Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë

19 September 2024 at 14:09

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 19 shtator përfundimin e hetimeve ndaj ish-ortakut të shoqërisë “Vëllezërit Hysa”, Agron Hysa dhe ortakut të vetëm të shoqërisë “Sulova Ndërtim Prodhim”, Elton Musta. Por ashtu, çështja në ngarkim të dy të pandehurve për veprën penale “Falsifikimi i Dokumenteve” kryer në bashkëpunim, është dërguar për gjykim. Sipas prokurorisë, […]

The post Ortakët e dy kompanive dërgohen në gjyq për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë appeared first on Reporter.al.

“Vëllezërit Hysa” ishin pas çdo tenderi të “Sulova Ndërtim”, dërgohen për gjykim 2 biznesmenët

19 September 2024 at 13:57

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dy biznesmenët Elton Musta dhe Agron Hysa, si dhe dy shoqëritë “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa”, të cilët akuzohen për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e zhvilluara nga organi i akuzës ka rezultuar se shoqëria “Sulova […]

The post “Vëllezërit Hysa” ishin pas çdo tenderi të “Sulova Ndërtim”, dërgohen për gjykim 2 biznesmenët appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Falsifikuan dokumente për të përfituar nga procedura prokurimi me kompani të krijuara fiktivisht, Prokuroria Tiranë mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dy persona dhe dy shoqëri

19 September 2024 at 12:55
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjyklim çështjen në ngarkim të Elton Musta dhe Agron Hysa si dhe dy shoqërive “Sulova Ndërtim Prodhim” dhe “Vëllezërit Hysa” për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Nga hetimet e zhvilluara, rezultoi se Eltin Musta ka krijuar formalisht në datën 27 qershor 2014, shoqërinë “Sulova
Before yesterdayMain stream

Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi”

By: user 2
16 September 2024 at 21:22

Nuk ka fitues në Arena Kombëtare, por nuk është çudi. Tirana merr barazimin e pestë radhazi në pesë ndeshje, pas një drame të vërtetë në kohën shtesë. Me ndeshjen në 1-1 pas golave të Kolës e Ze Gomes, Elbasani fitoi një penallti. Musta u hipnotizua nga Selmani dhe Shkëmbi meriton tani epitetin e mister X.

Verdheblutë kërkonin fitoren për të mos humbur kontaktin me kreun, ndërsa Tirana kërkonte suksesin e parë në kampionat. Një ndeshje e luajtur hapur, me shumë raste, disa paqartësi më shumë e në fund një barazim që ishte i merituar. Tirana goditi në këndorën e parë të ndeshjes dhe me shtatlartin Kola kaloi në avantazh në minutën e 22′. Një gol që ndezi edhe më shumë ndeshjen me reagimin e menjëhershëm të Elbasanit. Ze Gomes barazoi rezultatin, duke bërë gjithcka vetë e duke “djegur” Selmanin në shtyllën e parë.

“Mendoj se një përqindje mund ta ketë edhe eksperienca – tha Shkëmbi pas ndeshjes -. Nga barazimet po mundohemi të marrim më të mirën. Sot ishte një ndeshje pozitive që ishim futur për ta fituar. Në pjesën e dytë bëmë maksimumin për të shënuar 1 gol. Më vjen keq për barazimet, por mendoj se mund të merrnim ndonjë pikë më shumë në këto ndeshje. Shpresoj që fitorja të vijë sa më shpejt. Nuk është çudi që fitorja të vijë në derbi, do futemi për ta fituar”.

Vlen të theksohet fakti se edhe pse ishte një përballje e luftuar, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist me karton të verdhë. I vetmi i ndëshkuar i sfidës ishte drejtori sportiv i Tiranës, Agim Ibrahimi. Sidoqoftë, drama ishte rezervuar e gjitha në fund, kur një kontakt naiv brenda zonës. Jaku ndaloi Tsague dhe arbitri akordoi 11-metërsh në minutën e 92′. Musta gaboi nga pika e bardhë, duke e lënë barazimin në fuqi, për zhgënjimin e Bordin, që gati preku fitoren e dytë radhazi.

“Kemi humbur në shtëpi një ndeshje në mintuën e 93-të me një penallti – tha tekniku italian -. Sot kishim një penallti në favorin tonë në minutën e fundit dhe mund të shkonte ndryshe. Por, ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë rezultatin. Kemi bërë një ndeshje të mirë, atmosferë shumë e mirë, ndeshje e mirë e Tiranës”. Në duelin e radhë Tirana do të përballet me Partizanin, ndërsa Elbasani pret Egnatian.

The post Video/ Musta humb penallti në shtesë, heroi i Tiranës është Selmani. Shkëmbi mister X: “Fitorja në derbi” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌