kanë mbetur të plagosur dy turistët dhe drejtuesi i mjetit dhe që të tre janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Aktualisht, të lënduarit janë nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Si rezultat i përplasjes janë krijuar radhë të gjata.

Grupi hetimor në vendngjarje po dokumenton ngjarjen. Nga të dhënat paraprake mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, me të cilën lëviznin shtetasit polakë dhe lagështia në rrugë.

Lagështia në rrugë dhe pakujdesia e drejtuesve, ka shkaktuar dhe dy aksidente të tjera një në hyrjen jugore të Lushnjes dhe një në unazën e re të qytetit, aksidente të cilat fatmirësisht kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

The post Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset Kristian Boçi dhe dy fëmijët e mitur

By: V K

Këtë të premte, një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje. Automjeti tip Mercedez me targa AA 334 RP, ka humbur kontrollin pasi ka kaluar barrierat e hekurta, duke përfunduar në kanalin anësor të autostradës.

Drejtuesi i automjetit Kristian Boçi, në momentin e aksidentit udhëtonte bashkë me dy fëmijët e mitur dhe pas aksidentit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, dyshohet shkak eshte bere lagështia dhe shpejtësia e lartë. Pranë spitalit të Lushnjes mësojmë se dy fëmijët dhe drejtuesi, janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor, janë në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset Kristian Boçi dhe dy fëmijët e mitur appeared first on Albeu.com.

❌