Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Debatik Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve

Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur Debatik Curri, i cili ka qenë edhe reprezentues i Shqipërisë për shumë vite gjatë kohës sa ishte futbollistë aktiv, në një podcast për Telegrafin, ka treguar një histori interesante, kur në fillimet e karrierës është lidhur me një transferim te klubi serb, Partizani i Beogradit.

Curri ka qenë i ftuari i radhës në podcastin e Telegrafi Sport, ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e tij si futbollistë, por edhe si trajner.

Megjithatë, llapjani ka vendosur në fillim të podcastit të tregojë një histori interesante të karrierës së tij, sa ishte futbollist i Prishtinës.

Në interesimin e gazetarëve të Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, rreth ofertave të tij të hershme, Curri tregoi se interesim kishte pasur edhe nga Partizani i Beogradit për një transferim të mundshëm të tij.

“Unë personalisht ofertë nuk kam pasur prej atij klubi [Partizanit të Beogradit], por si informacion më ka ardhur kur kam qenë duke luajtur në Prishtinë, në kohën kur legjenda Fadil Vokrri ka qenë drejtor në atë kohë”, ka thënë fillimisht Curri në podcastin e Telegrafi Sport.

“Një ditë ai më thirr në zyre dhe më thotë: një klub dhe një lojtar që nuk po më kujtohet emri, me numër 6 [Katanec] që luan para mbrojtjes, shumë përngjan me të dhe iu ke pëlqyer shumë”.

 

Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve#TelegrafiSport #DebatikCurri pic.twitter.com/EEN5yL4cTb

— Telegrafi Sport (@TelegrafiSport) September 20, 2024

“Nuk është që hapur si transferim shkaku edhe i rrethanave politike që kanë qenë, por që e kanë përmend ata për mua “që mos të kishte me qenë situata kështu”. Por, normalisht nuk është diskutuar puna e transferimit apo diçka sepse nuk ish bo fjalë me kalua në atë pjesë, por interesimi dhe pëlqyeshmëria që e kanë pas, pasi kanë thënë që shumë po ngjan në atë futbollistë”.

“Normalisht nuk bëhet fjalë, nuk ka qenë as opsion sidomos në atë kohë edhe gjithmonë shkaku i historisë qysh e kemi pas me ta, kurrë nuk është bë fjalë me kalua ose me i than që jam i interesuar me shku ose diçka. Nuk ka qenë interesim i imi”, shtoi ndër tjerash Curri. /Telegrafi/  

Më poshtë mund ta ndiqni gjithë podcastin e Debatik Currit në Telegrafi Sport. 

 

The post Partizani i Beogradit kishte kërkuar informacion për transferimin e tij – Debatik Curri tregon prapaskenat e para 20 viteve appeared first on Telegrafi.

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani – mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në Euro 2024

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës kombëtare të Shqipërisë.

Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë.

Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Sylvinho e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024, të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në Euro 2024.

Ramadani ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit evropian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili.

The post ‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani – mesfushori kuqezi, ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë në Euro 2024 appeared first on Telegrafi.

Sterling vendos një rekord unik në Ligën e Kampionëve që mund të mos arrihet kurrë

Raheem Sterling ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve të enjten mbrëma pasi hyri në lojë gjatë barazimit 0-0 të Arsenalit me Atalantën.

Arsenali e nisi këtë sezon 2024/25 në Ligën e Kampionëve me një fillim zhgënjyes pasi ndeshja e tyre me fituesin e Ligës së Evropës, Atalantën, përfundoi si barazim pa gola.

Ndeshja mbeti mjaft e qetë gjatë gjithë kohës, por momenti përcaktues i lojës sigurisht që erdhi pasi portieri i Arsenalit, David Raya bëri pritje të dyfishtë për të mbajtur skuadrën e tij në lojë pasi Atalanta kishte një penallti në fillim të pjesës së dytë.

Megjithatë, një lojtar i Arsenalit bëri histori gjatë ndeshjes pasi Sterling theu një rekord që nuk mund të arrihet kurrë.

Teksa hyri në lojë minutën e 73-të si zëvendësues për Bukayo Saka, Sterling u bë lojtari i parë që ka luajtur për katër klube të ndryshme angleze në historinë e Ligës së Kampionëve.

Gjatë gjithë karrierës së tij 12-vjeçare, sulmuesi anësor ka luajtur në garat evropiane për katër klube angleze, Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe, që nga e enjtja mbrëma, Arsenal.

Raheem Sterling makes history in the Champions League by being the first to play for four different English teams 👏 pic.twitter.com/zhmH71TmG7

— ESPN UK (@ESPNUK) September 19, 2024

Edhe pse legjenda angleze, David Beckham është paraqitur në Ligën e Kampionëve për katër klube të ndryshme, Manchester United, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe AC Milan, vetëm njëri prej tyre ishte anglez, që do të thotë se ai nuk përputhet me Sterling.

Në fakt, është mesfushori anglez në pension, David Batty, ai që është më afër arritjes së rekordit të ri të Sterling, pasi ai u paraqit në Ligën e Kampionëve për Blackburn Rovers, Leeds United dhe Newcastle United gjatë karrierës së tij.

Fatkeqësisht për Sterling, pavarësisht faktit se të tre klubet e tij të mëparshme kanë fituar Ligën e Kampionëve në dekadën e fundit, asnjëri prej tyre nuk e fitoi atë derisa ai luante aty, që do të thotë se ai pa dyshim do të shpresojë se më në fund mund të fitojë një medalje të artë me klubin e ri, Arsenalin. /Telegrafi/

 

Liverpool, Man City, Chelsea and now Arsenal 🔴

Raheem Sterling tonight became the first English player to appear for four different clubs in the UEFA Champions League! 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 pic.twitter.com/ZsotFStKD1

— Premier League (@premierleague) September 19, 2024

The post Sterling vendos një rekord unik në Ligën e Kampionëve që mund të mos arrihet kurrë appeared first on Telegrafi.

Detajohet dënimi ekstrem që Man City mund të përballet nëse shpallet fajtor në seancën e 115 akuzave

Manchester City është në rrezik të një dënimi potencialisht katastrofik nëse shpallet fajtor për të gjitha 115 akuzat në Ligën Premier.

Beteja e Cityt me Ligën Premier vazhdoi të hënën me fillimin e seancës së shumëpritur për shkeljet e pretenduara të 115 rregullave të klubit.

I ashtuquajturi ‘Gjyqi i Shekullit’ po mbikëqyret nga një komision i pavarur prej tre personash, me seancën dëgjimore një moment kyç për futbollin anglez.

Akuzat kryesisht kanë të bëjnë me një periudhë nëntëvjeçare nga viti 2009 deri në vitin 2018, me Cityn të akuzuar për shkelje të ndryshme të rregullave – të gjitha këto që klubi i mohon fuqishëm.

Kampionët e Ligës Premier janë akuzuar për dështimin në ofrimin e informacionit të saktë financiar, dështimin për të dhënë detaje të sakta për pagesat e lojtarëve dhe menaxherëve, shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR), mospërputhje me rregulloret e UEFA-s duke përfshirë Fair Play Financiar dhe dështimin për të bashkëpunuar me hetimet e Ligës Premier.

City pretendon se ka “prova të pakundërshtueshme” për të mbështetur mbrojtjen e tyre dhe “pret me padurim që kjo çështje të ndalet një herë e përgjithmonë”.

Në fillim të kësaj jave, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, pretendoi se pjesa tjetër e Ligës Premier shpreson që kampionët në fuqi të ndëshkohen edhe para se të merret një vendim përfundimtar.

Disa dënime për Cityn, nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat, janë sugjeruar më parë – duke përfshirë gjoba, zbritje pikësh dhe madje edhe përjashtim nga Liga Premier. Por, mund të shkojë edhe më tej se kaq.

 

𝐄𝐗𝐂𝐋𝐔𝐒𝐈𝐕𝐄: Man City could be expelled from all competitions, not just the Premier League

✍ @ben_rumsby#TelegraphFootball | #ManCity

— Telegraph Football (@TeleFootball) September 19, 2024

Sipas mediumit The Telegraph, City rrezikon të përjashtohet nga garat e tjera nëse komisioni që mbikëqyr seancën dëgjimore vendos kundër klubit nga Etihad.

Pretendohet se City do të rrezikohej të përjashtohej nga FA Cup dhe Carabao Cup përveç Ligës Premier.

Ndërkohë, nuk ka siguri se ata do të mund të vazhdojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve apo në Kupën e Botës për Klube.

Rregullat për dy garat e kupave vendase lejojnë potencialisht mundësinë e përjashtimit të Cityt. /Telegrafi/  

The post Detajohet dënimi ekstrem që Man City mund të përballet nëse shpallet fajtor në seancën e 115 akuzave appeared first on Telegrafi.

Ish-lojtari i Arsenalit arrestohet dhe akuzohet për kontrabandë me 60 kilogramë drogë, Wenger priste gjëra të mëdha nga ai

Ish-futbollisti i Arsenalit, 33-vjeçari Jay Emmanuel-Thomas u arrestua dhe u akuzohet për import droge pasi u sekuestrua kanabis me vlerë 600,000 funte në aeroportin Stansted në Londër.

Emmanuel-Thomas u kap duke tentuar të kontrabandonte drogën në dy valixhe, me të cilat mbërriti në Britaninë e Madhe me një fluturim nga Bangkoku më 2 shtator.

Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), 60 kilogramë kanabis u gjetën në dy valixhe që i përkisnin sulmuesit aktual të Geenock Morton të Skocisë.

 

Arsene Wenger’s glowing praise of Jay Emmanuel-Thomas resurfaces after former Arsenal prodigy was arrested in Stansted Airport drug bust https://t.co/SDh1ni6VBF

— Mail Sport (@MailSport) September 19, 2024

Oficerët e NCA-së ndaluan më pas futbollistin që dikur u lavdërua publikisht nga Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit që parashikoi një karrierë të shkëlqyer për Emmanuel-Thomas dhe tha se priste gjëra të mëdha prej tij.

Tashmë sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 600 mijë eurosh.

33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë sot në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle dhe së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

 

Ex-Arsenal and Aberdeen striker Jay Emmanuel-Thomas was arrested on Wednesday morning after £600k of cannabis were found in his suitcases… pic.twitter.com/OnzjI1szkH

— george (@StokeyyG2) September 19, 2024

Emmanuel-Thomas u rrit në Arsenal, por luajti vetëm pesë ndeshje për ekipin e parë të Topçinjve dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij në Championship.

Në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka luajtur për Ipsëich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton. /Telegrafi/

The post Ish-lojtari i Arsenalit arrestohet dhe akuzohet për kontrabandë me 60 kilogramë drogë, Wenger priste gjëra të mëdha nga ai appeared first on Telegrafi.

Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Francesco Acerbi u pa duke bërë shaka me Erling Haaland pas vërshëllimës së fundit në barazimin 0-0 të Interit me Manchester Cityn, por një statistikë e acaroi sulmuesin norvegjez.

Reprezentuesi norvegjez kishte shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe shpresonte që të mërkurën në mbrëmje të gjente golin e tij të 100-të me fanellën e Manchester Cityt.

Megjithatë, atij iu lejuan vetëm 14 prekje në të gjithë ndeshjen, duke u neutralizuar nga mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe Acerbi.

Në vërshëllimën e fundit, 36-vjeçari u pa duke bërë shaka me Haalandin dhe lexuesit e buzëve vunë re se ai tha: “Dy ndeshje, zero gola”.

 

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

Kjo i referohej herës tjetër që ata ishin përballur në finalen e Ligës së Kampionëve më 2023 në Stamboll, e cila u vendos nga një gol i Rodrit.

Përgjigja e Haaland u tha me të qeshur, por gjithsesi duhej të censurohej për audiencën familjare, pasi norvegjezi i tha “q**u”. /Telegrafi/

The post Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht appeared first on Telegrafi.

Haaland dhe Acerbi u përfshinë në një ‘incident’ interesant pas ndeshjes

Erling Haaland dhe Francesco Acerbi u përfshinë në një bisedë sa të nxehtë, por aq gazmore pas barazimit pa gola të Manchester City kundër Interit.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma përfundoi në një ngërç pasi pikët u ndanë në Etihad Stadium.

Haaland, i cili ka shënuar nëntë gola mbresëlënës deri më tani në Ligën Premier këtë sezon, nuk arriti të lë gjurmë kundër gjigantëve të Serie A.

Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Yann Aurel Bisseck mbajtën nën kontroll sulmuesin norvegjez, i cili pati një dalje frustruese.

Pas vërshëllimës së fundit, Haaland u ‘përball’ me Acerbin, të cilit iu ankua se shumë herë e kishte tërhequr fanellën e tij gjatë ndeshjes evropiane.

Haaland tërhoqi fanellën e Acerbit përpara se të tërhiqte pjesën e sipërme të tij për të demonstruar se çfarë ndodhi gjatë lojës dhe për t’i thënë se do t’ia jap fanellën e kërkuar.

 

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

Pasi lojtari i Interit bëri shenjën ‘dy’ me gishtat e tij, duke aluduar se i ka tashmë dy, Haaland dukej se i tha atij të “q***j” në një shkëmbim të lehtë fjalësh në një situatë gazmore.

Haaland duroi një natë të qetë kundër Interit teksa luajti gjatë gjithë ndeshjes, por kishte vetëm 14 prekje të topit, duke grumbulluar vetëm një goditje në portë.

City kthehet në Ligën e Kampionëve më 1 tetor kur do të përballet me Slovan Bratislavën, ndërsa rifillojnë sezonin e tyre në Ligën Premier të dielën kur presin rivalët e Arsenalit. /Telegrafi/

The post Haaland dhe Acerbi u përfshinë në një ‘incident’ interesant pas ndeshjes appeared first on Telegrafi.

❌