Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

BERZH-i dhe BE-ja lansojnë programin “SME Go Green” në Kosovë

19 September 2024 at 09:51

– BERZH-i zgjeron financimin në kuadër të programit SME Go Green, të cilit i shtohen edhe stimujt e granteve të BE-së

– Programi përfshin mjete të dedikuara për agrobiznesin dhe bizneset e udhëhequra nga gratë

– Programi SME Go Green do të jetë aktiv në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) po e rrisin mbështetjen e tyre për investimet në ekonominë e gjelbër në Kosovë.

BERZH-i po lanson një linjë të re kreditimi për bankat vendore, me mbështetjen e BE-së, për kreditim të mëtutjeshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në kuadër të programit SME Go Green. 

Programi pritet të jetë aktiv në Kosovë, krahas veprimtarisë në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Kosova është shteti i tretë në Ballkanin Perëndimor që përfiton nga kjo iniciativë pas Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Serbisë. Gjithsej, do të investohen të paktën 120 milionë euro në të gjashtë shtetet të marra së bashku.

Programi do të inkurajojë konkurrueshmërinë e NVM-ve duke u ndihmuar bizneseve të pranueshme në Kosovë që të kenë qasje në financim për investime që përputhen me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Financimi i siguruar në kuadër të programit do të jetë plotësisht i dedikuar për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë efiçiencën e energjisë, efiçiencën e resurseve dhe investimet për energji të ripërtërishme, si dhe do të ndihmojë në uljen e emetimeve të gazrave serë në Kosovë. 

Programi SME Go Green synon t’i ndihmojë sektorit të agrobiznesit në Kosovë që ta zvogëlojë ndikimin e vet mjedisor dhe të bëhet më i qëndrueshëm dhe rezilient ndaj risqeve të ndryshimeve klimatike. 

Një aspekt tjetër kyç i programit është fuqizimi i grave në biznes përmes mjeteve të dedikuara për mbështetjen e NVM-ve të udhëhequra nga gratë.

Me përfundimin me sukses të projekteve të tyre për investime, NVM-të do të jenë të pranueshme për grantin për kthim në para të gatshme të vlerës prej 10 për qind të shumës së kredisë, ose 15 për qind për investime për energji të ripërtërishme dhe zinxhirin e vlerës së agrobiznesit.

Programi SME Go Green u lansua në një event kushtuar mbështetjes së BERZH-it dhe BE-së për NVM-të në Kosovë.

Në event mori pjesë edhe Udhëheqësi i BERZH-it për Kosovën, Sergiy Maslichenko, së bashku me Udhëheqësin e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Johannes Stenbæk Madsen, dhe Ministren e Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli

Programi SME Go Green e zhvillon më tej suksesin e Programit për Mbështetjen e Konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë, ndikimi i të cilit në bizneset vendore ishte gjithashtu pjesë e prezantimit në këtë event.

Financimi i përgjithshëm i ofruar prej tij për 148 biznese në Kosovë ndërmjet viteve 2018 dhe 2024, ishte 29.4 milionë euro, së bashku me stimujt e granteve prej 4.36 milionë eurosh dhe shërbimet këshillimore për bizneset me mbështetje nga Instrumenti i BE-së për Asistencën e Para-anëtarësimit.

BERZH-i është investitori më i madh institucional në Kosovë me projekte si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik. Deri më sot, Banka ka investuar rreth 680 milionë euro përmes më shumë se 110 projekteve në Kosovë.

The post BERZH-i dhe BE-ja lansojnë programin “SME Go Green” në Kosovë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

BERZH dhe BE investojnë në energji të ripërtritshme përmes programit “SME Go Green” në Kosovë

18 September 2024 at 11:43

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot ka nisur linjën e re të kredisë për bankat vendase për kreditim të mëtejshëm të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në kuadër të programit SME Go Green, me mbështetjen e BE-së.

Përmes këtij programi bizneset do të kenë mundësi për investime në ekonominë e gjelbër, duke përfshirë investimet me efiçiencë energjetike, energji të rinovueshme dhe efiçiencë të resurseve duke kontribuar në reduktimin e gazeve serrë.

Duke e cilësuar si një projekt të rëndësishëm për BERZH, Sergiy Maslichenko, shef i BERZH-it në Kosovë, Projekti Go Green është një instrument qenësor për investimet në energjinë e ripërtritshme në Kosovë.

Ai theksoi se si BERZH e ka ndihmuar shumë Kosovë për të krijuar pavarësi dhe siguri energjetike.

“Ne po ashtu financojmë energjinë e ripërtritshme dhe me aq sa e di unë rreth 50 mgë të projekteve që kemi ofrua përmes këtij programi dhe si BERZH jemi efektiv në projekte të mëdha në fermat e erës prej 150 mgë. Mendoj se kemi kontribuar mjaftë shumë në pavarësinë energjetike të Kosovës dhe sigurinë energjetike dhe mendoj se ky është një program unik meqë është kombinimi i parave natyrë e huave komerciale përmes këtyre granteve që jepet nga BE…

Për BERZH ky është programi kryesor tani për tani për ofrimin dhe kanalizimin e fondeve përmes bankave komerciale që të arrijnë sa më shumë klientë..03’05 Kosova është duke e rritur konkurrueshmërinë në biznese në NMV duke e ulur koston energjetike para se të gjitha dhe që t’u mundësoj atyre të bëhen më shumë eksportuese dhe konkurruese dhe pjesë e zinxhirit ndërkombëtar të vlerave”, tha ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se programi SME Go Green mundëson qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve të mesme e të vogla.

Rizvanolli ndër të tjera theksoi se tashmë Kosova po punon drejt një të ardhme të gjelbër dhe nuk ka kthim prapa.

“Progresi i këtyre programeve ka rëndësi jetike për të mbështetur qëndrueshmërinë ose reziliencën e këtij sektori. Me mbështetjen e dhënë nga BERZH dhe BE ky program gjatë viteve që shkuan ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme financiare për NMV financiare dhe të konsulencës duke u ndihmuar bizneseve që të përafrohen me BE në fusha të ndryshme…Theksi i programit në teknologji të gjelbër dhe qëndrueshmëri i ka ndihmuar shumë NMV që të përqafojnë ekonominë e gjelbër dhe kam kënaqësinë që të vë theksin që ky program është përgjatë synimeve strategjike të Kosovës që ka përqafuar agjendën e gjelbër”, u shpreh ministrja Rizvanolli.

Johannes Stenbak Madsen, shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian theksoi se janë të përkushtuar ta ndihmojnë ekonominë kosovare drejtë energjisë së ripërtritshme.

Ai tha se programi SME Go Green synon t’i ndihmoj bizneset në Kosovë në reduktimin e ndotjes dhe qëndrueshmërinë e tyre.

“Si pjesë e këtij programi BE ka investuar 6 milionë euro për të dhënë grante apo 50% e huas për të marr një nga bankat partnere lokale dhe tri asistenca teknike për teknologji të re dhe përmirësimet e kapaciteteve. BE është e përkushtuar për të përmirësuar përkrahjen e drejtpërdrejtë për bizneseve dhe duke parë të ardhmen dua t’iu njoftoj se kjo iniciativë për përkrahjen e bizneseve në Kosovë do të vazhdoj nën ombrellën e programit rajonal të BE. Po ashtu ofrojmë NMV në Kosovë një mundësi unike për të përfituar prej një iniciative më të re nga BE dhe BERZH që është SME Go Green. Financimi nga ky program do të jetë plotësisht në sjelljen e atyre ekonomike dhe avancimin e energjisë efiçiente dhe energjisë së ripërtritshme”, theksoi ai.

Deri më tani nga ky projekt kanë përfituar 156 biznese, dhe mbi 80% e përfituesve janë jashtë Prishtinës./kp/

The post BERZH dhe BE investojnë në energji të ripërtritshme përmes programit “SME Go Green” në Kosovë appeared first on Telegrafi.

❌
❌