Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Global Albanian Gastronomy Festival – panairi tregtar shqiptar jashtë vendit mbahet më 2 tetor në Berlin

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, do të mbahet më 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.

Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota, si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve shqiptare dhe mbrëmje gala.

Në njoftimin për media thuhet se në ceremoninë hapëse më 2 tetor 2024 ora 10:00, do të marrin pjesë edhe Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Cem Özdemir, ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë i Republikës së Gjermanisë, Izet Mexhiti,  zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe Nik Gjeloshaj, zëvendëskryeministër i Malit të Zi.

Po ashtu të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë.

“Nën moton ‘Aty ku tradita takohet me tregtinë’, GAGF ka për qëllim të tregojë në Berlin, në zemër të Evropës, potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve në një skenë ndërkombëtare. Gjithashtu, organizimi i GAGF jo rastësisht përkon me 10 vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili në këtë vit jubilar ri-mblidhet në Berlin në muajin Tetor. GAGF synon të dëshmojë gatishmërinë e kompanive tona për të depërtuar në tregun evropian.

GAGF do të ofrojë mundësi për rrjetëzim, krijimin e partneriteteve të reja dhe përmirësimin e konkurrencës. Në afatgjatë, eventi ka për qëllim do të ndihmojë në rritjen e eksportit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe promovimin e produkteve shqiptare në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: https://gagfestival.com/agenda

The post Global Albanian Gastronomy Festival – panairi tregtar shqiptar jashtë vendit mbahet më 2 tetor në Berlin appeared first on Telegrafi.

Global Albanian Gastronomy Festival – panairi më i madh tregtar shqiptar jashtë vendit!

Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), panairi tregtar më i madh i organizuar nga shqiptarët jashtë vendit, po mbahet në 2-3 tetor 2024, në Arena Halle, Berlin.

Ky event gjithëpërfshirës do të mbledhë gastronomë, biznesmenë, personalitete shqiptare nga e gjithë bota,  si dhe personalitete gjermane, në një program të pasur me panair tregtar, panele diskutimi, show të gatimeve  shqiptare dhe mbrëmje gala. 

Në ceremoninë hapëse me datë 2 Tetor 2024 ora 10:00, do të na nderojnë me praninë e tyre:  

– znj. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës;  

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

– z. Edi Rama – Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;  

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

– z. Cem Özdemir – Ministër i Ushqimit dhe Bujqësisë i Republikës së Gjermanisë;

– z. Izet Mexhiti – Zëvendës Kryeministër i Maqedonisë së Veriut;

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

– z. Nik Gjeloshaj – Zëvendës Kryeministër i Malit të Zi; përfaqësues të lartë nga Komuna e Berlinit, personalitete të tjera nga biznesi dhe politika gjermane, si dhe figura të njohura shqiptare që po shkruajnë histori në sektorët e ndryshëm të gastronomisë në botë. 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, GAGF ka për qëllim të tregojë në Berlin, në zemër të  Evropës, potencialin kulturor dhe ekonomik të shqiptarëve në një skenë ndërkombëtare.

Gjithashtu,  organizimi i GAGF jo rastësisht përkon me 10 vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i  cili në këtë vit jubilar ri-mblidhet në Berlin në muajin Tetor. GAGF synon të dëshmojë gatishmërinë e  kompanive tona për të depërtuar në tregun evropian.  

GAGF do të ofrojë mundësi për rrjetëzim, krijimin e partneriteteve të reja dhe përmirësimin e konkurrencës.  Në afatgjatë, eventi ka për qëllim do të ndihmojë në rritjen e eksportit, krijimin e vendeve të reja të punës  dhe promovimin e produkteve shqiptare në arenën ndërkombëtare. 

Për detaje të mëtejshme, vizitoni linkun e agjendës në faqen tonë të internetit: gagfestival.com/agenda

Berlini do të flasë shqip, dhe ju do të komunikoni  histori! 

The post Global Albanian Gastronomy Festival – panairi më i madh tregtar shqiptar jashtë vendit! appeared first on Telegrafi.

❌