Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar

Po vijon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit, derisa këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani.

“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.

Në njoftim bëhet e ditur se deri më tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër. /Telegrafi/

The post Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar appeared first on Telegrafi.

❌