Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-zëvendësministri i Shëndetësisë lë qelinë dhe dëshmon nesër për sterilizimin në Komisionin Hetimor

By: lindita

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje të posaçme Klodian Rrjepajt për të dëshmuar nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin. Mësohet se leja është dhënë edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj. Ishte Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi që kërkoi për të thirrur si dëshmitarë ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj…

Source

Skema e mashtrimit me diplomat false në shkollën “Wisdom”, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

By: lindita

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë mbi bazën e kallëzimit të shtetasit S.C në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Wisdom ” shpk ka regjistruar procedimin penal nr. 4148 të vitit 2024 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” parashikuar nga neni 187/2 të Kodit Penal. Çështja është në fazen e hetimeve dhe informacion më i…

Source

15,000 arusha në përkujtim të fëmijëve të vrarë në Gaza

By: lindita

Artisti sirian Basher Mohamad, ka krijuar një ekspozitë të veçantë në kujtim të fëmijëve të vrarë në Gaza. Ai ka vendosur 15.000 arusha në galerinë Barhat Mashayred në Doha të Katarit, ku çdonjëri prej tyre simbolizon një fëmijë palestinez të vrarë gjatë sulmeve izraelite. Sulmet izraelite në rripin e Gazës kanë nisur ps 7 tetorit 2023, duke shkaktuar 41272 viktima, ku mes tyre 15.000…

Source

Presidenti Begaj pret në takim ambasadorët e Çekisë dhe Hungarisë

By: lindita

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Çeke, rezident në Shqipëri, Pavel Vacek. Gjithashtu, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, priti Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik. Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri çek dhe vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve.

Source

Edhe Linda Rama merr pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit, Gerti Bogdani

By: lindita

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama merr pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit, Gerti Bogdani. Ish-deputeti i PD, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit. Kuvendi i Shqipërisë ka hapur dyert për homazhet në nderim të tij.

Source

Komplot për vrasjen e Netanyahut, arrestohet një shtetas izraelit, bashkëpunoi me Iranin

By: lindita

Një shtetas izraelit është arrestuar me dyshimin se ishte i përfshirë në një komplot të organizuar nga Irani për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Lajmi u bë i ditur nga shërbimet e sigurisë izraelite. Policia izraelite dhe inteligjenca vendase thanë se i arrestuari mori dy herë pagesa nga Irani me qëllim zbatimin e misioneve të caktuara.

Source

Liri Berisha e Argita Malltezi në homazhet për Gerti Bogdanin: Do ta kujtojmë gjithmonë me shumë dashuri e respekt

By: lindita

Pjesë e ceremonisë ku po kryhen homazhe për largimin nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani, ishte edhe bashkëshortja e kreut të PD Liri Berisha dhe vajza e tij, Argita Malltezi. Liri Berisha shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit ndërsa shtoi se i ndjeri do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri. “Asgjë nuk ka vlerë në këto momente përveç jetës së tij që iku.

Source

Kryeministri në Bruksel: Të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi për të përshpejtuar anëtarësimin në BE

By: lindita

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme në Bruksel se Shqipëria është e gatshme të bëjë gjithçka që mundet për të përshpejtuar anëtarësimin në BE. “Vetë konsultimet do bëhen edhe më thelbësore, me këtë komitet të përbashkët do të kemi edhe një mekanizëm dialogu të forcojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë. Jemi vërtet të gatshëm të bëj më gjithçka që mundemi për të përshpejtuar…

Source

Pse infarkti kardiak po prek moshat e reja!

By: lindita

Sipas studimeve rastet infarktit të miokardit akut janë rritur tek të rinjtë vitet e fundit. Por cilat janë shkaqet për këtë fenomen në rritje. Sipas ekspertëve, faktorët e rrezikut si duhanpirja, alkooli dhe ushqimet e pashëndetshme, janë ndër shkaqet kryesore. Gjendjet që ndikojnë: • Hipertensioni arterial • Kolesteroli i lartë • Obeziteti Sipas ekspertëve, edhe Covid-19 ka ndikuar…

Source

Qarkullonte me armë dhe me mjet të blinduar, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

By: lindita

Policia ka vendosur në pranga një 30-vjeçar që qarkullonte me pistoletë në makinë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia” për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me krëhër e…

Source

Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

By: lindita

Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Por kërkesa e dorëzuar në Komisionin e BE-së nuk ka shumë shanse për sukses. Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për…

Source

Rama, Kurti e Vuçiç në Bruksel për drekë pune me Ursula von der Leyen

By: lindita

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do të mbledhë sot (19 Shtator) në një drekë pune në Bruksel udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishëm në drekën e punës do të jenë kryeministri Edi Rama, homologu i tij, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Source

Media franceze: Lëreni mënjanë Italinë dhe Cote d’Azur, drejtohuni në Shqipëri

By: lindita

Lëreni mënjanë Italinë dhe rivierën franceze Cote d’Azur, drejtohuni në Shqipëri! Bregdeti shqiptar është padyshim sekreti më i mirë i ruajtur në Evropë. Zbulimi i një perle të fshehur në Evropë është bërë gjithnjë e më i vështirë, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen franceze “Stars Insider”. Planifikoni një udhëtim në vendin e vogël mesdhetar me çmime të përballueshme!

Source

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani, Spiropali ndërpret mbledhjen e Këshillit të mandateve

By: lindita

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ndërpreu mbledhjen ku po diskutonte mbi çështjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi shtyrjen e mbledhjes, duke njoftuar deputetët se një koleg, ish-deputet i PD-së, Gerti Bogdani, ishte ndarë nga jeta.

Source

Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani

By: lindita

Ditën e sotme ka ndërruar jetë, në moshën 44-vjeçare, ish- deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Sipas informacioneve, shkak i vdekjes është arresti kardiak. Ai ishte gjithashtu kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Rinjve Demokratë. Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në…

Source

Aeroporti i Vlorës, reagon kompania: Punimet vijojnë normalisht

By: lindita

Disa punonjës kanë protestuar në Aeroportin e Vlorës pas disa mosmarrëveshjesh me një prej nënkontraktorëve. Lidhur me këtë protestë ka reaguar aeroporti i Vlorës, që thekson se puna në kantier vijon normalisht. “Punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës po vijojnë plotësisht në normalitet dhe nuk ka pasur asnjë pezullim të tyre. Projekti vazhdon sipas planeve dhe afateve të përcaktuara…

Source

Ambasada e SHBA-së jep detajet nga takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, Christopher Cavoli

By: lindita

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe Komandantit të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli. “Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR)…

Source

❌