Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës

20 September 2024 at 13:59

Përpara bashkisë së Tiranës u zhvillua sot protesta e 26-të e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Partisë Demokratike si dhe Partisë së Lirisë.

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se Tirana humbi një nga djemtë e saj më të mirë, humbi Gert Bogdanin.

“Do doja të thoja dy fjalë për një mikun tonë, një djalë Tirane, një fëmijë i dy prindërve të shkëlqyeshëm, një student i shkëlqyer, një qytetar dhe babi i dy fëmijëve, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta, për mikun tonë Gerti Bogdani. Ai ishte kreu u një prej njësive bashkiake të Tiranës dhe dy herë deputet ku e kreu me përgjegjësi të plotë detyrën e tij. Prandaj duhet të mbajmë 1 minutë heshtje për mikun tonë”, tha Teliti.

Më pas, Teliti në fjalën e tij u shpreh se, Veliaj dhe drejtorët e tij i kanë shpallur luftë tryezës dhe mirëqenies të çdo Tiranasi dhe shqiptari.

“Janë vjedhur paratë e çerdheve dhe kopshteve, pasi qeverisja vendore e Veliajt në vitin e 9 të tij u tha qytetarëve që ti do të jesh pa kopshte, me shkolla me dy turne, me trafik të rënduar pasi ne na duhen paratë t’i vjedhim dhe grabisim”, tha Teliti.

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se, “sot jemi në një moment, jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani”.

Më tej, Këlliçi u shpreh se, SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se, protestat e opozitës nuk do të ndalen.

“Ne jemi këtu sot, sepse për fat të keq ky vend nuk ka drejtësi, kemi një strukturë të korruptuar kriminale dhe terroriste drejtësie që quhet SPAK”, tha Blushi.

“SPAK që kërcënon e shantazhon pjesëtarët e PD që po përpiqet të krijojë parti politike, po përpiqet me çdo mjet të vrasë pluralizmin e do të asgjësojë drejtësinë”, theksoi Blushi. /Telegrafi/

The post Opozita vazhdon me protestat para bashkisë së Tiranës appeared first on Telegrafi.

Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit

By: Ela
20 September 2024 at 11:44

Ka nisur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen “5D”. Protesta ka nisur me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. Kjo është protesta e 26-të e opozitës para Bashkisë së korrupsionit ku protestuesit kërkojnë largimin […]

The post Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, 1 minutë heshtje në nder të Gert Bogdanit appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

FOTO-LAJM / Bashkia e Tiranës vendos stola të rinj dhe riparon ato të dëmtuar në kryeqytet

By: redi
19 September 2024 at 18:42

Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të re për përmirësimin e infrastrukturës publike, duke vendosur stola të rinj dhe riparuar ato të dëmtuar në disa nga zonat e qytetit. Kjo iniciativë synon krijimin e më shumë hapësirave të rehatshme për pushim dhe relaks, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët. Ndër zonat që kanë përfituar nga ky projekt janë rrugët “Ibrahim Kodra” dhe “Ramazan…

Source

Pagat e Bashkisë së Tiranës sa ato të administratës qendrore! Ndryshon edhe përllogaritja e formulës së daljes në pension të punonjësve

17 September 2024 at 08:00
Pagat e nëpunësve civil të Bashkisë do të unifikohen me pagat e administratës qendrore. Ky është vendimi i fundit i Këshillit Bashkiak të Tiranës, për të cilin nënkryetari i kësaj Bashkie, Andi Seferi u shpreh se janë përfitues mbi 5 mijë punonjës. Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: ”Janë rreth 5 mijë punonjës të Bashkisë
❌
❌