Nga Ăapajev Gjokutaj
Ikja e parakohshme e Gerti Bogdanit ishte me të vërtetë tronditëse: vetëm 44 vjet jetë, maturant e student me medalje ari, politikan që shquhej për qasje qytetare, larg mllefeve, verbërisë dhe mediokritetit të militantëve të zjarrtë që, fatkeqësisht, shpesh bëjnë karrierë e ngjiten në radhët e para të skalioneve politike. Pjesëmarrja e madhe në homazhet funerale dëshmoi se Gerti Bogdani la pas modelin e një njeriu me vlera të larta që çmohet e respektohet gjerë, përetej gardheve partiake.
Gjithsesi, vlerat e njeriut dhe politikanit, tĂ« nxjerra mĂ« nĂ« reliev nga vdekja e papritur dhe shumĂ« e parakohshme, tĂ« shtyjnĂ« tâi bashkohesh pyetjes qĂ« kĂ«to dy ditĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ritur shpesh nĂ« ekrane dhe nĂ« rrjete sociale: pse tĂ« gjitha krahĂ«t e politikĂ«s pritĂ«n vdekjen qĂ« tĂ« shpreheshin me vlerĂ«sime tĂ« tilla?
Nisur nga ato që tha politika për të ndjerin, shumëkush arsyeton: pse nuk u artikuluan në gjallje këto vlerësime, pse Gerti Bogdani nuk vazhdonte të ishte deputet, madje jo vetëm deputet, por edhe pjesëtar i organeve drejtues në parlament, në partinë e tij etj? I ndjeri iku i vlerësuar masivisht, por reagimi për vdekjen e tij rinxorri në pah pikëpyetje të mëdha për moralin dhe hipokrizinë në politikë e më gjerë.
2.
Rendja për të çmuar e vlerësuar njeriun sidomos pas vdekjes është dukuri e hasur jo vetëm në anët tona, por shumë më gjerë. Nekrologjitë dhe obituarët rrallë, fare rrallë flasin për vese dhe gabime të të ikurit, gjithnjë theksi vihet tek vlerat dhe virtytet. Mesa duket, përballë vdekjes, ikjes, zhdukjes njeriu, qoftë edhe pavetëdijshëm, priret të nxjerrë në pah atë që mbetet, atë që vazhdon të gjallojë, vlerat që i shërbejnë jetës.
Ka studjues që e lidhin këtë qasje a zakon me trazimin emocional që sjell vdekja në publik. Shumica e njerëzve, kur ndeshen me raste vdekjesh, vetëdijshëm apo instiktivisht qoftë, ndjejnë edhe përkohshmërinë e tyre. Përballë vdekjes që herët a vonë do vijë edhe për ty, zbutesh e bëhesh tolerant, ndihesh pjesë e atij epitafit mbi një varr të humbur në një kryqëzim mes askundit: në botën e rrëmujës dhe të vajit, vëllezër faljani vëllait!
Kur ai që vdes është i ri, emocionet doemos janë më të forta, rrallëkush mbetet indiferent para vdekjeve të parakohshme. Veç keqardhjes humane, në raste të tilla njeriu priret të përjetojë një empati të fortë, dmth projekton veten a bijtë e bijat tek i ikuri.
Mund të zgjatesh në përsiatje të tilla, por në fund do të arrish të njëjtin konkluzion: vdekja i shtyn njerëzit të bëhen më tolerantë, por edhe më bujarë në vlerësime e fjalë të mira për atë që mbyll sytë përjetë. Gjasat janë që në anët tona kjo qasje ndaj vdekjes dhe të vdekurit të jetë më e dukshme e më teatrale.
3.
Kjo puna e teatrales tĂ« kujton traditĂ«n tonĂ« folklorike, vajtimet e grave nĂ« dialog me njera-tjetrĂ«n nĂ« jug dhe sidomos gjamat e burrave nĂ« veri, zakone qĂ« vajtimi i Gilgameshit pĂ«r Enkidun apo ai i Akilit pĂ«r Patroklin dĂ«shmojnĂ« se kanĂ« qenĂ« pĂ«rdorur nĂ« popuj dhe vende tĂ« ndryshme dhe qĂ« nĂ« trevat shqiptare, sidomos nĂ« zonat e thella malore, nĂ« veri e nĂ« jug, mbijetuan deri nĂ« vitet â60 tĂ« shekullit tĂ« kaluar. Me sa shihet teatri dhe retorika pĂ«r vdekjen hyjnĂ« nĂ« traditat tona tĂ« afĂ«rta ndaj dhe ku ta dish qĂ«, nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« a tjetrĂ«n nuk vazhdojnĂ« tĂ« ndikojnĂ« edhe ligjĂ«rimet mortore tĂ« sotme.
Prirja pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« teatĂ«r e pĂ«r tĂ« artikuluar retorikĂ« nĂ« vdekjet qĂ« shĂ«njohen publikisht bĂ«het mĂ« e dukshme ndĂ«r ne edhe nĂ«pĂ«rmjet mekanizmit tĂ« kontrastit. E kemi bĂ«rĂ« thuajse zakon qĂ« njerĂ«zit publikĂ« tâi baltosim shumicĂ«n e kohĂ«s. Kur njeri apo tjetri prej tyre vdes vĂ«rshojnĂ« vlerĂ«simet dhe fjalĂ«t e mira, vlerĂ«sime qĂ« duken mĂ« tĂ« ndezura nga qĂ« kontrastojnĂ« me pĂ«rbaltjen e pĂ«rditshme e tĂ« vazhdueshme. E bardha ngjan lĂ«byrĂ«se nĂ« sfond tĂ« zi.
Prirja për retorikë të fryrë e mbivlerësuese ndaj personave publikë që vdesin bëhet më vepruese edhe nga prania e rrjeteve sociale. Në fakt ceremonitë funerale në jetën e përditshme janë shkurtuar e thjeshtëzuar shumë, por e kundërta ka ndodhur e po ndodh në rrjetet sociale. Si rregull postimet që marrin më shumë vemendje, shoqëruar me emoji pikëllimi e formula ngushëllimi janë njoftimet mortore.
Nisur nga ky lloj popullariteti po bëhen super të shpeshta hartimet për vdekje të llojllojshme, hartime që, gjynah mos paça shpesh të krijojnë përshypjen se nuk shkruhen aq për të shprehur dhimbje e vlerësim për të ikurin a të ikurën, po për të ngjallur admirim për atë që shkruan, për ta shtyrë lexuesin të thotë: sa bukur e paska shkruar.
Nuk është e rastit që politikanët janë në personat më aktivë që nxitojnë të shprehen në raste funeralesh e homazhesh publike. Madje rastis të vdesë ndonjë nga radhët e tyre ndodh çudia e çudive: të gjitha palët bien në konsesus, lavdërojnë në kor të ikurin.
Qëndrime të tilla ekstreme të sjellin në mënd atë cinikun që tha: të vdekurit janë shërbëtorë të të gjallëve.