Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar

18 September 2024 at 15:27

Po vijon pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit, derisa këto ditë kanë vazhduar punimet në fshatin Zhegër, për të vijuar pastaj në zonat tjera.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se mbi 20 mijë metra shtretër lumenjsh janë pastruar deri tani.

“Siguria, parandalimi i vërshimeve dhe mbrojtja e mjedisit janë rezultatet e punës sonë”, tha Alban Hyseni.

Në njoftim bëhet e ditur se deri më tash është bërë pastrimi, thellimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve Stanishor në Gjilan, Malishevë, Përlepnicë, Lladovë, përrocka në Kosaqë dhe Kmetoc, lumi te shkolla në Bresalc, kanali përgjatë rrugës së Kufcës, lumi te Isufajt dhe në Zhegër. /Telegrafi/

The post Hyseni: Mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh janë pastruar appeared first on Telegrafi.

Vendet e pasura shtypin protestat për ndryshimet klimatike ndërsa kërkojnë të drejtat diku tjetër

10 September 2024 at 10:45

Një raport Ndërkombëtar i ndryshimeve klimatike ekspozon trajtimin gjithnjë e më të ashpër të aktivistëve të klimës në Australi, Gjermani, Francë, Holandë, Suedi, Britani dhe SHBA.

Në studim u zbulua se dënimet në këto vende, duke përfshirë dënimet e gjata me burgim apo ndalimin për të lëvizur në vende të tjera ishte një shkelje e përgjegjësisë ligjore të qeverive për të mbrojtur të drejtat themelore për lirinë e shprehjes, tubimit dhe organizimit.

Ai gjithashtu thekson se si të njëjtat qeveri kritikojnë shpesh regjimet në vendet e tjera për mosrespektimin e të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore.

“Qeveritë shpesh kanë një pikëpamje kaq të fortë dhe parimore për të drejtën për protesta paqësore në vende të tjera por kur nuk u pëlqejnë disa lloje protestash në ‘shtëpi’, ata miratojnë ligje dhe vendosin policinë për t’i ndaluar ato,” thotë Brad Adams. drejtor në Climate Rights International.

Në të gjithë Evropën dhe SHBA, autoritetet u janë përgjigjur protestave jo të dhunshme klimatike me arrestime masive dhe ligje të reja drakoniane që kanë rezultuar në dënime të gjata me burg. Në disa raste ata që kanë marrë pjesë janë etiketuar si huliganë ose ekoterroristë nga politikanët dhe mediat.

Mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe aktivistë mjedisorë kanë ngritur shqetësime për shtypjen dhe u kanë bërë thirrje qeverive të mbrojnë të drejtën për protesta jo të dhunshme.

“Këta mbrojtës në thelb po përpiqen të shpëtojnë planetin dhe duke bërë kështu të shpëtojnë njerëzimin”, tha Mary Laëlor, raportuesja speciale e OKB-së për mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

“Këta janë njerëz që duhet t’i mbrojmë, por shihen nga qeveritë dhe korporatat si një kërcënim për t’u neutralizuar.”

Kriza e përshkallëzuar e klimës ka rezultuar në temperatura rekord në mbarë botën në vitin 2024, duke shkaktuar mungesë ushqimi, lëvizje masive të njerëzve dhe vështirësi ekonomike, si dhe zjarre vdekjeprurëse dhe përmbytje.

Por raporti zbuloi se në vend që të marrin masa urgjente për të reduktuar me shpejtësi përdorimin e lëndëve djegëse fosile dhe për të ndalur kolapsin ekologjik, shumë vende relativisht të pasura janë fokusuar në ndalimin e atyre që ngrenë alarmin duke marrë pjesë në protesta dhe mosbindje civile.

Climate Rights International u bëri thirrje qeverive demokratike në mbarë botën që të ndalojnë goditjen autoritare dhe të mbrojnë të drejtat e njerëzve për të protestuar.

The post Vendet e pasura shtypin protestat për ndryshimet klimatike ndërsa kërkojnë të drejtat diku tjetër appeared first on Gazeta Si.

Ministria e Mjedisit i hap rrugën ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura

6 August 2024 at 17:48

Bredhi i Drenovës është një masiv pyjor prej 1,380 hektarësh i shtrirë në Qarkun e Korçës në kufi me Greqinë. Kjo zonë e shpallur park kombëtar në vitin e largët 1966, është një bio-korridor i rëndësishëm midis dy vendeve për rruazorët e mëdhenj, si ariu, ujku dhe kaprolli. Por një seri projekt-vendimesh të shpallura për […]

The post Ministria e Mjedisit i hap rrugën ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura appeared first on Reporter.al.

❌
❌