Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 26-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

“Do doja të thoja dy fjalë për një mikun tonë, një djalë Tirane, një fëmijë i dy prindërve të shkëlqyeshëm, një student i shkëlqyer, një qytetar dhe babi i dy fëmijëve, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta, për mikun tonë Gerti Bogdani. Ai ishte kreu u një prej njësive bashkiake të Tiranës dhe dy herë deputet ku e kreu me përgjegjësi të plotë detyrën e tij. Prandaj duhet të mbajmë 1 minutë heshtje për mikun tonë”, tha Teliti.

Më pas, Teliti në fjalën e tij u shpreh se, Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiranasi dhe shqiptari.

“Janë vjedhur paratë e çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt në vitin e 9 të tij u tha qytetarëve që ti do të jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik të rënduar pasi ne na duhen paratë t’i vjedhim dhe grabisim”, tha Teliti.

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se, “sot jemi në një moment, jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani”.

Më tej, Këlliçi u shpreh se, SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se, protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Ne jemi këtu sot, sepse për fat të keq ky vend nuk ka drejtësi, kemi një strukturë të korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK”, tha Blushi.

“SPAK që kërcënon e shantazhon pjesëtarët e PD që po përpiqet të krijojë parti politike, po përpiqet me çdo mjet të vrasë pluralizmin e do të asgjësojë drejtësinë”, theksoi Blushi. /Telegrafi/

The post Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

Marrëveshje për emigrantët vetëm me Italinë, Rama “i mbyll derën” Britanisë

Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën transferimit të mundshëm të emigrantëve nga shtete të tjera në Shqipëri, përveç Italisë, me të cilën kemi tashmë një marrëveshje.

Nga Brukseli, Rama tha në një prononcim për Euronews, se marrëveshja e Italinë është ekskluzive. “I duam të gjithë, por me Italinë kemi dashuri pa kushte”, tha Rama të enjten.

Deklarata vjen pasi Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Romë me homologen italiane Giorgia Meloni për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për skemën që do të zbatohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Sipas saj, emigrantët që kërkojnë azil në Itali do të dërgohen në kampin e ngritur në Shëngjin në pritje të vlerësimit të aplikimit të tyre, për t’u dërguar më pas në Itali nëse marrin përgjigje pozitive, ose në vendin e origjinës nëse aplikimi refuzohet. “Vendosëm të bëjmë këtë marrëveshje bazuar te ndjenja e përgjegjësisë si fqinj, si europianë”, tha Rama.

Sipas marrëveshjes, në vendin tonë do të dërgohen deri në 36 mijë azilkërkues në vit. BE nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen. /Telegrafi/

The post Marrëveshje për emigrantët vetëm me Italinë, Rama “i mbyll derën” Britanisë appeared first on Telegrafi.

Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve

Në kantierin e urës mbi lumin e Tiranës, pjesë e Unazës së Madhe të Tiranës, po vijon puna pa ndërprerje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna në këtë kantier, ku deri tani janë realizuar mbi 70 për qind e punimeve.

I gjithë projekti do të krijojë lehtësira të mëdha për kryeqytetin, që nga shkurtimi i distancave të lëvizjes me makinë, te reduktimi në masë i trafikut, e deri tek impakti i zhvillimit të bizneseve dhe rritjes së vlerës së pronës.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment rrugor të gjerë dhe me standarde, mbi 27 kilometra të gjatë.

Ndërtimi i Unazës lehtëson trafikun dhe shkurton distancat, sidomos për mjetet që kalojnë tranzit në Tiranë, apo lëvizin nga periferia jashtë Tiranës. Kjo unazë do të bëjë të mundur një shpërndarje të trafikut.

Në të gjitha zonat ku kalon, ky segment rrugor gjallëron jetën e komuniteteve dhe rrit vlerën e pronave dhe të investimeve të banorëve të komuniteteve. /Telegrafi/

The post Unaza e Madhe në Tirana, realizohen mbi 70 për qind e punimeve appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht te paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit dhe do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme deri në orët e pasdites me intensitet të ulët e lokalisht mesatar me shtrëngata afatshkurtra të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore-malore te vendit.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 11 në 27 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri

Ministria e Brendshme publikoi sot listën me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në vijim të thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aplikimet e përcjella për këtë shpallje përfshijnë 15 zyrtarë të interesuar.

Konkretisht thirrjes për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit i janë përgjigjur: Adriatik Tafçiu, Altin Mena, Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Hajrulla Xhivini, Ibrahim Disha, Idajet Faskaj, Ilir Proda, Lutfi Minxhozi, Neritan Nallbati, Pëllumb Seferi, Rebani Jaupi, Sami Rasha, Shemsi Prençi, Skënder Hita.

Procedurat e përzgjedhjes parashikojnë se brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte, bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni merr vendim për përjashtimin e kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet ligjore dhe i njofton me shkrim kandidatët e përjashtuar, në mënyrë të arsyetuar për shkaqet e përjashtimit. Po ashtu, Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore.

Anëtarët e Komisionit vlerësojnë të gjithë informacionin e vënë në dispozicion prej kandidatëve, dokumentacionin e mbledhur dhe informacionin e marrë gjatë seancës dëgjimore dhe i dorëzojnë Ministrit renditjen e kandidatëve, së bashku me vlerësimet me shkrim.

The post Publikohet lista e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin

Policia e Shtetit ka raportuar sot një plagosje me thikë në një shkollë në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, njoftoi policia lokale, e cila ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në ngarkim të një të mituri 15 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Të mërkurën, në ambientet e një shkolle private në rrugën “Filip Shiroka”, 15-vjeçari, për motive të dobëta, është konfliktuar me një bashkëmoshatarin e tij, dhe gjatë konfliktit dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës.

I dëmtuari pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është paraqitur për ankim në komisariat, së bashku me prindërit. /Telegrafi/

The post Sherr brenda shkollës, 15-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin appeared first on Telegrafi.

Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge

Dy shtetas të shpallur në kërkim nga Kosova për trafik të lëndëve narkotike janë arrestuar nga policia në Tiranë me qëllim ekstradimin.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 17”, u vunë në pranga shtetasit A. B., 59 vjeç dhe Sh. S., 51 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë. /Telegrafi/

The post Në kërkim në Kosovë, arrestohen në Tiranë dy të dënuar për trafik droge appeared first on Telegrafi.

Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

Nazmi Selmani dhe nipi i tij, Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme, pasi në fundin e muajit gusht janë arrestuar për kërcënim ndaj kreut të FSHF, Armand Duka.

Gjykatësi, Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

Nazmiu, president i klubit të futbollit Iliria dhe nipi i tij, ishin dy ndër 6 personat që i shkuan poshtë shtëpisë kreut të FSHF për ta kërcënuar, ku shkak i ngjarjes është bërë mosgrumbullimi në Kombëtare të Gentianit, djalit të Nazmiut.

Gjykata e Durrësit la në burg Nazmi Selmanin dhe Petrit Selmanin në datën 4 shtator, si dhe vendosi masën “detyrim paraqitje” për Brajan Selmanin, Redian Locin dhe Santiago Selmanin.

Kujtojmë që, Nazmi Selmani së bashku me tre djemtë e tij, si edhe me shtetasit Petrit Selmani dhe Redian Loci, kanosën me ‘sms’ kreun e FSHF-së.

Pas kësaj, shkuan në banesën e këtij të fundit në Durrës për ta kërcënuar nga pranë. /Telegrafi/

The post Kërcënuan kreun e FSHF, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Telegrafi.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të relativisht paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës së enjte fillimisht në pjesën veriperëndimore si dhe përgjatë vijës bregdetare. Më pas pritet që reshjet të prekin pjesën më të madhe të territorit. Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen nga 12 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/

The post Parashikimi i motit në Shqipëri appeared first on Telegrafi.

❌