❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BERZH-i dhe BE-ja lansojnĂ« programin “SME Go Green” nĂ« KosovĂ«

– BERZH-i zgjeron financimin nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit SME Go Green, tĂ« cilit i shtohen edhe stimujt e granteve tĂ« BE-sĂ«

– Programi pĂ«rfshin mjete tĂ« dedikuara pĂ«r agrobiznesin dhe bizneset e udhĂ«hequra nga gratĂ«

– Programi SME Go Green do tĂ« jetĂ« aktiv nĂ« tĂ« gjashtĂ« shtetet e Ballkanit PerĂ«ndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) po e rrisin mbështetjen e tyre për investimet në ekonominë e gjelbër në Kosovë.

BERZH-i po lanson një linjë të re kreditimi për bankat vendore, me mbështetjen e BE-së, për kreditim të mëtutjeshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në kuadër të programit SME Go Green. 

Programi pritet të jetë aktiv në Kosovë, krahas veprimtarisë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Kosova është shteti i tretë në Ballkanin Perëndimor që përfiton nga kjo iniciativë pas Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Gjithsej, do të investohen të paktën 120 milionë euro në të gjashtë shtetet të marra së bashku.

Programi do të inkurajojë konkurrueshmërinë e NVM-ve duke u ndihmuar bizneseve të pranueshme në Kosovë që të kenë qasje në financim për investime që përputhen me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Financimi i siguruar në kuadër të programit do të jetë plotësisht i dedikuar për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë efiçiencën e energjisë, efiçiencën e resurseve dhe investimet për energji të ripërtërishme, si dhe do të ndihmojë në uljen e emetimeve të gazrave serë në Kosovë. 

Programi SME Go Green synon t’i ndihmojĂ« sektorit tĂ« agrobiznesit nĂ« KosovĂ« qĂ« ta zvogĂ«lojĂ« ndikimin e vet mjedisor dhe tĂ« bĂ«het mĂ« i qĂ«ndrueshĂ«m dhe rezilient ndaj risqeve tĂ« ndryshimeve klimatike. 

Një aspekt tjetër kyç i programit është fuqizimi i grave në biznes përmes mjeteve të dedikuara për mbështetjen e NVM-ve të udhëhequra nga gratë.

Me përfundimin me sukses të projekteve të tyre për investime, NVM-të do të jenë të pranueshme për grantin për kthim në para të gatshme të vlerës prej 10 për qind të shumës së kredisë, ose 15 për qind për investime për energji të ripërtërishme dhe zinxhirin e vlerës së agrobiznesit.

Programi SME Go Green u lansua në një event kushtuar mbështetjes së BERZH-it dhe BE-së për NVM-të në Kosovë.

Në event mori pjesë edhe Udhëheqësi i BERZH-it për Kosovën, Sergiy Maslichenko, së bashku me Udhëheqësin e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes StenbÊk Madsen, dhe Ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli. 

Programi SME Go Green e zhvillon më tej suksesin e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, ndikimi i të cilit në bizneset vendore ishte gjithashtu pjesë e prezantimit në këtë event.

Financimi i përgjithshëm i ofruar prej tij për 148 biznese në Kosovë ndërmjet viteve 2018 dhe 2024, ishte 29.4 milionë euro, së bashku me stimujt e granteve prej 4.36 milionë eurosh dhe shërbimet këshillimore për bizneset me mbështetje nga Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-anëtarësimit.

BERZH-i është investitori më i madh institucional në Kosovë me projekte si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Deri më sot, Banka ka investuar rreth 680 milionë euro përmes më shumë se 110 projekteve në Kosovë.

The post BERZH-i dhe BE-ja lansojnĂ« programin “SME Go Green” nĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

BERZH dhe BE investojnĂ« nĂ« energji tĂ« ripĂ«rtritshme pĂ«rmes programit “SME Go Green” nĂ« KosovĂ«

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot ka nisur linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.

Përmes këtij programi bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me efiçiencë energjetike, energji të rinovueshme dhe efiçiencë të resurseve duke kontribuar në reduktimin e gazeve serrë.

Duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm për BERZH, Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, Projekti Go Green është një instrument qenësor për investimet në energjinë e ripërtritshme në Kosovë.

Ai theksoi se si BERZH e ka ndihmuar shumë Kosovë për të krijuar pavarësi dhe siguri energjetike.

“Ne po ashtu financojmĂ« energjinĂ« e ripĂ«rtritshme dhe me aq sa e di unĂ« rreth 50 mgĂ« tĂ« projekteve qĂ« kemi ofrua pĂ«rmes kĂ«tij programi dhe si BERZH jemi efektiv nĂ« projekte tĂ« mĂ«dha nĂ« fermat e erĂ«s prej 150 mgĂ«. Mendoj se kemi kontribuar mjaftĂ« shumĂ« nĂ« pavarĂ«sinĂ« energjetike tĂ« KosovĂ«s dhe sigurinĂ« energjetike dhe mendoj se ky Ă«shtĂ« njĂ« program unik meqĂ« Ă«shtĂ« kombinimi i parave natyrĂ« e huave komerciale pĂ«rmes kĂ«tyre granteve qĂ« jepet nga BE


PĂ«r BERZH ky Ă«shtĂ« programi kryesor tani pĂ«r tani pĂ«r ofrimin dhe kanalizimin e fondeve pĂ«rmes bankave komerciale qĂ« tĂ« arrijnĂ« sa mĂ« shumĂ« klientĂ«..03’05 Kosova Ă«shtĂ« duke e rritur konkurrueshmĂ«rinĂ« nĂ« biznese nĂ« NMV duke e ulur koston energjetike para se tĂ« gjitha dhe qĂ« t’u mundĂ«soj atyre tĂ« bĂ«hen mĂ« shumĂ« eksportuese dhe konkurruese dhe pjesĂ« e zinxhirit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« vlerave”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se programi SME Go Green mundëson qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme e të vogla.

Rizvanolli ndër të tjera theksoi se tashmë Kosova po punon drejt një të ardhme të gjelbër dhe nuk ka kthim prapa.

“Progresi i kĂ«tyre programeve ka rĂ«ndĂ«si jetike pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« ose reziliencĂ«n e kĂ«tij sektori. Me mbĂ«shtetjen e dhĂ«nĂ« nga BERZH dhe BE ky program gjatĂ« viteve qĂ« shkuan ka ofruar mbĂ«shtetje tĂ« jashtĂ«zakonshme financiare pĂ«r NMV financiare dhe tĂ« konsulencĂ«s duke u ndihmuar bizneseve qĂ« tĂ« pĂ«rafrohen me BE nĂ« fusha tĂ« ndryshme
Theksi i programit nĂ« teknologji tĂ« gjelbĂ«r dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri i ka ndihmuar shumĂ« NMV qĂ« tĂ« pĂ«rqafojnĂ« ekonominĂ« e gjelbĂ«r dhe kam kĂ«naqĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« vĂ« theksin qĂ« ky program Ă«shtĂ« pĂ«rgjatĂ« synimeve strategjike tĂ« KosovĂ«s qĂ« ka pĂ«rqafuar agjendĂ«n e gjelbĂ«r”, u shpreh ministrja Rizvanolli.

Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi se janë të përkushtuar ta ndihmojnë ekonominë kosovare drejtë energjisë së ripërtritshme.

Ai tha se programi SME Go Green synon t’i ndihmoj bizneset nĂ« KosovĂ« nĂ« reduktimin e ndotjes dhe qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« e tyre.

“Si pjesĂ« e kĂ«tij programi BE ka investuar 6 milionĂ« euro pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« grante apo 50% e huas pĂ«r tĂ« marr njĂ« nga bankat partnere lokale dhe tri asistenca teknike pĂ«r teknologji tĂ« re dhe pĂ«rmirĂ«simet e kapaciteteve. BE Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar pĂ«rkrahjen e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r bizneseve dhe duke parĂ« tĂ« ardhmen dua t’iu njoftoj se kjo iniciativĂ« pĂ«r pĂ«rkrahjen e bizneseve nĂ« KosovĂ« do tĂ« vazhdoj nĂ«n ombrellĂ«n e programit rajonal tĂ« BE. Po ashtu ofrojmĂ« NMV nĂ« KosovĂ« njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar prej njĂ« iniciative mĂ« tĂ« re nga BE dhe BERZH qĂ« Ă«shtĂ« SME Go Green. Financimi nga ky program do tĂ« jetĂ« plotĂ«sisht nĂ« sjelljen e atyre ekonomike dhe avancimin e energjisĂ« efiçiente dhe energjisĂ« sĂ« ripĂ«rtritshme”, theksoi ai.

Deri më tani nga ky projekt kanë përfituar 156 biznese, dhe mbi 80% e përfituesve janë jashtë Prishtinës./kp/

The post BERZH dhe BE investojnĂ« nĂ« energji tĂ« ripĂ«rtritshme pĂ«rmes programit “SME Go Green” nĂ« KosovĂ« appeared first on Telegrafi.

❌