Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Java e 5-të e Kampionatit/ Tirana nuk i ndahet barazimit, Elbasani shkon në vendin e tretë

By: redi

Për javën e 5 të kampionatit, Tirana dhe Elbasani kanë ndarë nga një pikë pas barazimit 1-1. Bardheblutë kaluan në avantazh me anë të Kolës, në minutën e 22, pas një goditje këndi. Kundërpërgjigja e Elbasanit nuk vonoi, me Ze Gomes që barazoi shifrat vetëm 2 minuta më vonë. Në pjesën e dytë rastet nuk munguan, madje Elbasani humbi edhe 11-metërsh në minutën e fundit shtesë…

Source

Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi”

By: user 2

Nuk ka fitues në Arena Kombëtare, por nuk është çudi. Tirana merr barazimin e pestë radhazi në pesë ndeshje, pas një drame të vërtetë në kohën shtesë. Me ndeshjen në 1-1 pas golave të Kolës e Ze Gomes, Elbasani fitoi një penallti. Musta u hipnotizua nga Selmani dhe Shkëmbi meriton tani epitetin e mister X.

Verdheblutë kërkonin fitoren për të mos humbur kontaktin me kreun, ndërsa Tirana kërkonte suksesin e parë në kampionat. Një ndeshje e luajtur hapur, me shumë raste, disa paqartësi më shumë e në fund një barazim që ishte i merituar. Tirana goditi në këndorën e parë të ndeshjes dhe me shtatlartin Kola kaloi në avantazh në minutën e 22′. Një gol që ndezi edhe më shumë ndeshjen me reagimin e menjëhershëm të Elbasanit. Ze Gomes barazoi rezultatin, duke bërë gjithcka vetë e duke “djegur” Selmanin në shtyllën e parë.

“Mendoj se një përqindje mund ta ketë edhe eksperienca – tha Shkëmbi pas ndeshjes -. Nga barazimet po mundohemi të marrim më të mirën. Sot ishte një ndeshje pozitive që ishim futur për ta fituar. Në pjesën e dytë bëmë maksimumin për të shënuar 1 gol. Më vjen keq për barazimet, por mendoj se mund të merrnim ndonjë pikë më shumë në këto ndeshje. Shpresoj që fitorja të vijë sa më shpejt. Nuk është çudi që fitorja të vijë në derbi, do futemi për ta fituar”.

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. Sidoqoftë, drama ishte rezervuar e gjitha në fund, kur një kontakt naiv brenda zonës. Jaku ndaloi Tsague dhe arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e 92′. Musta gaboi nga pika e bardhë, duke e lënë barazimin në fuqi, për zhgënjimin e Bordin, që gati preku fitoren e dytë radhazi.

“Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti – tha tekniku italian -. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës”. Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.

The post Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi” appeared first on Lapsi.al.

Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video)

By: armand

Tirana dhe Elbasani përballen sot në “Air Albania” në një ndeshje e cila kthen rivalitetin e dikurshëm mes dy skuadrave në fillimin e viteve 2000. Kjo sfidë po dhuron spektakël teksa për dy minuta janë shënuar dy gola. Fillimisht në avantazh kaluan bardheblutë e Bledi Shkëmbit me anë të Kolës, i cili godet saktë me […]

The post Tirana-Elbasani, shënohen dy gola të shpejtë në “Air Albania” (Video) appeared first on BoldNews.al.

Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit

By: armand

Tirana dhe Elbasani do të luajnë mbrëmjen e sotme ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 19:00. Tashmë dy trajnerët, si Bledi Shkëmbi dhe Roberto Bordin kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga […]

The post Tirana kërkon fitoren e parë sezonale, formacionet zyrtare ndaj Elbasanit appeared first on BoldNews.al.

Superiore, Elbasani teston vendin e parë në Tiranë: në javën e pestë, vetëm Egnatia luan në shtëpi nga kryesuesit

By: user 2

Renditje e ngjeshur e katër skuadra kryesuese nga të cilat vetëm Egnatia luan në shtëpi në javën e 5-të të Superiores. Rrogozhinasit sigurisht shpresojnë të përfitojnë nga kjo gjë, me Elbasanin, Partizanin e Vllazninë të gjithë të impenjuar në transfertë. Java e pestë e kampionatit do të luhet të dielën dhe të hënën dhe Elbasani i vendit të parë ka testin më të vështirë.

Kjo javë do të hapet me takimin Egnatia – Bylis, që do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” në orën 16:00. Skuadra e Tetovës duhet të tregojë se e ka kapërcyer traumën e humbjes së parë. Megjithëse të përballesh me Bylisin e Egbo nuk është një punë e thjeshtë. Të dielën në mbrëmje do të zhvillohet edhe një tjetër takim. Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta do të përballet me Vllazninë në orën 19:00. Durrësakët vijnë nga suksesi në Korçë, por shkodranët kanë treguar forcën e tyre, duke mundur kampionët në fuqi bindshëm.

Të hënën do të luhen tre ndeshjet e tjera të javës së pestë. Laçi – Partizani është sfida e parë e ditës, që do të zhvillohet në stadiumin e Laçit në orën 16:00. Pas barazimit në derbi, Veselinovic do të kërkojë fitoren në një fushë që nuk është se i sjell shumë kujtime të mira. Kurbinasit janë ende pa fitore dhe Cungu do të mundohet të marrë suksesin e parë në javën e pestë.

Lexo më tejVideo/ Ze Gomes i jep vendin e parë Elbasanit: Superiorja ka në krye skuadrën e ardhur nga Kategoria e Parë

Dy takimet e fundit të javës së pestë do të luhen në orën 19:00. Tirana do të luajë në stadiumin “Air Albania” ndaj surprizës së Bordin, Elbasani. Kryesuesit e kampionatit kanë një detyrë të vështirë përballë skuadrës së Shkëmbit. Bardheblutë janë të vetmit që nuk kanë pësuar humbje deri tani, por gjithashtu edhe nuk kanë fituar asnjë takim. Në “Elbasan Arena” pastaj do të luhet ndeshja Dinamo City – Skënderbeu. Ilir Daja, pasi debutoi kundër ish-skuadrës së tij Partizanit në derbi, gjen përballë një tjetër ish-skuadër, me të cilën ka bërë edhe histori.

The post Superiore, Elbasani teston vendin e parë në Tiranë: në javën e pestë, vetëm Egnatia luan në shtëpi nga kryesuesit appeared first on Lapsi.al.

❌